{"id":45748,"date":"2025-10-11T13:48:14","date_gmt":"2025-10-11T13:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/11\/kultura-e-plumbit-dhe-vetegjyqesia\/"},"modified":"2025-10-11T13:48:14","modified_gmt":"2025-10-11T13:48:14","slug":"kultura-e-plumbit-dhe-vetegjyqesia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/11\/kultura-e-plumbit-dhe-vetegjyqesia\/","title":{"rendered":"Kultura e plumbit dhe vet\u00ebgjyq\u00ebsia"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ilir Yzeiri\/<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb ndodhi m\u00eb dat\u00ebn 6 tetor n\u00eb nj\u00eb nga ambientet e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rekord shqiptar i r\u00ebnd\u00eb dhe tragjik q\u00eb ngre pik\u00ebpyetje t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr deformimin ton\u00eb sociopsikologjik dhe na paraqet n\u00eb sy t\u00eb opinionit t\u00eb gjer\u00eb si nj\u00eb popull i prapambetur q\u00eb nuk e ka pasur dhe nuk e ka institucionin e besimit. Kultura e plumbit dhe p\u00ebrdorimi i arm\u00ebs ndaj zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb, ndaj president\u00ebve, ndaj gjyqtar\u00ebve e prokuror\u00ebve, ndaj artist\u00ebve t\u00eb famsh\u00ebm, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen shqiptar. Amerika tronditet vazhdimisht nga k\u00ebto ngjarje. Kujtoni vrasjen e presidentit Kenedi apo dhe rastin e fundit t\u00eb vrasjes s\u00eb Kirk, ashtu sikund\u00ebr Italia fqinje disa her\u00eb ka prodhuar vrasje trondit\u00ebse ndaj gjyqtar\u00ebve e prokuror\u00ebve. Kulmi ka qen\u00eb ai i Falkones dhe Borselinos. N\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto raste, krimi, deformimet siociopatologjike, motive t\u00eb err\u00ebta ideologjike e politike i kan\u00eb shtyr\u00eb vras\u00ebsit q\u00eb t\u00eb q\u00ebllojn\u00eb me plumb mbi t\u00eb zgjedhurit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtetit apo mbi institucionet m\u00eb t\u00eb paprekshme t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit i kap\u00ebrcen t\u00eb gjitha k\u00ebto dhe \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk u vra thjesht nj\u00eb gjyqtar. U pushkatua nj\u00eb sistem i t\u00ebr\u00eb- u vra drejt\u00ebsia. Njeriu q\u00eb n\u00eb lindjen e tij e ka shoq\u00ebruar ekzistenc\u00ebn e vet edhe me frik\u00ebn nga ambienti jasht\u00eb, nga e mbinatyrshmja, por edhe nga t\u00eb tjer\u00ebt. Gjithnje ai ka k\u00ebrkuar nj\u00eb vend ku t\u00eb mbrohet e t\u00eb marr\u00eb drejt\u00ebsi. Ardhja e besimeve fetar\u00eb n\u00eb tok\u00eb si\u00e7 thon\u00eb filozof\u00ebt ndodhi ve\u00e7 t\u00eb tjerash edhe nga nevoja e njeriut p\u00ebr ta transferuar pasigurin\u00eb e tij, dob\u00ebsin\u00eb dhe brisht\u00ebsin\u00eb e tij n\u00eb nj\u00eb institucion tjet\u00ebr m\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe hyjnor. Orakujt n\u00eb fillim por edhe proft\u00ebrinjt\u00eb apo hoxhallar\u00ebt dhe e gjith\u00eb burokracia e besimit u kan\u00eb sh\u00ebrbyer njer\u00ebzve si institucione q\u00eb jepnin drejt\u00ebsi dhe ndanin konfliktet. Me ardhjen e Ilumnizmit, njeriu e zhveshi mantelin hyjnor t\u00eb institucioneve dhe nd\u00ebrtoi godina hijer\u00ebnda q\u00eb imitonin ato t\u00eb parat dhe vendosi aty drejt\u00ebsin\u00eb. Q\u00eb nga godina, veshjet por edhe nga cermoniali, godinat dhe gyjqtar\u00ebt ishin t\u00eb ngarkuar me pesh\u00ebn q\u00eb vinte nga p\u00ebrmbajtja hyjnore e pun\u00ebs s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Shoq\u00ebria e pranoi k\u00ebt\u00eb kalim dhe k\u00ebshtu u nd\u00ebrtua nj\u00eb nga pushtetet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb ishte ai i drejt\u00ebsis\u00eb. Sot, edhe n\u00eb Per\u00ebndim, ky sistem \u00ebsht\u00eb n\u00eb kriz\u00eb dhe vende t\u00eb ndryshme kan\u00eb problematika t\u00eb ve\u00e7anta. Figura e gjyqtarit n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb insitucion i papreksh\u00ebm pavar\u00ebsisht vendimit q\u00eb ai mund t\u00eb jap\u00eb. Sepse n\u00eb at\u00eb sall\u00eb rri si n\u00eb aj\u00ebr edhe nj\u00eb frym\u00eb hyjnore q\u00eb vjen nga tradita e lasht\u00eb e njeriut. Edhe Shqip\u00ebria ka nj\u00eb tradit\u00eb fisnike n\u00eb k\u00ebt\u00eb an\u00eb. Kuvendet e Mal\u00ebsis\u00eb dhe ato t\u00eb popullit n\u00eb Jug, ishin institucione q\u00eb zhvilloheshin n\u00ebn hijen e Zotit dhe n\u00eb betim ndaj tij. Ishin t\u00eb papreksh\u00ebm. Askush nuk guxonte t\u00eb ngrinte dor\u00ebn e t\u00eb q\u00ebllonte n\u00eb at\u00eb mjedis. Sistemi i ri i drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb u nd\u00ebrtua n\u00eb periudh\u00ebn e Pavar\u00ebsis\u00eb imitoi institucionet Per\u00ebndimore. Pas \u00e7lirimit u nd\u00ebrtuan gjykatat popullore t\u00eb cilat jepnin drejt\u00ebsi n\u00eb em\u00ebr t\u00eb popullit. Mir\u00ebpo me qen\u00eb se popull ishte vet\u00ebm ajo pjes\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb mb\u00ebshteste komunist\u00ebt, kjo drejt\u00ebsi ishte e gjymtuar dhe u kthye n\u00eb shpat\u00eb p\u00ebr t\u00eb pr\u00ebr\u00eb kokat e kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve.<\/p>\n<p>Pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit dhe n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta vjet tranzicion n\u00eb i b\u00ebm\u00eb l\u00ebmsh t\u00eb gjitha. I shkat\u00ebrruam ato q\u00eb ishin nd\u00ebrtuar keq dhe, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb realizonim nj\u00eb sistem t\u00eb drejt\u00eb e per\u00ebndimor, nd\u00ebrtuam nj\u00eb p\u00ebrzierje kaotike t\u00eb pamb\u00ebshtetut n\u00eb asnj\u00eb tradit\u00eb. N\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta vjet nuk nd\u00ebrtuam nj\u00eb godin\u00eb serioze hijer\u00ebnd\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, por p\u00ebrshtat\u00ebm godina q\u00eb dilnin tep\u00ebr apo q\u00eb mbeteshin bosha nga socializmi dhe i kthenim n\u00eb institucione drejt\u00ebsie. Rasti m\u00eb flagrant \u00ebsht\u00eb godina e SPAK-ut. E projektuar si nd\u00ebrtes\u00eb p\u00ebr uj\u00ebsjell\u00ebsin e Tiran\u00ebs ajo iu dha SPAK-ut. Ish-godina e konviktit t\u00eb Liceut artistik u p\u00ebrshtat p\u00ebr godin\u00ebn e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit. Godina ku ndodhet sot Gjykata e Apelit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ish godin\u00eb e vjet\u00ebr e administrat\u00ebs socialiste. Pa folur pastaj p\u00ebr gjyqtar\u00ebt, e prokuror\u00ebt. Ata, p\u00ebr fat t\u00eb keq, kan\u00eb qen\u00eb objekt i vazhduesh\u00ebm i t\u00eb gjitha marr\u00ebzive politike.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet \u201990, u hoq\u00ebn nga sistemi gjytar\u00ebt profesionist\u00eb dhe u z\u00ebvend\u00ebsuan me gjyqtar\u00ebt e plepave, ashtu si\u00e7 pat\u00ebn b\u00ebr\u00eb komunist\u00ebt me gjykat\u00ebsit partizan\u00eb. P\u00ebr fat t\u00eb keq nocioni i drejt\u00ebsis\u00eb bashk\u00eb me institucionin ran\u00eb, u vran\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim. Shqiptar\u00ebt shum\u00eb shpejt u m\u00ebsuan q\u00eb ta blejn\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb dhe gjyqtar\u00ebt e prokuror\u00ebt n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve u b\u00ebn\u00eb tregtar\u00eb t\u00eb saj. Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi, si\u00e7 thon\u00eb shumica e opinionit, vet\u00ebm sa ka krijuar republik\u00ebn e prokuror\u00ebve, por nuk e ka sh\u00ebruar sistemin. Ndaj vrasja e gjyqtarti Astrit Kalaja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ngjarjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda dhe unike n\u00eb bot\u00eb, sepse vras\u00ebsi q\u00eblloi mbi institucionin e drejt\u00ebsis\u00eb duke na kujtuar me k\u00ebt\u00eb rast se ky institcion p\u00ebr shqiptar\u00ebt e ka humbur shenjt\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/10\/kultura-e-plumbit-dhe-vetegjyqesia\/\">Kultura e plumbit dhe vet\u00ebgjyq\u00ebsia<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ilir Yzeiri\/ Ajo q\u00eb ndodhi m\u00eb dat\u00ebn 6 tetor n\u00eb nj\u00eb nga ambientet e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rekord shqiptar i r\u00ebnd\u00eb dhe tragjik q\u00eb ngre pik\u00ebpyetje t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr deformimin ton\u00eb sociopsikologjik dhe na paraqet n\u00eb sy t\u00eb opinionit t\u00eb gjer\u00eb si nj\u00eb popull i prapambetur q\u00eb nuk e ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-45748","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45748","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=45748"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45748\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=45748"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=45748"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=45748"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}