{"id":46088,"date":"2025-10-13T10:48:16","date_gmt":"2025-10-13T10:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/13\/kreu-i-ild-se-prezanton-raportin-vjetor-ne-2024-morem-mijera-ankesa-ndaj-gjyqtareve-e-prokuroreve\/"},"modified":"2025-10-13T10:48:16","modified_gmt":"2025-10-13T10:48:16","slug":"kreu-i-ild-se-prezanton-raportin-vjetor-ne-2024-morem-mijera-ankesa-ndaj-gjyqtareve-e-prokuroreve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/13\/kreu-i-ild-se-prezanton-raportin-vjetor-ne-2024-morem-mijera-ankesa-ndaj-gjyqtareve-e-prokuroreve\/","title":{"rendered":"Kreu i ILD-s\u00eb prezanton raportin vjetor: N\u00eb 2024 mor\u00ebm mij\u00ebra ankesa ndaj gjyqtar\u00ebve e prokuror\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Komisionin p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet Ligjore dhe Administrat\u00ebn Publike po zhvillohet sot seanca d\u00ebgjimore me disa nga institucionet kryesore t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, t\u00eb cilat raportojn\u00eb mbi veprimtarin\u00eb e tyre vjetore p\u00ebr vitin 2024. N\u00eb rendin e dit\u00ebs jan\u00eb Inspektorati i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb (ILD), K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor (KLGJ), K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb (KLP) dhe Inspektorati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesave (ILDKPKI).<\/p>\n<p>I pari q\u00eb ka raportuar para komisionit \u00ebsht\u00eb kreu i ILD-s\u00eb, Artur Metani, i cili u ndal te sfidat e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, duke theksuar se gjetja e kufijve mes liris\u00eb p\u00ebr t\u00eb shprehur pak\u00ebnaq\u00ebsi dhe deklaratave t\u00eb ashpra ndaj gjyqtar\u00ebve e prokuror\u00ebve mbetet nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje delikate.<\/p>\n<p>Teksa prezantoi raportin, ai tha se nuk p\u00ebrfshihen vet\u00ebm shifra, por nj\u00eb panoram\u00eb e problemeve t\u00eb sistemit gjyq\u00ebsor sipas k\u00ebndv\u00ebshtrimit t\u00eb ILD-s\u00eb.<\/p>\n<p>Metani deklaroi se n\u00eb vitin 2024 ILD mori 1491 ankesa ndaj gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve.<\/p>\n<p>Metani deklaroi se gjat\u00eb vitit 2024, ka nj\u00eb dyfishim t\u00eb k\u00ebrkesave p\u00ebr procedim disiplinor, krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Konkretisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit jan\u00eb 11 magjistrat\u00eb t\u00eb proceduar, 6 gjyqtar\u00eb dhe 5 prokuror\u00eb p\u00ebr shkelje disiplinore gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb funksionit, si:<\/p>\n<p><em>Vonesa t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura ose q\u00eb sjellin pasoja t\u00eb r\u00ebnda apo zvarritje t\u00eb pajustifikuara t\u00eb veprimeve dhe\/ose akteve procedurale.<\/em><br \/>\n<em>Mosrespektim i r\u00ebnd\u00eb ose i p\u00ebrs\u00ebritur i legjislacionit procedural dhe material ose zbatimi i gabuar i legjislacionit procedural dhe material, kur konstatohet nga nj\u00eb gjykat\u00eb m\u00eb e lart\u00eb.<\/em><br \/>\n<em>Mosparaqitja e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr heqje dor\u00eb nga procedimi ose gjykimi i \u00e7\u00ebshtjes, kur kjo \u00ebsht\u00eb e detyrueshme, sipas ligjit; shkelje e rregullave t\u00eb papajtueshm\u00ebris\u00eb ose t\u00eb parandalimit t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit, sipas parashikimeve t\u00eb legjislacionit n\u00eb fuqi.<\/em><br \/>\n<em>P\u00ebrdorimi i statusit t\u00eb magjistratit, me q\u00ebllim krijimin e p\u00ebrfitimeve p\u00ebr vete ose p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt.<\/em><br \/>\n<em>Veprimi, mosveprimi ose sjellja e magjistratit, q\u00eb sjell p\u00ebrfitime t\u00eb padrejta ose d\u00ebme p\u00ebr pal\u00ebt n\u00eb nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor ose procedur\u00eb hetimore, n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin.<\/em><br \/>\n<em>Shkelja e p\u00ebrs\u00ebritur ose e r\u00ebnd\u00eb e rregullave t\u00eb solemnitetit, rregullave t\u00eb sjelljes n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me pal\u00ebt, subjektet e tjera t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb proces, me kryetarin, magjistrat\u00ebt e tjer\u00eb, si dhe me personelin e administrat\u00ebs gjyq\u00ebsore.<\/em><br \/>\n<em>dhe raste kur gjyqtari \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb p\u00ebr kryerjen e nj\u00eb krimi.<\/em><\/p>\n<p>M\u00eb tej ai thekson se efektiviteti dhe standardi i sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivelin e duhur dhe t\u00eb k\u00ebnaqsh\u00ebm p\u00ebr qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cP\u00ebr sa v\u00ebrehet, problematike vijon t\u00eb mbetet tejzgjatja e proceseve gjyq\u00ebsore, nj\u00eb problem i evidentuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme nga ankesat, jurisprudenca e GJEDNj, por dhe n\u00eb raportet e organizmave nd\u00ebrkomb\u00ebtare. N\u00eb vendimmarrjen e saj t\u00eb fundit, GjEDNj ka adresuar edhe rekomandime konkrete p\u00ebr autoritetet vendase, duke theksuar nevoj\u00ebn e plot\u00ebsimit t\u00eb vakancave n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Apelit dhe Gjykat\u00ebn e Apelit t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm. Tejzgjatja e proceseve gjyq\u00ebsore ndikon drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb perceptimin dhe besimin e publikut n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, rritja e besimit t\u00eb t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga shkaqet kryesore, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn u ideua dhe u nd\u00ebrmor reforma n\u00eb drejt\u00ebsi.\u201d-<\/em>\u00a0thekson Metani.<\/p>\n<p><strong>Pjes\u00eb nga fjala e Metanit:<\/strong><\/p>\n<p><em>M\u00eb lejoni t\u00eb vler\u00ebsoj rolin e r\u00ebnd\u00ebsishem t\u00eb Kuvendit n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb q\u00eb kaluam dhe po kalojm\u00eb prej ngjarjes n\u00eb fillim jav\u00ebn e shkuar. Ajo q\u00eb ndodhi ishte trondit\u00ebse p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. E fal\u00ebnderoj Kuvendin p\u00ebr aktin solemn, t\u00eb nderimit t\u00eb gjyqtarit me nj\u00eb minut\u00eb heshtje. Solidariteti njer\u00ebzor dhe institucional \u00ebsht\u00eb jetik p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me situata t\u00eb tilla, ku gjetja e kufijve t\u00eb duhur p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb nga nj\u00ebra an\u00eb problemet e sistemit, pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb e bazuara dhe t\u00eb pabazuara p\u00ebr pun\u00ebn e gjyqtar\u00ebve dhe t\u00eb prokuror\u00ebve, dhe nga ana tjet\u00ebr reagimet ekstreme me \u00e7mim shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Me k\u00ebto ndjesi, kemi p\u00ebrgatitur me koleg\u00ebt k\u00ebt\u00eb raportim, duke paraqitur k\u00ebtu jo vet\u00ebm shifra, por edhe nj\u00eb panoram\u00eb t\u00eb problemeve t\u00eb sistemit gjyq\u00ebsor sot, sipas k\u00ebndveshtrimit t\u00eb Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, si edhe sfidat q\u00eb duhet t\u00eb adresojm\u00eb, ne, organet e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, por edhe t\u00eb tjer\u00eb aktor\u00eb institucional\u00eb e publik\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebshtu, gjat\u00eb vitit 2024 jan\u00eb depozituar pran\u00eb ILD, 1491 ankesa te reja ndaj gjyqtar\u00ebve e prokuror\u00ebve. 1363 ankesa vijuan te mbartura nga vitet e m\u00ebparshme. Ne total, p\u00ebr vitin 2024, Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb kishte 2854 ankesa p\u00ebr trajtim. Nga k\u00ebto, jan\u00eb shqyrtuar 1374 ankesa, nga t\u00eb cilat 54 kan\u00eb p\u00ebrfunduar me hetim disiplinor. P\u00ebrve\u00e7 qytetar\u00ebve, ankues gjat\u00eb vitit 2024 ka patur edhe institucione t\u00eb sistemit, si kryetar gjykate me 2 ankesa, drejtues t\u00eb prokurorive me 20 ankesa, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me 2 p\u00ebrcjellje p\u00ebr kompetenc\u00eb dhe Gjykata e Lart\u00eb me 4 vendimmarrje p\u00ebr konstatim t\u00eb shkeljes s\u00eb afatit t\u00eb arsyesh\u00ebm.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebrve\u00e7 ankesave m\u00eb sip\u00ebr, gjat\u00eb vitit 2024, ILD ka shqyrtuar edhe nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsiderueshem k\u00ebrkesash nga KLP e KLGJ, p\u00ebr vler\u00ebsimin e magjistrat\u00ebve p\u00ebr periudha t\u00eb ndryshme vler\u00ebsimi. Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb ka shqyrtuar 674 ankesa dhe jan\u00eb n\u00eb faza t\u00eb ndryshme trajtimi 11 ankesa. Konkretisht, 578 ankesa jan\u00eb shqyrtuar, bazuar n\u00eb 64 k\u00ebrkesat q\u00eb ka sjell\u00eb KLGJ dhe 9 ankesa jan\u00eb n\u00eb faza t\u00eb ndryshme trajtimi. Nd\u00ebrsa 96 ankesa jan\u00eb shqyrtuar p\u00ebr KLP, bazuar n\u00eb 54 k\u00ebrkesat q\u00eb i jan\u00eb drejtuar ILD-s\u00eb dhe 2 ankesa jan\u00eb n\u00eb faz\u00eb shqyrtimi fillestar. Edhe gjat\u00eb vitit korrent, dy K\u00ebshillat kan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb k\u00ebrkesa p\u00ebr ILD n\u00eb kuad\u00ebr nevoj\u00ebs p\u00ebr vler\u00ebsimin e magjistrat\u00ebve. 71 k\u00ebrkesa kan\u00eb ardhura nga K\u00ebshillat deri n\u00eb fund t\u00eb shtatorit, p\u00ebr t\u00eb cilat ILD ka shqyrtuar 842 ankesa dhe 5 ankesa jan\u00eb n\u00eb faz\u00eb verifikimi. Pra vet\u00ebm p\u00ebr vitin 2024 deri n\u00eb shtator 2025 jan\u00eb 1534 ankesa p\u00ebr trajtim nga ILD me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb K\u00ebshillave.\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebis\u00eb ka trajtuar 1516 ankesa, vet\u00ebm 18 ankesa jan\u00eb n\u00eb proces. Pra \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pun\u00eb voluminoze dhe trajtimi i tyre b\u00ebhet me prioritet p\u00ebr t\u00eb mos penguar KLGJ-n\u00eb e KLP-n\u00eb n\u00eb proceset e vler\u00ebsimit t\u00eb gjyqtar\u00ebve e prokuror\u00ebve, edhe n\u00eb funksion t\u00eb ngritjeve n\u00eb detyr\u00eb e transferimeve, sipas nevojave t\u00eb Gjykatave e Prokurorive p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar vakancat e tyre.<\/em><\/p>\n<p><em>Krahas trajtimit t\u00eb k\u00ebtyre dy kategorive t\u00eb ankesave, gjat\u00eb vitit 2024 jan\u00eb p\u00ebrfunduar 6 inspektime tematike, nd\u00ebrsa n\u00eb nisje t\u00eb vitit kalendarik si zakonisht, Mbledhja e P\u00ebrgjithshme e Inspektor\u00ebve ka miratuar kalendarin me 6 inspektime tematike.<\/em><\/p>\n<p><em>Gjat\u00eb vitit 2024, ka nj\u00eb dyfishim t\u00eb k\u00ebrkesave p\u00ebr procedim disiplinor, krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Konkretisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit jan\u00eb 11 magjistrat\u00eb t\u00eb proceduar, 6 gjyqtar\u00eb dhe 5 prokuror\u00eb p\u00ebr shkelje disiplinore gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb funksionit, si:<\/em><\/p>\n<p><em>\u2013\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Vonesa t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura ose q\u00eb sjellin pasoja t\u00eb r\u00ebnda apo zvarritje t\u00eb pajustifikuara t\u00eb veprimeve dhe\/ose akteve procedurale.<\/em><\/p>\n<p><em>\u2013\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Mosrespektim i r\u00ebnd\u00eb ose i p\u00ebrs\u00ebritur i legjislacionit procedural dhe material ose zbatimi i gabuar i legjislacionit procedural dhe material, kur konstatohet nga nj\u00eb gjykat\u00eb m\u00eb e lart\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>\u2013\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Mosparaqitja e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr heqje dor\u00eb nga procedimi ose gjykimi i \u00e7\u00ebshtjes, kur kjo \u00ebsht\u00eb e detyrueshme, sipas ligjit; shkelje e rregullave t\u00eb papajtueshm\u00ebris\u00eb ose t\u00eb parandalimit t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit, sipas parashikimeve t\u00eb legjislacionit n\u00eb fuqi.<\/em><\/p>\n<p><em>\u2013\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 P\u00ebrdorimi i statusit t\u00eb magjistratit, me q\u00ebllim krijimin e p\u00ebrfitimeve p\u00ebr vete ose p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt.<\/em><\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_3_ads  \"><\/div>\n<p><em>\u2013\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Veprimi, mosveprimi ose sjellja e magjistratit, q\u00eb sjell p\u00ebrfitime t\u00eb padrejta ose d\u00ebme p\u00ebr pal\u00ebt n\u00eb nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor ose procedur\u00eb hetimore, n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin.<\/em><\/p>\n<p><em>\u2013\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Shkelja e p\u00ebrs\u00ebritur ose e r\u00ebnd\u00eb e rregullave t\u00eb solemnitetit, rregullave t\u00eb sjelljes n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me pal\u00ebt, subjektet e tjera t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb proces, me kryetarin, magjistrat\u00ebt e tjer\u00eb, si dhe me personelin e administrat\u00ebs gjyq\u00ebsore.<\/em><\/p>\n<p><em>\u2013\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 dhe raste kur gjyqtari \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb p\u00ebr kryerjen e nj\u00eb krimi.<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebshtu p\u00ebr 6 gjyqtar\u00eb \u00ebsht\u00eb propozuar masa disiplinore \u201cshkarkim nga detyra\u201d (2 k\u00ebrkesa jan\u00eb pranuar, 1 k\u00ebrkes\u00eb \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar; 1 k\u00ebrkes\u00eb \u00ebsht\u00eb pezulluar; 2 k\u00ebrkesa jan\u00eb n\u00eb proces n\u00eb vitin e raportimit)<\/em><\/p>\n<p><em>5 prokuror\u00eb jan\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebr procedim disiplinor n\u00eb KLP. P\u00ebr 2 raste \u00ebsht\u00eb propozuar \u201cV\u00ebrejtje konfidenciale\u201d; 3 raste \u201cUlje e p\u00ebrkohshme e pag\u00ebs deri n\u00eb mas\u00ebn 40% p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb nj\u00ebvje\u00e7are\u201d. (1 k\u00ebrkes\u00eb \u00ebsht\u00eb pranuar dhe 2 jan\u00eb rr\u00ebzuar, 2 n\u00eb proces gjat\u00eb 2024.)<\/em><\/p>\n<p><em>Nga veprimtaria e vet, Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb ka evidentuar disa problematika dhe konkluzione.<\/em><\/p>\n<p><em>Efektiviteti dhe standardi i sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivelin e duhur dhe t\u00eb k\u00ebnaqsh\u00ebm p\u00ebr qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb. P\u00ebr sa v\u00ebrehet, problematike vijon t\u00eb mbetet tejzgjatja e proceseve gjyq\u00ebsore, nj\u00eb problem i evidentuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme nga ankesat, jurisprudenca e GJEDNj, por dhe n\u00eb raportet e organizmave nd\u00ebrkomb\u00ebtare. N\u00eb vendimmarrjen e saj t\u00eb fundit, GjEDNj ka adresuar edhe rekomandime konkrete p\u00ebr autoritetet vendase, duke theksuar nevoj\u00ebn e plot\u00ebsimit t\u00eb vakancave n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Apelit dhe Gjykat\u00ebn e Apelit t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm. Tejzgjatja e proceseve gjyq\u00ebsore ndikon drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb perceptimin dhe besimin e publikut n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, rritja e besimit t\u00eb t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga shkaqet kryesore, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn u ideua dhe u nd\u00ebrmor reforma n\u00eb drejt\u00ebsi.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00ebp\u00ebrmjet instrumenteve ligjor\u00eb n\u00eb dispozicion, Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb ka adresuar k\u00ebt\u00eb problematik\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet rekomandimeve t\u00eb natyr\u00ebs rregullatore dhe administrative, q\u00eb kan\u00eb rezultuar nga inspektimi tematik i kryer pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Tiran\u00eb, mbi koh\u00ebzgjatjen e gjykimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve gjyq\u00ebsore, gjat\u00eb periudh\u00ebs 01.03.2023-31.05.2023, inspektim tashm\u00eb i konkluduar me rekomandime konkrete p\u00ebr aktor\u00ebt e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/em><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/kreu-i-ild-se-prezanton-raportin-vjetor-ne-2024-morem-mijera-ankesa-ndaj-gjyqtareve-e-prokuroreve\/\">Kreu i ILD-s\u00eb prezanton raportin vjetor: N\u00eb 2024 mor\u00ebm mij\u00ebra ankesa ndaj gjyqtar\u00ebve e prokuror\u00ebve<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Komisionin p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet Ligjore dhe Administrat\u00ebn Publike po zhvillohet sot seanca d\u00ebgjimore me disa nga institucionet kryesore t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, t\u00eb cilat raportojn\u00eb mbi veprimtarin\u00eb e tyre vjetore p\u00ebr vitin 2024. N\u00eb rendin e dit\u00ebs jan\u00eb Inspektorati i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb (ILD), K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor (KLGJ), K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb (KLP) dhe Inspektorati [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-46088","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46088","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=46088"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46088\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=46088"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=46088"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=46088"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}