{"id":45902,"date":"2025-10-12T10:48:15","date_gmt":"2025-10-12T10:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/12\/aksidenti-ku-mbeti-viktime-nje-femije-profesori-italian-dangelo-pas-aksidentit-ne-fier-shkova-ne-dasem-nuk-i-dija-pasojat-dosja\/"},"modified":"2025-10-12T10:48:15","modified_gmt":"2025-10-12T10:48:15","slug":"aksidenti-ku-mbeti-viktime-nje-femije-profesori-italian-dangelo-pas-aksidentit-ne-fier-shkova-ne-dasem-nuk-i-dija-pasojat-dosja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/12\/aksidenti-ku-mbeti-viktime-nje-femije-profesori-italian-dangelo-pas-aksidentit-ne-fier-shkova-ne-dasem-nuk-i-dija-pasojat-dosja\/","title":{"rendered":"Aksidenti ku mbeti viktime nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb\/ Profesori italian, D\u2019Angelo: Pas aksidentit n\u00eb Fier, shkova n\u00eb das\u00ebm, nuk i dija pasojat (Dosja)"},"content":{"rendered":"<p>Mbr\u00ebmjen e 8 Gushtit, rreth or\u00ebs 8 t\u00eb mbr\u00ebmjes, 44-vje\u00e7ari italian Michele D\u2019Angelo, profesor i bioteknologjis\u00eb n\u00eb Universitetin e Aquila-s, po udh\u00ebtonte nga Vlora n\u00eb drejtim t\u00eb Fierit. N\u00eb bordin e mjetit Lancia me targa italiane gjendej edhe bashk\u00ebjetuesja e tij, Vanessa Castelli, gjithashtu pedagoge n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin universitet. Vanesa ishte ftuar si shoq\u00ebruese e par\u00eb e nuses n\u00eb dasm\u00ebn e nj\u00eb mikeje t\u00eb saj shqiptare, rezidente prej vitesh n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>Destinacioni i tyre ishte restorant \u201cKatalea Palace\u201d, n\u00eb rrug\u00ebn Fier-Levan. N\u00eb hyrje t\u00eb resortit, mjeti Lancia ndalon n\u00eb mes t\u00eb rrug\u00ebs. Hap sinjalin majtas p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb karrexhat\u00ebs, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb parkimin e lokalit.<\/p>\n\n<p><strong>Aksident dhe flak\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb moment, nj\u00eb mjet Mercedes vjen n\u00eb korsin\u00eb tjet\u00ebr, me drejtim nga Fieri n\u00eb Vlor\u00eb. N\u00eb nj\u00eb moment, Mercedesi p\u00ebrplaset n\u00eb an\u00ebn an\u00ebsore t\u00eb Lancias s\u00eb italianit D\u2019Angelo. Profesori italian thot\u00eb se makina tjet\u00ebr ishte me shpejt\u00ebsi. Pas kontaktit mes dy mjeteve, Mercedesi del nga rruga, rrokulliset disa her\u00eb dhe m\u00eb pas merr flak\u00eb, sipas dosjes hetimore, t\u00eb siguruar nga \u201c<em>Boldnews.al<\/em>\u201d<\/p>\n<p>Michele D\u2019Angeo dhe Vanessa dalin t\u00eb tronditur nga automjeti i tyre dhe th\u00ebrrasin p\u00ebr ndihm\u00eb. N\u00eb vend afrohen shum\u00eb njer\u00ebz, t\u00eb cil\u00ebt mundohen t\u00eb nxjerrin nga Mercedesi personat e bllokuar n\u00eb t\u00eb. Shum\u00eb shpejt afrohen ambulancat dhe policia.<\/p>\n\n<p><strong>D\u2019Angelo vijon dasm\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, pran\u00eb Michele D\u2019Angelos afrohet nj\u00eb nga kamarier\u00ebt e lokalit dhe u thot\u00eb q\u00eb t\u00eb parkojn\u00eb makin\u00ebn e tyre n\u00eb parkimin e resortit, pasi ata nuk kan\u00eb faj dhe se personave t\u00eb aksidentuar u kan\u00eb shkuar n\u00eb ndihm\u00eb mjek\u00ebt dhe policia.<\/p>\n<p>Michele D\u2019Angelo thot\u00eb se, megjith\u00ebse t\u00eb shokuar nga ngjarja, ai dhe bashk\u00ebjetuesja e tij kan\u00eb vijuar aktivitetin e tyre n\u00eb das\u00ebm. \u201c<em>Un\u00eb po mendoja p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr t\u00eb par\u00eb \u00e7far\u00eb po ndodhte me aksidentin dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment lajm\u00ebruam Vanes\u00ebn se kishte filluar ceremonia dhe ajo ishte shoq\u00ebruesja e nuses n\u00eb dasm\u00eb<\/em>\u201d, ka deklaruar 44-vje\u00e7ari italian p\u00ebr Policin\u00eb Shqiptare.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb \u201cKatalea Resort\u201d po vijonte normalisht ceremonia e dasm\u00ebs, pak metra larg tij, kishte nisur nj\u00eb operacion urgjent shp\u00ebtimi p\u00ebr kat\u00ebr personat q\u00eb gjendeshin n\u00eb bordin e mjetit Mercedes.<\/p>\n<p><strong>Viktima dhe t\u00eb plagosur<\/strong><\/p>\n<p>Makina drejtohej nga nj\u00eb 45-vje\u00e7ar nga Patosi, E. Dervishaj (Sadikaj). N\u00eb mjet ishin djali i tij 17-vje\u00e7ar, K. Sadikaj, nj\u00eb shok i djalit, 20-vje\u00e7ari, K. Troka, si edhe nipi 15-vje\u00e7ar i shoferit, E. Shehaj.<\/p>\n<p>T\u00eb kat\u00ebrt kishin p\u00ebsuar d\u00ebmtime t\u00eb shumta. M\u00eb i vogli prej tyre, 15-vje\u00e7ari ishte n\u00eb gjendje shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Ai transportohet nga Fieri drejt Spitalit t\u00eb Traum\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb, por, fatkeq\u00ebsisht, nd\u00ebrron jet\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Sqarime pas 12 or\u00ebve<\/strong><\/p>\n<p>Michele D\u2019Angelo thot\u00eb q\u00eb nuk dinte asgj\u00eb nga k\u00ebto. Miqt\u00eb n\u00eb das\u00ebm i kan\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb nuk duhej t\u00eb shqet\u00ebsohej, pasi faji ishte i makin\u00ebs tjet\u00ebr q\u00eb l\u00ebvizte me shpejt\u00ebsi t\u00eb madhe. Megjith\u00ebse i tronditur, profesori dhe mikesha e tij kan\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb ceremonin\u00eb festive deri n\u00eb or\u00ebn 5 t\u00eb m\u00ebngjesit. M\u00eb pas, ata jan\u00eb nisur s\u00ebrish drejt Vlor\u00ebs, ku kishin prenotuar hotelin p\u00ebr fjetje.<\/p>\n<p>Paraditen e 9 Gushtit, Michele D\u2019Angelo dhe Vanessa Castelli marrin s\u00ebrish rrug\u00ebn p\u00ebr n\u00eb Fier, k\u00ebsaj radhe p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb sqarimet e tyre n\u00eb polici mbi aksidentin e ndodhur rreth 12 or\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Rrug\u00ebs, n\u00eb Vlor\u00eb, ndalohen nga Policia, e cila kishte marr\u00eb informacion se nj\u00eb mjet me targa italiane ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb aksident n\u00eb qytetin bregdetar. Ishte nj\u00eb rast tjet\u00ebr. Megjithat\u00eb, D\u2019Angelo u ka th\u00ebn\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs se ata kishin pasur nj\u00eb aksident n\u00eb Fier. Oficer\u00ebt i kan\u00eb orientuar q\u00eb t\u00eb paraqiten n\u00eb Komisariatin e Fierit.<\/p>\n<p><strong>Arrestimi<\/strong><\/p>\n<p>Prej mbr\u00ebmjes s\u00eb aksidentit, policia n\u00eb Fier kishte nisur k\u00ebrkimet p\u00ebr mjetin Lancia me targa italiane, e cila ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb aksidentin n\u00eb Qaf\u00ebn e Koshovic\u00ebs. Pamjet e kamerave t\u00eb siguris\u00eb tregonin mjetin e profesorit italian q\u00eb kishte ndaluar n\u00eb mesin e rrug\u00ebs dhe p\u00ebrplasjen e mjetit tjet\u00ebr, Mercedes, i cili m\u00eb pas p\u00ebrfundoi thuajse i shkat\u00ebrruar an\u00ebs rrug\u00ebs dhe i p\u00ebrfshir\u00eb nga flak\u00ebt.<\/p>\n<p>Sapo Michele D\u2019Angelo u paraqit n\u00eb Policin\u00eb e Fierit, ai u pyet menj\u00ebher\u00eb p\u00ebr rrethanat e aksidentit dhe, m\u00eb pas, u arrestua n\u00ebn dyshimet p\u00ebr \u201cshkelje t\u00eb rregullave t\u00eb qarkullimit\u201d me pasoja t\u00eb r\u00ebnda, si edhe \u201clargim nga vendi i ngjarjes\u201d.<\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_3_ads  \">\n<div class=\"ads-wrapper align-center \">\n<div class=\"ads_code\">\n<div class=\"desktopi\">\n<div><\/div>\n\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p><strong>N\u00eb gjykat\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb 12 Gusht, Gjykata e Fierit cakton mas\u00ebn e siguris\u00eb \u201carrest me burg\u201d p\u00ebr italianin 44-vje\u00e7ar, Michele D\u2019Angelo, si edhe p\u00ebr drejtuesin e mjetit Mercedes, shqiptarin 45-vje\u00e7ar, E. Sadikaj (Dervishaj).<\/p>\n<p>N\u00eb provat hetimore, t\u00eb mbledhura deri n\u00eb at\u00eb moment, autoritetet dyshojn\u00eb se t\u00eb dy drejtuesit e mjeteve jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr ngjarjen tragjike. Megjith\u00ebs\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb kryer ende akti i plot\u00eb i ekspertimit teknik, paraprakisht dyshohet se italiani D\u2019Angelo ka pozicionuar makin\u00ebn n\u00eb mesin e rrug\u00ebs, duke bllokuar pjes\u00ebrisht korsin\u00eb e kund\u00ebr, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn l\u00ebvizte me shpejt\u00ebsi mjeti Mercedes.<\/p>\n<p><strong>D\u00ebshmia e D\u2019Angelos<\/strong><\/p>\n<p>Profesori italian ka treguar dinamik\u00ebn e ngjarjes, fillimisht para policis\u00eb dhe m\u00eb tej n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p><em>Po udh\u00ebtoja nga Vlora n\u00eb drejtim t\u00eb restorant \u201cKatalea Palace\u201d me mjetin Lancia, me targa italiane DN171ZF. Pa vajtur 30 metra, kam ndezur sinjalin p\u00ebr t\u2019u kthyer majtas, kam kontrolluar rrug\u00ebn, pasi kam par\u00eb q\u00eb nuk kisha makina as para as mbrapa dhe fillova manovr\u00ebn p\u00ebr t\u2019u kthyer majtas, p\u00ebr t\u2019u futur n\u00eb drejtim t\u00eb restorantit. Vanesa, bashk\u00ebjetuesja ime, e cila ishte ulur n\u00eb vendin e par\u00eb, m\u00eb thot\u00eb me kujdes se po vjen nj\u00eb makin\u00eb me shum\u00eb shpejt\u00ebsi.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb at\u00eb moment kam par\u00eb dritat e makin\u00ebs q\u00eb m\u00eb vinte p\u00ebrball\u00eb, ndodhi shum\u00eb shpejt pasi makina po vinte shum\u00eb, shum\u00eb shpejt, pasi pash\u00eb q\u00eb ai po tentonte t\u00eb na shmangte n\u00eb t\u00eb djatht\u00ebn e tij.<\/em><\/p>\n<p><em>Frenova dhe na g\u00ebrvishti n\u00eb pjes\u00ebn e par\u00eb t\u00eb an\u00ebs s\u00eb shoferit dhe m\u00eb pas ai ka dal\u00eb jasht\u00eb rruge dhe sapo ktheva shikimin, makina tjet\u00ebr ishte p\u00ebrmbysur. L\u00ebviza makin\u00ebn p\u00ebrpara p\u00ebr t\u00eb mos penguar qarkullimin. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment pam\u00eb edhe makin\u00ebn e aksidentuar q\u00eb po merrte flak\u00eb, fillova t\u00eb k\u00ebrkoja ndihm\u00eb duke b\u00ebrtitur.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb at\u00eb moment pash\u00eb dik\u00eb q\u00eb ishte pran\u00eb makin\u00ebs s\u00eb aksidentuar, lart te lokali pam\u00eb q\u00eb kishte njer\u00ebz dhe filluam t\u2019i k\u00ebrkonim ndihm\u00eb dhe atyre. Ishim t\u00eb tmerruar dhe u k\u00ebrkuan ndihm\u00eb n\u00eb anglisht. Na than\u00eb q\u00eb ishin njoftuar policia, sh\u00ebrbimet e ambulanc\u00ebs dhe zjarrfik\u00ebsja. Nuk e di sakt\u00eb pam\u00eb disa persona me fikse zjarri dhe me uj\u00eb, por nuk e di sakt\u00eb q\u00eb kush ishin.<\/em><\/p>\n<p><em>Nd\u00ebrkoh\u00eb po nxirrnin njer\u00ebzit nga makina dhe ishin shum\u00eb njer\u00ebz dhe pam\u00eb dik\u00eb q\u00eb kishte f\u00ebmij\u00ebn n\u00eb krah, por nuk e dallova kush ishte. Nd\u00ebrkoh\u00eb, bashk\u00ebjetuesja ime po fliste me kamarierin n\u00eb gjuh\u00ebn angeleze p\u00ebr \u00e7far\u00eb veprimesh duhet t\u00eb kryenin dhe ai na tha t\u00eb futeshim me makin\u00eb n\u00eb parkimin e lokalit. E pyeta disa her\u00eb \u201cje i sigurt\u201d n\u00eb gjuh\u00ebn angleze.\u00a0<\/em><em>Kam parkuar brenda n\u00eb parkim dhe ishim n\u00eb gjendje shoku. Un\u00eb po mendoja p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr t\u00eb par\u00eb \u00e7far\u00eb po ndodhte me aksidentin dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment lajm\u00ebruam Vanes\u00ebn se kishte filluar ceremonia dhe ajo ishte shoq\u00ebruesja e nuses n\u00eb dasm\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Nd\u00ebrkoh\u00eb, pjestar\u00ebt e dasm\u00ebs na than\u00eb q\u00eb gjith\u00e7ka ishte zgjidhur dhe un\u00eb nuk mendova se isha shkakatari dhe kisha gabuar dhe ishte e kot\u00eb q\u00eb t\u00eb interesohesha p\u00ebr aksidentin, pasi nuk mendoja q\u00eb isha fajtor, gj\u00eb q\u00eb mendoj dhe tani pasi makina q\u00eb u aksidentua l\u00ebvizte shum\u00eb shpejt.<\/em><\/p>\n<p><em>Ne vazhduam ceremonin\u00eb, pasi bashk\u00ebjetuesja ime ishte shoq\u00ebruesja e nuses dhe pavar\u00ebsisht gjendjes time t\u00eb r\u00ebnduar psikologjike. Rreth or\u00ebs 05.00 t\u00eb m\u00ebngjesit mbaroi ceremonia dhe jemi nisur p\u00ebr n\u00eb Vlor\u00eb dhe pastaj shkuam p\u00ebr t\u00eb vila \u201cS&amp;S\u201d, ku q\u00ebndruam. M\u00eb pas jemi zgjuar jemi drejtuar p\u00ebr n\u00eb Policin\u00eb e Vlor\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ditur n\u00eb duhet t\u00eb kryenim ndonj\u00eb veprim tjet\u00ebr dhe \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebnim<\/em><\/p>\n<p><em>Gjat\u00eb rrug\u00ebs q\u00eb po shkonim p\u00ebr te policia na ndaloj nj\u00eb patrull\u00eb rrug\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb aksident q\u00eb kishte ndodhur n\u00eb Vlor\u00eb ku ishte p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb makin\u00eb me targa italiane.Ne i treguam q\u00eb po vinim te Komisariati i Vlor\u00ebs n\u00eb lidhje me ngjarjen q\u00eb kishte ndodhur n\u00eb Fier.\u00a0<\/em><em>Policia na tha q\u00eb duhet t\u00eb paraqiteshin n\u00eb policin\u00eb e Fierit<\/em>.<\/p>\n<p><strong>Burgu dhe reagimet<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb Shtatorit, Gjykata e Apelit konfirmoi mas\u00ebn e arrestit p\u00ebr t\u00eb dy personat, p\u00ebr italianin D\u2019Angelo dhe shqiptarin Sadikaj. Avokat\u00ebt e profesorit italian argumentuan se klienti i tyre nuk kishte p\u00ebrgjegj\u00ebsi, pasi mjeti tjet\u00ebr ishte me shpejt\u00ebsi. Nd\u00ebrkoh\u00eb, mbrojt\u00ebsit e shqiptarit Sadikaj k\u00ebrkuan zbutjen e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb, pasi klienti i tyre ishte n\u00eb gjendje shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore pas aksidentit, duke deklaruar gjithashtu se fajtori ishte Michele D\u2019Angelo, i cili kishte bllokuar rrug\u00ebn.<\/p>\n<p>Gjykata e Apelit vler\u00ebsoi se, deri n\u00eb faz\u00ebn aktuale, ka dyshime se t\u00eb dy personat mund t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr ngjarjen tragjike dhe duhet t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb paraburgim.<\/p>\n<p>Vendimet e gjykatave shqiptare kan\u00eb nxitur reagim tek koleg\u00ebt e Michele D\u2019Angelo. N\u00eb mediat italiane raportohet se\u00a0<a href=\"https:\/\/abruzzoweb.it\/prof-univaq-arrestato-in-albania-rettore-lavoriamo-per-liberarlo-ambasciata-segue-caso\/\">pedagog\u00ebt<\/a>\u00a0e Universitetin t\u00eb Aquali-s kan\u00eb nisur nj\u00eb fushat\u00eb p\u00ebr mbledhje fondesh, me q\u00ebllim sigurimin e mbrojtjes p\u00ebr 44-vje\u00e7arin.<\/p>\n<p>Vanesa Castelli, bashk\u00ebjetuesja e tij q\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb Itali, i ka shkruar dy\u00a0<a href=\"https:\/\/www.repubblica.it\/cronaca\/2025\/09\/29\/news\/vanessa_castelli_michele_d_angelo_carcere_albania_intervista-424876804\/?ref=fbppr&amp;fbclid=IwVERTSANHHbpleHRuA2FlbQIxMAABHmF_JxcMlhWY7iStJ52zzMiOMVR-9XyqIYtWo2WytMHZygaCcNmyfemzP0aG_aem_EbWS0J5Qj5K4G3y22zUe4A&amp;sfnsn=wa\">letra<\/a>\u00a0kryeministres italiane, Georgia Meloni, q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb pran\u00eb qeveris\u00eb shqiptare p\u00ebr t\u00eb ndihmuar Micheles, pasi, n\u00eb vler\u00ebsimin e saj, po q\u00ebndron padrejt\u00ebsisht n\u00eb burg dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnduar psikologjike.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/aksidenti-ku-mbeti-viktime-nje-femije-profesori-italian-dangelo-pas-aksidentit-ne-fier-shkova-ne-dasem-nuk-i-dija-pasojat-dosja\/\">Aksidenti ku mbeti viktime nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb\/ Profesori italian, D\u2019Angelo: Pas aksidentit n\u00eb Fier, shkova n\u00eb das\u00ebm, nuk i dija pasojat (Dosja)<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mbr\u00ebmjen e 8 Gushtit, rreth or\u00ebs 8 t\u00eb mbr\u00ebmjes, 44-vje\u00e7ari italian Michele D\u2019Angelo, profesor i bioteknologjis\u00eb n\u00eb Universitetin e Aquila-s, po udh\u00ebtonte nga Vlora n\u00eb drejtim t\u00eb Fierit. N\u00eb bordin e mjetit Lancia me targa italiane gjendej edhe bashk\u00ebjetuesja e tij, Vanessa Castelli, gjithashtu pedagoge n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin universitet. Vanesa ishte ftuar si shoq\u00ebruese e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-45902","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45902","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=45902"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45902\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=45902"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=45902"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=45902"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}