{"id":45943,"date":"2025-10-12T13:48:32","date_gmt":"2025-10-12T13:48:32","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/12\/nga-nata-e-frikes-se-beogradit-tek-agimi-i-krenarise-se-leskovcit\/"},"modified":"2025-10-12T13:48:32","modified_gmt":"2025-10-12T13:48:32","slug":"nga-nata-e-frikes-se-beogradit-tek-agimi-i-krenarise-se-leskovcit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/12\/nga-nata-e-frikes-se-beogradit-tek-agimi-i-krenarise-se-leskovcit\/","title":{"rendered":"Nga nata e frik\u00ebs s\u00eb Beogradit, tek agimi i krenaris\u00eb s\u00eb Leskovcit"},"content":{"rendered":"<p>Kjo nuk ishte thjesht nj\u00eb ndeshje futbolli. Ishte nj\u00eb udh\u00ebtim mbrapa n\u00eb koh\u00eb, n\u00eb plag\u00ebn q\u00eb na la 14 tetori 2014, dhe nj\u00eb kthim madh\u00ebshtor n\u00eb t\u00eb tashmen, ku historia u shkrua ndryshe, m\u00eb e past\u00ebr, m\u00eb e fort\u00eb, m\u00eb shqiptare se kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Shkuam n\u00eb Serbi me hijen e asaj nate fam\u00ebkeqe mbi supe. At\u00ebher\u00eb flamuri jon\u00eb u rr\u00ebmbye, lojtar\u00ebt u sulmuan, britmat \u201cvritini shqiptar\u00ebt\u201d kumbuan n\u00eb stadium si nj\u00eb jehon\u00eb urrejtjeje e trash\u00ebguar. E gjith\u00eb ajo eg\u00ebrsi vet\u00ebm pse guxuam t\u00eb ishim vetvetja. Ajo plag\u00eb nuk u harrua kurr\u00eb, ajo na futi mllefin n\u00eb palc\u00eb dhe mosbesimin n\u00eb gjak. E kishim n\u00eb memorje, dhe kujtesa nuk fal.<br \/>\nK\u00ebt\u00eb her\u00eb, p\u00ebr ndeshjen e 11 tetorit 2025, ata u fsheh\u00ebn pas termit \u201corganizim normal\u201d, por frika e tyre foli m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do konferenc\u00eb shtypi. Nuk guxuan ta mbajn\u00eb n\u00eb Beograd, e larguan n\u00eb Leskovc, sikur donin t\u00eb ndryshonin hart\u00ebn e dhimbjes. Flamurin kuqezi s\u2019pat\u00ebn kurajo ta vendosnin as n\u00eb stadium deri nj\u00eb dit\u00eb para ndeshjes, nga frika se do t\u00eb shp\u00ebrthenin ata, t\u00eb vet\u00ebt. Ky nuk \u00ebsht\u00eb normalitet, kjo \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzim i heshtur.<\/p>\n<p>Stadiumi dukej i rregullt, tribuna e kontrolluar, por helmi i vjet\u00ebr ishte ende aty, i futur mes dh\u00ebmb\u00ebsh. D\u00ebgjoheshin thirrje t\u00eb fikura \u201cKosova \u00ebsht\u00eb Serbi\u201d, shfaqej nj\u00eb hart\u00eb e fshehur e Kosov\u00ebs me flamur t\u00eb tyre, z\u00ebra q\u00eb murmuritnin vrer, fjal\u00eb t\u00eb dala nga err\u00ebsira e mbi 90 viteve konflikt. \u00cbndrra e tyre ishte q\u00eb ne t\u00eb hynim n\u00eb fush\u00eb me mendjen tek e shkuara kur na mendonin t\u00eb mundur, por ndodhi e kund\u00ebrta.<\/p>\n<p>Ne shkuam p\u00ebr t\u00eb luajtur futboll dhe Shqip\u00ebria mbr\u00ebm\u00eb nuk luajti thjesht nj\u00eb ndeshje, ajo dha nj\u00eb shuplak\u00eb historike. Mori tri pik\u00eb q\u00eb vlejn\u00eb si bilet\u00eb p\u00ebr play off-in e Bot\u00ebrorit 2026 dhe ua mori n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre, aty ku besonin se frika jon\u00eb do t\u2019i mbronte ata. Por fituam ne me qet\u00ebsin\u00eb e atyre q\u00eb e din\u00eb se historia ka ndryshuar kah.<\/p>\n<p>Ata nuk pat\u00ebn m\u00eb fuqi t\u00eb ul\u00ebrinin, nuk pat\u00ebn m\u00eb fuqi t\u00eb godisnin, e vetmja gj\u00eb q\u00eb iu mbeti ishte t\u00eb m\u00ebrziteshin, me veten. Ne nuk u tremb\u00ebm nga frika e tyre, ne u p\u00ebrqafuam me rezultatin, me fitoren, me realitetin. Kosova \u00ebsht\u00eb e lir\u00eb, \u00ebsht\u00eb e pavarur, \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e shqiptar\u00ebve dhe as flamuj e pikturuar dhe as britma paranojake nuk e ndryshojn\u00eb k\u00ebt\u00eb. Edhe n\u00eb eliminatoret e Europianit t\u00eb 2016-\u00ebs ishin pas nesh edhe tani prapa mbeten.<\/p>\n<p>Fitorja n\u00eb Leskovc nuk fshiu nga memorja jon\u00eb 2014-\u00ebn, ne nuk shkuam p\u00ebr t\u2019u hakmarr\u00eb, shkuam p\u00ebr t\u00eb treguar se kush jemi. Dhe u pa qart\u00eb, nuk jemi m\u00eb kombi q\u00eb rr\u00ebmbehet, goditet dhe hesht. Jemi kombi q\u00eb futet n\u00eb fush\u00eb, i merr pik\u00ebt dhe u l\u00eb bosh tribunat, me krenarin\u00eb ton\u00eb mbi supe dhe flamurin ton\u00eb n\u00eb zem\u00ebr.<\/p>\n<p>Kjo ishte nata kur Serbia nuk na frik\u00ebsoi m\u00eb, kjo ishte nata kur historia u kthye n\u00eb an\u00ebn ton\u00eb. Dhe kur ata mbet\u00ebn n\u00eb heshtje, ne qesh\u00ebm, jo nga p\u00ebr\u00e7mimi, por nga \u00e7lirimi, sepse k\u00ebsaj radhe, nuk treguam gjurm\u00eb plag\u00ebsh, por hap\u00ebm plag\u00eb tek ata me fitoren ton\u00eb.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/10\/nga-nata-e-frikes-se-beogradit-tek-agimi-i-krenarise-se-leskovcit\/\">Nga nata e frik\u00ebs s\u00eb Beogradit, tek agimi i krenaris\u00eb s\u00eb Leskovcit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kjo nuk ishte thjesht nj\u00eb ndeshje futbolli. Ishte nj\u00eb udh\u00ebtim mbrapa n\u00eb koh\u00eb, n\u00eb plag\u00ebn q\u00eb na la 14 tetori 2014, dhe nj\u00eb kthim madh\u00ebshtor n\u00eb t\u00eb tashmen, ku historia u shkrua ndryshe, m\u00eb e past\u00ebr, m\u00eb e fort\u00eb, m\u00eb shqiptare se kurr\u00eb. Shkuam n\u00eb Serbi me hijen e asaj nate fam\u00ebkeqe mbi supe. At\u00ebher\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-45943","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45943","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=45943"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45943\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=45943"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=45943"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=45943"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}