{"id":46450,"date":"2025-10-14T20:48:18","date_gmt":"2025-10-14T20:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/14\/dumani-tregon-momentet-kur-spak-u-rrethua-nga-protestuesit-pro-veliajt-ishte-shfaqje-e-shemtuar\/"},"modified":"2025-10-14T20:48:18","modified_gmt":"2025-10-14T20:48:18","slug":"dumani-tregon-momentet-kur-spak-u-rrethua-nga-protestuesit-pro-veliajt-ishte-shfaqje-e-shemtuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/14\/dumani-tregon-momentet-kur-spak-u-rrethua-nga-protestuesit-pro-veliajt-ishte-shfaqje-e-shemtuar\/","title":{"rendered":"Dumani tregon momentet kur SPAK u rrethua nga protestuesit pro Veliajt: Ishte shfaqje e sh\u00ebmtuar"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb raportimin e gjat\u00eb n\u00eb Komisionin e Ligjeve, kreu i SPAK, Altin Dumani ka treguar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb edhe momentet kur teksa ka qen\u00eb n\u00eb pun\u00eb, institucioni \u00ebsht\u00eb rrethuar nga punonj\u00ebsit e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs q\u00eb k\u00ebrkonin lirimin e Erion Veliajt.<\/p>\n<p>Ishte nj\u00eb prej seancave n\u00eb GJKKO, kur po vler\u00ebsohej masa ndaj ish-kryebashkiakut, kur godina u rrethua nga dhjet\u00ebra protestues pro Veliajt, t\u00eb cil\u00ebt bllokuan der\u00ebn e godin\u00ebs, \u00e7ka ua b\u00ebri t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb prokuror\u00ebve dhe gjyqtar\u00ebve t\u00eb largoheshin pas p\u00ebrfundimit t\u00eb seanc\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Kapri:<\/strong>\u00a0<em>Pas arrestimit t\u00eb Veliajt, institucioni juaj u rrethua nga punonj\u00ebs publik, institucionit iu hoq\u00ebn edhe dritat dhe t\u00eb nes\u00ebrmen kryeministri deklaroi \u201cmos b\u00ebni gabim t\u00eb merrni telefonin tim\u201d. A \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim ndaj jush?<\/em><\/p>\n<p><strong>Dumani:<\/strong>\u00a0<em>Rrethimi i Prokuroris\u00eb dhe Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me ishte nj\u00eb shfaqje e sh\u00ebmtuar. E p\u00ebrjetuar nga prokuror\u00ebt e posa\u00e7\u00ebm, administrata dhe gjyqtar\u00ebt e gjykat\u00ebs s\u00eb posa\u00e7me. Nj\u00eb ngjarje q\u00eb nuk kishte ndodhur ndonj\u00ebher\u00eb. Ne n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb institucionale sinjalizuam institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse, t\u00eb cilat nuk kishin marr\u00eb masa p\u00ebr mbrojtjen dhe ruajtjen e rendit n\u00eb Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me. Un\u00eb mund t\u00eb sjell p\u00ebrvoj\u00ebn time, pas mbarimit t\u00eb gjykimit un\u00eb duhet t\u00eb ikja n\u00eb sht\u00ebpi dhe ishte ora 9.30-10 e dark\u00ebs. Me v\u00ebshtir\u00ebsi kemi kaluar p\u00ebrmes turm\u00ebs s\u00eb njer\u00ebzve. Kisha nj\u00eb emergjenc\u00eb familjare dhe prandaj doja t\u00eb ikja se ndryshe do prisja edhe 1 apo dy or\u00eb. Ishte nj\u00eb moment shum\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb, jo p\u00ebr mua, por p\u00ebr trup\u00ebn q\u00eb m\u00eb shoq\u00ebronte. Me shum\u00eb profesionaliz\u00ebm ata evituan \u00e7do incident.<\/em><\/p>\n<p>Nderkohe, kreu i SPAK, Altin Dumani \u00ebsht\u00eb p\u00ebrplasur n\u00eb komisionin e Ligjeve me deputetin demokrat, Gent Strazimiri.<\/p>\n<p><em><strong>Debati<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Strazimiri: Refuzoni t\u00eb thoni q\u00eb task-forca e krijuar p\u00ebr zgjedhjet ka qen\u00eb d\u00ebshtim, por thoni q\u00eb mund t\u00eb kishte qen\u00eb m\u00eb mir\u00eb. N\u00eb rezulton q\u00eb blerja e vot\u00ebs \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb sistem dhe ka nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb fort\u00eb t\u00eb pushtatar\u00ebve me krimin e organizuar. Ju jeni p\u00ebrfshir\u00eb q\u00eb t\u00eb parandalohet gj\u00ebja. N\u00eb fund fare jo vet\u00ebm q\u00eb nuk parandaluam gj\u00eb, por krimi i organizuar e mbushi kutin\u00eb aq sa deshi. Kjo nuk mund t\u00eb jet\u00eb sukses i pjessh\u00ebm.<\/p>\n<p>Dumani: Sa i takon zgjedhjeve, SPAK ka b\u00ebr\u00eb \u00e7far\u00eb ka qen\u00eb e mundur p\u00ebr t\u00eb hetuar krimin zgjedhor. Rastet jan\u00eb konkrete. Ccdo pretendim tuajin e kemi verifikuar, edhe n\u00eb 12 t\u00eb nat\u00ebs. Kemi b\u00ebr\u00eb \u00e7far\u00eb ka qen\u00eb e mundur, duke rrezikuar hetuesit dhe prokuror\u00ebt. Un\u00eb jam p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr \u00e7far\u00eb b\u00ebj un\u00eb, jo \u00e7far\u00eb mendoni ju.<\/p>\n<p>Strazimiri: That\u00eb q\u00eb korrupsioni \u00ebsht\u00eb n\u00eb rritje, jam dakord. Sa m\u00eb shum\u00eb shtohet represioni ndaj korrupsionit, aq m\u00eb shum\u00eb shtohet.<\/p>\n<p>Manja: Strazimiri iu t\u00ebrheq v\u00ebmendjen se nuk jemi k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar kush thot\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe kush g\u00ebnjen. P\u00ebrmbahuni se ndoshta edhe jeni lodhur. Edhe ata (prokuror\u00ebt e SPAK) jan\u00eb lodhur, kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb pun\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebn.<\/p>\n<p>Strazimiri: Ju keni treguar patriotiz\u00ebm at\u00ebher\u00eb dhe kjo detyr\u00eb q\u00eb keni marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr nuk b\u00ebhet pa atdhedashuri dhe pa patriotiz\u00ebm. N\u00eb em\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj ju k\u00ebrkoj hesap sot. That\u00eb q\u00eb jo t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet jan\u00eb nj\u00ebsoj. Nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr arm\u00ebmbajtje pa leje \u00ebsht\u00eb ndryshe nga nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr kundravajtje rrugore. Tre lider\u00ebt e opozit\u00ebs i ke n\u00eb burg ose ndjekje penale p\u00ebr korrupsion. Ka edhe ministra, i shkoni rreth e qart\u00eb godin\u00ebs s\u00eb kryeministris\u00eb, arrestoni lider\u00ebt e opozit\u00ebs p\u00ebr korrupsion dhe n\u00eb fund dilni n\u00eb p\u00ebrfundimin q\u00eb korrupsioni qenka rritur. Mos ndoshta nuk e b\u00ebn Mehmeti me kok\u00eb t\u00eb vet\u00eb, mos ndoshta e b\u00ebn Enveri dhe her\u00eb pas her\u00eb iu jep ndonj\u00eb nga k\u00ebta juve q\u00eb ti keni p\u00ebr konsum publik? A ju ka shkuar ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb mendje q\u00eb \u00ebsht\u00eb Enveri dhe jo Mehmeti me kok\u00ebn e tij? Nuk kam nevoj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Manja: k\u00ebto jan\u00eb konsiderata politike dhe nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me veprimtarin\u00eb e institucionit q\u00eb drejtoni. Ju k\u00ebrkoni nga Dumani at\u00eb q\u00eb e ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi gjith\u00eb shoq\u00ebria n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Mos e acaroni k\u00ebt\u00eb d\u00ebgjes\u00eb pas 5-6 or\u00ebsh. Pak respekt p\u00ebr t\u00eb ftuarit k\u00ebtu. SPAK \u00ebsht\u00eb shpres\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, ti k\u00ebrkojm\u00eb llogari p\u00ebr aq sa ka me kushtetut\u00eb.<\/p>\n<p>Dumani: P\u00ebrgjigje nuk do Strazimiri, por patjet\u00ebr q\u00eb kam koment. Ju (i drejtohet Strazimirit) nuk mund t\u00eb aludoni q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb seanc\u00eb un\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb kam qen\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb. Ju e dini shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb jam i v\u00ebrtet\u00eb \u00e7do or\u00eb dhe \u00e7do dit\u00eb t\u00eb jet\u00ebs sime. Ndihem i fyer nga ajo q\u00eb thoni. Sa patriot jam dhe sa e dua k\u00ebt\u00eb vend e pranuat vet\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb me prokuror\u00ebt kemi nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kontribuar p\u00ebr ecjen par t\u00eb k\u00ebtij vendi. Edhe k\u00ebt\u00eb e dini shum\u00eb mir\u00eb ju q\u00eb mua dhe prokuror\u00ebt e posa\u00e7\u00ebm nuk na b\u00ebjn\u00eb shum\u00eb p\u00ebrshtypje emrat, ministra, zv.kryeministra, kryeministra, por provat duhen. Sa her\u00eb kemi pasur prova kemi nd\u00ebrtuar ndjekje penale. P\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr nuk dua t\u00eb p\u00ebrfshihem n\u00eb diskutimet tuaja.<\/p>\n<p>Strazimiri: N\u00eb em\u00ebr t\u00eb atij respekti q\u00eb p\u00ebrmend\u00ebt, iu fola. Un\u00eb me aq sa iu njoh, nuk m\u00eb duket se jeni njeri q\u00eb k\u00ebnaqeni me rezultate minimaliste, ose ta quani gjasme-rezultatin rezultat. Sa i p\u00ebrket patriotizmit, keni parasysh nj\u00eb gj\u00eb, burri ka koh\u00eb me u f\u00eblliq deri n\u00eb nj\u00eb minut\u00eb para se me vdek.<\/p>\n<p>Manja: Dakord, dakord, nuk jemi p\u00ebr t\u00eb treguar burrnin\u00eb e njeri-tjetrit k\u00ebtu.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/dumani-tregon-momentet-kur-spak-u-rrethua-nga-protestuesit-pro-veliajt-ishte-shfaqje-e-shemtuar\/\">Dumani tregon momentet kur SPAK u rrethua nga protestuesit pro Veliajt: Ishte shfaqje e sh\u00ebmtuar<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb raportimin e gjat\u00eb n\u00eb Komisionin e Ligjeve, kreu i SPAK, Altin Dumani ka treguar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb edhe momentet kur teksa ka qen\u00eb n\u00eb pun\u00eb, institucioni \u00ebsht\u00eb rrethuar nga punonj\u00ebsit e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs q\u00eb k\u00ebrkonin lirimin e Erion Veliajt. Ishte nj\u00eb prej seancave n\u00eb GJKKO, kur po vler\u00ebsohej masa ndaj ish-kryebashkiakut, kur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-46450","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46450","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=46450"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46450\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=46450"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=46450"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=46450"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}