{"id":45593,"date":"2025-10-10T15:48:17","date_gmt":"2025-10-10T15:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/10\/nuk-me-mungon-goli-nga-sulmuesit-sylvinho-e-njohim-ekipin-e-tyre-mund-ta-kemi-nje-surprize\/"},"modified":"2025-10-10T15:48:17","modified_gmt":"2025-10-10T15:48:17","slug":"nuk-me-mungon-goli-nga-sulmuesit-sylvinho-e-njohim-ekipin-e-tyre-mund-ta-kemi-nje-surprize","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/10\/nuk-me-mungon-goli-nga-sulmuesit-sylvinho-e-njohim-ekipin-e-tyre-mund-ta-kemi-nje-surprize\/","title":{"rendered":"\u201cNuk m\u00eb mungon goli nga sulmuesit\u201d\/ Sylvinho: E njohim ekipin e tyre, mund ta kemi nj\u00eb surpriz\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>\u201cNdeshja juaj m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb krye t\u00eb ekipit?<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha ndeshjet jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Sot po, kjo ka m\u00eb shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi. Nj\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb ishte ajo me Letonin\u00eb, n\u00ebse nuk do fitonim kjo nes\u00ebr nuk do vlente. M\u00eb pas kemi Andorr\u00ebn n\u00eb vazhdim. Sfida nes\u00ebr \u00ebsht\u00eb emblematike, ndihet n\u00eb atmosfer\u00eb dhe kjo u pa edhe n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Sulmi dhe golat?<\/p>\n<p>Sa i takon ndeshjes, \u00ebsht\u00eb e bukur p\u00ebr t\u2019u luajtur. Kemi pasur tre dit\u00eb e gjysm\u00eb t\u00eb shpejta p\u00ebr trajnim, p\u00ebr t\u00eb folur dhe p\u00ebr t\u00eb analizuar ndeshjen. Kemi punuar n\u00eb dy fazat, n\u00eb sulm dhe mbrojtje. Goli \u00ebsht\u00eb pjesa e fundit e futbollit. T\u00eb gjith\u00eb lojtar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm dhe nes\u00ebr do zgjedhim emrat p\u00ebr n\u00eb fush\u00eb. Nuk m\u00eb shqet\u00ebson goli, \u00ebsht\u00eb pika e fundit. Un\u00eb jam besim te futbollist\u00ebt dhe e di q\u00eb do b\u00ebjm\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn n\u00eb fush\u00eb.<\/p>\n<p>Keni ndonj\u00eb surpriz\u00eb p\u00ebr nes\u00ebr? Trajneri i Serbis\u00eb tha se e di sesi do luani n\u00eb fush\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Edhe ne e dim\u00eb si do luajn\u00eb ata. Tre n\u00eb mbrojtje, dy an\u00ebsor\u00eb, tre n\u00eb mesin e fush\u00ebs dhe sulmi. Nuk do them p\u00ebr surpriza, kemi edhe nj\u00eb st\u00ebrvitje.<\/p>\n<p>Nj\u00eb ndeshje si finale, sa jan\u00eb shanset p\u00ebr fitoren ton\u00eb?<\/p>\n<p>Futbolli \u00ebsht\u00eb i paparashikuesh\u00ebm. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ne nuk vendosim baste. Un\u00eb jam nj\u00eb trajner q\u00eb kam luajtur n\u00eb nivele t\u00eb larta si futbollist. Nuk kam par\u00eb nj\u00eb ekip q\u00eb fiton para se t\u00eb filloj\u00eb ndeshja. Rival\u00ebt jan\u00eb nj\u00eb ekip i fort\u00eb q\u00eb luajn\u00eb n\u00eb nivele t\u00eb larta. N\u00eb Tiran\u00eb (0-0) pam\u00eb q\u00eb ishim n\u00eb nj\u00eb nivel, n\u00eb futboll mund t\u00eb ndodh\u00eb \u00e7do gj\u00eb.<\/p>\n<p>Forma e futbollist\u00ebve kuqezi jo e duhura, a \u00ebsht\u00eb ky shansi i fundit p\u00ebr ta?<\/p>\n<p>Nes\u00ebr kemi ndeshjen m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, kjo vlen p\u00ebr ndeshjet e radh\u00ebs. Atmosfera \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb. Ne kemi nj\u00eb grup futbollist\u00ebsh dhe nuk m\u00eb intereson momenti i tyre, por q\u00eb t\u00eb futen n\u00eb fush\u00eb dhe t\u00eb japin m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn. Edhe n\u00ebse fitojm\u00eb k\u00ebtu dhe nuk mbajm\u00eb ritmin, nuk vlen. Kemi m\u00ebsuar n\u00eb Evropian dhe un\u00eb kam besim te emrat q\u00eb kam thirrur se n\u00eb fush\u00eb do japin m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn.<\/p>\n<p>Ndeshje ndryshe edhe p\u00ebr historin\u00eb, a ka presion n\u00eb grup dhe si po p\u00ebrballohet? Ky duel vendos vendin e dyt\u00eb n\u00eb Grupin K\u2026<\/p>\n<p>Ne k\u00ebtu dhe futbollist\u00ebt jemi m\u00ebsuar me presion. Luajm\u00eb q\u00eb 15 vje\u00e7, pastaj kemi derbi. Kam lindur n\u00eb Sao Paolo dhe kam luajtur n\u00eb Lond\u00ebr. Jemi k\u00ebtu, kemi fatin n\u00eb duart tona. Kush fiton nes\u00ebr shkon n\u00eb play-off. Jemi t\u00eb qet\u00eb dhe t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr fitore.<\/p>\n<p>Pikat m\u00eb t\u00eb forta t\u00eb Serbis\u00eb dhe a keni frik\u00eb se mund t\u00eb shkarkoheni me nj\u00eb humbje?<\/p>\n<p>Pyetja e par\u00eb \u00ebsht\u00eb e bukur, p\u00ebr t\u00eb dyt\u00ebn mendoj un\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Kam qen\u00eb n\u00eb Brazil, me Arsenalin, me Barcelon\u00ebn dhe n\u00eb Shqip\u00ebri ndihem shum\u00eb i lumtur p\u00ebr pun\u00ebn time.<\/p>\n<p>Serbia ka futbollist\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb, ekip fizik, n\u00eb loj\u00ebn nj\u00eb me nj\u00eb kan\u00eb cil\u00ebsi. Mbaj mend Brazil \u2013 Serbi n\u00eb Bot\u00ebrorin e Rusis\u00eb 2018, keni pasur ekip t\u00eb mir\u00eb sepse kam qen\u00eb pjes\u00eb e stafit t\u00eb Brazilit. Un\u00eb mund t\u00eb t\u00eb them emrat, por kjo nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi. Si Serbia dhe ne kemi shum\u00eb futbollist\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe kjo e b\u00ebn ndeshjen m\u00eb t\u00eb bukur kur dalim n\u00eb fush\u00eb. Hoxha, Manaj, Broja, Asani, La\u00e7i, Daku, jan\u00eb shum\u00eb cil\u00ebsor\u00eb.<\/p>\n<p>Si jan\u00eb dy skuadrat sot dhe tre muaj m\u00eb par\u00eb? Si doni t\u2019i motivoni futbollist\u00ebt?<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e bukur n\u00eb Komb\u00ebtare, ndryshe nga klubet. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb metodologji tjet\u00ebr, ndryshon gjith\u00e7ka. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moment kur futbollist\u00ebt vijn\u00eb n\u00eb momentin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, ndryshe nga qershori kur kampionatet kishin mbaruar. Tetori dhe n\u00ebntori jan\u00eb muajt kur futbollist\u00ebt mund t\u00eb jen\u00eb n\u00eb form\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, ose t\u00eb d\u00ebmtohen. P\u00ebr fat nuk kemi shum\u00eb l\u00ebndime. Skema si luajn\u00eb n\u00eb klubet e tyre dhe ajo n\u00eb Komb\u00ebtare jan\u00eb ndryshe.<\/p>\n<p>E kam nj\u00eb let\u00ebr, por nuk mund ta tregoj tani (qesh). Punojm\u00eb me ekipin edhe nga ana psikolgjike.<\/p>\n<p>Keni thirrur 55 emra dhe 44 prej tyre i keni futur n\u00eb fush\u00eb. Para k\u00ebtij dueli, a \u00ebsht\u00eb dikush q\u00eb do t\u00eb \u2018rr\u00ebmbj\u00eb\u2019 fanell\u00ebn e titullarit nes\u00ebr?<\/p>\n<p>Kjo q\u00eb thoni \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb, kemi dyert t\u00eb hapura p\u00ebr lojtar\u00ebt. Cake dhe Gripshi jan\u00eb dy afrimet e fundit. Klisman po b\u00ebn mir\u00eb, Gripshi m\u00eb p\u00eblqen. \u00cbsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e madhe t\u00eb kesh k\u00ebt\u00eb ekip, un\u00eb mundohem t\u00eb b\u00ebj zgjedhjet m\u00eb t\u00eb mira. Kemi marr\u00eb m\u00eb her\u00ebt edhe emra nga U-21. Dua emra q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb k\u00ebt\u00eb moment\u201d, tha Sylvinho.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/nuk-me-mungon-goli-nga-sulmuesit-sylvinho-e-njohim-ekipin-e-tyre-mund-ta-kemi-nje-surprize\/\">\u201cNuk m\u00eb mungon goli nga sulmuesit\u201d\/ Sylvinho: E njohim ekipin e tyre, mund ta kemi nj\u00eb surpriz\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cNdeshja juaj m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb krye t\u00eb ekipit? T\u00eb gjitha ndeshjet jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Sot po, kjo ka m\u00eb shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi. Nj\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb ishte ajo me Letonin\u00eb, n\u00ebse nuk do fitonim kjo nes\u00ebr nuk do vlente. M\u00eb pas kemi Andorr\u00ebn n\u00eb vazhdim. Sfida nes\u00ebr \u00ebsht\u00eb emblematike, ndihet n\u00eb atmosfer\u00eb dhe kjo u [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-45593","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45593","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=45593"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45593\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=45593"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=45593"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=45593"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}