{"id":46274,"date":"2025-10-14T07:48:16","date_gmt":"2025-10-14T07:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/14\/tom-stefan-kishte-lidhje-me-enverin-duket-edhe-nga-fotot-ku-jane-bashke-por-miqesia-u-prish-kur-tomi-u-lidh-me-lulu-vrionin-deshmia-e-rralle-e-gazetarit-amerikan-qe-erd\/"},"modified":"2025-10-14T07:48:16","modified_gmt":"2025-10-14T07:48:16","slug":"tom-stefan-kishte-lidhje-me-enverin-duket-edhe-nga-fotot-ku-jane-bashke-por-miqesia-u-prish-kur-tomi-u-lidh-me-lulu-vrionin-deshmia-e-rralle-e-gazetarit-amerikan-qe-erd","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/14\/tom-stefan-kishte-lidhje-me-enverin-duket-edhe-nga-fotot-ku-jane-bashke-por-miqesia-u-prish-kur-tomi-u-lidh-me-lulu-vrionin-deshmia-e-rralle-e-gazetarit-amerikan-qe-erd\/","title":{"rendered":"\u201cTom Stefan kishte lidhje me Enverin, duket edhe nga fotot ku jan\u00eb bashk\u00eb, por miq\u00ebsia u prish, kur Tomi u lidh me Lulu Vrionin\u2026\u201d\/ D\u00ebshmia e rrall\u00eb e gazetarit amerikan, q\u00eb erdhi n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb \u201987-\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Nga ALDA BARDHYLI<\/p>\n<p>Gazetari i njohur i \u201cBoston Herald\u201d, rr\u00ebfen n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb k\u00ebrkimet e tij mbi OSS, misionin e fsheht\u00eb amerikan q\u00eb ka punuar gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore n\u00eb Shqip\u00ebri. Cili ishte q\u00ebllimi i OSS-s\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb? Lidhja e ngusht\u00eb e Enver Hoxh\u00ebs me kreun e k\u00ebtij sh\u00ebrbimi, Tom Stefan, dhe fati i tij pas mbarimit t\u00eb luft\u00ebs. Tashm\u00eb, kjo histori q\u00eb ka nxjerr\u00eb n\u00eb pah informacione sekrete si p\u00ebr pal\u00ebn amerikane, ashtu dhe at\u00eb shqiptare pritet t\u00eb konkretizohet n\u00eb nj\u00eb film me regji t\u00eb Sten Dragotit. Historia nuk e l\u00eb t\u00eb qet\u00eb dhe kur vendos t\u00eb b\u00ebj\u00eb sh\u00ebtitje mbr\u00ebmjeve n\u00eb bulevardin kryesor t\u00eb Tiran\u00ebs. Peter e di, se n\u00eb bulevardin ku p\u00ebrkrah tij kalojn\u00eb t\u00eb qet\u00eb njer\u00ebzit, dikur jan\u00eb varrosur ushtar\u00eb gjerman\u00eb, t\u00eb vrar\u00eb gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>N\u00eb udh\u00ebtimet e fundit q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, e ka pasur t\u00eb pamundur t\u00eb mos ndihet mes dy koh\u00ebrave. Asaj q\u00eb i shfaqet n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrfytyrimit q\u00eb i vjen nga arkivat e Nju Jorkut dhe asaj t\u00eb sotmes. Duket se koha e par\u00eb kusht\u00ebzon ende veprimet e tij. Nj\u00eb gazetar nuk duhet t\u2018u besoj\u00eb shum\u00eb p\u00ebrfytyrimeve, por Peter ndihet i pafuqish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb pas gjith\u00eb at\u00eb histori t\u00eb cil\u00ebn, e gjeti p\u00ebrmes nj\u00eb fotografie.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb gazetari i dyt\u00eb amerikan i \u201cBoston Herald\u201d, q\u00eb mb\u00ebrriti n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitin 1986. Q\u00eb nga ajo koh\u00eb e deri sot, teksa Peter pi ngadal\u00eb \u00e7aj n\u00eb nj\u00eb nga baret e kryeqytetit, shum\u00eb gj\u00ebra kan\u00eb ndryshuar n\u00eb lidhjen e tij me Shqip\u00ebrin\u00eb. Tashm\u00eb ai nuk \u00ebsht\u00eb thjesht gazetari i par\u00eb q\u00eb mundi t\u2018i raportonte Per\u00ebndimit, mbi at\u00eb \u00e7far\u00eb ndodhte me komunizmin n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Ballkanit, por dhe gazetari i par\u00eb, q\u00eb ka hedhur drit\u00eb mbi OSS (\u2018Organizata e Sh\u00ebrbimeve Strategjike\u2019 m\u00eb e fuqishmja n\u00eb bot\u00eb, ose ashtu si\u00e7 njihet sot CIA).<\/p>\n<p>Nisur nga nj\u00eb foto e nj\u00eb amerikani p\u00ebrkrah Enver Hoxh\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn e gjeti teksa rr\u00ebmonte p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr rinin\u00eb e diktatorit shqiptar, Peter u njoh me historin\u00eb e Tom Stefan, kreut t\u00eb OSS-s\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, nj\u00eb njeri q\u00eb kishte pasur nj\u00eb miq\u00ebsi t\u00eb ngusht\u00eb me Enver Hoxh\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb zbuluar m\u00eb pas gjith\u00eb jet\u00ebn e k\u00ebtij sh\u00ebrbimi n\u00eb vendin ton\u00eb. Libri i tij \u201cOSS n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d, i botuar vite m\u00eb par\u00eb, \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes n\u00eb SHBA-\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo pasi shum\u00eb njer\u00ebz nuk e dinin, se ky mision kishte operuar dhe n\u00eb nj\u00eb vend si Shqip\u00ebria, aq m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb ndihmonte Enver Hoxh\u00ebn, ish-liderin komunist, t\u00eb merrte pushtetin. M\u00eb posht\u00eb, Peter rr\u00ebfen n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb pun\u00ebn e tij p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr dhe cili ishte Tom Stefan, ky njeri jeta e t\u00eb cilit tashm\u00eb do t\u00eb ekranizohet n\u00eb nj\u00eb film nga regjisori Sten Dragoti.<\/p>\n<p>Z.Lukas, ju jeni gazetari i dyt\u00eb amerikan pas Harrison, q\u00eb keni mb\u00ebrritur n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitin 1986. Mund t\u00eb na tregoni di\u00e7ka m\u00eb tep\u00ebr mbi k\u00ebt\u00eb vizit\u00eb?<\/p>\n<p>PETER LUKAS: Sigurisht q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb e cila m\u00eb kujtohet mir\u00eb. Po udh\u00ebtoja drejt nj\u00eb vendi q\u00eb ishte shkelur vet\u00ebm nj\u00eb vit para meje, nga nj\u00eb tjet\u00ebr gazetar amerikan, i cili ndenji k\u00ebtu vet\u00ebm tri dit\u00eb. Nd\u00ebrsa un\u00eb isha i dyti, q\u00eb m\u00eb jepej nj\u00eb mund\u00ebsi e till\u00eb. Shqip\u00ebria e at\u00ebhershme ishte nj\u00eb shtet policor. T\u00eb dukej sikur po futeshe me k\u00ebmb\u00ebt e tua, n\u00eb nj\u00eb burg. Sapo zbrisje nga avioni q\u00eb te kontrollet e imt\u00ebsishme q\u00eb te gazetat, librat \u00e7do gj\u00eb sado e r\u00ebndomt\u00eb q\u00eb ti mund t\u00eb kishe me vete. Njer\u00ebzit q\u00eb t\u00eb shoq\u00ebronin, etj. Kur pash\u00eb aeroplanin q\u00eb u ngrit nga Aeroporti i Rinasit sot, duke m\u00eb l\u00ebn\u00eb mua k\u00ebtu, n\u00eb nj\u00eb moment mendova; \u201cpo un\u00eb \u00e7do t\u00eb b\u00ebj tani k\u00ebtu\u201d?<\/p>\n<p>Por dal\u00ebngadal\u00eb u m\u00ebsova. P\u00ebr nj\u00eb amerikan q\u00eb shkelte n\u00eb Shqip\u00ebri, vendi ishte n\u00eb nj\u00eb ndryshim t\u00eb madh. Ne ishim rritur ndryshe, pavar\u00ebsisht gjakut shqiptar. Askush nuk mund t\u00eb afrohej t\u00eb bisedonte me ty, student\u00ebt t\u00eb largoheshin, k\u00ebshtu q\u00eb duhet t\u00eb ishe i aft\u00eb ta perceptoje vet\u00eb situat\u00ebn dhe t\u2018i kuptoje dhe ato sjellje n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme t\u00eb njer\u00ebzve. Ishte nj\u00eb eksperienc\u00eb e re. Por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, kishte gj\u00ebra q\u00eb m\u00eb p\u00eblqenin, k\u00ebtu. P.sh., kur shikoje q\u00eb vendi ishte i past\u00ebr dhe familja ishte e fort\u00eb.<\/p>\n<p>Kuptohet se prostitucioni, droga, nuk njiheshin, pasi at\u00ebher\u00eb nuk kishte liri. Nd\u00ebrsa me ardhjen e liris\u00eb tashm\u00eb, k\u00ebto gj\u00ebra jan\u00eb t\u00eb pranishme k\u00ebtu, si n\u00eb \u00e7do vend tjet\u00ebr t\u00eb bot\u00ebs. Sigurisht q\u00eb e tashmja \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mir\u00eb. Por \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb problem liria, n\u00ebse ti nuk di ta menaxhosh at\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb sjell kriza t\u00eb ndryshme n\u00eb vendet q\u00eb sapo e marrin lirin\u00eb, pasi liri do t\u00eb thot\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi, q\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb mos i anashkalosh, por t\u2018i marr\u00ebsh n\u00eb konsiderat\u00eb.<\/p>\n<p>Keni botuar nj\u00eb lib\u00ebr mbi sh\u00ebrbimet e fshehta amerikane n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Si ran\u00eb n\u00eb gjurm\u00ebt e OSS?<\/p>\n<p>PETER LUKAS: Gjithnj\u00eb m\u00eb ka p\u00eblqyer t\u00eb b\u00ebja nj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr rinin\u00eb e Enver Hoxh\u00ebs. Por p\u00ebr shum\u00eb arsye, kjo ide e imja nuk u realizua. Por midis atyre k\u00ebrkimeve q\u00eb b\u00ebra n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr at\u00eb periudh\u00eb, ndesha me nj\u00eb fotografi t\u00eb b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb nj\u00eb parade m\u00eb 28-29 n\u00ebntor. N\u00eb fotografi ishte Myslim Peza, Baba Faja, Mehmet Shehu dhe n\u00eb radh\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb fotografis\u00eb, shikoj nj\u00eb amerikan. N\u00eb fakt, kjo foto m\u00eb habiti, pasi un\u00eb nuk e dija q\u00eb kishin qen\u00eb amerikan\u00ebt pran\u00eb Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Nacional\u00e7lirimtar dhe mendova se \u00e7\u2018b\u00ebn nj\u00eb amerikan me uniform\u00eb, shum\u00eb pran\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. Emri i tij ishte Tom Stefan.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, nisa t\u00eb hulumtoja se kush \u00ebsht\u00eb ky Tom Stefan. Dija vet\u00ebm se ai kishte vdekur. K\u00ebshtu nisa nj\u00eb k\u00ebrkim p\u00ebr t\u00eb gjetur veprimtarin\u00eb e tij n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr t\u00eb shpjeguar t\u00eb gjitha detajet q\u00eb do t\u00eb lidhnin prezenc\u00ebn e tij n\u00eb at\u00eb foto. Ishte e \u00e7uditshme, pasi dhe t\u00eb tjer\u00eb amerikan\u00eb q\u00eb kishin qen\u00eb me at\u00eb me mision t\u00eb fsheht\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, nuk e dinin se ai kishte vdekur. Un\u00eb shkova i takova k\u00ebta njer\u00ebz dhe ata filluan t\u00eb m\u00eb flasin p\u00ebr t\u00eb, p\u00ebr pun\u00ebn q\u00eb ai kishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet e ve\u00e7anta q\u00eb ai kishte pasur me Enver Hoxh\u00ebn. At\u00ebher\u00eb u drejtova n\u00eb Arkivin Qendror n\u00eb Uashington p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkime.<\/p>\n<p>Dhe sa m\u00eb tep\u00ebr b\u00ebja k\u00ebrkime, aq m\u00eb interesante m\u00eb b\u00ebhej historia e k\u00ebtij njeriu. Dhe subjekti u rrit m\u00eb shum\u00eb sesa Tomi. N\u00eb k\u00ebto k\u00ebrkime kishte gj\u00ebra q\u00eb dhe vet\u00eb amerikan\u00ebt nuk i dinin, bile as shqiptar\u00ebt, pasi ishin dokumente tep\u00ebr sekrete t\u00eb nj\u00eb periudhe raportuar nga nj\u00eb njeri q\u00eb ishte n\u00eb krye t\u00eb misionit. N\u00eb k\u00ebto dokumente del se amerikan\u00ebt dhe anglez\u00ebt, e ndihmuan Enver Hoxh\u00ebn q\u00eb t\u00eb vinte n\u00eb pushtet. Askush nuk dinte gj\u00eb se si kishte ardhur kjo ndihm\u00eb dhe k\u00ebto lidhje.<\/p>\n<p>Mbasi b\u00ebra nj\u00eb k\u00ebrkim dhe pash\u00eb k\u00ebto materiale arkivore, takova kat\u00ebr njer\u00ebz q\u00eb kishin qen\u00eb me sh\u00ebrbim n\u00eb Shqip\u00ebri dhe ishin ende gjall\u00eb. Ata kishin bredhur t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, si nga Karaburuni, n\u00eb very, kudo. Dhe kur flasim p\u00ebr Karaburunin n\u00eb t\u00eb dyja an\u00ebt, nga ana e detit ku ishin shpellat dhe nga ana e Dukatit. Zbulova ku kishte vdekur Tom Stefan, ku ishte varrosur ai dhe u b\u00eb nj\u00eb histori shum\u00eb interesante q\u00eb m\u00eb nxiti ta shkruaja.<\/p>\n<p>Sipas jush, cili ishte interesi i k\u00ebtij misioni amerikan n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/p>\n<p>PETER LUKAS: Interesi ishte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb direkte, pasi amerikan\u00ebt ishin vendosur n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb n\u00eb jug t\u00eb Italis\u00eb. Amerikan\u00ebt ishin t\u00eb interesuar q\u00eb divizionet gjermane n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb mbaheshin n\u00ebn presion dhe t\u00eb sulmoheshin her\u00eb pas here, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb k\u00ebto forca t\u00eb mos shkonin m\u00eb tutje Shqip\u00ebris\u00eb. Dhe p\u00ebr t\u00eb realizuar k\u00ebt\u00eb, k\u00ebto misione zgjodh\u00ebn forcat partizane dhe Enver Hoxh\u00ebn, p\u00ebr t\u2018u hapur telashe gjerman\u00ebve dhe k\u00ebto divizione t\u00eb mos dilnin jasht\u00eb kufijve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por t\u00eb mbeteshin k\u00ebtu.<\/p>\n<p>Puna e misionit amerikan k\u00ebtu sigurisht q\u00eb nuk ishte e leht\u00eb. Ata duhet t\u00eb nxisnin mendimin se mos amerikan\u00ebt do t\u00eb sulmojn\u00eb bregdetin shqiptar, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2018i mbanin gjerman\u00ebt n\u00ebn presion. Nj\u00eb interes tjet\u00ebr, sipas meje, q\u00eb k\u00ebto forca q\u00ebndronin n\u00eb Shqip\u00ebri, ishte p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb baz\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00ebse pilot\u00ebt amerikan\u00eb q\u00eb niseshin me sh\u00ebrbime ushtarake n\u00eb Rumani apo, n\u00eb ndonj\u00eb vend tjet\u00ebr mund t\u00eb kapeshin, apo t\u00eb diku n\u00eb ndonj\u00eb cep t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ky mision kishte p\u00ebr detyr\u00eb t\u2018i gjente k\u00ebto vende, ku mund t\u00eb kishte ndodhur rr\u00ebzimi i avionit dhe t\u00eb organizonin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb rikthimin e tyre n\u00eb baz\u00eb. Shqip\u00ebria ishte nj\u00eb pik\u00eb nga ku amerikan\u00ebve u duhej t\u00eb kalonin p\u00ebr n\u00eb vende t\u00eb tjera, ku ata kishin interes, ndaj baza k\u00ebtu ishte e domosdoshme\u2026!<\/p>\n<p>Le t\u00eb flasim pak p\u00ebr Tom Stefan dhe miq\u00ebsin\u00eb e tij me Enver Hoxh\u00ebn. Si ishte kjo miq\u00ebsi dhe \u00e7\u2018ndodhi me dy miqt\u00eb pasi Hoxha erdhi n\u00eb krye t\u00eb shtetit shqiptar?<\/p>\n<p>PETER LUKAS: Dihet q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb q\u00eb ne po flasim, Enver Hoxha ishte 35 vje\u00e7, nd\u00ebrsa Tom Stefan, ishte 25 vje\u00e7. Mendoj se n\u00eb miq\u00ebsin\u00eb mes tyre ishte Hoxha ai q\u00eb dominonte. Kjo p\u00ebr faktin se Hoxha ishte udh\u00ebheq\u00ebs, i arsimuar, kurse Tomi nj\u00eb djal\u00eb i ri tep\u00ebr i thjesht\u00eb. Tomit i duhet t\u00eb punonte dit\u00ebn dhe nat\u00ebn t\u00eb arsimohej. Nuk merrte shum\u00eb vesh nga politika. Ai erdhi me mision n\u00eb Shqip\u00ebri, menj\u00ebher\u00eb pasi u fut n\u00eb ushtri, pasi kjo koh\u00eb p\u00ebrkoi dhe me nisjen e luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Tomi ishte nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb dinte t\u00eb fliste shqip, p\u00ebr shkak t\u00eb origjin\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb larg\u00ebt dhe k\u00ebshtu u vendos n\u00eb krye t\u00eb misionit. Ai ishte shefi i t\u00eb gjith\u00eb zbuluesve t\u00eb tjer\u00eb amerikan\u00eb q\u00eb ndodheshin n\u00eb Shqip\u00ebri. Teksa kam shfletuar kaq shum\u00eb materiale p\u00ebr t\u00eb, pasi kam lexuar t\u00eb gjitha raportet e tij sekrete, mendoj se Tomi ishte tep\u00ebr i vog\u00ebl p\u00ebr detyr\u00ebn q\u00eb i kishin besuar. Por \u00ebsht\u00eb disi e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb flas p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet mes tyre, pasi ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb intimitet privat, por n\u00ebp\u00ebrmjet fotografive dhe materialeve t\u00eb gjetura, mund t\u00eb argumentoj, se \u00e7\u2018ka ekzistuar mes tyre.<\/p>\n<p>Fotografit\u00eb tregojn\u00eb shum\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb. P.sh kemi fotografi ku Tom Stefan ka dal\u00eb me Enver Hoxh\u00ebn, Omer Nishanin. N\u00eb qoft\u00eb se ndjekim fotografit\u00eb e luft\u00ebs, do t\u00eb shohim se Enver Hoxha nuk ka dal\u00eb asnj\u00ebher\u00eb me britanik\u00ebt. Dhe ky fakt tregon nj\u00eb lidhje mes tij dhe Tom Stefan. Po pyetja juaj \u00ebsht\u00eb; se \u00e7\u2018ndodhi me k\u00ebt\u00eb miq\u00ebsi pas luft\u00ebs? Natyrisht q\u00eb kjo miq\u00ebsi nuk mbeti pas luft\u00ebs. Ashtu si \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr, Enver Hoxha e prishi k\u00ebt\u00eb miq\u00ebsi.<\/p>\n<p>Lidhja e Tom Stefan me Shqip\u00ebrin\u00eb do t\u00eb vendosej edhe n\u00eb sfer\u00ebn sentimentale. Pasi kur u kthye n\u00eb Tiran\u00eb pas lufte, ai u njoh me nj\u00eb vajz\u00eb, Lulu Vrioni, me t\u00eb cil\u00ebn bie n\u00eb dashuri. Kuptohet q\u00eb familja Vrioni nuk ishte n\u00eb shijet e Enver Hoxh\u00ebs dhe k\u00ebshtu do t\u00eb nisnin persekutimet ndaj k\u00ebsaj familjeje. Shum\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb saj u ekzekutuan. Hoxh\u00ebs nuk i p\u00eblqente q\u00eb Stefan t\u00eb kishte nj\u00eb lidhje t\u00eb till\u00eb dhe pik\u00ebrisht me nj\u00eb njeri t\u00eb k\u00ebsaj familjeje.<\/p>\n<p>Por fakt \u00ebsht\u00eb q\u00eb Tomi ka b\u00ebr\u00eb martes\u00eb fshehurazi me Lulu Vrionin dhe ju e kuptoni se sa i shqet\u00ebsuar ka qen\u00eb Enver Hoxha, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje. Pas k\u00ebtyre kontradiktave, Tomi do ta marr\u00eb Lulun\u00eb me vete n\u00eb Uashington, p\u00ebr t\u00eb jetuar bashk\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb fakt shum\u00eb i trisht\u00eb, n\u00ebse sheh dokumentet e asaj periudhe.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha vajzat e arsimuara shqiptare q\u00eb dinin t\u00eb flisnin anglisht dhe q\u00eb u shoq\u00ebruan me k\u00ebta misionar\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb amerikan\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, pas mbarimit t\u00eb luft\u00ebs, u arrestuan dhe u internuan nga Enver Hoxha. Por Lulu nuk e pati k\u00ebt\u00eb fat, pasi Stefan e mori me vete n\u00eb SHBA-\u00ebs. Lulu ka punuar te \u201cZ\u00ebri i Amerik\u00ebs\u201d dhe vdiq vet\u00ebm tre vjet m\u00eb par\u00eb. Nd\u00ebrsa Tom Stefan ka vdekur m\u00eb 1959.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb mund t\u00eb na thoni p\u00ebr vdekjen e tij?<\/p>\n<p>PETER LUKAS: Jeta e Tom Stefan nuk qe shum\u00eb e bukur, pasi ai u kthye nga sh\u00ebrbimi n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb SHBA-\u00ebs. Ka qen\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb gati-gati tragjike p\u00ebr t\u00eb. Ai u kthye nga lufta ndoshta me iluzionin q\u00eb k\u00ebt\u00eb eksperienc\u00eb q\u00eb fitoi nga ky mision, mund ta vinte n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit, apo gjetk\u00eb. Por n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb kur Shqip\u00ebria u kthye n\u00eb nj\u00eb sistem dictatorial, askush nuk kishte m\u00eb interes p\u00ebr t\u00eb. Ishin vitet 1945-1947 dhe Tom ngeli jasht\u00eb interesit. Dihet kthesa e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Enver Hoxha u kthye nga Stalini n\u00eb 1948. Tom shkoi n\u00eb Los Anxhelos. Aty ai takoi nj\u00eb mikun e tij t\u00eb vjet\u00ebr, q\u00eb kishte qen\u00eb me OSS n\u00eb Shqip\u00ebri dhe ishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb aktor shum\u00eb i famsh\u00ebm. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb rr\u00ebfimeve t\u00eb miqve, Tom Stefan, dhe miku i tij, OSS k\u00ebrkonin t\u00eb b\u00ebnin nj\u00eb film mbi luft\u00ebn. Por Tom pati nj\u00eb kriz\u00eb zemre dhe vdiq n\u00eb mosh\u00ebn 42 vje\u00e7e. Ai nuk e shkroi dot asnj\u00ebher\u00eb historin\u00eb dhe nuk e b\u00ebri dot filmin\u2026!<\/p>\n<p>Sa e leht\u00eb apo e v\u00ebshtir\u00eb ka qen\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb histori p\u00ebr OSS?<\/p>\n<p>PETER LUKAS: Mendoj se t\u00eb shkruash \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e leht\u00eb. Por r\u00ebnia n\u00eb gjurm\u00ebt e problemit, k\u00ebrkimi n\u00eb arkiva, \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Sa her\u00eb nis t\u00eb b\u00ebsh nj\u00eb k\u00ebrkim, t\u00eb duket jasht\u00ebzakonisht i v\u00ebshtir\u00eb. Un\u00eb nuk jam profesionist n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, ndaj dhe detyra ime b\u00ebhej akoma m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Duke qen\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pozicion, si gazetar, jam munduar t\u00eb jem i v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb \u00e7do detaj t\u00eb vendosur n\u00eb lib\u00ebr. Kur fillova k\u00ebrkimet e mia, takova nj\u00eb njeri puna e s\u00eb cilit ishte OSS.<\/p>\n<p>Ishte ky njeri q\u00eb m\u00eb orientoi se ku mund t\u00eb gjeja sh\u00ebnime apo t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr OSS. Aty kam gjetur raporte sekrete q\u00eb Tom ia d\u00ebrgonte baz\u00ebs n\u00eb Bari n\u00eb Itali, nga Shtabi ku ndodhej me Enver Hoxh\u00ebn. Ishte nj\u00eb material jasht\u00ebzakonisht i madh p\u00ebr OSS-t\u00eb, q\u00eb kishin operuar n\u00eb Shqip\u00ebri dhe un\u00eb duhet t\u00eb zgjidhja. Mund t\u00eb them se gjat\u00eb k\u00ebrkimeve, gjat\u00eb leximeve t\u00eb k\u00ebtyre raporteve, ndonj\u00ebher\u00eb ndihesha i rr\u00ebmbyer nga to, aq sa m\u00eb dukej vetja nj\u00eb prej tyre.<\/p>\n<p>Njeriu q\u00eb m\u00eb ndihmoi n\u00eb arkivat amerikane b\u00ebri nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyeshme. Ai i seleksiononte materialet q\u00eb m\u00eb duheshin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb un\u00eb t\u00eb mos merresha me k\u00ebrkimin e tyre, por thjesht t\u2018i analizoja, t\u2018i kisha gati kur shkoja aty. Po t\u00eb vish n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time n\u00eb Boston, jan\u00eb mij\u00ebra materiale t\u00eb fotokopjuara q\u00eb rr\u00ebfejn\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Por faza m\u00eb interesante dhe m\u00eb ndihmuese p\u00ebr t\u00eb realizuar k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, ishte gjetja e atyre njer\u00ebzve q\u00eb ishin ende gjall\u00eb, q\u00eb kishin qen\u00eb me sh\u00ebrbim n\u00eb Shqip\u00ebri. Ata ishin nj\u00eb d\u00ebshmi e gjall\u00eb q\u00eb e b\u00ebnte m\u00eb t\u00eb plot\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr. \/ Memorie.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/10\/tom-stefan-kishte-lidhje-me-enverin-duket-edhe-nga-fotot-ku-jane-bashke-por-miqesia-u-prish-kur-tomi-u-lidh-me-lulu-vrionin-deshmia-e-rralle-e-gazetarit-amerikan-qe-erd\/\">\u201cTom Stefan kishte lidhje me Enverin, duket edhe nga fotot ku jan\u00eb bashk\u00eb, por miq\u00ebsia u prish, kur Tomi u lidh me Lulu Vrionin\u2026\u201d\/ D\u00ebshmia e rrall\u00eb e gazetarit amerikan, q\u00eb erdhi n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb \u201987-\u00ebn<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga ALDA BARDHYLI Gazetari i njohur i \u201cBoston Herald\u201d, rr\u00ebfen n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb k\u00ebrkimet e tij mbi OSS, misionin e fsheht\u00eb amerikan q\u00eb ka punuar gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore n\u00eb Shqip\u00ebri. Cili ishte q\u00ebllimi i OSS-s\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb? Lidhja e ngusht\u00eb e Enver Hoxh\u00ebs me kreun e k\u00ebtij sh\u00ebrbimi, Tom Stefan, dhe fati [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-46274","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46274","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=46274"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46274\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=46274"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=46274"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=46274"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}