{"id":45402,"date":"2025-10-09T17:48:16","date_gmt":"2025-10-09T17:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/09\/mero-baze-gjykata-kushtetuese-ne-thelb-po-gjykon-nderhyrjen-e-prokurorise-ne-pushtetin-politik-ne-shqiperi\/"},"modified":"2025-10-09T17:48:16","modified_gmt":"2025-10-09T17:48:16","slug":"mero-baze-gjykata-kushtetuese-ne-thelb-po-gjykon-nderhyrjen-e-prokurorise-ne-pushtetin-politik-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/09\/mero-baze-gjykata-kushtetuese-ne-thelb-po-gjykon-nderhyrjen-e-prokurorise-ne-pushtetin-politik-ne-shqiperi\/","title":{"rendered":"Mero Baze: Gjykata Kushtetuese, n\u00eb thelb po gjykon nd\u00ebrhyrjen e prokuroris\u00eb n\u00eb pushtetin politik n\u00eb Shqip\u00ebri"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese e Shqip\u00ebris\u00eb pezulloi sot dekretin e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs p\u00ebr zgjedhjet n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 9 N\u00ebntor, duke lajm\u00ebruar se do t\u00eb shqyrtoj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb themel m\u00eb 31 tetor.<br \/>\nVendimi ka ngritur pik\u00ebpyetje t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr zgjedhjet m\u00eb 9 N\u00ebntor n\u00eb Tiran\u00eb, edhe pse Partia Socialiste e ka marr\u00eb qet\u00eb, duke qen\u00eb e bindur se m\u00eb 31 tetor, Gjykata do ta rr\u00ebzoj\u00eb ankimin e Erion Veliajt p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ai e quan shkarkim t\u00eb padrejt\u00eb nga detyra e Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs si i paraburgosur.<br \/>\nSali Berisha, i cili \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb i g\u00ebzuar q\u00eb nuk do ket\u00eb zgjedhje, sesa p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb ligjore t\u00eb vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs, e ka p\u00ebrsh\u00ebndetur at\u00eb me entuziaz\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, Gjykata Kushtetuese ka marr\u00eb sot nj\u00eb vendim m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb se ai q\u00eb do t\u00eb marr\u00eb m\u00eb 31 tetor. Duke pezulluar Dekretin e Presidentit p\u00ebr zgjedhjet e 9 N\u00ebntorit, gjykata e ka par\u00eb t\u00eb lidhur vendimin p\u00ebr pezullim t\u00eb zgjedhjeve me vendimin e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave q\u00eb k\u00ebrkon shpalljen e zgjedhjeve n\u00eb Tiran\u00eb. N\u00ebse donte ta ndihmonte qeverin\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, ajo mund ta ndante dekretin p\u00ebr zgjedhjet nga shkarkimi i Veliajt dhe ta injoronte k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr pezullim, duke u th\u00ebn\u00eb q\u00eb ndaj dekretit t\u00eb presidentit mund t\u00eb ankoheshin n\u00eb gjykat\u00eb administrative. Fakti q\u00eb e kan\u00eb par\u00eb si akt t\u00eb nd\u00ebrlidhur me vendimin e qeveris\u00eb, tregon se Gjykata Kushtetuese e sheh problemin dhe vet\u00eb vendimmarrjen e qeveris\u00eb p\u00ebr zgjedhje. N\u00eb k\u00ebt\u00eb frym\u00eb, n\u00ebse do ta konsiderojm\u00eb Gjykat\u00ebn serioze, ajo \u00ebsht\u00eb e detyruar t\u00eb shpall\u00eb t\u00eb pavlefsh\u00ebm edhe shkarkimin m\u00eb 31 Tetor. Por p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk duhet v\u00ebn\u00eb bast.<\/p>\n<p>Si\u00e7 ka shkruar dhe shtypi, kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje numrash brenda gjykat\u00ebs dhe jo aq shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje parimore, dhe disa loj\u00ebra me mosplot\u00ebsimin e vendeve q\u00eb kan\u00eb ngecur n\u00eb procedura bllokuese nga ankimimet, mund t\u00eb \u00e7ojn\u00eb edhe n\u00eb ndonj\u00eb vendim tjet\u00ebr q\u00eb natyrisht do ta turp\u00ebronte Gjykat\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb gjitha rastet, edhe n\u00ebse m\u00eb 31 tetor Gjykata hedh posht\u00eb ankes\u00ebn e Erion Veliajt p\u00ebr shkarkim, duhet nj\u00eb dekret i ri nga Presidenti p\u00ebr zgjedhjet, dhe ai duhet s\u00eb paku nj\u00eb muaj para dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve. K\u00ebshtu n\u00eb versionin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr qeverin\u00eb kemi zgjedhje jav\u00ebn e par\u00eb t\u00eb Dhjetorit, n\u00eb versionin m\u00eb t\u00eb keq m\u00eb 2027.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, pa e paragjykuar at\u00eb, mund t\u00eb themi se vendimi i sot\u00ebm \u00ebsht\u00eb m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb dhe profesionalisht m\u00eb i plot\u00eb sesa vendimi q\u00eb do ken\u00eb p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb themel m\u00eb 31 Tetor.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej k\u00ebsaj, \u00ebsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb politika t\u00eb qet\u00ebsohet dhe t\u00eb mos e kthej\u00eb n\u00eb betej\u00eb politike betej\u00ebn kushtetuese t\u00eb nj\u00eb qytetari n\u00ebn akuz\u00eb.<br \/>\nShqet\u00ebsimi se \u201cTirana nuk mund t\u00eb mbetet pa kryetar\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shqet\u00ebsim politik, jo shqet\u00ebsim kushtetues. Kushtetuta nuk njeh ankthin elektoral si kriter p\u00ebr drejt\u00ebsi. P\u00ebrkundrazi, ajo ngarkon gjykatat q\u00eb t\u2019i q\u00ebndrojn\u00eb larg presioneve politike dhe t\u00eb mbrojn\u00eb ekuilibrin institucional \u2013 edhe kur kjo \u00ebsht\u00eb e pak\u00ebndshme p\u00ebr pushtetin.<\/p>\n<p>Kriza e sotme lindi jo sepse qyteti mbeti pa kryetar, por sepse nj\u00eb deg\u00eb e pushtetit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, mori nj\u00eb vendim jo proporcional, q\u00eb n\u00eb vend t\u00eb peshonte interesin publik, e injoroi at\u00eb krejt\u00ebsisht. Me nj\u00eb vendim t\u00eb vet\u00ebm u arrestua jo vet\u00ebm qytetari Erion Veliaj, por edhe mandati demokratik i 160 mij\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs q\u00eb e zgjodh\u00ebn.<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb thelbi i padrejt\u00ebsis\u00eb: kur drejt\u00ebsia harron se \u00e7do vendim i saj prodhon pasoja t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta mbi shoq\u00ebrin\u00eb q\u00eb i sh\u00ebrben.<\/p>\n<p>Pushteti gjyq\u00ebsor duhet t\u00eb jet\u00eb i pavarur, por kurrsesi i shk\u00ebputur nga realiteti dhe morali shoq\u00ebror. Drejt\u00ebsia nuk \u00ebsht\u00eb laborator i ftoht\u00eb formalizmash. Ajo \u00ebsht\u00eb mekaniz\u00ebm jetik q\u00eb mban n\u00eb ekuilib\u00ebr lirin\u00eb dhe rendin. Kur ky ekuilib\u00ebr prishet, shkat\u00ebrrohet besimi, paralizohet qeverisja dhe rr\u00ebnohet ndjenja e t\u00eb drejt\u00ebs.<\/p>\n<p>Sot \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e qart\u00eb se arresti i nj\u00eb kryetari bashkie n\u00eb detyr\u00eb \u2013 pa prova t\u00eb prekshme, pa afat dhe pa proporcionalitet, ka prodhuar pasoja t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr vet\u00eb qytetin. Tirana, me gjith\u00eb potencialin dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e saj, po mbahet peng p\u00ebr nj\u00eb q\u00ebllim q\u00eb s\u2019ka lidhje me drejt\u00ebsin\u00eb, por me kalkulimin politik t\u00eb atyre q\u00eb duan t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga kjo kriz\u00eb.<\/p>\n<p>Erion Veliaj duhet t\u00eb hetohet, dhe gjykohet, por i lir\u00eb dhe n\u00eb detyr\u00eb. Hetim i hapur, transparent dhe i mbik\u00ebqyrur \u00e7do dit\u00eb nga institucionet, po, por pa shfuqizuar vullnetin sovran t\u00eb qytetar\u00ebve. Sepse askush, as gjykata, as politika, nuk mund t\u00eb caktoj\u00eb afatin e nj\u00eb mandati q\u00eb buron nga vota e popullit.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se \u00e7\u00ebshtje ligji, \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje drejtimi p\u00ebr shtetin. A do t\u00eb vendos\u00eb kufijt\u00eb e politik\u00ebs ndaj Kushtetut\u00ebs, apo do t\u00eb hesht\u00eb duke e l\u00ebn\u00eb vendin t\u00eb rr\u00ebshqas\u00eb drejt nj\u00eb politike q\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb m\u00eb kushtetuese, por thjesht politike rruge, q\u00eb nj\u00eb shtet ligjor s\u2019e njeh si t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb duke gjykuar, ndoshta pa d\u00ebshir\u00ebn e saj, sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe p\u00ebrzierjen e politik\u00ebs n\u00eb t\u00eb. Dhe nj\u00eb drejt\u00ebsi e cila me frym\u00ebzim politik arreston nj\u00eb kryebashkiak t\u00eb zgjedhur, ende pa u marr\u00eb i pandehur dhe ende pa u gjykuar, nuk mund t\u00eb amnistohet nga pushteti me arsyetimin se ka krijuar pasoja t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb qeverisjen e Tiran\u00ebs. P\u00ebr pasojat e nj\u00eb vendimi t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb (dhe k\u00ebto jan\u00eb pasoja v\u00ebrtet t\u00eb r\u00ebnda dhe p\u00ebr kryeqytetin), nuk mund t\u00eb hedhim nj\u00eb hap tjet\u00ebr antikushtetues, por duhet t\u00eb rikthejm\u00eb kushtetutshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb vend dhe pastaj ata q\u00eb e gatuan k\u00ebt\u00eb \u00e7orb\u00eb t\u00eb mbahen p\u00ebrgjegj\u00ebs edhe p\u00ebr l\u00ebnien e kryeqytetit pa kryetar.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb Republik\u00eb prokuror\u00ebsh, nuk mund t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb gjith\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e tyre, p\u00ebrfshi qeverin\u00eb dhe Presidentin, vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb mbulojn\u00eb nj\u00eb krim kushtetues t\u00eb prokuror\u00ebve. Ajo patate e nxeht\u00eb duhet l\u00ebn\u00eb n\u00eb duart e tyre dhe ata duhet t\u00eb p\u00ebrballen me drejt\u00ebsin\u00eb si njer\u00ebz q\u00eb vendos\u00ebn t\u00eb b\u00ebjn\u00eb politik\u00eb me detyr\u00ebn e tyre dhe jo drejt\u00ebsi.<br \/>\nP\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese m\u00eb shum\u00eb sesa p\u00ebr Erion Veliaj, vlen p\u00ebr t\u00eb ndalur Republik\u00ebn e Prokuror\u00ebve q\u00eb t\u00eb mos uzurpoj\u00eb stem\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/10\/mero-baze-gjykata-kushtetuese-ne-thelb-po-gjykon-nderhyrjen-e-prokurorise-ne-pushtetin-politik-ne-shqiperi\/\">Mero Baze: Gjykata Kushtetuese, n\u00eb thelb po gjykon nd\u00ebrhyrjen e prokuroris\u00eb n\u00eb pushtetin politik n\u00eb Shqip\u00ebri<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese e Shqip\u00ebris\u00eb pezulloi sot dekretin e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs p\u00ebr zgjedhjet n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 9 N\u00ebntor, duke lajm\u00ebruar se do t\u00eb shqyrtoj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb themel m\u00eb 31 tetor. Vendimi ka ngritur pik\u00ebpyetje t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr zgjedhjet m\u00eb 9 N\u00ebntor n\u00eb Tiran\u00eb, edhe pse Partia Socialiste e ka marr\u00eb qet\u00eb, duke qen\u00eb e bindur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-45402","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45402","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=45402"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45402\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=45402"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=45402"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=45402"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}