{"id":46103,"date":"2025-10-13T11:48:15","date_gmt":"2025-10-13T11:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/13\/vrasja-e-gjyqtarit-kalaja-klgj-me-plan-masash-emergjente-per-gjykatat\/"},"modified":"2025-10-13T11:48:15","modified_gmt":"2025-10-13T11:48:15","slug":"vrasja-e-gjyqtarit-kalaja-klgj-me-plan-masash-emergjente-per-gjykatat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/13\/vrasja-e-gjyqtarit-kalaja-klgj-me-plan-masash-emergjente-per-gjykatat\/","title":{"rendered":"Vrasja e gjyqtarit Kalaja, KLGJ me plan masash emergjente p\u00ebr gjykatat"},"content":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor ka vendosur q\u00eb t\u00eb hartoj\u00eb nj\u00eb plan masash, pas mbledhjes s\u00eb zhvilluar m\u00eb dat\u00ebn 10 tetor, p\u00ebr adresimin e problematikave t\u00eb institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe punonj\u00ebsve t\u00eb saj, pas vrasjes s\u00eb gjyqtarit t\u00eb Apelit Astrit Kalaja, brenda sall\u00ebs s\u00eb gjyqit.<\/p>\n<p>N\u00eb njoftimin zyrtar t\u00eb KLGJ-s\u00eb, masat lidhen me marrjen e informacionit t\u00eb detajuar mbi sigurin\u00eb n\u00eb gjykata, mbi kushtet ekzistuese t\u00eb sh\u00ebrbimit dhe infrastruktur\u00ebs n\u00eb k\u00ebto institucione.<\/p>\n<p>\u201cMarrjen dhe analizimin e informacionit t\u00eb detajuar, lidhur me masat e marra dhe k\u00ebrkesat drejtuar K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor nga secila gjykat\u00eb, nga Kryetari, Z\u00ebvend\u00ebskryetar\u00ebt ose K\u00ebshillat e Gjykat\u00ebs, gjat\u00eb viteve 2023, 2024, 2025, me objekt administrimin\/menaxhimin e siguris\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb;<\/p>\n<p>\u201cMarrjen e informacionit lidhur me kushtet ekzistuese t\u00eb sh\u00ebrbimit dhe t\u00eb infrastruktur\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb n\u00eb gjykata, pajisjen me skanera, detektor\u00eb, kamera sigurie, pajisje t\u00eb tjera sigurie, si dhe funksionimin e tyre, n\u00eb p\u00ebrputhje me aktet ligjore dhe n\u00ebnligjore n\u00eb fuqi, me q\u00ebllim standardizimin e procedurave dhe trajnimin e personelit p\u00ebr menaxhimin e situatave q\u00eb lidhen me sigurin\u00eb\u201d, njoftoi KLGJ.<\/p>\n<p>Pas analizimit t\u00eb informacionit t\u00eb marr\u00eb dhe identifikimit t\u00eb problematikave dhe nevojave konkrete, KLGJ propozoi ngritjen e nj\u00eb grupi nd\u00ebrinstitucional pune me q\u00ebllim:<\/p>\n<p>\u201cadresimin e ndryshimeve ligjore dhe n\u00ebnligjore p\u00ebr marrjen e masave p\u00ebr garantimin e siguris\u00eb n\u00eb gjykata p\u00ebr gjyqtar\u00ebt, personelin gjyq\u00ebsor dhe \u00e7do p\u00ebrdorues t\u00eb gjykat\u00ebs;<\/p>\n<p>\u201csigurimin e pranis\u00eb s\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb siguris\u00eb t\u00eb trajnuar apo pjes\u00eb e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit;<\/p>\n<p>\u201cmiratimin e protokolleve dhe procedurave standarde t\u00eb siguris\u00eb p\u00ebr secil\u00ebn gjykat\u00eb;<\/p>\n<p>\u201cNgritjen e nj\u00eb grupi nd\u00ebrinstitucional pune, me p\u00ebrfaq\u00ebsues nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb, Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit dhe agjenci t\u00eb tjera ligjzbatuese, me q\u00ebllim hartimin e masave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta p\u00ebr sigurin\u00eb n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi;<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrafrimin e kuadrit ligjor me praktikat m\u00eb t\u00eb mira nd\u00ebrkomb\u00ebtare, lidhur me sigurin\u00eb e gjyqtar\u00ebve, stafit mb\u00ebshtet\u00ebs, si dhe p\u00ebrdoruesve t\u00eb gjykat\u00ebs.\u201d<\/p>\n<p>Gjithashtu, njoftoi m\u00eb tej KLGJ, \u201cduke mbajtur n\u00eb v\u00ebmendje detyrimet ligjore dhe pun\u00ebn e nisur nga viti 2021 e n\u00eb vijim, me q\u00ebllim sigurimin e nj\u00eb infrastrukture t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr kushtet e pun\u00ebs dhe siguris\u00eb n\u00eb gjykata, n\u00eb bashk\u00ebrendim me k\u00ebshillat e secil\u00ebs gjykat\u00eb, K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor vendosi t\u00eb marr\u00eb masa t\u00eb menj\u00ebhershme lidhur me adresimin pran\u00eb pushtetit vendor dhe k\u00ebrkimin e ndihm\u00ebs p\u00ebr nd\u00ebrtimin e 8 godinave t\u00eb reja t\u00eb gjykatave t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb n\u00eb rrethet gjyq\u00ebsore, si dhe nd\u00ebrtimit t\u00eb godinave t\u00eb reja p\u00ebr Gjykat\u00ebn e Apelit t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe Gjykat\u00ebn e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Tiran\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli, gjithashtu nxit gjykatat q\u00eb t\u00eb marrin masa p\u00ebr zbatimin e projekteve, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb fondet e akorduara t\u00eb realizohen brenda vitit buxhetor.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb institucionale, n\u00eb bashk\u00ebrendim me Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb, t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb kalimin n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, t\u00eb godinave ekzistuese t\u00eb gjykatave dhe atyre q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtohen;<\/p>\n<p>\u201cAnaliz\u00ebn e t\u00eb dh\u00ebnave nga raportimet periodike t\u00eb gjykatave, me q\u00ebllim rritjen e performanc\u00ebs dhe p\u00ebrkushtimit profesional dhe moral t\u00eb secilit magjistrat;<\/p>\n<p>\u201cNgritjen e grupeve t\u00eb pun\u00ebs me q\u00ebllim hartimin e propozimeve p\u00ebr ndryshime ligjore n\u00eb ligjin nr. 96\/2016, \u201cP\u00ebr statusin e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, ligjin nr. 98\/2016, \u201cP\u00ebr organizimin e pushtetit gjyq\u00ebsor n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga an\u00ebtar\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, gjyqtar\u00eb nga t\u00eb tri shkall\u00ebt e gjyq\u00ebsorit: Gjykata e Lart\u00eb, Gjykatat e Apelit dhe Gjykatat e Shkall\u00ebve t\u00eb Para, si dhe staf drejtues administrativ pran\u00eb K\u00ebshillit\u201d.<\/p>\n<p>KLGJ k\u00ebrkon edhe \u201cbashk\u00ebpunimin me AKEP dhe AMA, me q\u00ebllim marrjen e masave p\u00ebr ndalimin e gjuh\u00ebs s\u00eb pap\u00ebrshtatshme ndaj gjyqtar\u00ebve n\u00eb rrjetet sociale, platformave online dhe media, informimin e k\u00ebtyre institucioneve mbi situat\u00ebn aktuale, si dhe duke k\u00ebrkuar prej tyre marrjen e masave konkrete brenda kompetencave ligjore<\/p>\n<p>\u201cNisjen e procedur\u00ebs p\u00ebr em\u00ebrtimin e sall\u00ebs s\u00eb amfiteatrit n\u00eb godin\u00ebn \u201cPoli i Drejt\u00ebsis\u00eb\u201d me emrin \u201cAstrit Kalaja\u201d, si dhe d\u00ebrgimin e propozimit tek institucionet p\u00ebrkat\u00ebse, p\u00ebr dh\u00ebnien e titullit \u201cD\u00ebshmor i Atdheut\u201d gjyqtarit t\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb krye t\u00eb detyr\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor thekson se mbetet i p\u00ebrkushtuar p\u00ebr garantimin e nj\u00eb sistemi drejt\u00ebsie t\u00eb sigurt, t\u00eb pavarur dhe funksional, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetar\u00ebve dhe shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/vrasja-e-gjyqtarit-kalaja-klgj-me-plan-masash-emergjente-per-gjykatat\/\">Vrasja e gjyqtarit Kalaja, KLGJ me plan masash emergjente p\u00ebr gjykatat<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor ka vendosur q\u00eb t\u00eb hartoj\u00eb nj\u00eb plan masash, pas mbledhjes s\u00eb zhvilluar m\u00eb dat\u00ebn 10 tetor, p\u00ebr adresimin e problematikave t\u00eb institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe punonj\u00ebsve t\u00eb saj, pas vrasjes s\u00eb gjyqtarit t\u00eb Apelit Astrit Kalaja, brenda sall\u00ebs s\u00eb gjyqit. N\u00eb njoftimin zyrtar t\u00eb KLGJ-s\u00eb, masat lidhen me marrjen e informacionit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-46103","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46103","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=46103"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46103\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=46103"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=46103"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=46103"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}