{"id":45453,"date":"2025-10-09T20:48:32","date_gmt":"2025-10-09T20:48:32","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/09\/kushtetuesja-ngriu-zgjedhjet-e-9-nentori-cfare-ndodhi-sot-mes-presidentit-veliaj-t\/"},"modified":"2025-10-09T20:48:32","modified_gmt":"2025-10-09T20:48:32","slug":"kushtetuesja-ngriu-zgjedhjet-e-9-nentori-cfare-ndodhi-sot-mes-presidentit-veliaj-t","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/09\/kushtetuesja-ngriu-zgjedhjet-e-9-nentori-cfare-ndodhi-sot-mes-presidentit-veliaj-t\/","title":{"rendered":"KUSHTETUESJA \u201cNGRIU\u201d ZGJEDHJET e 9 N\u00cbNTORI! \u00c7far\u00eb ndodhi sot mes PRESIDENTIT-VELIAJ-t ?!"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretin e Presidentit Bajram Begaj p\u00ebr zgjedhjet e parakoshme t\u00eb Tiran\u00ebs t\u00eb caktuara m\u00eb dat\u00eb 9 n\u00ebntor. Vendimi i Kushtetueses vjen pas ankimimit t\u00eb Erion Veliajt, i cili k\u00ebrkoi q\u00eb Dekreti i Presidentit t\u00eb shpallej i paligjsh\u00ebm dhe t\u00eb pezullohej procesi p\u00ebr zgjedhjet n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs. <\/p>\n<p>Burime p\u00ebr Report Tv b\u00ebjn\u00eb me dije se vendimi u mor unanimisht nga e gjith\u00eb trupa e Gjykat\u00ebs Kushtetuese. K\u00ebshtu, n\u00eb dat\u00eb 31 tetor 2025, n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese do t\u00eb mbahet seanca publike p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar shkarkimin nga detyra t\u00eb Erion Veliajt nga Qeveria, i cili e kund\u00ebrshtuar k\u00ebt\u00eb vendim.<\/p>\n<p>\u201cShfuqizimi i vendimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave nr. 539, dat\u00eb 25.09.2025 \u201cP\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, z. Erion Veliaj\u201d, si i papajtuesh\u00ebm me Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Shfuqizimi i dekretit t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs nr. 350, dat\u00eb 1.10.2025 \u201cP\u00ebr caktimin e dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb pjesshme vendore p\u00ebr Kryetar Bashkie, p\u00ebr disa nj\u00ebsi t\u00eb qeverisjes vendore\u201d, p\u00ebr pjes\u00ebn q\u00eb cakton dat\u00ebn e zgjedhjeve vendore n\u00eb Bashkin\u00eb Tiran\u00eb, si i papajtuesh\u00ebm me paragrafin 2 dhe 3 t\u00eb nenit 115 t\u00eb Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>Pezullimi i efekteve juridike t\u00eb dekretit t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs nr. 350, dat\u00eb 1.10.2025 \u201cP\u00ebr caktimin e dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb pjesshme vendore p\u00ebr Kryetar Bashkie, p\u00ebr disa nj\u00ebsi t\u00eb qeverisjes vendore\u201d, p\u00ebr pjes\u00ebn q\u00eb cakton dat\u00ebn e zgjedhjeve vendore n\u00eb Bashkin\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb zbatim t\u00eb efekteve pezulluese q\u00eb paragrafi 2 dhe 3 i nenit 115 i Kushtetut\u00ebs i njeh ankimit kushtetues t\u00eb Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb, ndaj vendimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave p\u00ebr shkarkimin, deri n\u00eb marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese\u201d, njoftoi Gjykata Kushtetuese.<br \/>\nVendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese u botua pasdite edhe n\u00eb Fletoren Zyrtare, duke hyr\u00eb k\u00ebshtu n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Veliaj kishte ankimuar n\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuese m\u00eb 29 shtator vendimin e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave q\u00eb e shkarkoi nga detyra. Sipas Kushtetut\u00ebs, akti i qeveris\u00eb pezullohet automatikisht. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk mund t\u00eb shpalleshin as zgjedhjet n\u00eb Tiran\u00eb. Por Presidenti Bajram Begaj, m\u00eb dat\u00eb 1 tetor 2025, nxorri dekretin p\u00ebr zgjedhje t\u00eb parakohshme n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs dhe 5 bashki t\u00eb tjera t\u00eb vendit.<br \/>\nMenj\u00ebher\u00eb, avokat\u00ebt e Erion Veliajt u vun\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje dhe t\u00eb nes\u00ebrmen b\u00ebn\u00eb shtes\u00eb n\u00eb ankimimin e tyre t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, duke k\u00ebrkuar edhe shpalljen anti-kushtetues t\u00eb dekretit t\u00eb Presidentit p\u00ebr zgjedhjet e Tiran\u00ebs.<br \/>\nOgerta Manastirliu, Florjan Binaj dhe Arlind Qori, duhet t\u00eb presin, p\u00ebr t\u00eb kuptuar n\u00ebse nj\u00eb betej\u00eb dimri mes tyre do t\u00eb zhvillohet.<br \/>\nKRONOLOGJIA E NGJARJEVE P\u00cbR BASHKIN\u00cb E TIRAN\u00cbS:<br \/>\n11 shtator 2025 \u2013 N\u00eb Asamblen\u00eb e PS, Edi Rama i k\u00ebrkoi K\u00ebshillit Bashkiak t\u00eb Tiran\u00ebs t\u00eb niste procedurat p\u00ebr shkarkimin e Erion Veliajt. Ogerta Manastirliu prezantohet si kandidate e PS p\u00ebr kryeqytetin.<br \/>\n17 shtator 2025 \u2013 K\u00ebshilltar\u00ebt socialist\u00eb t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs organizojn\u00eb mbledhje n\u00eb selin\u00eb e PS p\u00ebr t\u00eb diskutuar p\u00ebr nisjen e procedur\u00ebs s\u00eb shkarkimit t\u00eb Erion Veliajt. Motivacioni: Aktivizimi i nenit 62 t\u00eb qeverisjes vendore me mosparaqitjen n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb kryebashkiakut p\u00ebr 3 muaj.<br \/>\n23 shtator 2025 \u2013 K\u00ebshilli Bashkiak i Tiran\u00ebs propozoi shkarkimin e Erion Veliajt me 50 vota. Kryebashkiaku Veliaj nuk u lejua t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb mbledhje.<br \/>\n24 shtator 2025 \u2013 Prefekti i Tiran\u00ebs i d\u00ebrgon Qeveris\u00eb propozimin e K\u00ebshillit Bashkiak t\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr shkarkimin e Erion Veliajt.<br \/>\n25 shtator 2025 \u2013 K\u00ebshilli i Ministrave shkarkon nga detyra Erion Veliajn.<br \/>\n29 shtator 2025 \u2013 Erion Veliaj ankimon n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese vendimin e Qeveris\u00eb p\u00ebr shkarkimin e tij si kryebashkiak i Tiran\u00ebs.<br \/>\n30 shtator 2025 \u2013 Qeveria njofton zyrtarisht Presidenc\u00ebn p\u00ebr vakanc\u00ebn e kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs.<br \/>\n1 tetor 2025 \u2013 Presidenti Begaj dekreton zgjedhjet e parakohshme p\u00ebr Bashkin\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb dat\u00eb 9 n\u00ebntor<br \/>\n2 tetor 2025 \u2013 Avokat\u00ebt e Erion Veliajt ankimojn\u00eb n\u00eb Kushtetuese dekretin e Presidentit, k\u00ebrkojn\u00eb pezullimin e zgjedhjeve n\u00eb Tiran\u00eb<br \/>\n9 tetor 2025 \u2013 Gjykata Kushtetuese pranon k\u00ebrkes\u00ebn e Veliajt dhe rr\u00ebzon dekretin e Presidentit duke pezulluar zgjedhjet p\u00ebr Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs<\/p>\n<p>P\u00ebrse lindi debati kushtetues p\u00ebr Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs?<\/p>\n<p>Debati lindi q\u00eb prej shkarkimit t\u00eb Erion Veliajt nga K\u00ebshilli i Ministrave si kryetar i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. Procesi nisi nga socialist\u00ebt n\u00eb k\u00ebshillin bashkiak t\u00eb Tiran\u00ebs me motivacionin e mosparaqitjes n\u00eb detyr\u00eb p\u00ebr 3 muaj.<\/p>\n<p>Kryebashkiaku Erion Veliaj e ankimoi n\u00eb Kushteteuese vendimin p\u00ebr shkarkimin e tij, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se sipas Kushtetut\u00ebs, Presidenti nuk do t\u00eb duhej t\u00eb kishte shpallur dekret p\u00ebr zgjedhjet n\u00eb Tiran\u00eb pa pritur vendimi te Gjykata.<\/p>\n<p>Por pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, kreu i Shtetit nxorrit dekretin p\u00ebr zgjedhje t\u00eb parakohshme n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs m\u00eb 9 n\u00ebntor, duke argumentuar se shkarkimi i Veliajt p\u00ebr mosparaqitjen n\u00eb detyr\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje administrative dhe jo kushtetuese.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Veliaj e kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb dekret n\u00eb Kushtetuese dhe argument t\u00eb Presidentit, duke th\u00ebn\u00eb se neni 62 te Ligji per pushteti vendor, t\u00eb cilit iu referuan n\u00eb propozimin p\u00ebr shkarkimin me argumentin se nuk \u00ebsht\u00eb paraqitur prej tre muajsh n\u00eb detyr\u00eb, nuk mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb nenin 115 t\u00eb Kushtetut\u00ebs (i cili p\u00ebrcakton se shkarkimi nga K\u00ebshilli i Ministrave b\u00ebhet p\u00ebr shkelje t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb Kushtetut\u00ebs ose t\u00eb ligjeve).<br \/>\nVeliaj thekson se shkarkimi mund t\u00eb merrej vet\u00ebm kur t\u00eb kishte nj\u00eb vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb, pasi at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb cil\u00ebsohej si nj\u00eb shkelje e r\u00ebnd\u00eb e ligjit apo Kushtetut\u00ebs. Por, n\u00eb ankim, argumentohet se mosparaqitja e tij n\u00eb detyr\u00eb \u00ebsht\u00eb \u201crezultat i nj\u00eb pamund\u00ebsie objektive\u201d, pasi ndodhet prej 10 shkurtit n\u00eb paraburgimin e Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p>Ai arsyeton n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e tij se \u00ebsht\u00eb Kushtetuta, si akti m\u00eb i lart\u00eb i rendit juridik, ajo q\u00eb i p\u00ebrcakton shkaqet p\u00ebr t\u00eb cilat mund t\u00eb shkarkohet kryetari i bashkis\u00eb dhe se K\u00ebshilli i Ministrave ka aplikuar nj\u00eb \u201ckriter\u201d t\u00eb ri, q\u00eb nuk gjendet n\u00eb asnj\u00eb dispozit\u00eb juridike. <\/p>\n<p>Sot, Gjykata Kushtetuese e pranoi ankimimin e Veliajt p\u00ebr Dekretin e Presidentit Bajram, duke rr\u00ebzuar k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit dhe rrjedhimisht pezullohet i gjith\u00eb procesi p\u00ebr zgjedhjet e parakohshme n\u00eb Tiran\u00eb. Ky proces do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb i pezulluar deri n\u00eb vendimmarrjen p\u00ebrfundimtare t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb n\u00ebse shkarkimi nga detyra i Erion Veliajt ishte i ligjsh\u00ebm ose jo. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, zgjedhjet n\u00eb Tiran\u00eb do t\u00eb mbahen vet\u00ebm pasi t\u00eb jepet ky vendim p\u00ebrfundimtar nga Kushtetuesja.\/Shqiptarja.com<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/10\/kushtetuesja-ngriu-zgjedhjet-e-9-nentori-cfare-ndodhi-sot-mes-presidentit-veliaj-t\/\">KUSHTETUESJA \u201cNGRIU\u201d ZGJEDHJET e 9 N\u00cbNTORI! \u00c7far\u00eb ndodhi sot mes PRESIDENTIT-VELIAJ-t ?!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretin e Presidentit Bajram Begaj p\u00ebr zgjedhjet e parakoshme t\u00eb Tiran\u00ebs t\u00eb caktuara m\u00eb dat\u00eb 9 n\u00ebntor. Vendimi i Kushtetueses vjen pas ankimimit t\u00eb Erion Veliajt, i cili k\u00ebrkoi q\u00eb Dekreti i Presidentit t\u00eb shpallej i paligjsh\u00ebm dhe t\u00eb pezullohej procesi p\u00ebr zgjedhjet n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs. Burime p\u00ebr Report Tv [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-45453","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45453","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=45453"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45453\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=45453"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=45453"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=45453"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}