{"id":46313,"date":"2025-10-14T10:29:26","date_gmt":"2025-10-14T10:29:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/14\/zgjedhjet-lokale-ne-kosove-analiza-e-rel-drone-ne-qiell-tension-ne-toke\/"},"modified":"2025-10-14T10:29:26","modified_gmt":"2025-10-14T10:29:26","slug":"zgjedhjet-lokale-ne-kosove-analiza-e-rel-drone-ne-qiell-tension-ne-toke","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/14\/zgjedhjet-lokale-ne-kosove-analiza-e-rel-drone-ne-qiell-tension-ne-toke\/","title":{"rendered":"Zgjedhjet lokale n\u00eb Kosov\u00eb, analiza e REL: Dron\u00eb n\u00eb qiell, tension n\u00eb tok\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrsa presidenti serb, Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7, p\u00ebrballet me protesta antiqeveritare n\u00eb Beograd, n\u00eb Prishtin\u00eb formimi i institucioneve t\u00eb reja zhargitet prej muajsh. Por, p\u00ebrtej krizave t\u00eb brendshme n\u00eb t\u00eb dyja vendet, retorika p\u00ebr sigurin\u00eb po b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb e ashp\u00ebr, duke ngritur pyetje p\u00ebr rrezikun real dhe p\u00ebrfituesit e mundsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Jav\u00ebn e kaluar, presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, priti komandantin e misionit paqeruajt\u00ebs t\u00eb NATO-s, KFOR, Ozkan Ulutash, p\u00ebr t\u00eb diskutuar, si\u00e7 tha, k\u00ebrc\u00ebnimet nga dron\u00ebt serb\u00eb.<\/p>\n<p>Si komandante supreme e Forc\u00ebs s\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, Osmani theksoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e koordinimit dhe bashk\u00ebpunimit me KFOR-in p\u00ebr t\u00eb parandaluar \u00e7do veprim destabilizues nga Serbia.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb muajit t\u00eb kaluar, zyrtar\u00ebt e Kosov\u00ebs raportuan se hap\u00ebsira ajrore e vendit ishte shkelur nga dron\u00eb t\u00eb dyshuar serb\u00eb, por nuk dhan\u00eb detaje p\u00ebr koh\u00ebn apo rrethanat e incidentit.<\/p>\n<p>KFOR-i, megjithat\u00eb, tha se nuk ka v\u00ebrejtur ndonj\u00eb hyrje t\u00eb dron\u00ebve nga jasht\u00eb q\u00eb t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnonte sigurin\u00eb.<\/p>\n<p>Po ato dit\u00eb, Policia e Kosov\u00ebs tha se ka arrestuar nj\u00eb shtetas t\u00eb Serbis\u00eb, pasi ka sulmuar zyrtar\u00ebt policor\u00eb n\u00eb pik\u00ebn kufitare t\u00eb Jarinj\u00ebs.<\/p>\n<p>Osmani e ngriti \u00e7\u00ebshtjen e k\u00ebrc\u00ebnimeve nga Serbia edhe n\u00eb Kopenhag\u00eb, ku mori pjes\u00eb n\u00eb samitin e Komunitetit Politik Evropian, m\u00eb 2 tetor.<\/p>\n<p>\u201cSerbia i trajton shtetet fqinje si shtete q\u00eb nuk ekzistojn\u00eb, si shtete t\u00eb p\u00ebrkohshme, si shtete ndaj t\u00eb cilave vepron me agresion. \u00cbsht\u00eb kopje e metodave t\u00eb Rusis\u00eb\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Duke iu p\u00ebrgjigjur Osmanit, presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7, tha se \u201ct\u00eb gjith\u00eb po p\u00ebrgatiten p\u00ebr luft\u00eb\u201d dhe akuzoi Kosov\u00ebn se po shfryt\u00ebzon k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, p\u00ebr t\u00eb fituar mb\u00ebshtetje nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>\u201cNe duam ta shmangim luft\u00ebn. T\u2019i shmangim konfliktet. Druaj se askush nuk do t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb m\u00eb ask\u00ebnd, dhe t\u00eb gjith\u00eb \u2013 v\u00ebrtet dhe seriozisht \u2013 po p\u00ebrgatiten p\u00ebr luft\u00eb\u201d, tha Vu\u00e7i\u00e7.<\/p>\n<p>Ai nuk ofroi prova p\u00ebr pretendimet e tij, dhe ekspert\u00ebt e siguris\u00eb n\u00eb Beograd i shohin ato si propagand\u00eb p\u00ebr p\u00ebrdorim t\u00eb brendsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb vitit t\u00eb fundit, gjith\u00e7ka n\u00eb Serbi, p\u00ebrfshir\u00eb edhe politik\u00ebn e jashtme, i n\u00ebnshtrohet dinamik\u00ebs s\u00eb protestave antiqeveritare. E vetmja gj\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn merret shteti, \u00ebsht\u00eb mbijetesa e regjimit\u201d, thot\u00eb Vuk Vuksanovi\u00e7, nga Qendra e Beogradit p\u00ebr Politika t\u00eb Siguris\u00eb, p\u00ebr programin Expose t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, ai vazhdimisht p\u00ebrpiqet t\u00eb b\u00ebj\u00eb teat\u00ebr dhe t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb armik t\u00eb huaj, p\u00ebr t\u00eb zhvendosur v\u00ebmendjen \u2013 qoft\u00eb edhe p\u00ebr koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr \u2013 nga protestat\u201d, shton ai.<\/p>\n<p>Vu\u00e7iq edhe jav\u00ebn e kaluar reagoi me ashp\u00ebrsi ndaj lajmit se Kosova ka pranuar dron\u00eb nga Turqia, duke u shprehur \u201ci tmerruar\u201d me, si\u00e7 tha, sjelljen e Ankaras\u00eb.<\/p>\n<p>Shefi i Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Ushtris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb, Millan Mojsillovi\u00e7, tha se ka zhvilluar nj\u00eb bised\u00eb urgjente me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash, t\u00eb cilit i ka shprehur shqet\u00ebsimin se armatosja e Kosov\u00ebs mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb stabilitetin e rajonit.<\/p>\n<p>P\u00ebr Igor Tabakun, analist ushtarak n\u00eb portalin \u201cMbrojtja dhe Siguria\u201d nga Zagrebi, k\u00ebto jan\u00eb gjepura t\u00eb nj\u00eb regjimi q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb shp\u00ebrqendroj\u00eb publikun.<\/p>\n<p>Ai thekson se \u00e7do p\u00ebrshkall\u00ebzim i mundsh\u00ebm n\u00eb rajon do t\u00eb kishte pasoja serioze p\u00ebr NATO-n, pasi shumica e vendeve p\u00ebrreth Serbis\u00eb jan\u00eb an\u00ebtare t\u00eb aleanc\u00ebs ose bashk\u00ebpunojn\u00eb ngusht\u00eb me t\u00eb. Por, shton se shum\u00eb\u00e7ka do t\u00eb varet edhe nga m\u00ebnyra se si udh\u00ebheqja serbe menaxhon tensionet e brendshme.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse tensionet e brendshme n\u00eb Serbi vazhdojn\u00eb t\u00eb rriten, nuk do t\u00eb m\u00eb befasonte n\u00ebse regjimi do t\u00eb p\u00ebrpiqej ta zhvendoste v\u00ebmendjen publike te nj\u00eb armik i jasht\u00ebm. Kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr pushtetin sesa t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr p\u00ebrdorimin e gazit lotsjell\u00ebs nga policia apo p\u00ebr nxjerrjen e tankeve n\u00eb rrug\u00eb\u201d, thot\u00eb Tabak p\u00ebr Exposen\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe Kosova \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej pikave m\u00eb t\u00eb cenueshme, sipas tij, marr\u00eb parasysh historin\u00eb e konfliktit.<\/p>\n<p>Muajin e kaluar, u b\u00ebn\u00eb sakt\u00ebsisht dy vjet prej se nj\u00eb grup serb\u00ebsh sulmoi Policin\u00eb e Kosov\u00ebs n\u00eb Banjsk\u00eb, duke vrar\u00eb nj\u00eb polic. Kosova b\u00ebri p\u00ebrgjegj\u00ebse Serbin\u00eb p\u00ebr incidentin, por Beogradi e mohoi p\u00ebrfshirjen.<\/p>\n<p>Tabak nuk e p\u00ebrjashton mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb nj\u00eb \u201cform\u00eb e till\u00eb e terrorizmit\u201d t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk nevojiten as shum\u00eb njer\u00ebz e as shum\u00eb pajisje. Nj\u00eb aksion i till\u00eb mund t\u00eb organizohet pa l\u00ebvizje t\u00eb m\u00ebdha shtet\u00ebrore dhe pa logjistik\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlikuar. Fatkeq\u00ebsisht, skenar\u00eb t\u00eb till\u00eb jan\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm, por, p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, ndikimi i tyre \u00ebsht\u00eb m\u00eb i kufizuar, sepse p\u00ebrfshijn\u00eb m\u00eb pak mjete dhe njer\u00ebz\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb p\u00ebr disa dit\u00eb tentoi t\u00eb kontaktoj\u00eb ministrin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme t\u00eb Kosov\u00ebs, Xhelal Sve\u00e7la, dhe drejtorin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb, Gazmend Hoxha, p\u00ebr t\u00eb biseduar mbi situat\u00ebn e siguris\u00eb n\u00eb vend dhe vler\u00ebsimin e rrezikut nga Serbia, por asnj\u00ebri prej tyre nuk ishte i qassh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ish-komandanti i Forc\u00ebs s\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, Kadri Kastrati, thot\u00eb se situata n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb e qet\u00eb vet\u00ebm n\u00eb sip\u00ebrfaqe, pasi Serbia, q\u00eb nga Banjska e k\u00ebndej, po zhvillon nj\u00eb luft\u00eb hibride kund\u00ebr vendit.<\/p>\n<p>Ai p\u00ebrmend sulmin n\u00eb Ib\u00ebr-Lepenc dhe p\u00ebrdorimin e dron\u00ebve si shembuj t\u00eb k\u00ebsaj strategjie. Po ashtu thot\u00eb se ka informacion se n\u00eb Kosov\u00eb ndodhen rreth 1.300 deri n\u00eb 1.600 serb\u00eb besnik\u00eb t\u00eb Vu\u00e7i\u00e7it, t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb zbatuar urdhrat e tij.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta jan\u00eb t\u00eb trajnuar dhe t\u00eb st\u00ebrvitur mir\u00eb n\u00eb bazat ushtarake dhe t\u00eb xhandarm\u00ebris\u00eb [serbe] p\u00ebrreth Kosov\u00ebs dhe jetojn\u00eb e veprojn\u00eb brenda Kosov\u00ebs. Kryejn\u00eb pun\u00eb t\u00eb r\u00ebndomta. N\u00eb momentin q\u00eb marrin ndonj\u00eb sinjal q\u00eb duhet t\u00eb mobilizohen, e din\u00eb sakt\u00eb vendin se ku duhet t\u00eb lajm\u00ebrohen. Dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrezik potencial q\u00eb un\u00eb e konsideroj n\u00eb t\u00eb ardhmen\u201d, thot\u00eb Kastrati p\u00ebr Exposen\u00eb.<\/p>\n<p>Kastrati thot\u00eb se institucionet e Kosov\u00ebs jan\u00eb t\u00eb informuara p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e k\u00ebtyre grupeve n\u00eb veri. Ai shton se, ndon\u00ebse nuk njihen me emra t\u00eb p\u00ebrve\u00e7\u00ebm, dihet numri i tyre dhe fakti q\u00eb posedojn\u00eb arm\u00eb t\u00eb fshehura n\u00eb zona malore.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2023, Qeveria e Kosov\u00ebs shpalli organizata terroriste dy grupe serb\u00ebsh q\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb veri \u2013 \u201cBrigada e Veriut\u201d dhe \u201cMbrojtja Civile\u201d \u2013 duke argumentuar se pjes\u00ebtar\u00ebt e tyre ishin t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb sulme ndaj Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Policia e Kosov\u00ebs, her\u00eb pas here, njofton p\u00ebr konfiskimin e arm\u00ebve dhe municioneve n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vendit. N\u00eb nj\u00ebrin prej aksioneve m\u00eb t\u00eb fundit, n\u00eb mes t\u00eb shtatorit, ministri n\u00eb detyr\u00eb i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, Xhelal Sve\u00e7la, tha se policia ka gjetur municion dhe pajisje ushtarake n\u00eb pron\u00ebn e nj\u00ebrit prej dhjet\u00ebra t\u00eb akuzuarve p\u00ebr sulmin n\u00eb Banjsk\u00eb.<\/p>\n<p>As Vuksanovi\u00e7 nuk e sheh t\u00eb mundsh\u00ebm nj\u00eb sulm konvencional t\u00eb Serbis\u00eb kund\u00ebr Kosov\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb pranis\u00eb s\u00eb NATO-s. Por, vler\u00ebson se udh\u00ebheq\u00ebsit e t\u00eb dyja vendeve, t\u00eb p\u00ebrballur me kriza t\u00eb brendshme, mund t\u00eb nxisin provokime p\u00ebr t\u00eb zhvendosur v\u00ebmendjen publike.<\/p>\n<p>\u201cNuk do ta p\u00ebrjashtoja 100% mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb dhune t\u00eb lokalizuar n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs. K\u00ebtu jan\u00eb dy lojtar\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Nga nj\u00ebra an\u00eb \u00ebsht\u00eb kryeministri n\u00eb detyr\u00eb i Kosov\u00ebs [Albin] Kurti, i cili gjithashtu gjendet n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb t\u00eb paqart\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb mosformimit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb re. N\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar veten, mund t\u00eb marr\u00eb ndonj\u00eb vendim q\u00eb trazon veriun. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, kemi Vu\u00e7iqin q\u00eb gjendet n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb edhe m\u00eb serioze se Kurti dhe mund t\u00eb pretendoj\u00eb se [serb\u00ebt] po k\u00ebrc\u00ebnohen, p\u00ebr shembull\u2026\u201d, thot\u00eb Vuksanovi\u00e7.<\/p>\n<p>Por, sa e p\u00ebrgatitur \u00ebsht\u00eb Kosova t\u00eb p\u00ebrballet me nj\u00eb val\u00eb t\u00eb mundshme dhune? N\u00eb dit\u00ebn kur pranoi mij\u00ebra dron\u00eb kamikaz\u00eb nga Turqia, kryeministri n\u00eb detyr\u00eb, Kurti, p\u00ebrmendi edhe disa prej blerjeve t\u00eb m\u00ebparshme, p\u00ebrfshir\u00eb kamion\u00ebt ushtarak\u00eb, Rheinmetall.<\/p>\n<p>\u201cKjo tregon se ushtria jon\u00eb po forcohet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb dhe se po pajiset me armatim modern\u201d, tha Kurti m\u00eb 8 tetor.<\/p>\n<p>Muajin e kaluar, Forca e Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces t\u00eb transformimit n\u00eb ushtri, pranoi edhe disa dron\u00eb t\u00eb bler\u00eb nga SHBA-ja, nd\u00ebrsa vendi vazhdon pages\u00ebn p\u00ebr sistemet kund\u00ebrajrore Javelin, gjithashtu t\u00eb furnizuara nga SHBA-ja.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr hap\u00ebsir\u00ebn e ul\u00ebt ajrore t\u00eb Kosov\u00ebs mbetet te KFOR-i, nd\u00ebrsa t\u00eb lart\u00ebn e mbik\u00ebqyr Hungaria.<\/p>\n<p>KFOR-i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs edhe p\u00ebr sigurin\u00eb e kufijve tok\u00ebsor\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs me Serbin\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb vij\u00ebs kufitare \u00ebsht\u00eb Policia e Kosov\u00ebs. KFOR-i vazhdimisht n\u00ebnvizon se garanton nj\u00eb mjedis t\u00eb sigurt dhe t\u00eb mbrojtur.<\/p>\n<p>Sipas ish-komandantit Kadri Kastrati, misioni i NATO-s \u00ebsht\u00eb \u00e7el\u00ebsi i stabilitetit n\u00eb Kosov\u00eb, porse buxheti i mbrojtjes duhet t\u00eb rritet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar sfidat e ardhshme.<\/p>\n<p>\u201cQeveria n\u00eb ardhje, kushdo q\u00eb ta formoj\u00eb, do t\u00eb duhej ta kishte nj\u00eb prej prioriteteve kryesore mbrojtjen dhe sigurin\u00eb. SHBA-ja dhe NATO-ja n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi kan\u00eb p\u00ebrcaktuar pragun prej 5% t\u00eb bruto prodhimit vendor p\u00ebr mbrojtje dhe siguri, p\u00ebr shkak t\u00eb situat\u00ebs globale. Ne jemi diku te 1.8% e bruto prodhimit vendor. Minimalisht do t\u00eb duhej ta kishim 5%\u201d, thot\u00eb Kastrati.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 n\u00eb FSK, ai thot\u00eb se duhet investuar edhe te Policia e Kosov\u00ebs, e cila aktualisht ka rreth 10.000 pjes\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb duhej t\u00eb rritej numri i tyre dhe t\u2019u rritej edhe kalibri i armatimit. Forcat e kufirit duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitura si\u00e7 jan\u00eb forcat p\u00ebr nd\u00ebrhyrje t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb Polcis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, sipas Kastratit.<\/p>\n<p>T\u00eb kontaktuar nga Radio Evropa e Lir\u00eb, zyrtar\u00eb t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes s\u00eb Kosov\u00ebs nuk zbuluan se sa ka shpenzuar Kosova k\u00ebt\u00eb vit p\u00ebr armatim.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb dh\u00ebn\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, ministri tani n\u00eb detyr\u00eb i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka th\u00ebn\u00eb se, n\u00eb kat\u00ebr vjet, Kosova ka shpenzuar mbi 269 milion\u00eb euro p\u00ebr blerje t\u00eb armatimit.<\/p>\n<p>E, sipas Institutit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb K\u00ebrkimeve p\u00ebr Paqen n\u00eb Stokholm (SIPRI), Kosova n\u00eb vitin 2024 ka ndar\u00eb rreth 162 milion\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr mbrojtjen, nd\u00ebrsa Serbia rreth 2.2 miliard\u00eb.\/REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/10\/14\/zgjedhjet-lokale-ne-kosove-analiza-e-rel-drone-ne-qiell-tension-ne-toke\/\">Zgjedhjet lokale n\u00eb Kosov\u00eb, analiza e REL: Dron\u00eb n\u00eb qiell, tension n\u00eb tok\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrsa presidenti serb, Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7, p\u00ebrballet me protesta antiqeveritare n\u00eb Beograd, n\u00eb Prishtin\u00eb formimi i institucioneve t\u00eb reja zhargitet prej muajsh. Por, p\u00ebrtej krizave t\u00eb brendshme n\u00eb t\u00eb dyja vendet, retorika p\u00ebr sigurin\u00eb po b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb e ashp\u00ebr, duke ngritur pyetje p\u00ebr rrezikun real dhe p\u00ebrfituesit e mundsh\u00ebm. Jav\u00ebn e kaluar, presidentja e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-46313","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46313","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=46313"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46313\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=46313"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=46313"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=46313"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}