{"id":46548,"date":"2025-10-15T11:44:06","date_gmt":"2025-10-15T11:44:06","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/15\/kerkesa-per-shkarkimin-e-begajt-7-shkeljet-qe-denoncon-pd\/"},"modified":"2025-10-15T11:44:06","modified_gmt":"2025-10-15T11:44:06","slug":"kerkesa-per-shkarkimin-e-begajt-7-shkeljet-qe-denoncon-pd","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/15\/kerkesa-per-shkarkimin-e-begajt-7-shkeljet-qe-denoncon-pd\/","title":{"rendered":"K\u00ebrkesa p\u00ebr shkarkimin e Begajt\/ 7 shkeljet q\u00eb denoncon PD"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb dalje p\u00ebr mediat, kreu i grupit t\u00eb demokrat\u00ebve, Gazment Bardhi ka renditur disa nga shkeljet q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Begaj. \u201cPresidenti ka konsumuar 7 shkelje Kushtetuese t\u00eb r\u00ebnda. Konkretisht, shkelje t\u00eb r\u00ebnda dhe t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura t\u00eb Kushtetut\u00ebs nga ana e Presidentit, jan\u00eb dekretimi antikushtetues i zgjedhjeve p\u00ebr Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs. Ka nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb brutale tek kompetencat e pushtetit vendor. N\u00eb 35 vite demokraci, \u00ebsht\u00eb zhveshur gjykata Kushtetuese. Presidenti i Republik\u00ebs Bajram Begaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkelje t\u00eb evidentuar nga ne, ka kryer shkelje t\u00eb Kushtet\u00ebs. Ai ka futur n\u00eb ng\u00ebr\u00e7 kushtetues, zgjedhjet e pjesshme p\u00ebr Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, duke shkaktuar konfuzion t\u00eb zgjedh\u00ebsit\u201d, tha Bardhi q\u00eb k\u00ebrkoi largimin e Begajt nga detyra.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebt shkelje e evidentuar qart\u00eb nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb se Begaj i ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb prokurimet e Institucionit t\u00eb Presidentit kompanis\u00eb ku punon djali i tij.<\/p>\n<p>KONFERENCA PER SHKARKIMIN E BAJRAM BEGAJT<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb,<\/p>\n<p>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb Grupit Parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike kam dor\u00ebzuar sot n\u00eb protokollin e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr fillimin e procedur\u00ebs parlamentare p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs Bajram Begaj p\u00ebr shkelje t\u00eb r\u00ebnda, e n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme, t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. K\u00ebrkesa \u00ebsht\u00eb e argumentuar gj\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb nj\u00eb material prej 80 faqesh, t\u00eb mb\u00ebshtetura mbi 21 prova shkresore prej 224 faqesh, t\u00eb cilat d\u00ebshmojn\u00eb se ne jemi plot\u00ebsisht t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e procedur\u00ebs q\u00eb kemi inciuar, por po ashtu jemi t\u00eb bindur se Bajram Begaj nuk mund t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb de iuro Kryetar i Shtetit dhe P\u00ebrfaq\u00ebsues i Unitetit t\u00eb Popullit, funksione t\u00eb cilat de facto i ka humbur prej shum\u00eb koh\u00ebsh tashm\u00eb.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb analize shteruese t\u00eb provave, fakteve, Kushtetut\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, legjislacionit t\u00eb brendsh\u00ebm dhe jurisprudenc\u00ebs s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese nga ekspert\u00ebt ligjor\u00eb t\u00eb Grupit Parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, kemi arritur n\u00eb konkluzionin se Presidenti i Republik\u00ebs Bajram Begaj ka konsumuar 7 shkelje t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe Ligjit, t\u00eb cilat p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shkaqe t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr shkarkimin e tij nga detyra, n\u00eb kuptim t\u00eb nenit 90, pika 2, t\u00eb Kushtetut\u00ebs, q\u00eb parashikon shprehimisht se \u201cPresidenti i Republik\u00ebs mund t\u00eb shkarkohet p\u00ebr shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs ose p\u00ebr kryerjen e nj\u00eb krimi t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Propozimi p\u00ebr shkarkimin e Presidentit n\u00eb k\u00ebto raste mund t\u00eb b\u00ebhet nga jo m\u00eb pak se nj\u00eb e kat\u00ebrta e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Kuvendit\u2026\u201d.<\/p>\n<p>Konkretisht shkeljet e r\u00ebnda dhe t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga Presidenti i Republik\u00ebs Bajram Begaj jan\u00eb si vijon:<\/p>\n<p>Shkelja nr. 1 \u2013 Dekretimi antikushtetues i zgjedhjeve p\u00ebr Bashkin\u00eb Tiran\u00eb<\/p>\n<p>N\u00eb kund\u00ebrshtim me nenet 4, 7, 13, 86, 92\/gj, 94, 115, 124 dhe 131 t\u00eb Kushtetut\u00ebs dekretoi zgjedhje t\u00eb pjes\u00ebshme vendore n\u00eb Bashkin\u00eb Tiran\u00eb, pa u krijuar nga pik\u00ebpamja kushtetuese vakanca, duke nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb brutale n\u00eb autonomin\u00eb e pushtetit vendor, t\u00eb drejtat themelore t\u00eb nj\u00ebriut, kompetencat e organeve t\u00eb tjera kushtetuese dhe duke tentuar t\u00eb zhvesh Gjykat\u00ebn Kuhtetutese nga kompetenca q\u00eb i njeh shprehimisht Kushtetuta.<\/p>\n<p>Presidenti i Republik\u00ebs Bajram Begaj, ka kryer shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs, p\u00ebr shkak se:<br \/>\n\u2022 Ka ushtruar nj\u00eb kompetenc\u00eb kushtetuese q\u00eb nuk kishte lindur ende dhe q\u00eb kishte penges\u00eb kushtetuese p\u00ebr ta ushtruar n\u00eb at\u00eb moment;<br \/>\n\u2022 Ka synuar t\u00eb ngushtoj\u00eb kompetencat e Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe rolin e saj n\u00eb rastet e shkarkimit t\u00eb nj\u00eb t\u00eb zgjedhuri vendor;<br \/>\n\u2022 Ka futur n\u00eb ng\u00ebrc kushtetues zgjedhjet e pjes\u00ebshme p\u00ebr Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, si dhe ka minuar legjitimitetin e tyre duke shkaktuar konfuzion tek zgjedh\u00ebsit;<br \/>\n\u2022 Ka marr\u00eb kompetencat e sistemit gjyq\u00ebsor, duke p\u00ebrcktuar juridiksionin p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar nj\u00eb vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave;<br \/>\n\u2022 Ka shfaqur munges\u00eb paan\u00ebsie, integriteti dhe pavar\u00ebsie, duke u n\u00ebnhtrur ndaj autoritetit t\u00eb Kryeministrit dhe duke lejuar p\u00ebrq\u00ebndrimin e t\u00eb gjitha pushteteve n\u00eb nj\u00eb dor\u00eb t\u00eb vetme, gj\u00eb q\u00eb cenon rendin kushtetues p\u00ebr shkak t\u00eb prishjes s\u00eb ekulibrit t\u00eb \u201ckontrollit dhe balancave mes pushteteve\u201d;<br \/>\n\u2022 Ka cenuar garancit\u00eb kushtetuese t\u00eb nj\u00eb funksionari kushtetues q\u00eb g\u00ebzon si i zgjedhur vendor;<br \/>\n\u2022 Ka nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb autonomin\u00eb kushtetuese t\u00eb qeverisjes vendore;<br \/>\n\u2022 Ka uzurpuar kompetencat e Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr t\u00eb caktuar juridiksionin e shqyrtimit t\u00eb pajtueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb VKM me Kushtetut\u00ebn.<\/p>\n<p>Shkelja nr. 2 \u2013 Nd\u00ebrprerja antikushtetuese e mandatit t\u00eb gjyqtarit kushtetues<\/p>\n<p>N\u00eb kund\u00ebrshtim me nenet 4, 7, 124, 125, 127, 129 dhe 179 t\u00eb Kushtetut\u00ebs ka nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, duke k\u00ebrkuar nd\u00ebrprerjen antikushtetuese t\u00eb mandat\u00ebve t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj Gjykate dhe duke krijuar pasiguri juridike n\u00eb ushtrimin e detyr\u00ebs nga ana e tyre, si forma kyce e cenimit t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb gjyqtarit kushtetues.<\/p>\n<p>Presidenti Bajram Begaj ka kryer shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs, p\u00ebr shkak se:<br \/>\n\u2022 Ka ushtruar parakohe kompetenc\u00ebn e tij, pa i lindur ende e drejta;<br \/>\n\u2022 Ka nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dhun\u00ebshme dhe brutale n\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Gjykat\u00ebs Kushtetuese;<br \/>\n\u2022 Ka investuar Gjykat\u00ebn Kushtetuese n\u00eb tejkalim t\u00eb kompetencave t\u00eb tij, duke i uzurpuar p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb\/kompetenc\u00ebn ekskluzive Kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese;<br \/>\n\u2022 Ka injoruar fuqin\u00eb detyruese t\u00eb vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese;<br \/>\n\u2022 Ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje koh\u00ebzgjatjen e t\u00eb gjitha mandateve t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, duke c\u00ebnuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb brutale pavar\u00ebsin\u00eb e Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe duke krijuar gjendje pasigurie t\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb detyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb trup\u00ebn e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs;<br \/>\n\u2022 Ka uzurpuar kompetencat e Kuvendit duke i k\u00ebrkuar Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb shprehet p\u00ebr mandatet e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese q\u00eb jan\u00eb em\u00ebrtes\u00eb e Kuvendit.<\/p>\n<p>Shkelja nr. 3 \u2013 Dekretimi antikushtetues i ligjit p\u00ebr komisionet hetimore<\/p>\n<p>N\u00eb kund\u00ebrshtim me nenet 77, 86 dhe 132 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, duke injoruar t\u00eb drejt\u00ebn kushtetuese t\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr kontroll parlamentar, dhe duke injoruar fuqin\u00eb detyruese t\u00eb disa vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, pavar\u00ebsisht se u informua paraprakisht dhe ishte n\u00eb dijeni t\u00eb nj\u00eb krize t\u00eb thell\u00eb n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, dekretoi shpalljen e nj\u00eb ligji antikushtetues q\u00eb ndryshonte ligjin ekzistues t\u00eb Komisioneve Hetimore, duke mos p\u00ebrmbushur rolin e tij si p\u00ebrfaq\u00ebsues i unitetin komb\u00ebtar dhe p\u00ebr t\u00eb moderuar konfliktin politik n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Presidenti Bajram Begaj, ka kryer shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb Kuhtetut\u00ebs, p\u00ebr shkak se:<br \/>\n\u2022 Ka c\u00ebnuar neutralitetin politik dhe paan\u00ebsin\u00eb gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb funksionit t\u00eb tij;<br \/>\n\u2022 Ka nd\u00ebrmarr\u00eb veprime aktive p\u00ebr t\u00eb ngushtuar kompetencat kushtetuese t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb ushtrimin e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj p\u00ebr kontroll parlamentar efektiv;<br \/>\n\u2022 Ka injoruar fuqin\u00eb detyruese t\u00eb vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese;<br \/>\n\u2022 Nuk ka p\u00ebrmbushur rolin dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e tij kushtetuese si faktor ekulibrues dhe moderator i konflikteve politike.<\/p>\n<p>Shkelja nr. 4 \u2013 Dekretimi antikushtetues i ministres virtuale \u201cDiella\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb kund\u00ebrshtim me nenet 7, 45, 92, 93, 94, 95, 96, 98, 99, 102 dhe 103 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, ka dekretuar em\u00ebrimin e Kryeministrit, nj\u00ebkoh\u00ebsisht duke p\u00ebrcaktuar edhe ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual t\u00eb Inteligjenc\u00ebs Artificiale Diella, duke i sh\u00ebrbyer n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me rolin dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij kushtetuese q\u00ebllimeve propagandistike t\u00eb Kryeministrit Edi Rama dhe duke rr\u00ebnuar seriozitetin e institucioneve kushtetuese publike.<\/p>\n<p>Presidenti i Republik\u00ebs Bajram Begaj, ka kryer shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs, p\u00ebr shkak se Dekretet e tij:<br \/>\n(i)\u200bC\u00ebnojn\u00eb parimin e ndarjes dhe balancimit t\u00eb pushteteve, pasi Presidenti krijon nj\u00eb struktur\u00eb t\u00eb re ministrore (ministrin virtual t\u00eb inteligjenc\u00ebs artificiale), dhe i cakton Kryeministrit p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb reja (p\u00ebr ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual);<br \/>\n(ii)\u200bC\u00ebnojn\u00eb organin kushtetues t\u00eb ministrit, pasi Presidenti krijon nj\u00eb \u201cminist\u00ebr virtual\u201d, i cili nuk p\u00ebrmbush cil\u00ebsit\u00eb kushtetuese t\u00eb em\u00ebrimit si minist\u00ebr, procedurat e em\u00ebrimit dhe betimit t\u00eb tij, si dhe ushtrimin e kompetencave dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsive;<br \/>\n(iii)\u200bShkelin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb flagrante nenet 7, 45, 92, 93, 94, 95, 96, 98, 99, 102 dhe 103 t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb lidhen me kompetencat e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, kompetencat e Kryeministrit\/K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, cil\u00ebsit\u00eb e ministrit, procedur\u00ebn e em\u00ebrimit dhe betimit t\u00eb tij, ushtrimin e kompetencave ministrore.<\/p>\n<p>Shkelja nr. 5 \u2013 Refuzimi p\u00ebr t\u00eb ndaluar p\u00ebrfshirjen e trupit diplomatik n\u00eb fushat\u00eb elektorale<\/p>\n<p>N\u00eb kund\u00ebrshtim me nenin 1, 86 dhe 92 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, p\u00ebrmes mosveprimit t\u00eb tij, lejoj\u00eb p\u00ebrfshirjen e paligjshme t\u00eb Trupit Diplomatik t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb aktivitete politike\/zgjedhore t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet, duke mund\u00ebsuar pabarazin\u00eb e gar\u00ebs n\u00eb zgjedhjet e 11 Majit dhe duke lejuar shkrirjen e shtetit me partin\u00eb n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>Presidenti i Republik\u00ebs Bajram Begaj, ka kryer shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs, p\u00ebr shkak se:<br \/>\n\u2022 Ka c\u00ebnuar barazin\u00eb e pal\u00ebve n\u00eb zgjedhje, duke lejuar shkrirjen e shtetit me partin\u00eb n\u00eb pushtet;<br \/>\n\u2022 Nuk ka ushtruar kompetencat me natyr\u00eb vendimmarr\u00ebse n\u00eb fush\u00ebn e politik\u00ebs s\u00eb jashtme, duke cenuar\/d\u00ebmtuar zgjedhjet e lira e t\u00eb barabarta apo rolin e tij kushtetuese si faktor ekulibrues dhe garant i respektimit t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb nga ana e autoriteteve publike;<br \/>\n\u2022 Ka d\u00ebshtuar t\u00eb ruante rolin e tij neutral dhe mbi pal\u00ebt, si dhe t\u00eb garantonte funksionimin demokratik t\u00eb institucioneve.<\/p>\n<p>Shkelja nr. 6 \u2013 Nd\u00ebrhyrja antikushtetuese n\u00ebp\u00ebrmjet Kabinetit t\u00eb tij n\u00eb procesin zgjedhor<\/p>\n<p>N\u00eb kund\u00ebrshtim me nenet 1, 67, 86, 92 dhe 94 t\u00eb Kushtetut\u00ebs ka lejuar angazhimin e Kabinetit t\u00eb tij n\u00eb procesin e administrimit t\u00eb zgjedhjeve n\u00eb faz\u00eb t\u00eb m\u00ebhershme, duke injoruar p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb kushtetuese t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs lidhur me rezultatin e zgjedhjeve dhe duke konsumuar nj\u00eb nd\u00ebrhyrje flagrante antikushtetuese t\u00eb Institucionit t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs n\u00eb zgjedhje. Kjo ka p\u00ebrforcuar perceptimin e shkrirjes s\u00eb shtetit dhe partis\u00eb n\u00eb zgjedhje, si dhe ka rr\u00ebnuar neutralitetin politik q\u00eb duhet t\u00eb g\u00ebzoj\u00eb Institucioni i Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs.<\/p>\n<p>Presidenti i Republik\u00ebs Bajram Begaj, ka kryer shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs, p\u00ebr shkak se:<br \/>\n\u2022 Ka c\u00ebnuar barazin\u00eb e pal\u00ebve n\u00eb zgjedhje, duke lejuar shkrirjen e shtetit me partin\u00eb n\u00eb pushtet;<br \/>\n\u2022 Ka d\u00ebshtuar t\u00eb ruante rolin e tij neutral dhe mbi pal\u00ebt, si dhe t\u00eb garantonte funksionimin demokratik t\u00eb institucioneve.<\/p>\n<p>Shkelja nr. 7 \u2013 P\u00ebrfitimet personale dhe t\u00eb birit n\u00eb shkelje flagrante t\u00eb Kushtetut\u00ebs<\/p>\n<p>N\u00eb kund\u00ebrshtim me nenet 11, 86, 88 dhe 89 t\u00eb Kushtetut\u00ebs ka krijuar nj\u00eb gjendje permanente konflikti interesi, q\u00eb cenon konkurenc\u00ebn e lir\u00eb n\u00eb treg, duke i dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrfitimin e t\u00eb gjitha pokurimeve publike t\u00eb Institucionit t\u00eb Presidentit n\u00eb fush\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse kompanis\u00eb private ku \u00ebsht\u00eb pun\u00ebsuar djali i tij pas em\u00ebrimit t\u00eb z. Bajram Begaj si President i Republik\u00ebs.<\/p>\n<p>Presidenti i Republik\u00ebs Bajram Begaj, ka kryer shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs, p\u00ebr shkak se:<\/p>\n<p>\u2022 Ka vijuar t\u00eb ushtroj\u00eb detyra publike n\u00eb Akademin\u00eb e Forcave t\u00eb Armatosura dhe veprimtari private n\u00eb Spitalin Acibadem n\u00eb kund\u00ebrshtim me detyrimin e tij kushtetues p\u00ebr t\u00eb hequr dor\u00eb nga \u00e7do lloj detyre publike apo veprimtarie private, duke u fokusuar plot\u00ebsisht n\u00eb detyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebrore, at\u00eb t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs;<br \/>\n\u2022 Ka c\u00ebnuar parimin e konkurrenc\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, n\u00eb drejtim t\u00eb barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb kontrata publike, duke i akorduar kompanis\u00eb private, ku rezulton i pun\u00ebsuar i biri, t\u00eb gjitha prokurimet publike n\u00eb fush\u00ebn e sigurimeve n\u00eb kushtet e konfliktit faktik t\u00eb interesit;<br \/>\n\u2022 Ka c\u00ebnuar r\u00ebnd\u00eb besimin e publikut t\u00eb figura e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, p\u00ebr shkak se gjenerimi i t\u00eb ardhurave nga detyra t\u00eb tjera publike dhe veprimtari private nga vet\u00eb Bajram Begaj, si dhe gjenerimi i t\u00eb ardhurave nga i biri (person i lidhur) nga nj\u00eb kompani private n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie kontraktuale me Institucionin e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, krijojn\u00eb perceptimin tek qytetar\u00ebt e p\u00ebrdorimit t\u00eb funksionit publik p\u00ebr p\u00ebrfitime personale.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe Ligjit, e paprecedent\u00eb p\u00ebr nj\u00eb President Republik\u00ebs, kam autorizuar ekipin ligjor t\u00eb Grupit Parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, q\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatis\u00eb kall\u00ebzim penal, i cili do t\u00eb dor\u00ebzohet brenda k\u00ebsaj jave n\u00eb Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, pasi ekziston dyshimi i arsyesh\u00ebm, i bazuar n\u00eb prova, se jemi n\u00eb kushtet e konsumimit t\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn dy veprave penale, n\u00eb bashk\u00ebpunim, p\u00ebrkat\u00ebsisht \u201cShkelja e barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb tendera publik\u201d dhe \u201cKorrupsioni pasiv i funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb\u201d, t\u00eb parashikuara nga nenet 25, 258 dhe 260 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>Konkluzione:<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha shkeljet q\u00eb listohen n\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr shkarkimin e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, konsiderohen si shkelje t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb Kushtetut\u00ebs, pasi nga aktet bashk\u00eblidhur dhe analizuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb v\u00ebrtetohet se:<br \/>\n\u2022 p\u00ebr kryerjen e akteve q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shkelje t\u00eb Kushtetut\u00ebs, Presidenti nuk ka pasur ndonj\u00eb q\u00ebllim legjitim, p\u00ebrve\u00e7 vullnetit t\u00eb tij p\u00ebr t\u2019iu n\u00ebnshtruar partis\u00eb n\u00eb pushtet dhe Kryeministrit Edi Rama;<br \/>\n\u2022 me k\u00ebto shkelje Presidenti ka cenuar t\u00eb drejtat e njeriut, marr\u00ebdh\u00ebniet shoq\u00ebrore, politike sensitive dhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb mbrohen nga Kushtetuta, dhe legjislacioni shqiptar n\u00eb fuqi;<br \/>\n\u2022 Presidenti ka kryer shkeljet kushtetuese n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur dhe aktet q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shkelje kan\u00eb qen\u00eb konsistente;<br \/>\n\u2022 shkeljet kushtetuese t\u00eb konsumuara nga Presidenti kan\u00eb pasur ndikim negativ n\u00eb funksionimin e shtetit, n\u00eb c\u00ebnimin e rendit kushtetues, n\u00eb prishjen e balanc\u00ebs mes pushteteve dhe n\u00eb sfer\u00ebn sociale apo politike t\u00eb vendit;<br \/>\n\u2022 sjellja e Presidentit ndaj shkeljeve kushtetuese \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb hapur me p\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb, vet\u00ebp\u00ebrmbajtjen, seriozitetin, maturin\u00eb dhe korrekt\u00ebsin\u00eb e q\u00ebndrimeve\/akteve, q\u00eb duhet t\u00eb shfaq\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i lart\u00eb i shtetit, q\u00eb respekton parimet e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe sundimit t\u00eb ligjit, t\u00eb cilit Kushtetuta i ka veshur atributet e p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb unitetit t\u00eb popullit.<\/p>\n<p>Aktet e Presidentit n\u00eb shkelje t\u00eb parimit t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, mosrespektimi prej tij i t\u00eb drejtave dhe lirive t\u00eb njeriut, veprimet n\u00eb kund\u00ebrshtim me rendin kushtetues, shkeljet e parimit t\u00eb ndarjes dhe balancimit t\u00eb pushteteve, cenimi i pavar\u00ebsis\u00eb funksionale t\u00eb organeve t\u00eb pavarura dhe atyre shtet\u00ebrore, mungesa e respektimit t\u00eb rendit juridik, q\u00ebndrimet e nj\u00ebanshme apo t\u00eb paekuilibruara, humbja e rolit neutral t\u00eb tij si kreu i shtetit, q\u00eb nuk p\u00ebrfshihet n\u00eb loj\u00ebn e p\u00ebrditshme politike, por q\u00eb duhet t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb mbi pal\u00ebt dhe t\u00eb sigurohet p\u00ebr funksionimin demokratik t\u00eb institucioneve, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb proceset zgjedhore, jan\u00eb t\u00eb gjitha veprime q\u00eb ia kan\u00eb delegjitimuar Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs atributet e kreut t\u00eb shtetit dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb unitetit t\u00eb popullit. Sipas vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese nr. 75\/2002, aktet dhe sjelljet, q\u00eb diskreditojn\u00eb r\u00ebnd\u00eb pozit\u00ebn dhe figur\u00ebn e zyrtarit kushtetues, e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb pamundur kryerjen e m\u00ebtejshme t\u00eb funksioneve kushtetuese. Cil\u00ebsia si kreu i shtetit dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i unitetit komb\u00ebtar jan\u00eb dy rolet m\u00eb thelb\u00ebsore q\u00eb Kushtetuta i ka veshur Presidentit dhe humbja e k\u00ebtyre roleve p\u00ebr t\u00eb gjitha shkaqet q\u00eb arsyetohen n\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb nuk mund t\u00eb lejoj\u00eb vazhdimin e Presidentit Bajram Begaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Referuar edhe interpretimit q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Gjykata Kushtetuese, n\u00eb vendimin nr 75\/2002, sipas t\u00eb cilit: \u201cKe\u0308to shkelje marrin karakterin e re\u0308nde\u0308 te\u0308 tyre lidhur ngushte\u0308 me r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e ligjit t\u00eb shkelur, me pasojat e ardhura, apo q\u00eb mund t\u00eb vinin nga shkelja, me frekuenc\u00ebn e shkeljes, koh\u00ebvazhdimin e pasojave dhe t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsive p\u00ebr riparimin e tyre, si dhe me q\u00ebndrimin subjektiv q\u00eb mban autori i shkeljes kundrejt saj dhe pasoje\u0308s se\u0308 ardhur\u201d, nxirret konkluzioni se shkeljet e kryera nga Presidenti i Republik\u00ebs, q\u00eb fillojn\u00eb dhe p\u00ebrfundojn\u00eb te shkelja e betimit q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb me dor\u00ebn mbi Kushtetut\u00eb, jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnda, p\u00ebr arsye t\u00eb cenimit, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, t\u00eb pozicionit t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, si pushtet neutral, p\u00ebrfaq\u00ebsues i unitetit komb\u00ebtar, Kryetar i Shtetit dhe zgjidh\u00ebs i krizave t\u00eb sistemit, shkeljeve q\u00eb lidhen me integritetin dhe barazin\u00eb e pal\u00ebve n\u00eb proceset zgjedhor, t\u00eb shkeljeve q\u00eb lidhen me pavar\u00ebsin\u00eb e organeve t\u00eb shtetit dhe autoritetin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, si dhe n\u00eb respektim t\u00eb parimit t\u00eb ndarjes dhe balancimit t\u00eb pushtetit.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb,<\/p>\n<p>Kushdo q\u00eb mendon q\u00eb kjo iniciativ\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e betej\u00ebs politike me kund\u00ebrshtarin politik, e ka gabim. E ka gabim sepse Presidenti i Republik\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtari yn\u00eb politik. Ose e th\u00ebn\u00eb m\u00eb mir\u00eb, Presidenti i Republik\u00ebs nuk duhet t\u00eb ishte kund\u00ebrshtari yn\u00eb politik. Ne nuk kemi betej\u00eb politike apo gar\u00eb elektorale me Presidentin e Republik\u00ebs. Por, sjellja, veprimet dhe mosveprimet e Bajram Begaj nga data 24 korrik 2022, kur \u00ebsht\u00eb betuar solemnisht se do t\u2019i q\u00ebndroj\u00eb besnik Kushtetut\u00ebs dhe ligjit, n\u00eb fakt kan\u00eb d\u00ebshmuar se e vetmja besnik\u00ebri e tij ka qen\u00eb ndaj Edi Ram\u00ebs dhe Partis\u00eb Socialiste, duke b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu q\u00eb Presidenti t\u00eb humbas\u00eb funksionin e tij si pushtet neutral q\u00eb nuk hyn n\u00eb loj\u00ebn politike, por q\u00eb q\u00ebndron mbi pal\u00ebt, p\u00ebrfaq\u00ebsues i unitetit komb\u00ebtar dhe simbol i tij, kryetar i shtetit dhe zgjidh\u00ebs i krizave t\u00eb sistemit, garant i Kushtetut\u00ebs dhe shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa jon\u00eb i sh\u00ebrben m\u00eb s\u00eb pari interesit publik, pasi synojm\u00eb t\u00eb kthejm\u00eb institucionin e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs n\u00eb binar\u00ebt e kushtetutshm\u00ebris\u00eb dhe ligjshm\u00ebris\u00eb, n\u00eb funksionin e tij si Kryetar i Shtetit dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues i unitetit t\u00eb popullit. Por, kjo k\u00ebrkes\u00eb i sh\u00ebrben edhe vet\u00eb zotit Bajram Begaj, pasi i jep mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb zhvishet nga barra e r\u00ebnd\u00eb e detyr\u00ebs m\u00eb t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebrore, asaj t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, dhe t\u00eb marr\u00eb teser\u00ebn e Partis\u00eb Socialiste p\u00ebr t\u00eb vijuar angazhimin e tij politik me nd\u00ebrgjegje dhe n\u00eb liri t\u00eb plot\u00eb. Bajram Begaj, ashtu si edhe kushdo tjet\u00ebr, duhet t\u00eb kuptoj\u00eb q\u00eb posti i Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs nuk mund t\u00eb shnd\u00ebrrohet kurr\u00eb n\u00eb nj\u00eb post ministror, vart\u00ebs t\u00eb Kryeministrit, Qeveris\u00eb apo partis\u00eb n\u00eb pushtet. P\u00ebrkundrazi. Presidenti i Republik\u00ebs \u00ebsht\u00eb garancia kushtetuese q\u00eb i tregon Parlamentit, Qeveris\u00eb, Kryeministrit, Partive Politike vij\u00ebn e kuqe t\u00eb paprekshm\u00ebris\u00eb s\u00eb parimeve t\u00eb Kushtetut\u00ebs, shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, demokracis\u00eb dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p>Faleminderit!<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/10\/15\/kerkesa-per-shkarkimin-e-begajt-7-shkeljet-qe-denoncon-pd\/\">K\u00ebrkesa p\u00ebr shkarkimin e Begajt\/ 7 shkeljet q\u00eb denoncon PD<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb dalje p\u00ebr mediat, kreu i grupit t\u00eb demokrat\u00ebve, Gazment Bardhi ka renditur disa nga shkeljet q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Begaj. \u201cPresidenti ka konsumuar 7 shkelje Kushtetuese t\u00eb r\u00ebnda. Konkretisht, shkelje t\u00eb r\u00ebnda dhe t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura t\u00eb Kushtetut\u00ebs nga ana e Presidentit, jan\u00eb dekretimi antikushtetues i zgjedhjeve p\u00ebr Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs. Ka nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-46548","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46548","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=46548"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46548\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=46548"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=46548"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=46548"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}