{"id":46305,"date":"2025-10-14T10:48:14","date_gmt":"2025-10-14T10:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/14\/presidenti-duka-kombetarja-arriti-nje-fitore-historike-nuk-e-dua-perballjen-me-kosoven-ne-play-off\/"},"modified":"2025-10-14T10:48:14","modified_gmt":"2025-10-14T10:48:14","slug":"presidenti-duka-kombetarja-arriti-nje-fitore-historike-nuk-e-dua-perballjen-me-kosoven-ne-play-off","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/14\/presidenti-duka-kombetarja-arriti-nje-fitore-historike-nuk-e-dua-perballjen-me-kosoven-ne-play-off\/","title":{"rendered":"Presidenti Duka: Komb\u00ebtarja arriti nj\u00eb fitore historike, nuk e dua p\u00ebrballjen me Kosov\u00ebn n\u00eb Play-Off\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Presidenti i Federat\u00ebs s\u00eb Futbollit, Armand Duka, dha nj\u00eb intervist\u00eb n\u00eb emisionin \u201cOpinion\u201d n\u00eb TV Klan, me gazetarin Blendi Fevziu, ku foli p\u00ebr fitoren historike ndaj Serbis\u00eb, rrug\u00ebtimin e Komb\u00ebtares drejt Bot\u00ebrorit 2026 dhe ndeshjen miq\u00ebsore t\u00eb sotme ndaj Jordanis\u00eb n\u00eb \u201cAir Albania\u201d.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb intervist\u00ebs, Presidenti Duka ndau detaje mbi organizimin e ndeshjes n\u00eb Serbi, reagimin e drejtuesve t\u00eb federat\u00ebs serbe pas p\u00ebrfundimit t\u00eb takimit, si dhe sqaroi situat\u00ebn e kartonit t\u00eb verdh\u00eb ndaj sulmuesit Rey Manaj.<\/p>\n<p>Kreu i qeveris\u00eb s\u00eb futbollit shqiptar theksoi se fitorja ndaj Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moment i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr futbollin shqiptar, por shtoi se ekipi duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb me p\u00ebrqendrim maksimal drejt ndeshjeve t\u00eb radh\u00ebs, me objektivin p\u00ebr t\u00eb siguruar faz\u00ebn play-off dhe p\u00ebr t\u00eb luftuar deri n\u00eb fund p\u00ebr Kup\u00ebn e Bot\u00ebs 2026.<\/p>\n<p><strong>INTERVISTA E PLOT\u00cb:<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb than\u00eb drejtuesit e Federat\u00ebs Serbe n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb ndeshjes?<\/strong>\u00a0\u2013 Kur m\u00eb thua q\u00eb mbaroi nj\u00eb kapitull dhe jemi n\u00eb gar\u00eb, m\u00eb duket sikur kjo ishte nj\u00eb gj\u00eb shum\u00eb e leht\u00eb dhe do ta arrinim, q\u00eb do t\u00eb fitonim me Serbin\u00eb dhe duhet t\u00eb mendojm\u00eb m\u00eb tej. Ka nga ato q\u00eb mendojn\u00eb q\u00eb mjafton q\u00eb fituam me Serbin\u00eb dhe nuk duam t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb Bot\u00ebror. Por, faktikisht, ne duam t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb Bot\u00ebror, duam shum\u00eb. Por edhe ato q\u00eb e kan\u00eb th\u00ebn\u00eb, e kan\u00eb th\u00ebn\u00eb n\u00eb momente emocionale. Tani ne duhet t\u00eb vazhdojm\u00eb dhe t\u00eb shohim p\u00ebrpara. Un\u00eb kam biseduar me drejtuesit e federat\u00ebs dhe me ish-trajnerin e Serbis\u00eb, i cili m\u00eb tha q\u00eb ju e merituat dhe nuk ka asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq, sepse ne nuk meritonim t\u00eb fitonim. Ishin t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb u paraqit n\u00eb fush\u00eb, q\u00eb ekipi yn\u00eb i meritoi tre pik\u00ebt n\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebndv\u00ebshtrimet. Futbolli k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Po Presidenti i Federat\u00ebs Serbe?<\/strong>\u00a0\u2013 Padyshim q\u00eb u m\u00ebrzit. Un\u00eb nuk besoj q\u00eb ka ndonj\u00eb tifoz q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00ebrzitur nga ata q\u00eb mb\u00ebshtesin Serbin\u00eb, dhe aq m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb drejtues federate, apo nj\u00eb legjend\u00eb e futbollit ish-Jugosllavis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>A jeni i k\u00ebnaqur me organizimin e ndeshjes?<\/strong>\u00a0\u2013 Ne na u krijuan kushte optimale loje n\u00eb udh\u00ebtim. Nuk pat\u00ebm asnj\u00eb lloj shqet\u00ebsimi. Pat\u00ebm nj\u00eb pritje shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb, q\u00eb nga momenti q\u00eb arrit\u00ebm n\u00eb aeroport. Rall\u00eb her\u00eb q\u00eb t\u00eb lejojn\u00eb autobusin q\u00eb t\u00eb vij\u00eb q\u00eb te dera e avionit. Nuk kishim asnj\u00eb problem trafiku, asnj\u00eb kontroll. Nuk kishim probleme n\u00eb hotel, kishim akomodim fantastik. Kishim kushte loje n\u00eb stadium. Mendoj q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb maksimale p\u00ebr ta organizuar mir\u00eb ndeshjen. I kam fal\u00ebnderuar p\u00ebr organizimin pas loj\u00ebs dhe i fal\u00ebnderoj p\u00ebrs\u00ebri publikisht p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb organizimin dhe kushtet m\u00eb t\u00eb mira. Padyshim q\u00eb n\u00eb stadium kishte thirrje n\u00eb gjuh\u00ebn e tyre q\u00eb ishin t\u00eb pap\u00eblqyeshme p\u00ebr ne, por nj\u00eb Federat\u00eb nuk mund t\u00eb ndaloj\u00eb goj\u00ebn e spektator\u00ebve. D\u00ebnimet jan\u00eb pjes\u00eb e komisioneve t\u00eb disiplin\u00ebs. Nga pik\u00ebpamja organizative, un\u00eb mendoj q\u00eb ishte nj\u00eb organizim perfekt. Kishim kushte loje fantastike, futbollist\u00ebt u ndjen\u00eb mir\u00eb, u akomoduan mir\u00eb dhe dhan\u00eb maksimumin n\u00eb fush\u00eb. Komisioni i disiplin\u00ebs, padyshim q\u00eb fishk\u00ebllimi i himnit t\u00eb ekipit vizitor \u00ebsht\u00eb i ndaluar dhe penalizohet. Apo qoft\u00eb thirrje t\u00eb tjera, thirrje politike apo thirrje nacionaliste, penalizohen.<\/p>\n<p><strong>Kartoni i verdh\u00eb i Manajt?<\/strong>\u2013 Nuk t\u00eb jep njeri karton\u00eb t\u00eb verdh\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si feston, e aq m\u00eb shum\u00eb kur ti feston me simbolet e tua nacionale. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201cidiot\u00ebsi\u201d q\u00eb e kam d\u00ebgjuar, sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb g\u00ebzimi, e pazakont\u00eb, q\u00eb Shqip\u00ebria arrin nj\u00eb fitore t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe t\u00eb gjith\u00eb tani duan t\u00eb marrin nj\u00eb lloj protagonizmi, qoft\u00eb edhe n\u00ebp\u00ebrmjet termave nacionaliste. Nuk ka asnj\u00eb lidhje me festimin e Manajt. Festimi ishte pran\u00eb pankin\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebshkuar. Vet\u00eb futbollist\u00ebt m\u00eb than\u00eb q\u00eb futbollist\u00ebt e Serbis\u00eb u soll\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb korrekte dhe nuk l\u00ebviz\u00ebn nga pankina. Por vajtja atje krijon nj\u00eb lloj incidenti.<\/p>\n<p>Arbitri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt. Ka gjykuar finalen e Champions League, PSG \u2013 Inter, apo ka arbitruar edhe n\u00eb \u201cAir Albania\u201d finalen e Conference League, Roma \u2013 Feyenoord. Ndeshja nuk besoj q\u00eb kishte ndonj\u00eb gj\u00eb q\u00eb t\u00eb mbetej e diskutueshme. Ishte nj\u00eb ndeshje korrekte, sportive, nj\u00eb sjellje shum\u00eb e mir\u00eb e futbollist\u00ebve t\u00eb dy skuadrave. Nuk kishte shum\u00eb momente p\u00ebr t\u00eb diskutuar, nuk kishte asnj\u00eb moment p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb VAR-i, pra nuk mund t\u00eb diskutohet p\u00ebr arbitrimin.<\/p>\n<p>Duke u shqet\u00ebsuar nga k\u00ebto komente, kemi k\u00ebrkuar nj\u00eb interpretim se pse u dha kartoni i verdh\u00eb dhe na \u00ebsht\u00eb sqaruar q\u00eb kartoni i verdh\u00eb \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr vendin ku u festua, sepse provokon futbollist\u00ebt e ekipit tjet\u00ebr. Futbollist\u00ebt tan\u00eb festojn\u00eb me shqiponj\u00eb kudo q\u00eb luajn\u00eb dhe nuk mund t\u00eb penalizohet ky simbol. Nuk ka asnj\u00eb lidhje.<\/p>\n\n<p><strong>A besoje te rezultati pozitiv n\u00eb Serbi?<\/strong>\u00a0\u2013 Asnj\u00eb nga ne nuk mund t\u00eb thot\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria sa her\u00eb t\u00eb luaj\u00eb me Serbin\u00eb fiton, as t\u00eb anasjellt\u00ebn q\u00eb humb. Por ne sot i kemi t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb. Kemi nj\u00eb skuad\u00ebr t\u00eb nivelit t\u00eb k\u00ebnaqsh\u00ebm, mbi mesataren. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin nivel \u00ebsht\u00eb edhe ekipi i Serbis\u00eb. T\u00eb tre rezultatet jan\u00eb brenda. Ne kemi pasur besim sepse kemi menduar q\u00eb ekipi serb do t\u00eb kishte m\u00eb shum\u00eb presion, p\u00ebr arsye t\u00eb shum\u00eb situatave q\u00eb jan\u00eb atje. At\u00eb ndeshje do ta fitonte ai ekip q\u00eb ishte m\u00eb i qet\u00eb, m\u00eb i past\u00ebr mend\u00ebrisht, dhe besoj se tan\u00ebt e b\u00ebn\u00eb m\u00eb mir\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb fundit, n\u00eb futboll duhet edhe pak fat. N\u00ebse Serbia do t\u00eb kishte sh\u00ebnuar nj\u00eb rast q\u00eb kishte n\u00eb pjes\u00ebn e par\u00eb, gj\u00ebrat mund t\u00eb shkonin ndryshe. Ose n\u00ebse Bajrami do t\u00eb sh\u00ebnonte, do t\u00eb ishte 2-0.<\/p>\n<p><strong>Ekipi e kontrolloi loj\u00ebn ndaj Serbis\u00eb.<\/strong>\u00a0\u2013 E kemi th\u00ebn\u00eb edhe pas ndeshjes q\u00eb ne nuk e kemi vendosur n\u00eb dilem\u00eb rezultatin. E kemi menaxhuar shum\u00eb mir\u00eb, n\u00ebse t\u00eb kujtohen minutat e loj\u00ebs. Nga e 80-ta n\u00eb t\u00eb 86-\u00ebn, topi ka qen\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e serb\u00ebve dhe jo n\u00eb ton\u00ebn. Vet\u00ebm n\u00eb shtes\u00ebn e loj\u00ebs topi ka ardhur n\u00eb fush\u00ebn ton\u00eb, q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb krijuar ndonj\u00eb aksion. Rasti i Bajramit ishte fantastik p\u00ebr ne. I thash\u00eb Bajramit q\u00eb mos u m\u00ebrzit, sepse ky \u00ebsht\u00eb futbolli. Edhe Manajt t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb i kam th\u00ebn\u00eb, pasi humbi penalltin\u00eb k\u00ebtu. E kam p\u00ebrqafuar shum\u00eb, dhe jo vet\u00ebm un\u00eb, por t\u00eb gjith\u00eb ne q\u00eb kemi qen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb dhomat e zhveshjes, sepse na dha nj\u00eb g\u00ebzim t\u00eb papar\u00eb. Ata t\u00eb stadiumit na kan\u00eb \u00e7uar nj\u00eb let\u00ebr me t\u00eb gjitha d\u00ebmet q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb, \u00ebsht\u00eb edhe ajo e tavanit. Po, na i kan\u00eb \u00e7uar, na i kan\u00eb evidentuar dhe padyshim q\u00eb jemi t\u00eb gatsh\u00ebm q\u00eb t\u2019i \u00e7\u2019d\u00ebmtojm\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Komenti i Presidentit t\u00eb Serbis\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria ka nj\u00eb ekip shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb?<\/strong>\u00a0\u2013 Nuk e di se sa v\u00ebrtet kupton Presidenti i Serbis\u00eb nga futbolli. Por n\u00ebse ka th\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu, ka qen\u00eb objektiv, sepse n\u00eb nj\u00eb lloj m\u00ebnyre ka konfirmuar at\u00eb q\u00eb un\u00eb thash\u00eb, q\u00eb ne jemi ekipe pak a shum\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin nivel.<\/p>\n<p><strong>Serbia n\u00eb let\u00ebr ishte shum\u00eb m\u00eb e fort\u00eb se ne?<\/strong>\u00a0\u2013 Po, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Ka disa futbollist\u00eb me vlera t\u00eb m\u00ebdha kartoni, por n\u00eb nj\u00eb lloj m\u00ebnyre, yje n\u00eb r\u00ebnie.<\/p>\n<p><strong>Po Shqip\u00ebria, a ka yje n\u00eb rritje? Pse duket sikur Komb\u00ebtarja nuk ka stabilitet?<\/strong>\u00a0\u2013 Un\u00eb mendoj q\u00eb ne kemi yje. Por varet se p\u00ebr \u00e7far\u00eb yjesh b\u00ebhet fjal\u00eb. Ne superyje si Messi, Ronaldo apo Lamine Yamal nuk kemi, por yje kemi. Futbollist\u00eb q\u00eb luajn\u00eb n\u00eb kompeticione t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, q\u00eb luajn\u00eb n\u00eb kompeticione europiane, Champions League, Europa League. Pothuajse 70-80% e skuadr\u00ebs ton\u00eb jan\u00eb lojtar\u00eb q\u00eb luajn\u00eb n\u00eb kompeticione europiane. Kemi yje, nuk kemi superyje. T\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb skuad\u00ebr t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb mendoj q\u00eb avantazhi jon\u00eb \u00ebsht\u00eb fryma e grupit. Por \u00ebsht\u00eb edhe lidhja m\u00eb e madhe q\u00eb kemi ne me fanell\u00ebn dhe d\u00ebshira m\u00eb e madhe e futbollist\u00ebve tan\u00eb p\u00ebr t\u00eb luajtur me Komb\u00ebtaren. T\u00eb gjith\u00eb futbollist\u00ebt tan\u00eb e presin me shum\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi dat\u00ebn e grumbullimit, \u00a0q\u00eb t\u00eb jen\u00eb bashk\u00eb dhe t\u00eb luajn\u00eb p\u00ebr Komb\u00ebtaren, gj\u00eb q\u00eb nuk ndodh n\u00eb t\u00eb gjitha komb\u00ebtaret europiane.<\/p>\n<p><strong>Premio pas ndeshjes me Serbin\u00eb?<\/strong>\u00a0\u2013 N\u00eb ato momente g\u00ebzimi nuk ka lidhje q\u00eb t\u00eb diskutosh p\u00ebr lek\u00eb. Por dikush aty po thoshte: \u201cSa lek\u00eb do t\u00eb jet\u00eb premio e skuadr\u00ebs?\u201d Pik\u00ebrisht ishte nj\u00eb p\u00ebrgjigje e imja q\u00eb ky g\u00ebzim q\u00eb kemi marr\u00eb nuk shp\u00ebrblehet me lek\u00eb. U kam th\u00ebn\u00eb q\u00eb nuk mund t\u2019jua shp\u00ebrblej as me jet\u00ebn time. Premio, ekipi Komb\u00ebtar e ka t\u00eb p\u00ebrcaktuar p\u00ebr \u00e7do ndeshje. E ka t\u00eb p\u00ebrcaktuar p\u00ebr kualifikimin n\u00eb Bot\u00ebror dhe p\u00ebr \u00e7do rezultat.<\/p>\n<p>N\u00eb momente t\u00eb ve\u00e7anta, sipas r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb ndeshjes, vendosim ekstra premio. P\u00ebr publikun, ndeshja ndaj Letonis\u00eb ishte e leht\u00eb, por ishte nj\u00eb ndeshje q\u00eb mund t\u00eb na spostonte p\u00ebr t\u00eb shkuar m\u00eb tej dhe i kemi premtuar ekipit t\u00eb par\u00eb dyfish t\u00eb premios. N\u00ebse kualifikohemi n\u00eb Bot\u00ebror, do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb premio t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha qeverit\u00eb n\u00eb Europ\u00eb japin premio n\u00eb raste kualifikimesh apo fitore t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. E jona deri tani jo, por besoj q\u00eb pas Serbis\u00eb po. N\u00eb raste t\u00eb tjera, qeverit\u00eb shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb bonuse p\u00ebr Komb\u00ebtaren. Edhe ne shpresojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p><strong>Ndeshja me Jordanin\u00eb?<\/strong>\u00a0\u2013 V\u00ebrtet \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndeshje miq\u00ebsore me Jordanin\u00eb, kund\u00ebr nj\u00eb skuadre q\u00eb \u00ebsht\u00eb kualifikuar n\u00eb Bot\u00ebror. Por ndeshjet e ekipit Komb\u00ebtar jan\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. E para, sepse ti vesh fanell\u00ebn dhe p\u00ebrfaq\u00ebson vendin, qoft\u00eb edhe n\u00eb nj\u00eb ndeshje miq\u00ebsore. E dyta, sepse rezultatet e ndeshjeve miq\u00ebsore llogariten p\u00ebr renditjen e FIFA-s, q\u00eb ndikon n\u00eb shortet e ardhshme. Ka r\u00ebnd\u00ebsi sportive.<\/p>\n<p>Sot ndeshjet miq\u00ebsore, nga pik\u00ebpamja organizative, b\u00ebhen tamam n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat nivele dhe kushte si ato zyrtare, me delegat\u00eb nga UEFA. Vet\u00ebm se nuk ka pik\u00eb dhe nuk \u00ebsht\u00eb kualifikuese.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndeshje e mir\u00eb dhe e bukur p\u00ebr t\u2019u ndjekur, sepse \u00ebsht\u00eb dita m\u00eb e af\u00ebrt q\u00eb ne mund t\u00eb festojm\u00eb me ekipin at\u00eb sukses historik q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb me fitoren kund\u00ebr Serbis\u00eb. Ekipi jon\u00eb v\u00ebrtet arriti nj\u00eb fitore t\u00eb madhe. Madje tani na duket sikur ishte nj\u00eb gj\u00eb e leht\u00eb. Por tani fillon nj\u00eb rrug\u00ebtim akoma m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb, q\u00eb nga ndeshja me Andorr\u00ebn, ku ne na duhet t\u00eb marrim tre pik\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00ebse i marrim, pastaj mendoj q\u00eb jemi matematikisht n\u00eb play-off, me dy skuadra shum\u00eb t\u00eb forta. N\u00ebse Serbia do t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb pik\u00eb n\u00eb Angli dhe ne fitojm\u00eb me Andorr\u00ebn, matematikisht e kemi siguruar play-off-in. Shanset mbi 80% i kemi ne.<\/p>\n<p><strong>Kemi shanse me Anglin\u00eb, pasi pothuajse vjen e kualifikuar n\u00eb Tiran\u00eb?<\/strong>\u00a0\u2013 Ne kemi shanse me \u00e7do lloj skuadre, gjithmon\u00eb. Padyshim, duke mos harruar koefi\u00e7entin e v\u00ebshtir\u00ebsis\u00eb q\u00eb ka nj\u00eb kund\u00ebrshtar si Anglia, apo Gjermania, apo Franca. Shanset jan\u00eb, futbolli ky \u00ebsht\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eblloj si shum\u00eb sporte t\u00eb tjera, ku rezultati \u00ebsht\u00eb leht\u00ebsisht i parashikuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb faktor, q\u00eb duke qen\u00eb t\u00eb kualifikuar, ndoshta impenjimi nuk \u00ebsht\u00eb maksimal. Por realisht, Anglia ka kualitete shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe probabiliteti nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i madh p\u00ebr ta fituar ndeshjen. Por \u00ebsht\u00eb ndeshje p\u00ebr t\u2019u luajtur.<\/p>\n<p><strong>Ne jemi n\u00eb vazon e tret\u00eb t\u00eb play-off-it?<\/strong>\u00a0\u2013 Akoma nuk mund t\u00eb them se n\u00eb cil\u00ebn vazo jemi ne. Formula e play-off-it \u00ebsht\u00eb disi e koklavitur. Do t\u00eb renditen ekipet sipas pik\u00ebve q\u00eb do t\u00eb marrin n\u00eb kualifikuese, nga i pari deri te i 12-ti. Gjasht\u00eb t\u00eb parat jan\u00eb ekipe prit\u00ebse p\u00ebr play-off-in, gjasht\u00eb t\u00eb dyta jan\u00eb ekipe udh\u00ebtuese. Ne mund t\u00eb jemi prit\u00ebs, apo udh\u00ebtues n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb rezultateve. Do t\u00eb llogaritet duke hequr pik\u00ebt q\u00eb ka fituar me vendin e pest\u00eb, p\u00ebr grupet me pes\u00eb skuadra, sic jemi ne. Pra, pik\u00ebt e Andorr\u00ebs nuk na llogariten.<\/p>\n<p>Probabiliteti mbi 90% \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb jemi me 8 pik\u00eb n\u00eb renditjen p\u00ebrfundimtare. Jan\u00eb dy ndeshje teke, jo me ndeshje kthimi. N\u00ebse do t\u00eb jemi vendas, do t\u00eb luajm\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, ose udh\u00ebtues do t\u00eb luajm\u00eb jasht\u00eb. Fituesit e t\u00eb dy gjysm\u00ebfinaleve do t\u00eb luajn\u00eb nj\u00eb finale me short p\u00ebr vendin ku do t\u00eb luajn\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ekipet q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebt e mundsh\u00ebm?<\/strong>\u00a0\u2013 T\u00eb gjitha sajtet e Europ\u00ebs b\u00ebjn\u00eb kalkulime, probabilitete. Ka nj\u00eb lloj probabiliteti q\u00eb i pari n\u00eb renditje q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb kund\u00ebrshtari i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00c7ekia, i dyti Polonia, i treti Hungaria dhe Skocia. Nuk dihet se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb.<\/p>\n<p>Jan\u00eb t\u00eb gjitha ekipe t\u00eb mira. Nj\u00eb nga ekipet q\u00eb do t\u00eb renditet n\u00eb vendin e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe Italia, mund t\u00eb jet\u00eb Turqia, por edhe Kosova. N\u00eb \u00e7do ekip duam q\u00eb ta mundim, por Kosova duam q\u00eb t\u00eb p\u00ebrballet me ndonj\u00eb kund\u00ebrshtar tjet\u00ebr, q\u00eb t\u00eb dy ekipet t\u00eb jemi pretendente.<\/p>\n<p><strong>E mendon Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb Bot\u00ebror?<\/strong>\u00a0\u2013 Un\u00eb nuk mund t\u00eb them q\u00eb kemi ndonj\u00eb probabilitet shum\u00eb t\u00eb madh. E thash\u00eb q\u00eb dy ndeshjet e play-off-it jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira. Si\u00e7 ishte e v\u00ebshtir\u00eb edhe ndeshja ndaj Serbis\u00eb. Gjithmon\u00eb kualifikimi n\u00eb Bot\u00ebror \u00ebsht\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb, sepse shkojn\u00eb vet\u00ebm 16 skuadra, por ne kemi mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb fituar ndaj \u00e7do lloj kund\u00ebrshtari. Shanset jan\u00eb 50-50 me \u00e7do lloj kund\u00ebrshtari nga vendet e dyta, sipas meje.<\/p>\n<p><strong>Faza play-off zhvillohet n\u00eb fund t\u00eb marsit?<\/strong>\u00a0\u2013 Nga data 26 deri m\u00eb 31 mars. Do t\u00eb jemi me emocione deri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Edhe kjo \u00ebsht\u00eb gj\u00eb e bukur, sepse mund t\u00eb ishim jasht\u00eb gar\u00ebs sot n\u00ebse nuk do t\u00eb kishim nj\u00eb rezultat pozitiv n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb i the Silvinjos pas fitores?<\/strong>\u00a0\u2013 N\u00eb fakt nuk arrita t\u2019i them asgj\u00eb. Silvinjo ishte shum\u00eb i emocionuar. U mundova q\u00eb ta qet\u00ebsoj dhe ta p\u00ebrqafoj, ta p\u00ebrg\u00ebzoja p\u00ebr at\u00eb q\u00eb arrit\u00ebm. Ishte shum\u00eb i emocionuar. Edhe un\u00eb e di q\u00eb puna e trajnerit \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Kur kemi fituar me Greqin\u00eb, mbaj mend q\u00eb gazetar\u00ebt k\u00ebrkonin Briegel-in p\u00ebr konferenc\u00eb dhe nuk e gjenim n\u00eb asnj\u00eb vend. Ai ishte ulur n\u00eb nj\u00eb cep t\u00eb Qemal Staf\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr dhe ishte hutuar, nuk e dinte se ku ishte.<\/p>\n<p><strong>Morr\u00ebt urime nga politikan\u00ebt pas fitores me Serbin\u00eb?<\/strong>\u00a0\u2013 Kam marr\u00eb urime nga t\u00eb gjith\u00eb, nga t\u00eb gjitha krah\u00ebt e politik\u00ebs, nga drejtuesit e vendit. Nga t\u00eb gjitha fushat e jet\u00ebs, jo vet\u00ebm nga politika.<\/p>\n<p><strong>Mesazhi i fundit?<\/strong>\u00a0\u2013 Tani mbetet e v\u00ebshtir\u00eb. Ne duhet t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb nd\u00ebrrojm\u00eb dhe t\u00eb synojm\u00eb. Le t\u00eb presim ndeshjen me Andorr\u00ebn nj\u00ebher\u00eb, t\u00eb b\u00ebjm\u00eb mir\u00eb aty. Nuk duhet t\u00eb mendojm\u00eb q\u00eb e kemi kaluar. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb kund\u00ebrshtar shum\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb. N\u00ebse do t\u00eb shikosh ndeshjet e grupit ton\u00eb, Anglia ka fituar 5-0 ndaj Serbis\u00eb, ka fituar 2-0 me ne, nd\u00ebrsa me Andorr\u00ebn ka pasur v\u00ebshtir\u00ebsi deri n\u00eb momentin q\u00eb Andorra sh\u00ebnoi autogol. N\u00eb ndeshjen e fundit barazoi n\u00eb Letoni. Pra, e para ne duhet t\u00eb kalojm\u00eb Andorr\u00ebn, m\u00eb pas duhet t\u00eb mendojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb tjerat m\u00eb tej. Andorra \u00ebsht\u00eb \u00e7el\u00ebsi q\u00eb na d\u00ebrgon n\u00eb play-off.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/presidenti-duka-kombetarja-arriti-nje-fitore-historike-nuk-e-dua-perballjen-me-kosoven-ne-play-off\/\">Presidenti Duka: Komb\u00ebtarja arriti nj\u00eb fitore historike, nuk e dua p\u00ebrballjen me Kosov\u00ebn n\u00eb Play-Off\u2026<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti i Federat\u00ebs s\u00eb Futbollit, Armand Duka, dha nj\u00eb intervist\u00eb n\u00eb emisionin \u201cOpinion\u201d n\u00eb TV Klan, me gazetarin Blendi Fevziu, ku foli p\u00ebr fitoren historike ndaj Serbis\u00eb, rrug\u00ebtimin e Komb\u00ebtares drejt Bot\u00ebrorit 2026 dhe ndeshjen miq\u00ebsore t\u00eb sotme ndaj Jordanis\u00eb n\u00eb \u201cAir Albania\u201d. Gjat\u00eb intervist\u00ebs, Presidenti Duka ndau detaje mbi organizimin e ndeshjes n\u00eb Serbi, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-46305","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46305","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=46305"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46305\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=46305"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=46305"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=46305"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}