{"id":46310,"date":"2025-10-14T10:48:15","date_gmt":"2025-10-14T10:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/14\/ju-flet-aleksandar-vucic-komandanti-suprem-i-teorive-te-komplotit\/"},"modified":"2025-10-14T10:48:15","modified_gmt":"2025-10-14T10:48:15","slug":"ju-flet-aleksandar-vucic-komandanti-suprem-i-teorive-te-komplotit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/14\/ju-flet-aleksandar-vucic-komandanti-suprem-i-teorive-te-komplotit\/","title":{"rendered":"Ju flet Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7, komandanti suprem i teorive t\u00eb komplotit"},"content":{"rendered":"<p>Nga Enver Robelli<\/p>\n<p>2:29:24. Dy or\u00eb e nj\u00ebzet e n\u00ebnt\u00eb minuta e nj\u00ebzet e kat\u00ebr sekonda. Kaq koh\u00eb t\u00eb jet\u00ebs m\u2019i mori shikimi i nj\u00eb interviste t\u00eb presidentit t\u00eb Serbis\u00eb Aleksandar Vu\u00e7iq. Ai jo rast\u00ebsisht zgjodhi mbr\u00ebmjen e 5 tetorit p\u00ebr t\u2019u shfaqur n\u00eb studion e televizionit t\u00eb tij t\u00eb preferuar, Pink. <\/p>\n<p>M\u00eb 5 tetor 2000, 25 vjet m\u00eb par\u00eb, pra para nj\u00eb \u00e7erekshekulli, n\u00ebp\u00ebrmjet imitimit t\u00eb nj\u00eb revolucioni nga opozita e at\u00ebhershme u larguan nga pushteti diktatori serb Sllobodan Millosheviq, partia e tij e ashtuquajtur socialiste dhe Partia Radikale e Vojisllav Sheshelit dhe Aleksandar Vu\u00e7iqit.<\/p>\n<p>25 vjet jan\u00eb nj\u00eb koh\u00eb e gjat\u00eb dhe e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar di\u00e7ka nga gabimet. Te Vu\u00e7iqi duket se ka ndodhur e kund\u00ebrta. Ai nuk pendohet p\u00ebr krimet e regjimit t\u00eb Millosheviqit, t\u00eb cilin e ka mb\u00ebshtetur jo vet\u00ebm me retorik\u00eb. P\u00ebrkundrazi.<\/p>\n<p>N\u00eb studion e televizionit Pink, n\u00eb prani t\u00eb nj\u00eb \u201cgazetareje\u201d, e cila i b\u00ebnte pyetje t\u00eb mb\u00ebshtjella me pambuk, Vu\u00e7iqi tha: \u201cUn\u00eb kurr\u00eb s\u2019do ta analizoja ve\u00e7mas at\u00eb dit\u00eb (5 tetorin e vitit 2000) dhe \u00e7far\u00eb ndodhi aty. Shum\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb \u00e7far\u00eb ndodhi pas k\u00ebsaj, cili ishte rezultati q\u00eb pasoi, dhe rezultati ishte se kryesisht u sh\u00ebrbyem interesave t\u00eb huaja, duke b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn e pist\u00eb q\u00eb ata na k\u00ebrkonin. Ia dor\u00ebzuam Tribunalit t\u00eb Hag\u00ebs presidentin e Serbis\u00eb (e ka fjal\u00ebn p\u00ebr Millosheviqin, v.j.), \u00e7far\u00ebdo q\u00eb t\u00eb mendoj un\u00eb p\u00ebr t\u00eb \u2013 dhe k\u00ebt\u00eb n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb, n\u00eb Vidovdan. Ia dor\u00ebzuam edhe shum\u00eb serb\u00eb t\u00eb tjer\u00eb si mace n\u00eb thes, ndonj\u00ebher\u00eb duke i kaluar pik\u00ebrisht ashtu nga ana tjet\u00ebr e Drin\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb an\u00eb, duke menduar se do t\u00eb fitonim edhe nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb pushtet, ose ata q\u00eb ishin n\u00eb pushtet. Nd\u00ebrkoh\u00eb, fillimisht pat\u00ebm rr\u00ebnimin e shtetit federal n\u00eb nj\u00eb bashkim shtetesh, n\u00eb nj\u00eb konfederat\u00eb, de fakto t\u00eb Serbis\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi. Pastaj Mali i Zi shkoi n\u00eb referendum n\u00eb vitin 2006, pa qen\u00eb ne as t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se \u00e7far\u00eb po ndodhte, gj\u00eb q\u00eb ishte parakusht p\u00ebr shk\u00ebputjen e Kosov\u00ebs, dhe at\u00eb vendim e mor\u00ebn n\u00eb vitin 2008\u201d.<\/p>\n<p>Dometh\u00ebn\u00eb: arrestimi i disa kriminel\u00ebve t\u00eb luft\u00ebs definohet nga Vu\u00e7iqi si akt tradhtie komb\u00ebtare. Liria e popujve t\u00eb tjer\u00eb (malazez\u00ebve, kosovar\u00ebve) shihet si komplot per\u00ebndimor. Si lexues, d\u00ebgjues a gazetar mund t\u00eb mllefosesh me k\u00ebt\u00eb interpretim t\u00eb historis\u00eb nga presidenti serb, por nga ana tjet\u00ebr k\u00ebso deklaratash p\u00ebrmbajn\u00eb edhe nj\u00eb doz\u00eb bizare arg\u00ebtimi.<\/p>\n<p>Kjo v\u00ebrehet kur Vu\u00e7iq flet p\u00ebr Millosheviqin, t\u00eb cilit ia adhuron k\u00ebmb\u00ebnguljen, karizmin dhe diksionin. Pastaj pyet se p\u00ebrse udh\u00ebheqja e at\u00ebhershme n\u00eb Beograd nuk u dha fund bombardimeve t\u00eb NATO-s \u201cn\u00eb dit\u00ebn e dhjet\u00eb ose t\u00eb pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb\u201d. Si propagandist i sprovuar thot\u00eb se ndoshta do t\u00eb vepronte si Millosheviqi, pra nuk do t\u00eb dor\u00ebzohej, mandej shton: \u201c\u2026m\u00eb duket se do ta kisha nd\u00ebrprer\u00eb (bombardimin e NATO-s) pak m\u00eb her\u00ebt, nuk e di\u201d.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha intervistat e Vu\u00e7iqit p\u00ebrmbajn\u00eb teori konspiracioni, por kur ato zgjasin gati 3 or\u00eb, at\u00ebher\u00eb ke \u00e7far\u00eb t\u00eb d\u00ebgjosh. Pak dit\u00eb para monologut t\u00eb Vu\u00e7iqit n\u00eb Pink ishte b\u00ebr\u00eb me dije se Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb kishte t\u00ebrhequr em\u00ebrimin e serbo-amerikanit Mark B\u00ebrnoviq n\u00eb postin e ambasadorit t\u00eb SHBA-s\u00eb n\u00eb Beograd. N\u00eb pyetjen se si e shpjegon k\u00ebt\u00eb zhvillim, Vu\u00e7iqi tha: \u201cAshtu si\u00e7 e ka shpjeguar zoti B\u00ebrnoviq. Nuk mund t\u00eb duronin q\u00eb ndikimi serb t\u00eb forcohej kaq shum\u00eb. Mos harroni, un\u00eb kam folur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb disa her\u00eb (\u2026). Na ka d\u00ebmtuar m\u00eb s\u00eb shumti ajo Lidhja e Tret\u00eb e Prizrenit, e formuar n\u00eb New York n\u00eb vitin 1946. Ai lobi \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht i fuqish\u00ebm n\u00eb Brooklyn, n\u00eb Manhattan, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb New Yorkun, por edhe n\u00eb Washington, dhe ata b\u00ebn\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb kjo t\u00eb mos ndodhte, sepse ndikimi i Mark B\u00ebrnoviqit do t\u00eb ishte i madh jo vet\u00ebm n\u00eb Beograd, por edhe n\u00eb Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00eb, Mal t\u00eb Zi, kudo, dhe ata e parandaluan k\u00ebt\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ata! Dihet kush jan\u00eb ata: shqiptar\u00ebt. Ata q\u00eb m\u00eb 1946 e kan\u00eb themeluar nj\u00eb organizat\u00eb n\u00eb New York, e cila m\u00eb 2025, pra 79 vjet m\u00eb von\u00eb, pengon em\u00ebrimin e nj\u00eb ambasadori amerikan me origjin\u00eb serbe n\u00eb Beograd. Sipas k\u00ebsaj fabule, Donald Trumpi na qenk\u00ebsh vet\u00ebm nj\u00eb marionet\u00eb e Lidhjes s\u00eb Tret\u00eb t\u00eb Prizrenit. Nga nj\u00ebra an\u00eb kjo marr\u00ebzi \u00ebsht\u00eb zbavit\u00ebse, nga ana tjet\u00ebr shitet mir\u00eb n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri, s\u00eb cil\u00ebs p\u00ebrher\u00eb i servohen me sukses teori komploti.<\/p>\n<p>Nganj\u00ebher\u00eb Vu\u00e7iqi e nis analiz\u00ebn e tij p\u00ebr nj\u00eb problem me nj\u00eb teori komploti p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb aty ku i dhemb. N\u00eb intervist\u00ebn e 5 tetorit ai e akuzoi Gjermanin\u00eb se e ka hedhur n\u00eb aj\u00ebr projektin \u201cBallkani i Hapur\u201d, i cili qe mb\u00ebshtetur me vrull nga Vu\u00e7iqi, Edi Rama dhe qeveria socialdemokrate maqedonase (me partnerin e saj shqiptar). Vu\u00e7iqi e nisi teorin\u00eb e radh\u00ebs t\u00eb komplotit me nj\u00eb pyetje sugjestive: \u201cKur keni d\u00ebgjuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit p\u00ebr nj\u00eb samit serioz t\u00eb Grupit t\u00eb Vishegradit?\u201d \u2013 dhe vazhdoi: \u201cDo t\u00eb d\u00ebgjoni tani pse. Nuk keni d\u00ebgjuar prej 5-6 vjet\u00ebsh, apo jo? Nd\u00ebrsa deri at\u00ebher\u00eb d\u00ebgjonit \u00e7do dit\u00eb. Sepse Grupi i Vishegradit po vendosej si nj\u00eb lloj kund\u00ebrpeshe e fuqis\u00eb gjermane. N\u00eb Evrop\u00eb, 60 milion\u00eb banor\u00eb, Polonia, \u00c7ekia, Sllovakia, Hungaria, ekonomi seriozisht n\u00eb rritje, forca ushtarake seriozisht t\u00eb forta e t\u00eb m\u00ebdha e k\u00ebshtu me radh\u00eb. Dhe papritur, fund. Fiala (e ka fjal\u00ebn p\u00ebr ardhjen n\u00eb pushtet t\u00eb kryeministrit \u00e7ek, Petr Fiala, i cili nd\u00ebrkoh\u00eb i ka humbur zgjedhjet), ndryshimi n\u00eb Poloni (qeveria e Donald Tusk, pas humbjes s\u00eb t\u00eb djatht\u00ebs agresive), pati ndryshime me Zuzana \u00c7aputov\u00ebn n\u00eb Sllovaki (nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb presidente, por as kjo e v\u00ebrtet\u00eb nuk i intereson Vu\u00e7iqit), s\u2019ka m\u00eb Grup t\u00eb Vishegradit. Mendoni se kjo ishte rast\u00ebsi? Sa koh\u00eb ka q\u00eb s\u2019keni d\u00ebgjuar p\u00ebr Ballkanin e Hapur? T\u00eb pakt\u00ebn dy, dy vjet e gjysm\u00eb, apo jo? P\u00ebr di\u00e7ka m\u00eb serioze. E nj\u00ebjta d\u00ebshir\u00eb e atyre q\u00eb vendosin p\u00ebr gjith\u00e7ka ka qen\u00eb q\u00eb t\u00eb mos ekzistojn\u00eb as Grupi i Vishegradit, as Ballkani i Hapur. Dhe t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb do t\u00eb thoshin \u2018Ballkani p\u00ebr ballkanasit\u2019, t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb do t\u00eb donin pak m\u00eb shum\u00eb pavar\u00ebsi, q\u00eb t\u00eb vendosin vet\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e tyre, jan\u00eb nd\u00ebshkuar\u201d.<\/p>\n<p>Sipas Vu\u00e7iqit, Grupin e Vishegradit e prishi Gjermania. Natyrisht q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rren\u00eb e presidentit serb. Ky grup shtetesh \u2013 Polonia, Hungaria, \u00c7ekia dhe Sllovakia \u2013 u p\u00ebr\u00e7a p\u00ebr shkak t\u00eb Ukrain\u00ebs. Varshava dhe Praga jan\u00eb dy kryeqytete q\u00eb p\u00ebrkrahin Kievin dhe kund\u00ebrshtojn\u00eb hegjemonin\u00eb dhe agresionin rus, nd\u00ebrsa kryeministri i Hungaris\u00eb, Viktor Orban, akuzohet se sillet si shef i kolon\u00ebs s\u00eb pest\u00eb t\u00eb Vlladimir Putinit brenda BE-s\u00eb, nd\u00ebrsa rolin e asistentit t\u00eb Orbanit e ka marr\u00eb kryeministri sllovak, Robert Fico.<\/p>\n<p>P\u00ebrralla p\u00ebr Grupin e Vishegradit i sh\u00ebrbeu Vu\u00e7iqit p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb aty ku e ka hallin: si dhe pse d\u00ebshtoi Ballkani i Hapur? Gjermania, sipas tij, e bllokoi k\u00ebt\u00eb projekt, i cili k\u00ebrkonte q\u00eb \u201cBallkani t\u00eb jet\u00eb i ballkanasve\u201d \u2013 dhe m\u00eb i pavarur p\u00ebr t\u00eb vendosur p\u00ebr t\u00eb ardhmen e vet. P\u00ebr cil\u00ebn t\u00eb ardhme flet presidenti serb? Vu\u00e7iq nuk e thot\u00eb hapur, por ka diplomat\u00eb t\u00eb disa vendeve t\u00eb BE-s\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb bindur se nj\u00eb nd\u00ebr projektet kryesore t\u00eb Ballkanit t\u00eb Hapur ka qen\u00eb ndarja e Kosov\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb Vu\u00e7iqi e sulmon Gjermanin\u00eb, nj\u00eb shtet q\u00eb ka qen\u00eb kund\u00ebr ndarjes s\u00eb Kosov\u00ebs, sepse e b\u00ebri t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm Ballkanin e Hapur dhe e themeloi Procesin e Berlinit, ku Kosova trajtohet si shtet. N\u00eb mendjen e Vu\u00e7iqit, Procesi i Berlinit \u00ebsht\u00eb nd\u00ebshkimi gjerman i atyre politikan\u00ebve n\u00eb Ballkan, t\u00eb cil\u00ebt d\u00ebshironin t\u00eb ishin \u201ct\u00eb pavarur\u201d dhe t\u00eb merrnin vendime pa nd\u00ebrhyrjen e BE-s\u00eb dhe sidomos t\u00eb Berlinit.<\/p>\n<p>Parulla \u201cBallkani ballkanasve\u201d \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb thirrje p\u00ebr dominimin e Serbis\u00eb mbi popujt e Ballkanit. Kur n\u00eb fillim t\u00eb qershorit 2022 u mbajt n\u00eb Oh\u00ebr nj\u00eb samit i t\u00eb ashtuquajturit Ballkan i Hapur (me presidentin serb, kryeministrin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe at\u00eb t\u00eb Shkupit), mediat n\u00ebn kontrollin e Vu\u00e7iqit ishin plot e p\u00ebrplot me tituj bombastik\u00eb. M\u00eb 9 qershor 2022, \u201cInformer\u201d b\u00ebri thirrje: \u201cBallkani p\u00ebr ballkanasit\u201d. \u201cVe\u00e7ernje novosti\u201d brohorit\u00ebn: \u201cBallkani duhet t\u2019u p\u00ebrkas\u00eb ballkanasve\u201d, nd\u00ebrsa \u201cBlic\u201d klithi: \u201cBallkani duhet t\u2019u p\u00ebrkas\u00eb popujve ballkanik\u00eb\u201d. K\u00ebta tituj ishin n\u00eb frym\u00ebn e ambicies serbomadhe n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Dhe kjo e ka baz\u00ebn edhe n\u00eb historin\u00eb e hershme t\u00eb shekullit t\u00eb 20-t\u00eb, si\u00e7 d\u00ebshmon ky koment nga gazeta \u201cPolitika\u201d e Beogradit, botuar para m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekade: \u201cM\u00ebsimi dhe mesazhi i Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Ballkanike \u00ebsht\u00eb se ushtria e nj\u00eb populli t\u00eb vog\u00ebl dhe t\u00eb varf\u00ebr mund t\u00eb \u00e7liroj\u00eb vetveten dhe t\u00eb tjer\u00ebt n\u00ebse ka mjaftuesh\u00ebm besim dhe shpres\u00eb. Fitorja n\u00eb Kumanov\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn u mund ushtria turke dhe u \u00e7lirua Kosova pas shekujve t\u00eb pushtimit osman, \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht shembull i asaj se gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb e mundur kur ekziston besim n\u00eb nj\u00eb kauz\u00eb t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb i shtyn individ\u00ebt dhe popujt. Pasoj\u00eb e k\u00ebtij heroizmi t\u00eb Serbis\u00eb ishte \u00e7lirimi i nj\u00eb pjese t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Ballkanit, gj\u00eb q\u00eb u p\u00ebrmbyll gjat\u00eb marshimit fitimtar t\u00eb ushtris\u00eb serbe nga Selaniku deri tek Alpet. At\u00ebher\u00eb parulla kryesore ishte \u2018Ballkani p\u00ebr ballkanasit\u2019, q\u00eb do t\u00eb thoshte se popujt ballkanik\u00eb d\u00ebshironin fundin e okupimit t\u00eb huaj ose t\u00eb hegjemonis\u00eb s\u00eb fuqive t\u00eb m\u00ebdha\u201d.<\/p>\n<p>Intervista e Vu\u00e7iqit n\u00eb televizionin Pink, m\u00eb 5 tetor, p\u00ebrmban edhe shum\u00eb hithra t\u00eb tjer\u00eb retorik\u00eb dhe propagandistik\u00eb, por num\u00ebrimi dhe trajtimi i t\u00eb gjithave do t\u00eb shp\u00ebrthenin korniz\u00ebn e nj\u00eb teksti n\u00eb gazet\u00eb.<\/p>\n<p>Slogani \u201cBallkani p\u00ebr ballkanasit\u201d m\u00eb kujtoi nj\u00eb ndodhi nga vitet \u201990, kur dikush shkroi n\u00eb post\u00ebn e Sarajev\u00ebs: \u201cKjo \u00ebsht\u00eb Serbi\u201d. Pastaj dikush tjet\u00ebr n\u00ebn k\u00ebt\u00eb shkarravin\u00eb u kund\u00ebrp\u00ebrgjigj: \u201cKjo \u00ebsht\u00eb posta, budalla!\u201d N\u00eb nj\u00eb mur n\u00eb Beograd po n\u00eb ato vite ishte shkruar: \u201cSerbia p\u00ebr serb\u00ebt\u201d. N\u00eb at\u00eb Serbi t\u00eb tjer\u00ebt duhej zhdukur, ky ishte mesazhi. Ishte gjendur nj\u00eb i urt\u00eb me humor n\u00eb ato vite t\u00eb err\u00ebta dhe me boj\u00eb t\u00eb kuqe kishte shkruar: \u201cBregu i Fildisht\u00eb p\u00ebr elefant\u00ebt\u201d. Nganj\u00ebher\u00eb dy or\u00eb e nj\u00ebzet e n\u00ebnt\u00eb minuta e nj\u00ebzet e kat\u00ebr sekonda nuk jan\u00eb koh\u00eb krejt\u00ebsisht e humbur.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/10\/ju-flet-aleksandar-vucic-komandanti-suprem-i-teorive-te-komplotit\/\">Ju flet Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7, komandanti suprem i teorive t\u00eb komplotit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Enver Robelli 2:29:24. Dy or\u00eb e nj\u00ebzet e n\u00ebnt\u00eb minuta e nj\u00ebzet e kat\u00ebr sekonda. Kaq koh\u00eb t\u00eb jet\u00ebs m\u2019i mori shikimi i nj\u00eb interviste t\u00eb presidentit t\u00eb Serbis\u00eb Aleksandar Vu\u00e7iq. Ai jo rast\u00ebsisht zgjodhi mbr\u00ebmjen e 5 tetorit p\u00ebr t\u2019u shfaqur n\u00eb studion e televizionit t\u00eb tij t\u00eb preferuar, Pink. M\u00eb 5 tetor [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-46310","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46310","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=46310"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46310\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=46310"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=46310"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=46310"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}