{"id":46040,"date":"2025-10-13T06:48:18","date_gmt":"2025-10-13T06:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/13\/dokumenti-sekret-llogarite-bankare-te-regjimit-komunist-ne-zvicer-e-shba-te-ardhurat-nga-eksportet-tona-do-te-behen-ne-firma-amerikane-pasi\/"},"modified":"2025-10-13T06:48:18","modified_gmt":"2025-10-13T06:48:18","slug":"dokumenti-sekret-llogarite-bankare-te-regjimit-komunist-ne-zvicer-e-shba-te-ardhurat-nga-eksportet-tona-do-te-behen-ne-firma-amerikane-pasi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/13\/dokumenti-sekret-llogarite-bankare-te-regjimit-komunist-ne-zvicer-e-shba-te-ardhurat-nga-eksportet-tona-do-te-behen-ne-firma-amerikane-pasi\/","title":{"rendered":"DOKUMENTI SEKRET\/ Llogarit\u00eb bankare t\u00eb regjimit komunist, n\u00eb Zvic\u00ebr e SHBA: \u201cT\u00eb ardhurat nga eksportet tona, do t\u00eb b\u00ebhen n\u00eb firma amerikane, pasi\u2026\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Nga Kreshnik KU\u00c7AJ<\/p>\n<p>Edhe pse regjimi komunist i Enver Hoxh\u00ebs kishte nd\u00ebrprer\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet politike dhe diplomatike me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe shum\u00eb shtete evropiane, s\u00ebrish ekonomia do t\u00eb mbetej nj\u00eb pik\u00eb lidh\u00ebse. Pavar\u00ebsisht se nuk kishte vizita zyrtar\u00ebsh dhe shk\u00ebmbime diplomatike, gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb ekonomis\u00eb s\u00eb centralizuar, Shqip\u00ebria ark\u00ebtonte nj\u00eb ser\u00eb parash nga vendet evropiane dhe ato amerikane. P\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr valut\u00ebn e huaj nga k\u00ebto vende, strukturat financiare shqiptare kishin ngritur nj\u00eb rrjet t\u00eb t\u00ebr\u00eb llogarish bankare n\u00eb k\u00ebto vende.<\/p>\n<p>Nj\u00eb let\u00ebrk\u00ebmbim sekret mes Ministris\u00eb s\u00eb Financave, Bank\u00ebs s\u00eb Shtetit, Ministris\u00eb s\u00eb Tregtis\u00eb dhe Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme, jep detaje t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb si funksiononte ky rrjet llogarish bankare q\u00eb p\u00ebrdorej p\u00ebr t\u00ebrheqjen e valut\u00ebs s\u00eb huaj. N\u00eb let\u00ebr-k\u00ebmbimet e marsit t\u00eb vitit 1976, del n\u00eb pah se Banka e Shtetit, kishte llogari bankare n\u00eb 12 banka amerikane, edhe pse zyrtarisht dhe politikisht e konsideronte si nj\u00eb shtet armik.<\/p>\n<p>N\u00eb total, numri i llogarive bankare n\u00eb monedha t\u00eb ndryshme arrinte n\u00eb n\u00eb shum\u00eb se 50 t\u00eb tilla. K\u00ebto llogari p\u00ebrdoreshin p\u00ebr tre arsye kryesore; p\u00ebr t\u00ebrheqjen e d\u00ebrgesave t\u00eb emigrant\u00ebve, p\u00ebr l\u00ebvizjet e tregtis\u00eb s\u00eb jashtme dhe p\u00ebr t\u00eb ardhurat q\u00eb siguroheshin nga \u201cShoq\u00ebria Komisionare\u201d, q\u00eb administronte trash\u00ebgimit\u00eb e shqiptar\u00ebve jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb rezulton nga ky let\u00ebr-k\u00ebmbim sekret \u00ebsht\u00eb se Shqip\u00ebria kishte marr\u00ebdh\u00ebniet tregtare direkte me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb vitet \u201970-t\u00eb dhe tregtonte atje sherebel\u00eb e ekstrakt tanini.<\/p>\n<p>Nga kjo tregti, ark\u00ebtonte sasi t\u00eb konsiderueshme dollar\u00ebsh. Valuta e huaj q\u00eb ark\u00ebtohej p\u00ebrmes k\u00ebtij rrjeti llogarish bankare ishte rreth 10 milion\u00eb dollar\u00eb n\u00eb vit.<\/p>\n<p>\u201cPrej krijimit t\u00eb saj, Banka e Shtetit vazhdon t\u00eb mbaj\u00eb llogari korrente n\u00eb dollar\u00eb n\u00eb 12 banka amerikane. N\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtyre llogarive kryhen k\u00ebto veprime kryesore:<\/p>\n<p>1) D\u00ebrgesat q\u00eb b\u00ebjn\u00eb emigrant\u00ebt ekonomike nga SHBA p\u00ebr familjet e tyre dhe t\u00eb af\u00ebrmit q\u00eb kan\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb, t\u00eb cilat arrijn\u00eb rreth 2 milion\u00eb dollar\u00eb n\u00eb vit.<\/p>\n<p>K\u00ebto veprime b\u00ebhen pjes\u00ebrisht me an\u00ebn e urdh\u00ebrpagesave t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta q\u00eb bankat amerikane i d\u00ebrgojn\u00eb bank\u00ebs son\u00eb p\u00ebr persona me adresa t\u00eb caktuara dhe pjes\u00ebrisht me an\u00ebn e \u00e7eqeve q\u00eb vet\u00eb emigrant\u00ebt u d\u00ebrgojn\u00eb familjeve dhe t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>\u00c7eqet merren nga Banka e Shtetit dhe d\u00ebrgohen p\u00ebr ark\u00ebtim kryesisht tek nj\u00eb bank\u00eb amerikane, e cila i ark\u00ebton t\u00eb hollat nga bankat e tjera amerikane mbi t\u00eb cilat jan\u00eb l\u00ebshuar \u00e7eqet p\u00ebr pagim.<\/p>\n<p>2) T\u00eb ardhurat nga trash\u00ebgimit\u00eb q\u00eb realizon Shoq\u00ebria Komisionare t\u00eb cilat arrijn\u00eb arrijn\u00eb rreth 350 mij\u00eb dollar\u00eb n\u00eb vit. Edhe k\u00ebto t\u00eb ardhura realizohen si d\u00ebrgesat e emigracionit ose me an\u00ebn e urdh\u00ebr pagesave t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta ose me \u00e7eqe, ashtu si\u00e7 u vjen m\u00eb mbar\u00eb p\u00ebr t\u2019i kryer veprimet n\u00eb bankat amerikane, firmat avokatore amerikane t\u00eb cilat jan\u00eb jan\u00eb korrespondente t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb Komisionare dhe q\u00eb shp\u00ebrblehen n\u00eb baz\u00eb t\u00eb shumave t\u00eb realizuara. Me k\u00ebto firma avokatore q\u00eb Shoq\u00ebria Komisionare ka n\u00eb SHBA zhvillon korrespondenc\u00ebn e nevojshme p\u00ebr plot\u00ebsimin e dokumenteve q\u00eb duhen p\u00ebr realizimin e trash\u00ebgimive.<\/p>\n<p>3) T\u00eb ardhurat dhe pagesat nga veprimet e import\/eksportit n\u00eb dollar\u00eb, q\u00eb b\u00ebjn\u00eb nd\u00ebrmarrjet e Tregtis\u00eb s\u00eb Jashtme me firma q\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb Japoni, Libi, Liban, Malt\u00eb, Finland\u00eb, Danimark\u00eb etj. ku banka e shtetit nuk ka llogari korrente n\u00eb diviz\u00eb t\u00eb lir\u00eb n\u00eb bankat e k\u00ebtyre vendeve, as n\u00eb dollar\u00eb dhe as n\u00eb monedhat e tyre komb\u00ebtare si dhe t\u00eb ardhurat nga eksportet tona t\u00eb b\u00ebhen drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb firma amerikane, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb sherebela dhe ekstrakt tanini. Shum\u00eb e eksport importit n\u00eb vendet e sip\u00ebrme n\u00eb vitin 1975 ariti n\u00eb rreth 5.5 milion\u00eb dollar\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb ardhurat e agjencis\u00eb detare Durr\u00ebs nga d\u00ebrgesat q\u00eb iu b\u00ebjn\u00eb asaj shoq\u00ebri t\u00eb ndryshme p\u00ebr sh\u00ebrbimet q\u00eb u b\u00ebn ajo vaporeve t\u00eb tyre q\u00eb vijn\u00eb n\u00eb portin e Durr\u00ebsit si dhe pagesat n\u00eb dollar\u00eb q\u00eb kryhen Flota jon\u00eb Tregtare, t\u00eb cilat gjat\u00eb vitit 1975 (p\u00ebr dy nd\u00ebrmarrjet) arrit\u00ebn n\u00eb 1,5 milion\u00eb dollar\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ve\u00e7 bankave amerikane, shteti shqiptar kishte llogari bankare n\u00eb Franc\u00eb, Itali, Zvic\u00ebr, Holand\u00eb, Suedi, Belgjik\u00eb, Angli, Gjermani e Kanada. Po ashtu, shteti shqiptar kishte edhe 18 llogari bankare q\u00eb i p\u00ebrdorte si depozita me afat ku mbaheshin mbi 85 % e fondeve n\u00eb diviz\u00eb t\u00eb lir\u00eb t\u00eb cilat ishin n\u00eb banka t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb Franc\u00eb, Zvic\u00ebr, Itali, Austri dhe Belgjik\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb siguruar valut\u00ebn e huaj, shteti shqiptar kishte krijuar disa mekanizma financiar\u00eb, mes t\u00eb cilave edhe nj\u00eb rrjet dyqanesh speciale dhe nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb merrej me administrimin e pasurive q\u00eb shqiptar\u00ebt kishin si trash\u00ebgimi jasht\u00eb vendit. K\u00ebto mekanizma unik\u00eb financiar\u00eb u mbyll\u00ebn me r\u00ebnien e regjimit komunist q\u00eb solli hapjen e vendit dhe aplikimin e ekonomis\u00eb s\u00eb tregut. \/ Memorie.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/10\/dokumenti-sekret-llogarite-bankare-te-regjimit-komunist-ne-zvicer-e-shba-te-ardhurat-nga-eksportet-tona-do-te-behen-ne-firma-amerikane-pasi\/\">DOKUMENTI SEKRET\/ Llogarit\u00eb bankare t\u00eb regjimit komunist, n\u00eb Zvic\u00ebr e SHBA: \u201cT\u00eb ardhurat nga eksportet tona, do t\u00eb b\u00ebhen n\u00eb firma amerikane, pasi\u2026\u201d<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Kreshnik KU\u00c7AJ Edhe pse regjimi komunist i Enver Hoxh\u00ebs kishte nd\u00ebrprer\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet politike dhe diplomatike me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe shum\u00eb shtete evropiane, s\u00ebrish ekonomia do t\u00eb mbetej nj\u00eb pik\u00eb lidh\u00ebse. Pavar\u00ebsisht se nuk kishte vizita zyrtar\u00ebsh dhe shk\u00ebmbime diplomatike, gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb ekonomis\u00eb s\u00eb centralizuar, Shqip\u00ebria ark\u00ebtonte nj\u00eb ser\u00eb parash nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-46040","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46040","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=46040"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46040\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=46040"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=46040"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=46040"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}