{"id":45717,"date":"2025-10-11T10:48:16","date_gmt":"2025-10-11T10:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/11\/ne-tirane-uji-i-pijshem-rrjedh-vetem-ne-premtime\/"},"modified":"2025-10-11T10:48:16","modified_gmt":"2025-10-11T10:48:16","slug":"ne-tirane-uji-i-pijshem-rrjedh-vetem-ne-premtime","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/11\/ne-tirane-uji-i-pijshem-rrjedh-vetem-ne-premtime\/","title":{"rendered":"N\u00eb Tiran\u00eb, uji i pijsh\u00ebm rrjedh vet\u00ebm n\u00eb premtime"},"content":{"rendered":"<p>Natasha Mu\u00e7i, 69 vje\u00e7e, u gjend ligsht nat\u00ebn e 3 shtatorit. Me t\u00eb shoqin q\u00eb l\u00ebngon nga s\u00ebmundja n\u00eb shtrat dhe temperaturat ende t\u00eb larta n\u00eb Tiran\u00eb, Natash\u00ebs i duhej uj\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, por uj\u00eb nuk kishte. N\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e familjes Mu\u00e7i, ngjitur me Ministrin\u00eb e Jashtme n\u00eb Tiran\u00eb, rubineti nuk pikonte gjat\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebs.<\/p>\n<p>Gruaja ankohet se uji mungonte t\u00ebr\u00ebsisht prej dit\u00ebsh, por edhe kur kishte, furnizimi \u00ebsht\u00eb me orar.<\/p>\n<p>\u201cFurnizohemi me uj\u00eb nga ora 6:00 deri n\u00eb 8:00 t\u00eb m\u00ebngjesit; n\u00eb or\u00ebn 13:00 vjen vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb or\u00eb, dhe ka raste pasdite nuk kemi fare,\u201d tha ajo.<\/p>\n<p>N\u00eb prani t\u00eb k\u00ebsaj reportereje, Mu\u00e7i telefonoi Uj\u00ebsjell\u00ebsin e Tiran\u00ebs, por tre telefonata shkuan pa p\u00ebrgjigje. E moshuara thot\u00eb se edhe kur telefoni hapet, p\u00ebrgjigjet jan\u00eb \u201carrogante dhe josqaruese\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKemi marr\u00eb edhe numrin e gjelb\u00ebr t\u00eb UKT-s\u00eb, por nuk p\u00ebrgjigjen. Kur p\u00ebrgjigjen thon\u00eb q\u00eb zona 1 ka uj\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb uj\u00eb nuk ka,\u201d shtoi gruaja e d\u00ebshp\u00ebruar.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa 69-vje\u00e7arja i mbante syt\u00eb nga rubineti, kryeministri Edi Rama premtonte nga televizori reform\u00eb t\u00eb thell\u00eb n\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsa dhe heqjen e depozitave nga tarracat e pallateve, q\u00eb shpesh jan\u00eb shpresa e vetme e furnizimit me uj\u00eb n\u00eb kryeqytet.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb dhe koha p\u00ebr t\u00eb filluar dhe pun\u00ebn hap pas hapi me planin e heqjes t\u00eb depozitave q\u00eb jan\u00eb kthyer n\u00eb pesha t\u00eb jasht\u00ebzakonshme mbi pallate\u201d, tha Rama n\u00eb nj\u00eb fjalim t\u00eb gjat\u00eb, ku p\u00ebr munges\u00ebn e ujit faj\u00ebsoi lavazhet dhe abuzuesit.<\/p>\n<p>Por nd\u00ebrsa Rama fliste p\u00ebr nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar t\u00eb furnizimit me uj\u00eb dhe premtonte reforma, lagje t\u00eb t\u00ebra n\u00eb kryeqytet ishin pa uj\u00eb n\u00eb jav\u00ebt e para t\u00eb shtatorit. BIRN foli me banor\u00eb n\u00eb Nj\u00ebsit\u00eb Administrative 1, 2 dhe 10 q\u00eb i p\u00ebrkasin qendr\u00ebs s\u00eb qytetit, nd\u00ebrsa gjeti nj\u00eb situat\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e Astirit n\u00eb periferi.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb K\u00ebshillin Bashkiak t\u00eb Tiran\u00ebs faj\u00ebsojn\u00eb qeverin\u00eb p\u00ebr premtimet e pambajtura t\u00eb furnizimit me uj\u00eb t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cMungesa e ujit \u00ebsht\u00eb e dukshme te bidon\u00ebt q\u00eb blihen n\u00eb markete. Qytetar\u00ebt paguajn\u00eb dy her\u00eb: nj\u00eb her\u00eb fatur\u00ebn e UKT-s\u00eb dhe nj\u00eb her\u00eb bidon\u00ebt me uj\u00eb t\u00eb bler\u00eb n\u00eb market, duke u kthyer viktim\u00eb e mashtrimit institucional,\u201d tha Ilir Alimehmeti.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrmarrja e Uj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizime Tiran\u00eb, UKT mohoi munges\u00ebn e ujit n\u00eb lagje t\u00eb t\u00ebra t\u00eb kryeqytetit gjat\u00eb shtatorit. N\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim m\u00eb 23 shtator, Uj\u00ebsjell\u00ebsi tha se kryeqytetasit merrnin 17.3 or\u00eb uj\u00eb n\u00eb dit\u00eb dhe se mungesat ishin prej defekteve dhe t\u00eb shkurtra.<\/p>\n<p>\u201cAktualisht nuk kemi lagje pa furnizim me uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm. Por kemi sht\u00ebpi dhe banesa t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00eb kuota m\u00eb t\u00eb larta dhe jasht\u00eb limiteve t\u00eb kufijve teknik\u00eb,\u201d tha Uj\u00ebsjell\u00ebsi.<\/p>\n<p><strong>Uji rrjedh vet\u00ebm n\u00eb premtime<\/strong><\/p>\n<p>\u201cDepozitat jan\u00eb shp\u00ebtimi yn\u00eb, nuk mund t\u2019i heqin,\u201d thot\u00eb nj\u00eb banore e zon\u00ebs s\u00eb Astirit n\u00eb Tiran\u00eb. Foto: Fran\u00e7eska Ndoja.<\/p>\n<p>Uji i pijsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga pikat ky\u00e7e t\u00eb fushatave elektorale lokale dhe qendrore n\u00eb Tiran\u00eb. N\u00eb tre dekadat e fundit, kryebashkiak\u00ebt dhe kryeministrat i kan\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur shpesh premtimet p\u00ebr furnizim pa nd\u00ebrprerje t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>UKT nga ana e tij mohon t\u00ebr\u00ebsisht problemet me furnizimin e ujit.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka munges\u00eb uji t\u00eb pijsh\u00ebm n\u00eb qytetin e Tiran\u00ebs. Mund t\u00eb ket\u00eb shk\u00ebputje ose reduktime t\u00eb p\u00ebrkohshme n\u00eb raste defektesh\u201d, i tha UKT BIRN. Kompania k\u00ebmb\u00ebnguli se ajo q\u00eb e quajti disbalanc\u00eb n\u00eb furnizim vinte p\u00ebr shkak t\u00eb shp\u00ebrdorimit t\u00eb ujit n\u00eb rrjet nga p\u00ebrdoruesit dhe nd\u00ebrhyrjet n\u00eb rrjet.<\/p>\n<p>\u201cSasia e ujit t\u00eb pijsh\u00ebm llogaritet p\u00ebr frym\u00eb dhe jo p\u00ebr shp\u00ebrdorim t\u00eb tij, shp\u00ebrdorimi i ujit t\u00eb pijsh\u00ebm nga individ\u00ebt p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme si dhe nd\u00ebrhyrjet n\u00eb rrjet jan\u00eb shkaktar\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb disbalanc\u00ebs s\u00eb shp\u00ebrndarjes s\u00eb ujit\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen zyrtare.<\/p>\n<p>K\u00ebto deklarata nuk i b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrshtypje Erinda Luk\u00ebs, e cila jeton me baban\u00eb e saj n\u00eb Astir. Ajo thot\u00eb se ka dekada q\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb premtime p\u00ebr uj\u00eb t\u00eb rrjedhsh\u00ebm dhe asgj\u00eb nuk ndryshon.<\/p>\n<p>\u201cNa kan\u00eb th\u00ebn\u00eb prej dekadash se do t\u00eb ket\u00eb uj\u00eb 24 or\u00eb, por kjo nuk ndodh kurr\u00eb,\u201d tha Luka.<\/p>\n<p>Duke iu referuar \u201cluft\u00ebs\u201d s\u00eb kryeministrit me depozitat, Luka thot\u00eb se kjo do i linte ata pa asnj\u00eb shpres\u00eb p\u00ebr uj\u00eb. \u201cDepozitat jan\u00eb shp\u00ebtimi yn\u00eb, nuk mund t\u2019i heqin. Prej premtimeve vet\u00ebm fjal\u00eb kemi marr\u00eb\u201d, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Nj\u00eb familje n\u00eb nj\u00ebsin\u00eb administrative 10 n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs e ka vendosur depozit\u00ebn me pomp\u00eb n\u00eb ballkonin e sht\u00ebpis\u00eb si e vetmja zgjidhje p\u00ebr t\u00eb pasur uj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKam kat\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, m\u00eb i vogli \u00ebsht\u00eb 3 vje\u00e7, p\u00ebr t\u00eb mbijetuar dhe jo jetuar kam sajuar depozit\u00ebn brenda n\u00eb sht\u00ebpi edhe pse b\u00ebn zhurm\u00eb, s\u2019kam \u00e7far\u00eb b\u00ebj\u201d, thot\u00eb kryefamiljari dhe k\u00ebrkon t\u00eb jet\u00eb anonim pasi bashk\u00ebshortja punon n\u00eb administrat\u00eb.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se uji mungon vazhdimisht dhe nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb. Premtime edhe ai ka d\u00ebgjuar, madje edhe n\u00eb shkall\u00ebt e pallatit ku ka hasur kandidat\u00eb p\u00ebr fushat\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPo ngjitesha n\u00eb shkall\u00eb, kur hasa me nj\u00eb deputet t\u00eb PS. M\u00eb pyeti p\u00ebr problemet e zon\u00ebs, p\u00ebrve\u00e7 rrug\u00ebs m\u00eb jet\u00ebsore \u00ebsht\u00eb uji i thash\u00eb. Qeshi e m\u00eb tha do e sjellim sepse do hyjm\u00eb Evrop\u00eb. \u00c7\u2019 Evrop\u00eb e zez\u00eb thua, n\u00eb nevojtore t\u00eb shkojm\u00eb s\u2019kemi uj\u00eb\u201d, thot\u00eb ai i revoltuar.<\/p>\n<p><strong>Edhe kur vjen, vjen i ndotur<\/strong><\/p>\n<p>Depozitat e ujit mbizot\u00ebrojn\u00eb peizazhin e kryeqytetit. Foto: Fran\u00e7eska Ndoja.<\/p>\n<p>Gjykata e Tiran\u00ebs shpalli n\u00eb vitin 2021 se uji i kryeqytetit nuk \u00ebsht\u00eb i pijsh\u00ebm, pas nj\u00eb procesi kat\u00ebrvje\u00e7ar q\u00eb evidentoi munges\u00ebn e p\u00ebrputhjes s\u00eb cil\u00ebsis\u00eb me standardet ligjore. Por edhe pas vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs, ajo q\u00eb qytetar\u00ebt marrin n\u00eb rubinet \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb. Uji mban er\u00eb dhe shpesh \u00ebsht\u00eb i turbullt.<\/p>\n<p>Ilir Alimehmeti, an\u00ebtar i K\u00ebshillit Bashkiak p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike thot\u00eb se cil\u00ebsia e ujit rrezikon banor\u00ebt e qytetit.<\/p>\n<p>Sipas tij, rreziqet e ujit ndahen n\u00eb dy kategori: mikrobiologjike dhe kimike.<\/p>\n<p>\u201cAnalizat tregojn\u00eb pranin\u00eb e baktereve Escherichia Coli dhe Streptococcus fecalis, q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb kontaminim me uj\u00ebrat e zeza \u2014 sidomos n\u00eb zonat e mbipopulluara si Astiri dhe Kombinati\u201d, thot\u00eb Alimehmeti me profesion mjek.<\/p>\n<p>Ai shton gjithashtu se n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebrdoret sasi e madhe e klorit, q\u00eb po ashtu \u00ebsht\u00eb mjaft e d\u00ebmshme.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, klorimi i ujit p\u00ebrdoret n\u00eb nivele mbi normat, duke e b\u00ebr\u00eb at\u00eb potencialisht kancerogjen n\u00eb afat t\u00eb gjat\u00eb dhe t\u00eb d\u00ebmsh\u00ebm p\u00ebr organet e trupit. Pasojat sh\u00ebndet\u00ebsore p\u00ebrfshijn\u00eb gastroenteritet e shpeshta, hepatitet dhe rreziqe tumorale q\u00eb shpesh nuk evidentohen zyrtarisht,\u201d shtoi Alimehmeti.<\/p>\n<p>UKT mohoi q\u00eb uji t\u00eb kishte probleme. Sipas tyre, burimet ujore jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur nevojat e qytetit. Cil\u00ebsia e ujit monitorohet \u00e7do dit\u00eb nga dy laborator\u00eb brenda UKT-s\u00eb, dhe parametra si aroma, shija, ngjyra dhe turbullira mbahen sipas standardeve komb\u00ebtare dhe rekomandimeve t\u00eb OBSH-s\u00eb. \u201cNiveli i klorit mbahet brenda vlerave 0.3\u20130.5 mg\/l, duke e b\u00ebr\u00eb ujin t\u00eb sigurt p\u00ebr konsum,\u201d deklaroi UKT.<\/p>\n<p>Por Erges Eskiu, banor i nj\u00ebsis\u00eb 2 n\u00eb Tiran\u00eb thot\u00eb se uji p\u00ebrve\u00e7 se i vjen me orare t\u00eb kufizuara, shpesh nuk \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrdorsh\u00ebm. \u201cP\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt duhet t\u00eb blej uj\u00eb t\u00eb ambalazhuar, pasi uji i rubinetit \u00ebsht\u00eb i turbullt dhe ka er\u00eb t\u00eb fort\u00eb klori\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Kryefamiljari tregon se p\u00ebr shkak se uji i rubinetit nuk mund t\u00eb pihet, shpenzimet mujore rriten me 5 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja.<\/p>\n<p>\u201cDmth fatura e UKT shkon 2300-2700, plus uji q\u00eb blejm\u00eb p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb, 2400 lek\u00eb n\u00eb muaj kam llogaritur. Rreth 5000 lek\u00eb\u201d, llogarit ai.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2025\/10\/11\/ne-tirane-uji-i-pijshem-rrjedh-vetem-ne-premtime\/\">\/reporter.al\/<\/a><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/ne-tirane-uji-i-pijshem-rrjedh-vetem-ne-premtime\/\">N\u00eb Tiran\u00eb, uji i pijsh\u00ebm rrjedh vet\u00ebm n\u00eb premtime<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Natasha Mu\u00e7i, 69 vje\u00e7e, u gjend ligsht nat\u00ebn e 3 shtatorit. Me t\u00eb shoqin q\u00eb l\u00ebngon nga s\u00ebmundja n\u00eb shtrat dhe temperaturat ende t\u00eb larta n\u00eb Tiran\u00eb, Natash\u00ebs i duhej uj\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, por uj\u00eb nuk kishte. N\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e familjes Mu\u00e7i, ngjitur me Ministrin\u00eb e Jashtme n\u00eb Tiran\u00eb, rubineti nuk pikonte gjat\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebs. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-45717","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45717","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=45717"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45717\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=45717"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=45717"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=45717"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}