{"id":4623,"date":"2024-12-26T21:27:50","date_gmt":"2024-12-26T21:27:50","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/12\/26\/netanyahu-e-quan-veten-churchill-por-historia-mund-ta-kujtoje-ate-si-milloshevici\/"},"modified":"2024-12-26T21:27:50","modified_gmt":"2024-12-26T21:27:50","slug":"netanyahu-e-quan-veten-churchill-por-historia-mund-ta-kujtoje-ate-si-milloshevici","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/12\/26\/netanyahu-e-quan-veten-churchill-por-historia-mund-ta-kujtoje-ate-si-milloshevici\/","title":{"rendered":"Netanyahu e quan veten Churchill, por historia mund ta kujtoj\u00eb at\u00eb si Milloshevi\u00e7i"},"content":{"rendered":"<p>Nga Etan Nechin \u2013 Haaretz<\/p>\n<p>N\u00eb korrik, nd\u00ebrsa Izraeli ishte p\u00ebrfshir\u00eb nga protestat pas nj\u00eb tjet\u00ebr arm\u00ebpushimi t\u00eb prishur dhe pengmarrjes n\u00eb Gaza, kryeministri Benjamin Netanyahu ishte rrug\u00ebs p\u00ebr t\u2019iu drejtuar Kongresit Amerikan.<\/p>\n<p>Vizita u prezantua jo vet\u00ebm si nj\u00eb shfaqje e forc\u00ebs p\u00ebr Netanyahu-n, por edhe e kornizuar n\u00eb terma historik\u00eb.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt festuan arritjen e tij duke thyer rekordin e Winston Churchill, me m\u00eb shum\u00eb ftesa p\u00ebr t\u2019iu adresuar Kongresit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjalimit, t\u00eb kat\u00ebrtin e tij, Netanyahu citoi Churchill-in: \u201cNa jepni mjetet dhe do ta p\u00ebrfundojm\u00eb pun\u00ebn\u201d. Kjo nuk ishte rast\u00ebsore.<\/p>\n<p>Netanyahu, si djali i nj\u00eb historiani, ka qen\u00eb gjithmon\u00eb thell\u00ebsisht i shqet\u00ebsuar me trash\u00ebgimin\u00eb dhe imazhin e tij p\u00ebr veten.<\/p>\n<p>Ai shpesh ka b\u00ebr\u00eb krahasime mes tij dhe Churchill-it: si kryeminist\u00ebr i koh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs, autor, orator mjesht\u00ebror dhe nj\u00eb mburoj\u00eb kund\u00ebr fashizmit. Edhe pasi mbaroi fjalimin e tij n\u00eb Kongres, Netanyahu u ndal pran\u00eb bustit t\u00eb Churchill-it p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb foto, p\u00ebr t\u2019u siguruar q\u00eb krahasimi t\u00eb mos humbiste p\u00ebr ask\u00ebnd. Fansave t\u00eb tij n\u00eb media u p\u00eblqen t\u00eb nxisin k\u00ebt\u00eb analogji.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm jav\u00ebn e kaluar, drejtuesi i radios s\u00eb krahut t\u00eb djatht\u00eb, Naveh Dromi, mbajti nj\u00eb monolog kat\u00ebrminut\u00ebsh duke krahasuar Netanyahu-n me Churchill-in, nd\u00ebrsa pretendonte: \u201cChurchill mundi nazist\u00ebt me mb\u00ebshtetjen e SHBA-ve, Netanyahu eliminoi boshtin iranian pavar\u00ebsisht SHBA-ve\u201d.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, pas nj\u00eb viti luftimesh, fatalitetesh dhe shp\u00ebrnguljesh, dhe me nj\u00eb urdh\u00ebr-arresti ndaj tij, t\u00eb l\u00ebshuar nga Gjykata Penale Nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Hag\u00eb p\u00ebr krime lufte dhe krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit, trajektorja e Netanyahu-t p\u00ebrputhet m\u00eb pak me Churchill-in dhe m\u00eb shum\u00eb me at\u00eb t\u00eb liderit serb Sllobodan Milloshevi\u00e7.<\/p>\n<p>Ashtu si me Netanyahu-n, n\u00eb vitet e tij t\u00eb hershme, Milloshevi\u00e7 nuk konsiderohej si nj\u00eb ekstremist. E nisi si nj\u00eb funksionar komunist pa v\u00ebrejtje. Por, ashtu si Netanyahu, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb cinike ai mund\u00ebsoi dhe fuqizoi l\u00ebvizjet ultra-nacionaliste n\u00eb Serbi, duke shfryt\u00ebzuar ekstremizmin e tyre p\u00ebr q\u00ebllimet e tij.<\/p>\n<p>Pakti q\u00eb ai lidhi, duke besuar se mund t\u00eb komandonte besnik\u00ebrin\u00eb e tyre, u shp\u00ebrb\u00eb pasi k\u00ebto forca t\u00eb pakontrollueshme u \u00e7liruan nga duart e tij, duke e zhytur kombin e tij drejt humner\u00ebs.<\/p>\n<p>Si Netanyahu ashtu edhe Milloshevi\u00e7i u larguan nga morali themelues i shteteve t\u00eb tyre t\u00eb pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore: n\u00eb rastin e Izraelit, mamlachtiut, qeverisja p\u00ebr hir t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kombit dhe jo grupeve t\u00eb interesit t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, n\u00eb rastin e Jugosllavis\u00eb, \u201cv\u00ebllaz\u00ebria dhe bashkimi\u201d.<\/p>\n<p>Ata njoh\u00ebn fuqin\u00eb q\u00eb mund t\u00eb \u00e7lirohej duke shfryt\u00ebzuar tensionet shoq\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb dhe pushtuar, duke v\u00ebn\u00eb grupet kund\u00ebr nj\u00ebri-tjetrit.<\/p>\n<p>Milloshevi\u00e7i fillimisht u distancua nga ekstremist\u00ebt serb\u00eb, madje duke i d\u00ebnuar publikisht veprimet e tyre. N\u00eb vitin 1995, ai i tha ambasadorit britanik, Sir Ivor Roberts, \u201cNuk kam fare t\u00eb b\u00ebj me ta. Un\u00eb u thash\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb \u00e7mendurve se kjo m\u00ebnyr\u00eb e \u00e7mendur sjelljeje e diskrediton popullin serb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ngjashme, Netanyahu dikur u zotua t\u00eb mos bashkohej kurr\u00eb me provokatorin e ekstremit t\u00eb djatht\u00eb Itamar Ben-Gvir ose me l\u00ebvizjen e kolon\u00ebve t\u00eb ekstremit t\u00eb djatht\u00eb, duke hedhur posht\u00eb dhe d\u00ebnuar pik\u00ebpamjet e tyre ekstremiste.<\/p>\n<p>Ish-presidenti Reuven Rivlin zbuloi deklarat\u00ebn e Netanyahu-t: \u201cJo vet\u00ebm q\u00eb nuk do t\u00eb sjell n\u00eb qeveri njer\u00ebz q\u00eb jan\u00eb ndjek\u00ebs t\u00eb Kahane-s (nj\u00eb ideologji fetare sioniste), por as nuk do t\u00eb fotografohem apo t\u00eb shoq\u00ebrohem me ta\u201d.<\/p>\n<p>Netanyahu deklaroi publikisht se Ben-Gvir nuk do t\u00eb sh\u00ebrbente si minist\u00ebr n\u00eb qeverin\u00eb e tij dhe madje refuzoi t\u00eb ndante t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn sken\u00eb me t\u00eb gjat\u00eb nj\u00eb ndalese zgjedhore.<\/p>\n<p>Kur fati i tyre politik mori nj\u00eb kthes\u00eb, q\u00ebndrimi i tyre ndryshoi dhe formimi i nj\u00eb aleance me nacionalist\u00ebt e dhunsh\u00ebm u b\u00eb m\u00ebnyra e tyre e vetme p\u00ebr t\u00eb mbajtur pushtetin.<\/p>\n<p>Netanyahu mbrojti vendimin e tij p\u00ebr t\u00eb em\u00ebruar Ben-Gvir si minist\u00ebr t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb brendshme duke i th\u00ebn\u00eb NPR-s\u00eb, \u201cai ka modifikuar shum\u00eb pik\u00ebpamje t\u00eb tij\u201d, duke shtuar: \u201cAta po bashkohen me mua. Un\u00eb nuk po i bashkohem atyre\u201d.<\/p>\n<p>Pas Marr\u00ebveshjes s\u00eb Paqes t\u00eb Dejtonit, Slobodan Milloshevi\u00e7 fillimisht fitoi nj\u00ebfar\u00eb favori n\u00eb Per\u00ebndim, por u p\u00ebrball me sfida t\u00eb brendshme n\u00eb rritje. Partia e tij p\u00ebsoi humbje t\u00eb konsiderueshme n\u00eb zgjedhjet e d\u00ebmtuara nga parregullsit\u00eb. Si p\u00ebrgjigje, ai l\u00ebshoi ??forcat q\u00eb n\u00eb fund kryen mizori n\u00eb Kosov\u00eb \u2013 ngjarje q\u00eb n\u00eb fund provokuan nd\u00ebrhyrjen dhe bombardimet e NATO-s.<\/p>\n<p>P\u00ebr Netanyahu-n, sapo problemet e tij ligjore u zmadhuan, ai iu drejtua s\u00eb djatht\u00ebs ekstreme, duke e vler\u00ebsuar hyrjen e tyre n\u00eb politik\u00ebn kryesore si pjes\u00eb e nj\u00eb koalicioni t\u00eb mundsh\u00ebm qeveris\u00ebs dhe p\u00ebrfundimisht u pa duke buz\u00ebqeshur n\u00eb nj\u00eb foto fushate me Ben-Gvir.<\/p>\n<p>T\u00eb dy gjithashtu hoq\u00ebn me mjesht\u00ebri fajin nga administratat e tyre, duke e ridrejtuar at\u00eb drejt objektivave t\u00eb tilla si media, disident\u00ebt, ligjv\u00ebn\u00ebsit, agjitator\u00ebt e jasht\u00ebm dhe mysliman\u00ebt.<\/p>\n<p>Pas fitores s\u00eb tij t\u00eb papritur pas vrasjes s\u00eb Rabinit, Netanyahu u transformua menj\u00ebher\u00eb nga kreu i shtetit n\u00eb nj\u00eb mbrojt\u00ebs t\u00eb vet\u00ebshpallur t\u00eb identitetit hebre.<\/p>\n<p>Komenti i tij fam\u00ebkeq i nj\u00eb gafe (hot mic) drejtuar nj\u00eb rabini pushtetar \u2013 \u201cE majta harroi se \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jesh hebre\u201d \u2013 e b\u00ebri t\u00eb qart\u00eb se ai nuk i dallonte milionat q\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebn Oslo-n nga milionat q\u00eb protestonin n\u00eb rrug\u00eb, e l\u00ebre m\u00eb arab\u00ebt izraelit\u00eb, si pjes\u00eb e zon\u00ebs s\u00eb tij elektorale.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm Izraeli kund\u00ebr Hamasit, por mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij kundrejt shoq\u00ebris\u00eb liberale kryesore.<\/p>\n<p>N\u00ebse nacionalizmi i Netanyahu-t, si ai i Milloshevi\u00e7it, buron nga bindjet e p\u00ebrzem\u00ebrta apo nga oportunizmi i mallkuar, p\u00ebrbuzja e tij e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr palestinez\u00ebt dhe arab\u00ebt \u00ebsht\u00eb e dukshme. Ashtu si Milloshevi\u00e7i, ai e percepton veten si nj\u00eb lider n\u00eb ball\u00eb t\u00eb nj\u00eb lufte kund\u00ebr Islamit, duke e pozicionuar veten si nj\u00eb mbrojt\u00ebs i \u201cPer\u00ebndimit\u201d.<\/p>\n<p>Ashtu si Netanyahu, Milloshevi\u00e7i i justifikoi veprimet e tij si mbrojtjen e Evrop\u00ebs nga \u201chordhit\u00eb\u201d myslimane. Ngjash\u00ebm me Milloshevi\u00e7in, Netanyahu ka zot\u00ebruar artin e manipulimit t\u00eb realitetit p\u00ebr mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij, duke i shnd\u00ebrruar humbjet n\u00eb fitore t\u00eb perceptuara. Pavar\u00ebsisht luft\u00ebrave q\u00eb ka humbur, ai ka arritur t\u00eb mbijetoj\u00eb politikisht duke i riformuluar d\u00ebshtimet si triumf.<\/p>\n<p>Ashtu si Milloshevi\u00e7i e ktheu humbjen e Kosov\u00ebs n\u00eb nj\u00eb fitore ndaj Per\u00ebndimit \u2013 duke theksuar se Kosova teknikisht mbeti pjes\u00eb e Jugosllavis\u00eb n\u00eb vitin 1999, nd\u00ebrsa de facto humbi kontrollin \u2013 Netanyahu ka p\u00ebrdorur taktika t\u00eb ngjashme. Ai ka theksuar veprimet si vrasja e Sinwar dhe Nasrallah, operacionet bombarduese n\u00eb Iran dhe veprime t\u00eb tjera ushtarake p\u00ebr t\u00eb anashkaluar katastrof\u00ebn e 7 tetorit dhe vitin pasues t\u00eb bombardimeve dhe shp\u00ebrnguljeve si dhe kthimin e Izraelit n\u00eb nj\u00eb shtet a pariah (nj\u00eb komb q\u00eb konsiderohet si i d\u00ebbuar nga komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar).<\/p>\n<p>Gjat\u00eb sundimit t\u00eb Milloshevi\u00e7it, publiku serb u ushqye me nj\u00eb rrjedh\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme t\u00eb narrativave mediatike rreth sukseseve ushtarake dhe k\u00ebrc\u00ebnimit t\u00eb supozuar t\u00eb paraqitur nga mysliman\u00ebt.<\/p>\n<p>\u00c7do kritik\u00eb e luft\u00ebs ose pranimi i mizorive u hesht sipas ligjeve t\u00eb rrepta. Ato u hodh\u00ebn posht\u00eb si jopatriotike, demoralizuese ose tradhtare. Ato pak media q\u00eb guxuan ta kritikonin u mbyll\u00ebn, madje edhe redaktor\u00ebt u vun\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr.<\/p>\n<p>P\u00ebrpjekja e Netanyahu-t p\u00ebr t\u00eb riformuar median izraelite, s\u00eb bashku me sulmet e tij ndaj gazetar\u00ebve dhe mediave kritike, pasqyron nj\u00eb besim \u2013 nj\u00ebjt\u00eb si ai i Milloshevi\u00e7it \u2013 se kontrolli i narrativ\u00ebs \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsor p\u00ebr ruajtjen e pushtetit, edhe n\u00ebse kjo n\u00ebnkupton shkat\u00ebrrimin e shtypit t\u00eb lir\u00eb p\u00ebr t\u00eb heshtur z\u00ebrat kund\u00ebrshtar\u00eb dhe shqyrtimin e besuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Aq sa, t\u00eb dy lider\u00ebt kultivuan nacionaliz\u00ebm brutal, regjimet e tyre u karakterizuan\/jan\u00eb gjithashtu t\u00eb sh\u00ebnuara nga nepotizmi dhe korrupsioni.<\/p>\n<p>Gruaja e Sllobodanit, Mira Marcovi\u00e7 \u2013 sociologe, funksionare qart\u00ebsisht e vet\u00ebshpallur \u2013 shihej si nj\u00eb forc\u00eb shtyt\u00ebse pas politikave t\u00eb tyre t\u00eb vij\u00ebs s\u00eb ashp\u00ebr dhe rezistenc\u00ebs ndaj l\u00ebshimeve, si Sara Netanyahu sot. Po k\u00ebshtu, djemt\u00eb e tyre, Yair dhe Marko, u kritikuan si t\u00eb privilegjuar, duke mish\u00ebruar polemika dhe shk\u00ebputje nd\u00ebrsa p\u00ebrfitonin nga pushteti i baballar\u00ebve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Marko shfryt\u00ebzoi nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jetese luksoze, shmangu sh\u00ebrbimin ushtarak dhe hapi Bambiland, nj\u00eb park arg\u00ebtimi serb gjat\u00eb bombardimeve t\u00eb NATO-s, ku do t\u00eb parakalonte me uniform\u00eb. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb mos t\u00ebrheq\u00ebsh paralele me Yair Netanyahu-n, i cili bridhte n\u00eb Miami, duke nxitur kund\u00ebr ushtris\u00eb dhe duke u rreshtuar kah reaksionar\u00ebve amerikan\u00eb t\u00eb ekstremit t\u00eb djatht\u00eb, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb jetonte n\u00eb Izrael.<\/p>\n<p>Por ndoshta m\u00ebsimi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb se nj\u00eb urdh\u00ebr-arresti nga ICC-ja nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pilul\u00eb magjike q\u00eb do t\u00eb rr\u00ebzoj\u00eb demagog\u00ebt populist\u00eb. R\u00ebnia e Milloshevi\u00e7it nuk erdhi si rezultat i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i urdh\u00ebr-arrestit t\u00eb l\u00ebshuar n\u00eb vitin 1999, por u nxit nga q\u00ebndrueshm\u00ebria e popullit serb dhe nj\u00eb opozit\u00eb e bashkuar q\u00eb u shfaq pas vitesh v\u00ebshtir\u00ebsish dhe protestash. T\u00eb fort\u00ebt pa rrug\u00ebdalje, jan\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm. Me rritjen e protestave, Milloshevi\u00e7i u b\u00eb paranojak dhe faj\u00ebsoi gjeneral\u00ebt p\u00ebr l\u00ebshimet dhe humbjet.<\/p>\n<p>Si\u00e7 shkroi Misha Glenny n\u00eb vitin 1998 n\u00eb London Review of Books, \u201cdyshimi n\u00eb rritje i Milloshevi\u00e7it p\u00ebr ushtrin\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb at\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetet te grupi i tij personal \u2013 forca policore jasht\u00ebzakonisht e zgjeruar q\u00eb p\u00ebrfshin 60-70 mij\u00eb burra t\u00eb mir\u00eb-armatosur dhe t\u00eb mir\u00eb-paguar\u201d. Netanyahu nuk kishte nevoj\u00eb t\u00eb paguante p\u00ebr kontrollin e policis\u00eb. N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, ai em\u00ebroi Ben-Gvir, nj\u00eb ish-sh\u00ebnjest\u00ebr e Shin Bet, p\u00ebr t\u2019i mbik\u00ebqyrur ata. N\u00ebn autoritetin e Ben-Gvir, policia \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb krah i qeveris\u00eb, nj\u00eb milici de facto e rreshtuar me t\u00eb djatht\u00ebn ekstreme, duke rrahur familjet e pengjeve, duke arrestuar protestues kund\u00ebr luft\u00ebs, duke fortifikuar rezidenc\u00ebn e Netanyahu-t dhe duke shp\u00ebrndar\u00eb arm\u00eb p\u00ebrmes ministris\u00eb pa mbik\u00ebqyrjen e duhur. Pasi ICC-ja l\u00ebshoi ??urdh\u00ebr-arrest kund\u00ebr tij, Milloshevi\u00e7 deklaroi: \u201cUn\u00eb nuk e njoh gjykat\u00ebn. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm politik i krijuar p\u00ebr t\u00eb asgj\u00ebsuar popullin serb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ngjashme, Netanyahu ka shkrir\u00eb identitetin e tij personal me at\u00eb t\u00eb Izraelit, duke inkuadruar kritikat p\u00ebr veprimet e tij si nj\u00eb sulm ndaj vet\u00eb kombit dhe popullit hebre. \u201cVendimi antisemitik i Gjykat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Hag\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb m\u00eb pak se nj\u00eb gjyq modern i Dreyfus-it. Izraeli kund\u00ebrshton legjitimitetin e k\u00ebtij vendimi\u201d, tha kryeministri n\u00eb nj\u00eb video-fjalim.<\/p>\n<p>Netanyahu, me nj\u00eb frym\u00eb t\u00eb vetme, shnd\u00ebrrohet nga mosbindja Churchilliane n\u00eb britm\u00ebn e pafuqishme t\u00eb nj\u00eb viktime t\u00eb p\u00ebrndjekur. Edhe pas urdh\u00ebr-arrestit, Milloshevi\u00e7 u kap pas pushtetit dhe kandidoi p\u00ebr rizgjedhje. Megjithat\u00eb, rezistenca e udh\u00ebhequr nga t\u00eb rinjt\u00eb fitoi vrull dhe uniteti eventual i opozit\u00ebs rreth nj\u00eb kandidati t\u00eb vet\u00ebm shkaktoi p\u00ebrpjekjet e Milloshevi\u00e7it p\u00ebr t\u00eb sabotuar zgjedhjet, duke shkaktuar zem\u00ebrim mbar\u00ebkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Mij\u00ebra u mblodh\u00ebn n\u00eb Beograd, duke duruar rezistenc\u00ebn e policis\u00eb derisa forcat e armatosura filluan t\u00eb dezertojn\u00eb. Nj\u00eb grev\u00eb e p\u00ebrgjithshme, e mb\u00ebshtetur nga sindikatat kryesore dhe e inkurajuar nga t\u00eb larguarit si kryetari i bashkis\u00eb s\u00eb Beogradit, \u00e7oi n\u00eb Revolucionin e Buldozerit.<\/p>\n<p>P\u00ebrball\u00eb humbjes, Milloshevi\u00e7i m\u00eb n\u00eb fund pranoi, megjith\u00ebse u p\u00ebrqendrua n\u00eb nj\u00eb ankes\u00eb t\u00eb vog\u00ebl: sht\u00ebpia e djalit t\u00eb tij Marko u pla\u00e7kit. Pas humbjes s\u00eb Milloshevi\u00e7it, Marko u largua drejt Rusis\u00eb me n\u00ebn\u00ebn e tij, Mira, e cila m\u00eb von\u00eb tha: \u201cAsgj\u00eb nuk kishte m\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi\u201d. Kjo i b\u00ebn jehon\u00eb komentit t\u00eb supozuar t\u00eb Sara Netanyahu pas humbjes s\u00eb Benjamin Netanyahu n\u00eb 1999: \u201cPse duhet t\u00eb p\u00ebrpiqemi? Le t\u00eb ikim dhe ta l\u00ebm\u00eb vendin t\u00eb digjet\u201d.<\/p>\n<p>Edhe pas humbjes s\u00eb Milloshevi\u00e7it, udh\u00ebheq\u00ebsi i ri, Vojislav Koshtunica, hezitoi t\u2019ia dor\u00ebzonte Milloshevi\u00e7in Hag\u00ebs, duke p\u00ebrmendur shqet\u00ebsimet se gjykata u shfaq \u201cselektive n\u00eb zgjedhjen e rasteve q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb nocionit t\u00eb saj t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Pika e kthes\u00ebs p\u00ebr arrestimin e tij, u b\u00eb korrupsioni, konkretisht mashtrimi prej 300 milion\u00eb dollar\u00ebsh q\u00eb i b\u00ebri Milloshevi\u00e7i, thesarit t\u00eb shtetit. Nj\u00eb paralele shfaqet n\u00eb gjyqin penal t\u00eb Benjamin Netanyahu-t, ku akuzat p\u00ebr ryshfet, mashtrim dhe shkelje t\u00eb besimit hedhin hije mbi udh\u00ebheqjen e tij.<\/p>\n<p>T\u00eb dyja rastet ilustrojn\u00eb kryq\u00ebzimin e rreziksh\u00ebm midis p\u00ebrpjekjes p\u00ebr mbijetes\u00eb politike dhe gatishm\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb rrezikuar popullsin\u00eb e vendit dhe p\u00ebr t\u00eb \u00e7montuar institucionet e tij n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar p\u00ebr t\u00eb mbajtur pushtetin. Kur ai p\u00ebrfundimisht humbi pushtetin dhe u d\u00ebrgua n\u00eb Hag\u00eb, shum\u00eb serb\u00eb u trondit\u00ebn. Ata besonin se r\u00ebnia e tij vinte nga betejat ekonomike dhe sanksionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe jo nga krimet e luft\u00ebs q\u00eb ai orkestroi.<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ngjashme, n\u00ebn udh\u00ebheqjen e Netanyahu-t, politikan\u00ebt izraelit\u00eb i kan\u00eb cil\u00ebsuar vuajtjet n\u00eb Gaza si nj\u00eb \u00e7mim t\u00eb domosdosh\u00ebm p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare, duke portretizuar bllokad\u00ebn, sulmet ushtarake dhe krizat humanitare si t\u00eb pashmangshme. Kritika shpesh hidhet posht\u00eb si anti-izraelite, demoralizuese ose e nxitur nga agjenda t\u00eb fshehura politike.<\/p>\n<p>Ashtu si n\u00eb Serbi, kjo narrativ\u00eb mbron publikun nga p\u00ebrballja me kultur\u00ebn e mohimit dhe indiferenc\u00ebs q\u00eb propagandohet jo vet\u00ebm nga qeveria, por nga politikan\u00ebt kryesor\u00eb m\u00eb gjer\u00ebsisht. Disa argumentojn\u00eb se urdh\u00ebr-arrestet e ICC-s\u00eb jan\u00eb t\u00eb pakuptimta, sepse ato nuk mund t\u00eb zbatohen, por ideja q\u00eb Netanyahu mund t\u00eb arrestohet n\u00eb Lond\u00ebr e keqkupton \u00e7\u00ebshtjen. K\u00ebshtu ka qen\u00eb gjithmon\u00eb p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb izraelite.<\/p>\n<p>Ashtu si n\u00eb Serbi dhe gjetk\u00eb, i takon popullit ta d\u00ebboj\u00eb at\u00eb nga pushteti, jo gjykatave t\u00eb jashtme. Serb\u00ebt e b\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb duke e larguar  me vot\u00eb.<\/p>\n<p>ICC-ja duhet t\u00eb siguroj\u00eb vrullin moral dhe politik q\u00eb kjo t\u00eb ndodh\u00eb edhe n\u00eb Izrael. Urdhri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kujtes\u00eb se mb\u00ebshtetja e Izraelit nuk \u00ebsht\u00eb e barabart\u00eb me mb\u00ebshtetjen e Netanyahu-t; n\u00eb fakt t\u00eb k\u00ebrkon q\u00eb ta kund\u00ebrshtosh at\u00eb.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2024\/12\/netanyahu-e-quan-veten-churchill-por-historia-mund-ta-kujtoje-ate-si-milloshevici\/\">Netanyahu e quan veten Churchill, por historia mund ta kujtoj\u00eb at\u00eb si Milloshevi\u00e7i<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Etan Nechin \u2013 Haaretz N\u00eb korrik, nd\u00ebrsa Izraeli ishte p\u00ebrfshir\u00eb nga protestat pas nj\u00eb tjet\u00ebr arm\u00ebpushimi t\u00eb prishur dhe pengmarrjes n\u00eb Gaza, kryeministri Benjamin Netanyahu ishte rrug\u00ebs p\u00ebr t\u2019iu drejtuar Kongresit Amerikan. Vizita u prezantua jo vet\u00ebm si nj\u00eb shfaqje e forc\u00ebs p\u00ebr Netanyahu-n, por edhe e kornizuar n\u00eb terma historik\u00eb. Ekspert\u00ebt festuan arritjen [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-4623","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4623","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4623"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4623\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4623"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4623"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4623"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}