{"id":46446,"date":"2025-10-14T18:53:52","date_gmt":"2025-10-14T18:53:52","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/14\/kthim-ne-gaza-rrenoja-dhe-nje-e-ardhme-e-pasigurt\/"},"modified":"2025-10-14T18:53:52","modified_gmt":"2025-10-14T18:53:52","slug":"kthim-ne-gaza-rrenoja-dhe-nje-e-ardhme-e-pasigurt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/14\/kthim-ne-gaza-rrenoja-dhe-nje-e-ardhme-e-pasigurt\/","title":{"rendered":"Kthim n\u00eb Gaza\/ Rr\u00ebnoja dhe nj\u00eb e ardhme e pasigurt"},"content":{"rendered":"<p><span><strong>Izraeli po t\u00ebrhiqet ngadal\u00eb nga Rripi i Gaz\u00ebs. Njer\u00ebzit q\u00eb po kthehen n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre p\u00ebrballen me rr\u00ebnoja dhe d\u00ebshp\u00ebrim. Shpresa p\u00ebr paqen \u00ebsht\u00eb e brisht\u00eb.<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span>Nesreen Hamad pret me padurim lajme t\u00eb tjera nga bashk\u00ebshorti. Nd\u00ebrsa ajo dhe tre f\u00ebmij\u00ebt e tyre q\u00ebndruan n\u00eb vendstrehimin n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Rripit t\u00eb Gaz\u00ebs, ai nisi udh\u00ebtimin e mundimsh\u00ebm p\u00ebr n\u00eb Sheikh Radwan, nj\u00eb lagje n\u00eb veri t\u00eb qytetit t\u00eb Gaz\u00ebs: <em>\u201cBashk\u00ebshorti shkoi n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb sot <\/em>[e diel\u00eb 12.10.]<em>. E dinim q\u00eb ishte bombarduar, por duke e par\u00eb me syt\u00eb tan\u00eb, ishte edhe m\u00eb e dhimbshme\u201d,<\/em> tha Hamadi p\u00ebr DW n\u00eb telefon. <\/span><\/p>\n<p><span>Sht\u00ebpia \u00ebsht\u00eb e shkat\u00ebrruar plot\u00ebsisht dhe pjesa m\u00eb e madhe e lagjes gati nuk njihet m\u00eb. Bashk\u00ebshorti i Nesreen \u00ebsht\u00eb midis dhjet\u00ebra mij\u00ebra njer\u00ebzve q\u00eb u kthyen n\u00eb sht\u00ebpi pasi Izraeli njoftoi arm\u00ebpushimin t\u00eb premten pasdite. Videot treguan nj\u00eb val\u00eb n\u00eb dukje t\u00eb pafundme njer\u00ebzish q\u00eb ecnin, kryesisht n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, p\u00ebrgjat\u00eb rrug\u00ebs bregdetare drejt Rripit verior t\u00eb Gaz\u00ebs, i cili m\u00eb par\u00eb ishte evakuuar.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Marr\u00ebveshje e brisht\u00eb<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Jav\u00ebn e kaluar, pas negociatave intensive indirekte, Hamasi dhe Izraeli ran\u00eb dakord p\u00ebr nj\u00eb plan prej 20 pikash t\u00eb propozuar nga Shtetet e Bashkuara. Marr\u00ebveshja synon t\u2019i jap\u00eb fund plot\u00ebsisht luft\u00ebs dyvje\u00e7are midis Izraelit dhe Hamasit.<\/span><\/p>\n<p><span>Shum\u00eb nga pikat e diskutueshme t\u00eb planit ambicioz amerikan ende nuk jan\u00eb diskutuar n\u00eb detaje. Si pjes\u00eb e faz\u00ebs s\u00eb par\u00eb, Hamasi liroi 20 pengjet e mbetura gjall\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, nd\u00ebrsa Izraeli do t\u00eb liroj\u00eb gati 2,000 t\u00eb burgosur palestinez\u00eb, shum\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebve mbahen pa akuza. Pritet q\u00eb t\u00eb dor\u00ebzohen edhe trupat e 28 pengjeve t\u00eb mbetura t\u00eb vdekura.<\/span><\/p>\n<p><span>Lufta filloi m\u00eb 7 tetor 2023, kur Hamasi \u2013 i cil\u00ebsuar si organizat\u00eb terroriste nga SHBA-ja, BE-ja dhe mjaft vende t\u00eb tjera \u2013 kreu masakra ndaj disa fshatrave izraelite, bazave ushtarake dhe festivalit t\u00eb muzik\u00ebs Nova pran\u00eb Rripit t\u00eb Gaz\u00ebs. Sipas autoriteteve izraelite, rreth 1,200 njer\u00ebz u vran\u00eb dhe rreth 250 pengje u mor\u00ebn nga Rripi i Gaz\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>\u201cT\u00eb rr\u00ebnuar psikologjikisht\u201d<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Nesreen Hamadi thot\u00eb se ndihet e leht\u00ebsuar q\u00eb bombardimet izraelite kan\u00eb ndalur, por humbja p\u00ebrfundimtare e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb saj \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb nga shum\u00eb kujtime t\u00eb dhimbshme nga dy vitet e fundit t\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr mbijetes\u00eb: ajo thot\u00eb, se \u00ebsht\u00eb zhvendosur 17 her\u00eb gjat\u00eb asaj kohe.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cLufta mbaroi, fal\u00eb Zotit, por vet\u00ebm pasi vrau gjith\u00e7ka brenda nesh. Vrau miq, t\u00eb af\u00ebrm dhe fqinj\u00eb. Shkat\u00ebrroi Gaz\u00ebn. Na shnd\u00ebrroi n\u00eb t\u00eb rr\u00ebnuar psikologjikisht. Na mbolli s\u00ebmundje sepse nuk kishte ila\u00e7e, sepse ishim t\u00eb zhvendosur dhe lufta ndoti edhe mjedisin\u201d,<\/em> tha Hamadi. <em>\u201cShpresoj q\u00eb lufta t\u00eb mos kthehet m\u00eb kurr\u00eb dhe q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrjetojm\u00eb m\u00eb kurr\u00eb frik\u00eb.\u201d<\/em><\/span><\/p>\n<p><span>Kombet e Bashkuara vler\u00ebsojn\u00eb se rreth dy t\u00eb tretat e nd\u00ebrtesave t\u00eb Gaz\u00ebs jan\u00eb d\u00ebmtuar ose shkat\u00ebrruar q\u00eb nga fillimi i luft\u00ebs. Autoriteti Sh\u00ebndet\u00ebsor i Gaz\u00ebs, i drejtuar nga Hamasi, raporton se m\u00eb shum\u00eb se 67,000 njer\u00ebz \u2013 kryesisht civil\u00eb \u2013 jan\u00eb vrar\u00eb gjat\u00eb luft\u00ebs dyvje\u00e7are. Komisioni i Pavarur Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Hetimit i OKB-s\u00eb p\u00ebr Territoret e Pushtuara Palestineze e ka p\u00ebrshkruar luft\u00ebn si gjenocid \u2013 nj\u00eb akuz\u00eb q\u00eb Izraeli e mohon kategorikisht.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>\u201cGjith\u00e7ka p\u00ebr shkak t\u00eb Hamasit dhe Izraelit\u201d<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Por jo t\u00eb gjith\u00eb i respektuan thirrjet p\u00ebr evakuim, t\u00eb cilat ushtria izraelite i l\u00ebshoi \u200b\u200bp\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb fillim t\u00eb shtatorit p\u00ebrpara se t\u00eb intensifikonte sulmet e saj p\u00ebr t\u00eb pushtuar qytetin. Mahmoud Afif dhe gjasht\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tij nuk kishin mund\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrballonin transportin ose strehimin n\u00eb Rripin jugor t\u00eb Gaz\u00ebs. <em>\u201cU zhvendosa mes tre vendeve n\u00eb qytetin per\u00ebndimor t\u00eb Gaz\u00ebs dhe, fal\u00eb Zotit, un\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e mi mbijetuam\u201d<\/em>, thot\u00eb ai n\u00eb telefon nga Qyteti i Gaz\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Sht\u00ebpia e tij u rrafshua me themele, thot\u00eb Mahmoud. <em>\u201cE humba sht\u00ebpin\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn e kisha nd\u00ebrtuar pa lodhur me v\u00ebllez\u00ebrit e mi gjith\u00eb jet\u00ebn time, dhe e gjitha p\u00ebr shkak t\u00eb Hamasit dhe Izraelit\u201d<\/em>, tha ai. <em>\u201c\u00c7do gj\u00eb q\u00eb ka ndodhur n\u00eb Gaza n\u00eb dy vitet e fundit nuk ka pasur asnj\u00eb efekt. P\u00ebrkundrazi, e ka kthyer Gaz\u00ebn vite prapa. Izraeli ka b\u00ebr\u00eb armiq p\u00ebr shum\u00eb vite.\u201d<\/em><\/span><\/p>\n<p><span>Forcat Mbrojt\u00ebse t\u00eb Izraelit (IDF) jan\u00eb t\u00ebrhequr pjes\u00ebrisht n\u00eb vij\u00ebn e r\u00ebn\u00eb dakord n\u00eb faz\u00ebn e par\u00eb t\u00eb marr\u00ebveshjes. Megjithat\u00eb, ato pretendojn\u00eb se ende mbajn\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 53 p\u00ebrqind t\u00eb territorit. Nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i ushtris\u00eb deklaroi se shum\u00eb zona, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb veri, lindje dhe jug, mbeten t\u00eb ndaluara p\u00ebr palestinez\u00ebt dhe se afrimi ndaj k\u00ebtyre zonave mund t\u00eb jet\u00eb <em>\u201ck\u00ebrc\u00ebnues p\u00ebr jet\u00ebn\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><strong><span>Pak shpresa p\u00ebr t\u00eb ardhmen<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Dyshimet n\u00ebse dhe sa do t\u00eb zgjas\u00eb arm\u00ebpushimi i shqet\u00ebsojn\u00eb shum\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb Gaza. N\u00eb mesin e marsit, Izraeli i dha fund n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme nj\u00eb arm\u00ebpushimi dhe rifilloi luftimet me intensitet t\u00eb pazvog\u00ebluar. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu k\u00ebrc\u00ebnon ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrs\u00ebri n\u00ebse Hamasi nuk i dor\u00ebzon arm\u00ebt.<\/span><\/p>\n\n<p><span>Sidoqoft\u00eb, shum\u00eb njer\u00ebz e kan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb imagjinojn\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme p\u00ebrball\u00eb shkat\u00ebrrimit t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. Prind\u00ebr si Nesreen Hamad jan\u00eb gjithashtu t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr arsimin dhe sh\u00ebndetin e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre. Ata nuk kan\u00eb shkuar n\u00eb shkoll\u00eb p\u00ebr dy vjet. Pjes\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb sistemit t\u00eb kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor n\u00eb Rripin e Gaz\u00ebs jan\u00eb shkat\u00ebrruar. Edhe pse marr\u00ebveshja parashikon shp\u00ebrndarjen e ndihmave, \u00ebsht\u00eb e paqart\u00eb se sa ndihma do t\u00eb lejoj\u00eb Izraeli p\u00ebrmes kalimeve kufitare.<\/span><\/p>\n\n<p><span>N\u00eb planin afatmes\u00ebm, lind edhe pyetja se kush do ta qeveris\u00eb Rripin e Gaz\u00ebs n\u00eb t\u00eb ardhmen. Plani parashikon nj\u00eb administrat\u00eb teknokrate n\u00ebn udh\u00ebheqjen palestineze, e mbik\u00ebqyrur nga nj\u00eb grup nd\u00ebrkomb\u00ebtar i kryesuar nga Presidenti i SHBA-s\u00eb Donald Trump dhe ish-kryeministri britanik Tony Blair n\u00eb nj\u00eb pozicion ky\u00e7. Si banore Nesreen Hamad thot\u00eb, se <em>\u201cnuk dua Hamasin apo ndonj\u00eb grup tjet\u00ebr palestinez\u201d<\/em>. P\u00ebr t\u00eb <em>\u201c\u00e7do organizat\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb mund t\u00eb na qeveris\u00eb dhe t\u00eb rind\u00ebrtoj\u00eb Rripin e Gaz\u00ebs do t\u00eb ishte e mir\u00ebpritur.\u201d <\/em><\/span><\/p>\n<p><span>Edhe Mahmoud Afif mendon ngjash\u00ebm: <em>\u201cNuk e di kush do ta qeveris\u00eb Rripin e Gaz\u00ebs, por e di q\u00eb nuk dua ask\u00ebnd nga epoka e m\u00ebparshme.\u201d<\/em> Me k\u00ebt\u00eb n\u00ebnkuptohet para s\u00eb gjithash Hamasi militant islamist, i cili rr\u00ebzoi Autoritetin Palestinez nga Rripi i Gaz\u00ebs n\u00eb vitin 2007 dhe mori pushtetin n\u00eb brezin bregdetar. <em>\u201cShpresoj p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e mi\u201d,<\/em> thot\u00eb Afif: <em>\u201cKushdo q\u00eb udh\u00ebheq popullin duhet t\u2019u ofroj\u00eb atyre nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.\u201d<\/em> \/<a href=\"https:\/\/www.dw.com\/sq\/kthim-n%C3%AB-gaza-njer%C3%ABzit-p%C3%ABrballen-me-rr%C3%ABnoja-dhe-nj%C3%AB-t%C3%AB-ardhme-t%C3%AB-pasigurt\/a-74345400\">DW<\/a><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/10\/14\/kthim-ne-gaza-rrenoja-dhe-nje-e-ardhme-e-pasigurt\/\">Kthim n\u00eb Gaza\/ Rr\u00ebnoja dhe nj\u00eb e ardhme e pasigurt<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Izraeli po t\u00ebrhiqet ngadal\u00eb nga Rripi i Gaz\u00ebs. Njer\u00ebzit q\u00eb po kthehen n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre p\u00ebrballen me rr\u00ebnoja dhe d\u00ebshp\u00ebrim. Shpresa p\u00ebr paqen \u00ebsht\u00eb e brisht\u00eb. Nesreen Hamad pret me padurim lajme t\u00eb tjera nga bashk\u00ebshorti. Nd\u00ebrsa ajo dhe tre f\u00ebmij\u00ebt e tyre q\u00ebndruan n\u00eb vendstrehimin n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Rripit t\u00eb Gaz\u00ebs, ai nisi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":46447,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-46446","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46446","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=46446"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46446\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/46447"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=46446"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=46446"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=46446"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}