{"id":45403,"date":"2025-10-09T17:48:16","date_gmt":"2025-10-09T17:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/09\/lorenc-vangjeli-basti-per-veliajn-asgje-e-jashtezakonshme-funksionoi-sistemi\/"},"modified":"2025-10-09T17:48:16","modified_gmt":"2025-10-09T17:48:16","slug":"lorenc-vangjeli-basti-per-veliajn-asgje-e-jashtezakonshme-funksionoi-sistemi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/09\/lorenc-vangjeli-basti-per-veliajn-asgje-e-jashtezakonshme-funksionoi-sistemi\/","title":{"rendered":"Lorenc Vangjeli: Basti p\u00ebr Veliajn\/ Asgj\u00eb e jasht\u00ebzakonshme, funksionoi sistemi!"},"content":{"rendered":"<p>Me vendimin p\u00ebr pezullimin e zgjedhjeve p\u00ebr Tiran\u00ebn, Gjykata Kushtetuese zhg\u00ebnjeu skeptik\u00ebt q\u00eb e shohin at\u00eb rast pas rasti thjesht dhe vet\u00ebm si nj\u00eb zgjatim t\u00eb pushtetit t\u00eb Edi Ram\u00ebs. Edhe pse gjykata ka vetafruar shum\u00eb dyshime p\u00ebr integritetin e saj profesional dhe moral, edhe pse \u00ebsht\u00eb demonstruar e pafuqishme p\u00ebrball\u00eb maxhoranc\u00ebs q\u00eb e ka shp\u00ebrfillur n\u00eb disa raste, vendimi i saj i fundit ishte leksion mbi funksionimin normal t\u00eb sistemit. Leksion p\u00ebr respektimin e parimeve baz\u00eb kushtetuese t\u00eb balanc\u00ebs dhe kontrollit mes pushteteve. Madje edhe shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kaq: p\u00ebr ata q\u00eb mund t\u00eb lexojn\u00eb p\u00ebrtej nj\u00eb akti n\u00eb dukje t\u00eb thjesht\u00eb vendimmarrjeje, vendimi ishte edhe nj\u00eb leksion politik p\u00ebr t\u00eb cilin pal\u00eb t\u00eb kund\u00ebrta do t\u00eb duhej t\u00eb mbajn\u00eb sh\u00ebnim e blatojn\u00eb v\u00ebmendje.<\/p>\n<p>I pari q\u00eb duhet ta lexoj\u00eb qet\u00ebsisht k\u00ebt\u00eb vendim \u00ebsht\u00eb kryeministri Rama. Edhe pa e paragjykuar vullnetin e tij p\u00ebr ta \u00e7uar Tiran\u00ebn n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme, edhe duke mir\u00ebkuptuar ngutin p\u00ebr t\u2019i gjetur zgjidhje politike ng\u00ebr\u00e7it p\u00ebr kryeqytetin, s\u00ebrish Rama duhet t\u00eb kuptoj\u00eb se me mjete t\u00eb gabuara e t\u00eb nxituara nuk mund t\u00eb b\u00ebhen pun\u00eb t\u00eb mbara. N\u00eb kushtet kur kryetari i bashkis\u00eb nuk mund t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e tij p\u00ebr arsye q\u00eb nuk varen nga vullneti i tij, kryeministri duhej t\u00eb priste ose dor\u00ebheqjen e vet\u00eb Veliajt nga posti i tij, \u00e7ka do t\u00eb duhej t\u00eb ishte edhe nj\u00eb akt vetjak moral e politik i Veliajt, ose duhej t\u00eb duronte deri n\u00eb shterimin e mjeteve ligjore q\u00eb ka n\u00eb dispozicion i zgjedhuri vendor p\u00ebr t\u00eb mbrojtur kontrat\u00ebn e tij me qytetar\u00ebt zgjedh\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, s\u00eb paku do t\u00eb ishte koherent me let\u00ebrsin\u00eb e tij politike t\u00eb shkurtit, menjeher\u00eb mbas arrestit t\u00eb kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb.  <\/p>\n<p>I dyti q\u00eb duhet t\u00eb mbushet s\u00ebrish me frym\u00eb mbas k\u00ebtij vendimi t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese \u00ebsht\u00eb kryetari i opozit\u00ebs. Kund\u00ebrth\u00ebniet dhe paqart\u00ebsit\u00eb e Berish\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, frut i frustrimit nga e shkuara, nga mungesa e kurajos politike, ankthit t\u00eb humbjes s\u00eb pritshme dhe ngutit p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vez\u00ebn e sotme duke sakrifikuar pul\u00ebn e nes\u00ebrme, e \u00e7uan veteranin Berisha n\u00eb krah\u00ebt e nj\u00eb gabimi naiv e t\u00eb nj\u00eb aksioni amator. Berisha edhe l\u00ebvdonte bashkautor\u00ebsin\u00eb n\u00eb shkarkimin e Veliajt, edhe pranonte t\u00eb hynte n\u00eb 9 n\u00ebntor, n\u00eb nj\u00eb proces zgjedhor q\u00eb do t\u00eb ishte antikushtetues. Edhe kund\u00ebrshtonte dekretin p\u00ebr zgjedhjet, edhe i legjitimonte zgjedhjet me pjesmarrje. Sot me siguri Berisha do t\u00eb kishte arsye t\u00eb ndjehej krenar e t\u00eb thoshte se \u00ebsht\u00eb legjitimist i deklaruar, n\u00ebse q\u00eb dit\u00ebn e dekretimit t\u00eb zgjedhjeve p\u00ebr Tiran\u00ebn do t\u00eb thoshte: \u201cNe, opozita, nuk b\u00ebhemi pjes\u00eb e nj\u00eb procesi t\u00eb helmuar q\u00eb n\u00eb nisje!\u201d. N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, edhe p\u00ebr shkak t\u00eb fobis\u00eb nga bojkoti, i p\u00ebrdorur dikur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb gabuar, ai u b\u00eb pal\u00eb n\u00eb d\u00ebshtim, aty ku mund t\u00eb ishte triumfues moral.<\/p>\n<p>I treti q\u00eb duhet ta shoh\u00eb n\u00eb drit\u00eb t\u00eb syrit k\u00ebt\u00eb vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese \u00ebsht\u00eb presidenti i republik\u00ebs. Mjeku i talentuar n\u00eb CV dhe gjenerali i dikursh\u00ebm kurajoz i ushtris\u00eb para se t\u00eb hynte n\u00eb zyr\u00ebn e kreut t\u00eb shtetit, firmosi nj\u00eb dekret t\u00eb bazuar mbi k\u00ebshill\u00ebn dhe konsulenc\u00ebn e stafit t\u00eb tij. N\u00eb t\u00eb vetmen dalje publike \u2013 Top Channel me Grida Dum\u00ebn \u2013 p\u00ebr t\u00eb sqaruar dekretin e tij, presidenti Begaj tha se do t\u00eb mbronte q\u00ebndrimin e tij n\u00eb \u00e7do rast. Nj\u00eb q\u00ebndrim q\u00eb e shnd\u00ebrroi at\u00eb n\u00eb nj\u00eb rrufeprit\u00ebse t\u00eb zem\u00ebrat\u00ebs s\u00eb nj\u00eb koalicioni t\u00eb gjer\u00eb, q\u00eb nga opozita e zhurmshme tek maxhoranca memece, nga shumica e jurist\u00ebve t\u00eb pavarur e deri tek megaloman\u00eb e mitoman\u00eb q\u00eb pretendojn\u00eb se jan\u00eb m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb se Solomoni dhe m\u00eb t\u00eb ndersh\u00ebm se Krishti. Presidenti u b\u00eb target i sulmeve nga ajo pjese t\u00eb politik\u00ebs q\u00eb m\u00eb shum\u00eb se d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr t\u00eb fituar mbi kund\u00ebrshtarin, ka nevoj\u00eb t\u00eb gjej\u00eb alibi t\u00eb jashtme p\u00ebr humbjet dhe adresa t\u00eb brendshme p\u00ebr t\u00eb shkarkuar disfatat. Por edhe p\u00ebrtej k\u00ebsaj, askush, me t\u00eb gjitha gjasat, p\u00ebrfshi edhe Veliajn e izoluar, nuk do t\u00eb sh\u00ebnjoj\u00eb nj\u00eb efekt t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm an\u00ebsor t\u00eb dekretit presidencial: shtimin e rrethanave urgjente q\u00eb nxit\u00ebn p\u00ebrshpejtimin e vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs kushtetuese. Q\u00eb n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, mund t\u00eb shtyhej me dembelizmin klasik t\u00eb institucioneve shqiptare deri n\u00eb kalendat \u201cturke\u201d.<\/p>\n<p>Pjesa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm histori banale e rip\u00ebrs\u00ebritur shum\u00eb her\u00eb. Thirrjet p\u00ebr shkarkimin e presidentit nga opozita jan\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs historie e histerie q\u00eb maxhoranca socialiste e drejtoi kund\u00ebr Ilir Met\u00ebs president n\u00eb vitin 2019. At\u00ebher\u00eb ish-presidenti nxorri nj\u00eb dekret q\u00eb rr\u00ebzonte dekretin e tij p\u00ebr zgjedhjet lokale t\u00eb qershorit t\u00eb atij viti. Edhe at\u00ebher\u00eb, duke mos paragjykuar motivin e tij, Meta tentoi t\u00eb b\u00ebj\u00eb gj\u00ebn\u00eb e duhur politike, por me mjete t\u00eb gabuara juridike. Shtyrja eventuale e zgjedhjeve n\u00eb at\u00eb koh\u00eb do t\u00eb shtendoste situat\u00ebn kaotike q\u00eb po kalonte vendi mbas djegies s\u00eb mandateve nga PD, por kjo nuk mund t\u00eb ndodhte me instrumentet q\u00eb kishte n\u00eb dor\u00eb presidenti. Presidenti mund t\u00eb ishte vet\u00ebm spektator n\u00eb nj\u00eb rrjedh\u00eb ngjarjesh ku ai k\u00ebrkoi t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr regjin\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Maxhoranca socialiste at\u00ebher\u00eb mblodhi firmat p\u00ebr shkarkimin q\u00eb nuk ndodhi kurr\u00eb. Si\u00e7 edhe ishte e udh\u00ebs t\u00eb ndodhte, n\u00eb fakt. Kuturisja e demokrat\u00ebve n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn tipologji lufte kur i dihet leht\u00ebsisht q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs rezultati, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ato aktet q\u00eb i ngjajn\u00eb veprimeve t\u00eb dikujt q\u00eb e ka tepruar pak me pijen dhe i thot\u00eb shokut t\u00eb tavolin\u00ebs n\u00eb klubin e fshatit: \u201cA vem\u00eb gj\u00ebkundi dhe b\u00ebjm\u00eb dyfek? Mbase dukemi trima dhe na k\u00ebndojn\u00eb k\u00ebng\u00eb trimash!\u201d. E udh\u00ebs dhe serioze n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb edhe dramatike, edhe komike, do t\u00eb ishte krejt tjet\u00ebr gj\u00eb. T\u00eb gjitha pal\u00ebt t\u00eb pranojn\u00eb qet\u00ebsisht nj\u00eb fakt t\u00eb thjesht\u00eb: K\u00ebsaj here funksionoi sistemi, q\u00eb fatmir\u00ebsisht i la t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pak\u00ebnaqur! Dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb pak p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb dehur nga anormaliteti. P\u00ebrkundrazi!\/ JavaNews<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/10\/lorenc-vangjeli-basti-per-veliajn-asgje-e-jashtezakonshme-funksionoi-sistemi\/\">Lorenc Vangjeli: Basti p\u00ebr Veliajn\/ Asgj\u00eb e jasht\u00ebzakonshme, funksionoi sistemi!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me vendimin p\u00ebr pezullimin e zgjedhjeve p\u00ebr Tiran\u00ebn, Gjykata Kushtetuese zhg\u00ebnjeu skeptik\u00ebt q\u00eb e shohin at\u00eb rast pas rasti thjesht dhe vet\u00ebm si nj\u00eb zgjatim t\u00eb pushtetit t\u00eb Edi Ram\u00ebs. Edhe pse gjykata ka vetafruar shum\u00eb dyshime p\u00ebr integritetin e saj profesional dhe moral, edhe pse \u00ebsht\u00eb demonstruar e pafuqishme p\u00ebrball\u00eb maxhoranc\u00ebs q\u00eb e ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-45403","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45403","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=45403"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45403\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=45403"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=45403"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=45403"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}