{"id":45371,"date":"2025-10-09T15:48:19","date_gmt":"2025-10-09T15:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/09\/vrasja-e-gjyqtarit-astrit-kalaja-reagon-serish-ministrja-e-brendshme-do-te-rishikohen-masat-e-sigurise-ne-gjykata\/"},"modified":"2025-10-09T15:48:19","modified_gmt":"2025-10-09T15:48:19","slug":"vrasja-e-gjyqtarit-astrit-kalaja-reagon-serish-ministrja-e-brendshme-do-te-rishikohen-masat-e-sigurise-ne-gjykata","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/09\/vrasja-e-gjyqtarit-astrit-kalaja-reagon-serish-ministrja-e-brendshme-do-te-rishikohen-masat-e-sigurise-ne-gjykata\/","title":{"rendered":"Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, reagon s\u00ebrish ministrja e Brendshme: Do t\u00eb rishikohen masat e siguris\u00eb n\u00eb Gjykata"},"content":{"rendered":"<p>Ministrja e Brendshme Albana Ko\u00e7iu ka reaguar s\u00ebrish n\u00eb lidhje me akuzat e b\u00ebra n\u00eb em\u00ebr t\u00eb saj sot n\u00eb Kuvend nga opozita, lidhur me sigurin\u00eb n\u00eb Gjykata.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb reagim t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb rrjetet sociale, pasi sqaron se n\u00eb seanc\u00eb nuk u lejua t\u00eb diskutonte p\u00ebr shkak t\u00eb bllokimit t\u00eb fjal\u00ebs nga opozita, Ko\u00e7iu thekson se s\u00eb bashku me Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb dhe n\u00eb koordinim me institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb, do t\u00eb rishikohen masat e siguris\u00eb n\u00eb gjykata, e jo vet\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr shkak t\u00eb nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb vazhdueshme dhe klim\u00ebs s\u00eb tensionuar q\u00eb opozita krijon n\u00eb seanc\u00eb plenare, e n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb mbajtur fjal\u00ebn e plot\u00eb n\u00eb Kuvend, po p\u00ebrdor k\u00ebt\u00eb dritare p\u00ebr t\u00eb komunikuar qendrimin tim si Minist\u00ebr i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, p\u00ebr opinionin publik, n\u00eb lidhje me ngjarjen e r\u00ebnd\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit\u201d, shprehet Ko\u00e7iu.<\/p>\n<p>Reagimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>I nderuar Kryetar i Kuvendit,<br \/>\nT\u00eb nderuar koleg\u00eb deputet\u00eb,<\/p>\n<p>Vrasja e gjykat\u00ebsit Astrit Kalaja n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit \u00ebsht\u00eb pa dyshim nj\u00eb ngjarje shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, e cila nuk duhej t\u00eb ndodhte!<\/p>\n<p>Nga kjo sall\u00eb, d\u00ebnoj p\u00ebrs\u00ebri me forc\u00eb k\u00ebt\u00eb akt barbar dhune dhe shpreh ngush\u00ebllimet m\u00eb t\u00eb sinqerta p\u00ebr familjen e viktim\u00ebs, koleg\u00ebt e tij dhe u uroj sh\u00ebrim t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb l\u00ebnduarve.<\/p>\n<p>Duke u ndalur tek ngjarja, si\u00e7 jeni b\u00ebr\u00eb me dije, p\u00ebrmes komunikimeve t\u00eb detajuara nga Policia e Shtetit, strukturat policore reaguan n\u00eb koh\u00eb. Autori u ndalua, nd\u00ebrsa grupi hetimor n\u00eb bashk\u00ebpunim me Prokurorin\u00eb nis\u00ebn veprimet p\u00ebr zbardhjen e plot\u00eb t\u00eb rrethanave t\u00eb ngjarjes. Brenda pak or\u00ebsh u siguruan provat dhe u sqaruan motivet e k\u00ebtij krimi. Jam e bindur se autori do t\u00eb p\u00ebrballet me forc\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb ligjit!<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb dua t\u00eb theksoj, \u00ebsht\u00eb se ky akt nuk mundet t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebr\u00e7uar pasiguri apo p\u00ebr t\u00eb zhb\u00ebr\u00eb besimin e njer\u00ebzve tek drejt\u00ebsia dhe institucionet e siguris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrkundrazi, kjo ngjarje duhet t\u00eb na shtyj\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve ne, brenda e jasht\u00eb k\u00ebsaj salle, t\u00eb reflektojm\u00eb dhe t\u00eb veprojm\u00eb m\u00eb shpejt p\u00ebr t\u00eb forcuar mbrojtjen e sistemit gjyq\u00ebsor, n\u00eb ato pika ku konstatohen dob\u00ebsi.<\/p>\n<p>S\u00eb bashku me Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb dhe n\u00eb koordinim me institucionet e drejtesis\u00eb, do t\u00eb rishikojm\u00eb masat e siguris\u00eb n\u00eb gjykata, e jo vet\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, do t\u00eb hartojm\u00eb nj\u00eb paket\u00eb t\u00eb plot\u00eb duke p\u00ebrfshir\u00eb rishikimin e protokolleve t\u00eb bashk\u00ebpunimit mes Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb;<br \/>\nForcimin e siguris\u00eb fizike brenda dhe p\u00ebrreth ambienteve t\u00eb gjykatave; si dhe nj\u00eb sistem t\u00eb integruar monitorimi inteligjent p\u00ebr t\u00eb parandaluar e neutralizuar \u00e7do akt dhune.<\/p>\n<p>Aktualisht, dua t\u00eb sqaroj opinionin publik se n\u00eb p\u00ebrputhje me detyrimet ligjore, Garda e Republik\u00ebs ruan dhe mbron gjyqtar\u00ebt e prokuror\u00ebt e Gjykatave kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, si dhe Drejtorin e Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit.<\/p>\n<p>Gjithashtu, magjistrat\u00ebve u sigurohet mbrojtje e ve\u00e7ant\u00eb personale, e familjes dhe e pasuris\u00eb, kur gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb funksionit ose p\u00ebr shkak t\u00eb tij, u rrezikohet jeta, sh\u00ebndeti, familja ose prona.<\/p>\n<p>Jemi absolutisht t\u00eb angazhuar q\u00eb t\u00eb rishikojm\u00eb korniz\u00ebn e mbrojtjes vetjake t\u00eb ofruar deri tani p\u00ebr t\u2019a fuqizuar edhe m\u00eb tej paprekshm\u00ebrin\u00eb dhe sigurin\u00eb n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb magjistrat\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb, do t\u00eb ecim p\u00ebrpara me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vendosm\u00ebri dhe bindje t\u00eb pal\u00ebkundur q\u00eb na ka shoq\u00ebruar edhe n\u00eb rrug\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb dhe t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb b\u00ebrjes realitet t\u00eb reform\u00ebs m\u00eb t\u00eb thell\u00eb dhe m\u00eb transformuese n\u00eb historin\u00eb e shtetit shqiptar.<\/p>\n<p>Reforma n\u00eb drejt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb ajo reform\u00eb q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb fund koh\u00ebs s\u00eb t\u00eb paprekshm\u00ebve nga ligji. I ka dh\u00ebn\u00eb fund dy standarteve n\u00eb aksesin ndaj drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut udh\u00ebhoqi transformimin historik t\u00eb figur\u00ebs s\u00eb gjykat\u00ebsit dhe prokurorit, q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb figur\u00eb e cliruar nga lidhjet politike, lidhjet korruptive apo ato kriminale.<\/p>\n<p>Produktet m\u00eb t\u00eb qarta t\u00eb pun\u00ebs son\u00eb jan\u00eb institucionet e reja, t\u00eb cilat s\u00eb bashku me Policin\u00eb e Shtetit, sipas t\u00eb gjith\u00eb anketimeve t\u00eb pavarura, jan\u00eb ato q\u00eb g\u00ebzojn\u00eb besimin m\u00eb t\u00eb madh mes qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb realizimin e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, kjo qeveri ka treguar nj\u00eb vullnet t\u00eb hekurt dhe t\u00eb panegociuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Do t\u00eb tregojm\u00eb p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb nj\u00ebjtin vullnet, p\u00ebr p\u00ebrsosjen e m\u00ebtejshme t\u00eb sistemit dhe rritjen e standarteve t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb momenti jo p\u00ebr t\u00eb treguar dob\u00ebsi, as p\u00ebr t\u00eb negociuar, por p\u00ebr t\u00eb demonstruar t\u00eb gjith\u00eb forc\u00ebn dhe seriozitetin e shtetit shqiptar!<\/p>\n<p>E fundit, por e diktuar nga narrativa politike q\u00eb fatkeq\u00ebsisht ka shoq\u00ebruar k\u00ebt\u00eb ngjarje nga kampi i opozit\u00ebs, dua t\u00eb distancohem plot\u00ebsisht nga e gjith\u00eb tentativa e sh\u00ebmtuar p\u00ebr t\u00eb instrumentalizuar dhe politizuar vrasjen.<\/p>\n<p>Jeta e \u00e7do njeriu, aq m\u00eb tep\u00ebr e nj\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtori t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb krye t\u00eb detyr\u00ebs nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr kapital apo interesa t\u00eb ngushta politike.<\/p>\n<p>Sot nuk \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr t\u00eb drejtuar gishtin apo p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar fajtor\u00eb politik\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb koha p\u00ebr bashk\u00ebpunim institucional mes t\u00eb gjitha pushteteve dhe aktor\u00ebve p\u00ebrgjegj\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb analizuar me p\u00ebrgjegj\u00ebsi \u00e7do hallk\u00eb t\u00eb sistemit dhe p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar masa konkrete q\u00eb garantojn\u00eb sigurin\u00eb dhe integritetin e gjyqtar\u00ebve e prokuror\u00ebve n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin.<\/p>\n<p>Faleminderit!\u201d<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/10\/vrasja-e-gjyqtarit-astrit-kalaja-reagon-serish-ministrja-e-brendshme-do-te-rishikohen-masat-e-sigurise-ne-gjykata\/\">Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, reagon s\u00ebrish ministrja e Brendshme: Do t\u00eb rishikohen masat e siguris\u00eb n\u00eb Gjykata<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministrja e Brendshme Albana Ko\u00e7iu ka reaguar s\u00ebrish n\u00eb lidhje me akuzat e b\u00ebra n\u00eb em\u00ebr t\u00eb saj sot n\u00eb Kuvend nga opozita, lidhur me sigurin\u00eb n\u00eb Gjykata. N\u00eb nj\u00eb reagim t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb rrjetet sociale, pasi sqaron se n\u00eb seanc\u00eb nuk u lejua t\u00eb diskutonte p\u00ebr shkak t\u00eb bllokimit t\u00eb fjal\u00ebs nga opozita, Ko\u00e7iu [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-45371","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45371","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=45371"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45371\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=45371"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=45371"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=45371"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}