{"id":46138,"date":"2025-10-13T13:02:30","date_gmt":"2025-10-13T13:02:30","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/13\/gazetaria-perballet-me-krizen-ekzistenciale-kush-do-te-paguaje-per-te\/"},"modified":"2025-10-13T13:02:30","modified_gmt":"2025-10-13T13:02:30","slug":"gazetaria-perballet-me-krizen-ekzistenciale-kush-do-te-paguaje-per-te","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/13\/gazetaria-perballet-me-krizen-ekzistenciale-kush-do-te-paguaje-per-te\/","title":{"rendered":"Gazetaria p\u00ebrballet me kriz\u00ebn ekzistenciale: Kush do t\u00eb paguaj\u00eb p\u00ebr t\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 30 viteve si gazetare, kam kaluar pothuajse gjith\u00e7ka q\u00eb ky profesion mund t\u00eb ofroj\u00eb \u2013 nga raportimi i luft\u00ebs dhe mbulimi politik, deri te drejtimi i lajmeve kryesore t\u00eb mbr\u00ebmjes n\u00eb televizionin publik.<\/p>\n<p>Kam pasur suksese dhe vler\u00ebsime, por edhe censur\u00eb, presione, shkarkime dhe sulme. M\u00eb jan\u00eb \u201cprer\u00eb krah\u00ebt\u201d shum\u00eb her\u00eb, por nuk jam penduar kurr\u00eb q\u00eb zgjodha k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb. P\u00ebr mua, gazetaria ka qen\u00eb gjithmon\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb pun\u00eb; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jetese, nj\u00eb mision dhe nj\u00eb p\u00ebrpjekje e vazhdueshme p\u00ebr interesin publik.<\/p>\n<p>Sot, i shkruaj k\u00ebto rreshta si presidente e Federat\u00ebs Evropiane t\u00eb Gazetar\u00ebve, e zhytur edhe m\u00eb shum\u00eb n\u00eb problemet me t\u00eb cilat p\u00ebrballet gazetaria n\u00eb Evrop\u00eb dhe ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb rajonin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Presionet politike, sulmet dhe censura kan\u00eb qen\u00eb prej koh\u00ebsh pjes\u00eb e profesionit ton\u00eb. Por kam frik\u00eb se tani po p\u00ebrballemi me nj\u00eb problem q\u00eb guximi dhe vendosm\u00ebria mund t\u00eb mos ta zgjidhin dot t\u00eb vetme: me pyetjen se kush do t\u00eb paguaj\u00eb p\u00ebr gazetarin\u00eb?<\/p>\n<p>Dikur, p\u00ebrgjigjja dukej e qart\u00eb: njer\u00ebzit blinin gazeta n\u00eb kioska dhe me t\u00eb ardhurat nga shitjet dhe reklamat, mediat kishin nj\u00eb struktur\u00eb financiare t\u00eb q\u00ebndrueshme. Sot, reklamuesit jan\u00eb zhdukur n\u00eb platformat dixhitale globale, dhe vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb e vog\u00ebl e publikut paguan abonime. Modelet e q\u00ebndrueshme t\u00eb financimit nuk jan\u00eb gjetur ende dhe gazetaria \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb ekzistenciale.<\/p>\n<p>N\u00eb praktik\u00eb, vet\u00ebm disa media arrijn\u00eb t\u00eb mbijetojn\u00eb me abonime, nd\u00ebrsa shumica e redaksive lokale dhe rajonale po e humbasin betej\u00ebn, sepse publiku nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb paguaj\u00eb p\u00ebr di\u00e7ka q\u00eb interneti e ofron falas. Kompanit\u00eb e m\u00ebdha teknologjike kan\u00eb gllab\u00ebruar t\u00eb gjith\u00eb \u201ctort\u00ebn\u201d e reklamave, duke dob\u00ebsuar themelet mbi t\u00eb cilat dikur q\u00ebndronte gazetaria e pavarur.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, liria e shprehjes, lufta kund\u00ebr censur\u00ebs dhe kritika ndaj pushtetit politik nuk mund t\u00eb ndahen nga \u00e7\u00ebshtja e q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb financiare. Pa nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr problemin e financimit, gazetaria kthehet n\u00eb nj\u00eb profesion q\u00eb po zhduket dal\u00ebngadal\u00eb \u2013 dhe bashk\u00eb me t\u00eb, edhe e drejta e qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u2019u informuar apo e drejta e gazetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb hulumtuar njer\u00ebzit n\u00eb pushtet dhe p\u00ebr t\u00eb kryer pun\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, n\u00eb fjalimin e saj p\u00ebr gjendjen e Bashkimit Europian, njoftoi nj\u00eb program t\u00eb ri \u201cP\u00ebr Q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e Medias\u201d, duke theksuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e gazetaris\u00eb s\u00eb pavarur, medias lokale dhe luft\u00ebs kund\u00ebr \u201cshkret\u00ebtirave informative\u201d n\u00ebp\u00ebr Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>Federata Europiane e Gazetar\u00ebve e mir\u00ebpret k\u00ebt\u00eb nism\u00eb, por kujton se mb\u00ebshtetja duhet t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb edhe t\u00eb drejtat sociale t\u00eb gazetar\u00ebve \u2013 sepse pa kushte t\u00eb denja pune, nuk mund t\u00eb ket\u00eb gazetari cil\u00ebsore.<\/p>\n<p>Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, duhet t\u00eb shtrojm\u00eb pyetjen n\u00ebse programi i ri i financimit, i quajtur Agora EU, \u00ebsht\u00eb mjaftuesh\u00ebm i qart\u00eb dhe i sigurt p\u00ebr gazetarin\u00eb. N\u00eb let\u00ebr, ting\u00ebllon premtues. Por problemi \u00ebsht\u00eb se i p\u00ebrzien t\u00eb gjitha bashk\u00eb \u2013 nga filmat dhe teatri, te podcast-et dhe gazetaria. Ekziston rreziku real q\u00eb lajmet dhe gazetar\u00ebt t\u00eb humbasin mb\u00ebshtetjen e qart\u00eb q\u00eb kan\u00eb pasur deri m\u00eb tani.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ne advokojm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb linj\u00eb buxhetore t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe t\u00eb dedikuar p\u00ebr gazetarin\u00eb, p\u00ebr qasje m\u00eb t\u00eb leht\u00eb n\u00eb fonde p\u00ebr redaksit\u00eb lokale dhe gazetar\u00ebt e pavarur dhe p\u00ebr financim t\u00eb kusht\u00ebzuar me kontrata t\u00eb ndershme dhe pavar\u00ebsi redaksionale.<\/p>\n<p>Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, gazetaria nuk duhet t\u00eb shtyhet m\u00ebnjan\u00eb apo t\u00eb reduktohet n\u00eb nj\u00eb form\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb \u201cp\u00ebrmbajtjes kulturore\u201d. Gazetaria \u00ebsht\u00eb gurthemeli i demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>Kapja e mediave, qart\u00ebsisht e dukshme n\u00eb Ballkan<\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn ton\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs, prej vitesh jemi d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb modeleve t\u00eb mir\u00ebnd\u00ebrtuara t\u00eb kapjes s\u00eb mediave. Elitat politike p\u00ebrdorin transmetuesit publik\u00eb p\u00ebr t\u00eb promovuar pushtetin e tyre, nd\u00ebrsa mediat kritike mbyten p\u00ebrmes presionit ekonomik dhe manovrave rregullatore.<\/p>\n<p>N\u00eb Serbi, pas sulmeve t\u00eb paprecedenta ndaj mediave t\u00eb pavarura, nj\u00eb serie padish SLAPP si dhe v\u00ebnies n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr t\u00eb mediave t\u00eb vogla, presioni ka prekur tashm\u00eb edhe N1- nj\u00eb nga t\u00eb vetmet media kryesore q\u00eb ende p\u00ebrpiqet t\u00eb informoj\u00eb publikun v\u00ebrtet\u00ebsisht. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, mbyllja e Al Jazeera Balkans dhe t\u00ebrheqja e mb\u00ebshtetjes amerikane p\u00ebr mediat rajonale, i ka dob\u00ebsuar edhe m\u00eb tej sistemet e brishta mediatike n\u00eb k\u00ebto vende.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb kjo na tregon sa leht\u00eb mund t\u00eb shembet e gjith\u00eb struktura e raportimit t\u00eb pavarur, ndonj\u00ebher\u00eb vet\u00ebm nga vendimi i vet\u00ebm i dikujt n\u00eb pushtet. Kjo na b\u00ebn t\u00eb pambrojtur dhe tregon sa e holl\u00eb \u00ebsht\u00eb vija q\u00eb ndan median e lir\u00eb nga ajo e kontrolluar.<\/p>\n<p>Problemi nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me financat apo presionin. Siguria fizike dhe verbale e gazetar\u00ebve \u00ebsht\u00eb vazhdimisht n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnim. Sipas raportit m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb Media Freedom Rapid Response, vet\u00ebm n\u00eb gjasht\u00eb muajt e par\u00eb t\u00eb vitit 2025, jan\u00eb regjistruar 709 sulme ndaj liris\u00eb s\u00eb medias n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Evrop\u00ebn. K\u00ebto p\u00ebrfshijn\u00eb k\u00ebrc\u00ebnime, frik\u00ebsime, padi, ngacmime online dhe sulme fizike. Shifrat jan\u00eb alarmante \u2013 dhe p\u00ebr fat t\u00eb keq, Ballkani mbetet nj\u00eb nga pikat m\u00eb t\u00eb nxehta.<\/p>\n<p>Dhuna ndaj gazetar\u00ebve nuk rrezikon vet\u00ebm individ\u00ebt; ajo d\u00ebrgon nj\u00eb mesazh p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb profesionin: m\u00eb mir\u00eb t\u00eb hesht\u00ebsh sesa t\u00eb flas\u00ebsh. Dhe heshtja \u00ebsht\u00eb armiku m\u00eb i madh i nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb rajoni yn\u00eb zhytet m\u00eb thell\u00eb n\u00eb probleme, lajmet nga Danimarka tregojn\u00eb se edhe demokracit\u00eb e q\u00ebndrueshme nuk jan\u00eb t\u00eb paprekshme. Shpallja nga qeveria daneze e nj\u00eb ombudsmani t\u00eb medias t\u00eb em\u00ebruar nga shteti ka ngritur shqet\u00ebsime, sepse hap rrug\u00ebn p\u00ebr ndikim politik n\u00eb gazetari. Partner\u00ebt e MFRR reaguan menj\u00ebher\u00eb, duke paralajm\u00ebruar se edhe reformat me q\u00ebllime t\u00eb mira nuk duhet t\u00eb sjellin kufizime n\u00eb lirin\u00eb e medias. Kjo na kujton se lufta \u00ebsht\u00eb universale \u2013 nga Ballkani n\u00eb Skandinavi.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht t\u00eb gjithave, un\u00eb ende besoj n\u00eb gazetari. Besoj te njer\u00ebzit q\u00eb e kan\u00eb zgjedhur k\u00ebt\u00eb profesion, duke e ditur se nuk \u00ebsht\u00eb as i leht\u00eb, as fitimprur\u00ebs \u2013 por fisnik dhe jetik. Gazetar\u00ebt jan\u00eb ende k\u00ebtu, t\u00eb guximsh\u00ebm, k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebs dhe t\u00eb bashkuar n\u00eb solidaritet. Ne nuk do t\u00eb trembemi, sepse e dim\u00eb q\u00eb puna jon\u00eb \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr demokracin\u00eb dhe lirin\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, n\u00eb Dit\u00ebn Bot\u00ebrore t\u00eb Lajmeve, kur nj\u00eb fushat\u00eb globale na kujton r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e gazetaris\u00eb s\u00eb bazuar n\u00eb fakte, mund t\u00eb d\u00ebrgojm\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb mesazh t\u00eb thjesht\u00eb: mos u shqet\u00ebsoni \u2013 ne jemi ende k\u00ebtu dhe nuk do t\u00eb dor\u00ebzohemi.<\/p>\n<p>Misioni yn\u00eb mbetet i nj\u00ebjt\u00eb \u2013 t\u00eb mbrojm\u00eb interesin publik, t\u00eb themi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe t\u00eb luftojm\u00eb kund\u00ebr atyre q\u00eb do t\u00eb preferonin q\u00eb ne t\u00eb heshtnim. Liria e medias mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb sulm t\u00eb vazhduesh\u00ebm, por p\u00ebrsa koh\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm ta k\u00ebrkojn\u00eb at\u00eb, ekziston shpresa q\u00eb ne do ta mbrojm\u00eb.<\/p>\n<p>Maja Sever \u00ebsht\u00eb gazetare dhe presidente e Federat\u00ebs Europiane t\u00eb Gazetar\u00ebve.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/10\/13\/gazetaria-perballet-me-krizen-ekzistenciale-kush-do-te-paguaje-per-te\/\">Gazetaria p\u00ebrballet me kriz\u00ebn ekzistenciale: Kush do t\u00eb paguaj\u00eb p\u00ebr t\u00eb?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 30 viteve si gazetare, kam kaluar pothuajse gjith\u00e7ka q\u00eb ky profesion mund t\u00eb ofroj\u00eb \u2013 nga raportimi i luft\u00ebs dhe mbulimi politik, deri te drejtimi i lajmeve kryesore t\u00eb mbr\u00ebmjes n\u00eb televizionin publik. Kam pasur suksese dhe vler\u00ebsime, por edhe censur\u00eb, presione, shkarkime dhe sulme. M\u00eb jan\u00eb \u201cprer\u00eb krah\u00ebt\u201d shum\u00eb her\u00eb, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-46138","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46138","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=46138"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46138\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=46138"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=46138"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=46138"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}