{"id":45640,"date":"2025-10-10T18:48:32","date_gmt":"2025-10-10T18:48:32","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/10\/padia-e-llagamit-ne-administrative-kunder-votimit-per-anetarin-e-kushtetueses-gjl-paralajmeron-nese-shqyrtohet-precedent-shume-i-rrezikshem\/"},"modified":"2025-10-10T18:48:32","modified_gmt":"2025-10-10T18:48:32","slug":"padia-e-llagamit-ne-administrative-kunder-votimit-per-anetarin-e-kushtetueses-gjl-paralajmeron-nese-shqyrtohet-precedent-shume-i-rrezikshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/10\/padia-e-llagamit-ne-administrative-kunder-votimit-per-anetarin-e-kushtetueses-gjl-paralajmeron-nese-shqyrtohet-precedent-shume-i-rrezikshem\/","title":{"rendered":"Padia e Llagamit n\u00eb Administrative kund\u00ebr votimit p\u00ebr an\u00ebtarin e Kushtetueses, GJL paralajm\u00ebron: N\u00ebse shqyrtohet, precedent shum\u00eb i rreziksh\u00ebm"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata e Lart\u00eb k\u00ebrkon q\u00eb Gjykata Administrative e Shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb shpall\u00eb moskompetenc\u00ebn p\u00ebr padin\u00eb e ngritur nga Naureda Llagami kund\u00ebr votimit q\u00eb \u00e7oi n\u00eb zgjedhjen e gjyqtarit Asim Vokshi si an\u00ebtar i ri i Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Sipas saj, n\u00ebse do t\u00eb merrej n\u00eb shqyrtim, nj\u00eb akt i till\u00eb, do t\u00eb ishte \u201cpotencialisht i rreziksh\u00ebm p\u00ebr rendin kushtetues\u201d. Zonja Llagami pretendon se vota e shpallur e pavlefshme, ishte n\u00eb favorin e saj, e n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb do t\u2019i jepte mandatin p\u00ebr n\u00eb GJK.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Gjykata Administrative e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb pritet t\u00eb shqyrtoj\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00ebn k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr sigurim padie t\u00eb paraqitur nga ish-drejtuesja e K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor (KLGJ) Naureda Llagami, kund\u00ebr procedur\u00ebs s\u00eb votimit n\u00eb Mbledhjen e Posa\u00e7me t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb p\u00ebr zgjedhjen e an\u00ebtarit t\u00eb ri t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Llagami mori 8 vota nga 9 q\u00eb do t\u2019i jepnin asaj postin, pasi nj\u00eb vot\u00eb u shpall e pavlefshme.<\/p>\n<p>I renditur i pari nga K\u00ebshilli i Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi (KED), gjyqtari Asim Vokshi, u shpall automatikisht, kandidati i p\u00ebrzgjedhur p\u00ebr n\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuese.<\/p>\n<p>Llagami ka k\u00ebrkuar nga Gjykata Administrative pezullimin e zbatimit t\u00eb vendimit t\u00eb Mbledhjes s\u00eb Posa\u00e7me si dhe t\u00eb procedurave deri n\u00eb zgjidhjen p\u00ebrfundimtare t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Por Gjykata e Lart\u00eb paralajm\u00ebron se marrja n\u00eb shqyrtim e padis\u00eb do t\u00eb ishte \u201cnj\u00eb tentativ\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrhyrje juridiksionale t\u00eb pashembullt dhe potencialisht t\u00eb rrezikshme p\u00ebr rendin kushtetues.\u201d N\u00eb parashtrimin e saj para Gjykat\u00ebs Administrative, t\u00eb cil\u00ebn Report TV dhe Shqiptarja.com e kan\u00eb lexuar, Gjykata e Lart\u00eb thekson se \u201cnj\u00eb veprim i till\u00eb do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte shkelje t\u00eb parimit t\u00eb ndarjes s\u00eb pushteteve, tejkalim t\u00eb juridiksionit gjyq\u00ebsor dhe cenim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb parimit t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, GJL, \u00ebsht\u00eb e bindur se Gjykata Administrative duhet t\u00eb deklaroj\u00eb moskompetenc\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb dokumentin q\u00eb Gjykata Administrative ka n\u00eb duar, Gjykata e Lart\u00eb v\u00eb n\u00eb dukje se \u201cvendimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb \u00ebsht\u00eb akt kushtetues dhe jo administrativ dhe nuk kund\u00ebrshtohet n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative\u201d dhe se \u201cnd\u00ebrhyrja e juridiksionit t\u00eb zakonsh\u00ebm n\u00eb vendimet e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb do t\u00eb cenonte jo vet\u00ebm parimin e ndarjes s\u00eb pushteteve, por edhe integritetin institucional t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb si organ kushtetues\u201d.<\/p>\n<p>Gjykata e Lart\u00eb kujton po ashtu se ajo \u201cushtron nj\u00eb funksion t\u00eb nivelit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb kushtetues, i cili nuk mund t\u00eb vihet n\u00eb diskutim nga nj\u00eb organ gjyq\u00ebsor i zakonsh\u00ebm, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Gjykata Administrative e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb\u201d, dhe n\u00ebse kjo e fundit \u201cdo t\u00eb pranonte t\u00eb shqyrtonte k\u00ebt\u00eb padi, ajo do t\u00eb krijonte nj\u00eb precedent t\u00eb paprecedent\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Sipas parashtrimit, \u201casnj\u00eb gjykat\u00eb tjet\u00ebr, p\u00ebrfshir\u00eb at\u00eb administrative, nuk ka kompetenc\u00eb t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb procesin e p\u00ebrzgjedhjes apo t\u00eb em\u00ebrimit. Kontrolli i procesit para em\u00ebrimit \u00ebsht\u00eb institucional (brenda organit em\u00ebrtues), nd\u00ebrsa kontrolli pas em\u00ebrimit \u00ebsht\u00eb kushtetues (nga vet\u00eb Gjykata Kushtetuese)\u201d.<\/p>\n<p>Dhe duke ju referuar Kushtetut\u00ebs, \u201cvet\u00ebm Gjykata Kushtetues \u00ebsht\u00eb kompetente p\u00ebr t\u00eb vendosur p\u00ebr pazgjedhshm\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb gjyqtari t\u00eb saj, p\u00ebr papajtueshm\u00ebrin\u00eb e mandatit apo vlefshm\u00ebrin\u00eb e em\u00ebrimit\u201d.<\/p>\n<p>Duke ju referuar dhe doktrin\u00ebs, Gjykata e Lart\u00eb v\u00eb n\u00eb dukje se \u201cdallimi nd\u00ebrmjet aktit administrativ dhe aktit kushtetues \u00ebsht\u00eb element themelor i shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta shkrir\u00eb k\u00ebt\u00eb kufi \u00ebsht\u00eb antikushtetues\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb dokumentin q\u00eb ka dor\u00ebzuar tashm\u00eb, Gjykata e Lart\u00eb i b\u00ebn thirrje Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb, se ajo \u201cduhet t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsohet se \u00e7do tentativ\u00eb p\u00ebr t\u00eb ushtruar juridiksion mbi nj\u00eb vendim kushtetues, p\u00ebrb\u00ebn tejkalim kompetencash dhe cenim t\u00eb parimeve themelore t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs; rrezikon stabilitetin institucional dhe besimin publik te pavar\u00ebsia e gjyq\u00ebsorit dhe se mund t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb precedent abuziv, q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen do t\u00eb lejonte gjykata m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta t\u00eb kontrollonin veprime t\u00eb organeve kushtetuese\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto arsye, sipas Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, \u201cshpallja e padis\u00eb si e papranueshme p\u00ebr munges\u00eb juridiksioni \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm nj\u00eb detyrim ligjor, por nj\u00eb akt p\u00ebr mbrojtjen e Kushtetut\u00ebs dhe t\u00eb vet\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Votimi i kontestuar nga Llagami<\/p>\n<p>Llagami pretendon se n\u00eb flet\u00ebn e votimit ishte sh\u00ebnuar dy her\u00eb pran\u00eb emrit t\u00eb saj, por u shpall e pavlefshme q\u00ebllimisht p\u00ebr t\u00eb ndryshuar rezultatin. N\u00ebse kjo vot\u00eb do t\u00eb ishte lexuar si\u00e7 duhet, sipas Llagamit, ajo do t\u00eb kishte 9 vota, pra 3\/5 e votave, dhe do t\u00eb ishte ajo gjyqtarja e re e Kushtetueses dhe jo Vokshi, i cili u zgjodh si i rendituri m\u00eb lart n\u00eb pik\u00ebzimin e K\u00ebshillit t\u00eb Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Report Tv m\u00ebson se fleta e votimit e shpallur e pavlefshme kishte dy shenja, si n\u00eb kutin\u00eb ku duhej vendosur nj\u00eb nga shenjat e parashikuara nga Rregullorja e Posa\u00e7me p\u00ebr mbledhjen e gjyqtar\u00ebve t\u00eb saj p\u00ebr zgjedhjen e an\u00ebtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, dhe nj\u00eb tjet\u00ebr shenj\u00eb p\u00ebrpara emrit t\u00eb zonj\u00ebs Llagami, nj\u00eb rreth i cili kishte qarkuar numrin 2, q\u00eb n\u00eb renditje i p\u00ebrkiste asaj.<\/p>\n<p>P\u00ebr zonj\u00ebn Llagami, nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb pavlefshm\u00ebri pasi vullneti n\u00eb favor t\u00eb kandidatur\u00ebs s\u00eb saj mbetet i shprehur qart\u00eb.<\/p>\n<p>Por n\u00eb parashtrimin e saj p\u00ebr rastin, Gjykata e Lart\u00eb v\u00eb n\u00eb dukje se procesi i votimit zhvillohet sipas rregullave t\u00eb p\u00ebrcaktuara.<\/p>\n<p>Ajo citon nenin 12 pika 6 (fjalia e fundit) t\u00eb Rregullores q\u00eb \u201cndalon \u00e7do sh\u00ebnim tjet\u00ebr n\u00eb flet\u00ebn e votimit, p\u00ebrve\u00e7 shenj\u00ebs s\u00eb p\u00ebrcaktuar\u201d, si dhe nenin 13 pika \u201cb\u201d q\u00eb p\u00ebrcakton pavlefshm\u00ebrin\u00eb e vot\u00ebs, \u201ckur n\u00eb flet\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb sh\u00ebnime n\u00eb favor ose n\u00eb disfavor t\u00eb kandidat\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>T\u00eb dy k\u00ebto nene, thot\u00eb Gjykata e Lart\u00eb n\u00eb parashtrimin dor\u00ebzuar n\u00eb Administrative, \u201cjan\u00eb rregulla ndalimi absolut: ato nuk lidhen me faktin n\u00ebse vullneti \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb apo jo, por sanksionojn\u00eb pavlefshm\u00ebrin\u00eb n\u00ebse n\u00eb flet\u00eb ka nj\u00eb shenj\u00eb t\u00eb dyt\u00eb ose nj\u00eb sh\u00ebnim shtes\u00eb, pik\u00ebrisht sepse kjo shenj\u00eb kompromenton fsheht\u00ebsin\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Gjykata e Lart\u00eb shpjegon m\u00eb tej se qart\u00ebsia e vullnetit nuk \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb proceset institucionale, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb votimi p\u00ebr zgjedhjen e gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, qart\u00ebsia e vullnetit nuk mjafton; ajo duhet t\u00eb shprehet n\u00eb form\u00ebn e sakt\u00eb juridike, p\u00ebrndryshe cenon integritetin e procesit. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb votues, jan\u00eb gjyqtar\u00ebt e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, q\u00eb e din\u00eb mjaft mir\u00eb ligjin. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, duket q\u00eb vet\u00eb gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, e plot\u00ebsoi flet\u00ebn e votimit me vullnetin p\u00ebr ta shpallur t\u00eb pavlefshme at\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Sipas Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, \u201c\u00e7do pretendim i ngritur mbi nj\u00eb vot\u00eb t\u00eb pavlefshme \u00ebsht\u00eb i pabazuar juridikisht dhe etikisht diskretitues p\u00ebr kandidaten humb\u00ebse\u201d.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/10\/padia-e-llagamit-ne-administrative-kunder-votimit-per-anetarin-e-kushtetueses-gjl-paralajmeron-nese-shqyrtohet-precedent-shume-i-rrezikshem\/\">Padia e Llagamit n\u00eb Administrative kund\u00ebr votimit p\u00ebr an\u00ebtarin e Kushtetueses, GJL paralajm\u00ebron: N\u00ebse shqyrtohet, precedent shum\u00eb i rreziksh\u00ebm<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata e Lart\u00eb k\u00ebrkon q\u00eb Gjykata Administrative e Shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb shpall\u00eb moskompetenc\u00ebn p\u00ebr padin\u00eb e ngritur nga Naureda Llagami kund\u00ebr votimit q\u00eb \u00e7oi n\u00eb zgjedhjen e gjyqtarit Asim Vokshi si an\u00ebtar i ri i Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Sipas saj, n\u00ebse do t\u00eb merrej n\u00eb shqyrtim, nj\u00eb akt i till\u00eb, do t\u00eb ishte \u201cpotencialisht i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-45640","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45640","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=45640"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45640\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=45640"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=45640"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=45640"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}