{"id":45365,"date":"2025-10-09T15:48:18","date_gmt":"2025-10-09T15:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/09\/kociu-dhe-statusi-i-shpetimit-ponc-pilati-me-profil-zyrtar-ministrja-qe-lau-duart-me-nje-status\/"},"modified":"2025-10-09T15:48:18","modified_gmt":"2025-10-09T15:48:18","slug":"kociu-dhe-statusi-i-shpetimit-ponc-pilati-me-profil-zyrtar-ministrja-qe-lau-duart-me-nje-status","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/09\/kociu-dhe-statusi-i-shpetimit-ponc-pilati-me-profil-zyrtar-ministrja-qe-lau-duart-me-nje-status\/","title":{"rendered":"Ko\u00e7iu dhe \u201cstatusi i shp\u00ebtimit\u201d\/ Ponc Pilati me profil zyrtar \u2013 Ministrja q\u00eb lau duart me nj\u00eb status"},"content":{"rendered":"<p>Nuk e dim\u00eb n\u00ebse Ponc Pilati do kishte Facebook n\u00ebse do jetonte sot, por Ministrja e Brendshme sigurisht q\u00eb ka. Dhe kur nuk gjen dot fjal\u00ebn n\u00eb Kuvend, e gjen tastier\u00ebn.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb prej ngjarjeve m\u00eb trondit\u00ebse t\u00eb ndodhura ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb nj\u00eb sall\u00eb gjyqi n\u00eb Shqip\u00ebri \u2013 nj\u00eb gjyqtar i vrar\u00eb me arm\u00eb zjarri gjat\u00eb detyr\u00ebs \u2013 t\u00eb gjith\u00eb prisnin q\u00eb Ministrja e Brendshme t\u00eb shfaqej n\u00eb Kuvend me seriozitetin dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb i takon funksionit t\u00eb saj. Por, ja ku na erdhi lajmi: \u201cNuk arrita dot ta lexoja fjal\u00ebn n\u00eb Kuvend p\u00ebr shkak t\u00eb opozit\u00ebs. Ja ku e keni n\u00eb Facebook.\u201d<\/p>\n<p>Sepse natyrisht, kur nuk arrin t\u00eb flas\u00ebsh n\u00eb Parlament \u2013 vendin ku ligjet miratohen, ku p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e popullit presin p\u00ebrgjigje, ku ndodhin debatet p\u00ebr fatin e siguris\u00eb s\u00eb qytetar\u00ebve \u2013 zgjedh rrug\u00ebn m\u00eb t\u00eb sigurt: <strong>r<\/strong>rjetin social me m\u00eb shum\u00eb filtra, m\u00eb pak pyetje dhe zero p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb status t\u00eb gjat\u00eb sa nj\u00eb ekspoze qeveritare, Ministrja Ko\u00e7iu b\u00ebri t\u00eb ditur se Policia kishte reaguar n\u00eb koh\u00eb (gjithmon\u00eb n\u00eb koh\u00eb, p\u00ebr \u00e7udi!), se sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb duhet forcuar (natyrisht, pas \u00e7do tragjedie na kap reflektimi), dhe se do nd\u00ebrtohen protokolle t\u00eb reja sigurie (pra, ende nuk i kishim!). E gjitha, me tone solemne, gjuh\u00eb burokratike dhe me ndjeshm\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb raporti teknik.<\/p>\n<p>Por ajo q\u00eb mungoi n\u00eb k\u00ebt\u00eb llogaridh\u00ebnie virtuale ishte pyetja themelore: Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb nj\u00eb qytetar futet i armatosur n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit dhe ekzekuton nj\u00eb gjyqtar n\u00eb mes t\u00eb detyr\u00ebs?<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje q\u00eb k\u00ebrkon \u201cp\u00ebrgjigje statusi\u201d. Kjo k\u00ebrkon p\u00ebrgjegj\u00ebsi reale, politike dhe institucionale. Kjo k\u00ebrkon q\u00eb nj\u00eb Minist\u00ebr t\u00eb dal\u00eb para Kuvendit, edhe mes tensioneve politike, dhe t\u00eb p\u00ebrballet me pyetje, me nd\u00ebrprerje, me z\u00ebra kritik\u00eb \u2013 sepse ky \u00ebsht\u00eb thelbi i demokracis\u00eb parlamentare.<\/p>\n<p>Por, si\u00e7 duket, m\u00eb e leht\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb thuash q\u00eb opozita nuk t\u00eb la t\u00eb flas\u00ebsh dhe t\u2019i drejtohesh Facebook-ut, ku askush nuk t\u00eb nd\u00ebrpret dhe ku statusi i gjat\u00eb mbyllet me nj\u00eb ton t\u00eb vendosur: \u201cNuk \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr t\u00eb drejtuar gishta!\u201d<\/p>\n<p>E sakt\u00eb, zonja ministre. Nuk \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr t\u00eb drejtuar gishta. \u00cbsht\u00eb koha p\u00ebr t\u00eb mbajtur p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Jo virtuale. Jo retorike. Jo postime. Por reale, fizike dhe institucionale.<\/p>\n<p>Sot, siguria e sallave t\u00eb gjyqit u tregua nj\u00eb iluzion. Nj\u00eb gjyqtar u vra n\u00eb mes t\u00eb detyr\u00ebs. Dhe Ministrja e Brendshme la nj\u00eb status.<\/p>\n<p>Si\u00e7 thon\u00eb dikur, \u201cLavat duart si Ponc Pilati.\u201d Por k\u00ebt\u00eb her\u00eb, jo me uj\u00eb. Me nj\u00eb postim n\u00eb Facebook.<\/p>\n<p><strong>Fjala e Plote:<\/strong><\/p>\n<p>I nderuar Kryetar i Kuvendit,<br \/>\nT\u00eb nderuar koleg\u00eb deputet\u00eb,<\/p>\n<p>Vrasja e gjykat\u00ebsit Astrit Kalaja n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit \u00ebsht\u00eb pa dyshim nj\u00eb ngjarje shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, e cila nuk duhej t\u00eb ndodhte!<\/p>\n<p>Nga kjo sall\u00eb, d\u00ebnoj p\u00ebrs\u00ebri me forc\u00eb k\u00ebt\u00eb akt barbar dhune dhe shpreh ngush\u00ebllimet m\u00eb t\u00eb sinqerta p\u00ebr familjen e viktim\u00ebs, koleg\u00ebt e tij dhe u uroj sh\u00ebrim t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb l\u00ebnduarve.<\/p>\n<p>Duke u ndalur tek ngjarja, si\u00e7 jeni b\u00ebr\u00eb me dije, p\u00ebrmes komunikimeve t\u00eb detajuara nga Policia e Shtetit, strukturat policore reaguan n\u00eb koh\u00eb. Autori u ndalua, nd\u00ebrsa grupi hetimor n\u00eb bashk\u00ebpunim me Prokurorin\u00eb nis\u00ebn veprimet p\u00ebr zbardhjen e plot\u00eb t\u00eb rrethanave t\u00eb ngjarjes. Brenda pak or\u00ebsh u siguruan provat dhe u sqaruan motivet e k\u00ebtij krimi. Jam e bindur se autori do t\u00eb p\u00ebrballet me forc\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb ligjit!<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb dua t\u00eb theksoj, \u00ebsht\u00eb se ky akt nuk mundet t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebr\u00e7uar pasiguri apo p\u00ebr t\u00eb zhb\u00ebr\u00eb besimin e njer\u00ebzve tek drejt\u00ebsia dhe institucionet e siguris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrkundrazi, kjo ngjarje duhet t\u00eb na shtyj\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve ne, brenda e jasht\u00eb k\u00ebsaj salle, t\u00eb reflektojm\u00eb dhe t\u00eb veprojm\u00eb m\u00eb shpejt p\u00ebr t\u00eb forcuar mbrojtjen e sistemit gjyq\u00ebsor, n\u00eb ato pika ku konstatohen dob\u00ebsi.<\/p>\n<p>S\u00eb bashku me Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb dhe n\u00eb koordinim me institucionet e drejtesis\u00eb, do t\u00eb rishikojm\u00eb masat e siguris\u00eb n\u00eb gjykata, e jo vet\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, do t\u00eb hartojm\u00eb nj\u00eb paket\u00eb t\u00eb plot\u00eb duke p\u00ebrfshir\u00eb rishikimin e protokolleve t\u00eb bashk\u00ebpunimit mes Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb;<br \/>\nForcimin e siguris\u00eb fizike brenda dhe p\u00ebrreth ambienteve t\u00eb gjykatave; si dhe nj\u00eb sistem t\u00eb integruar monitorimi inteligjent p\u00ebr t\u00eb parandaluar e neutralizuar \u00e7do akt dhune.<\/p>\n<p>Aktualisht, dua t\u00eb sqaroj opinionin publik se n\u00eb p\u00ebrputhje me detyrimet ligjore, Garda e Republik\u00ebs ruan dhe mbron gjyqtar\u00ebt e prokuror\u00ebt e Gjykatave kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, si dhe Drejtorin e Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit.<\/p>\n<p>Gjithashtu, magjistrat\u00ebve u sigurohet mbrojtje e ve\u00e7ant\u00eb personale, e familjes dhe e pasuris\u00eb, kur gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb funksionit ose p\u00ebr shkak t\u00eb tij, u rrezikohet jeta, sh\u00ebndeti, familja ose prona.<\/p>\n<p>Jemi absolutisht t\u00eb angazhuar q\u00eb t\u00eb rishikojm\u00eb korniz\u00ebn e mbrojtjes vetjake t\u00eb ofruar deri tani p\u00ebr t\u2019a fuqizuar edhe m\u00eb tej paprekshm\u00ebrin\u00eb dhe sigurin\u00eb n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb magjistrat\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb, do t\u00eb ecim p\u00ebrpara me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vendosm\u00ebri dhe bindje t\u00eb pal\u00ebkundur q\u00eb na ka shoq\u00ebruar edhe n\u00eb rrug\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb dhe t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb b\u00ebrjes realitet t\u00eb reform\u00ebs m\u00eb t\u00eb thell\u00eb dhe m\u00eb transformuese n\u00eb historin\u00eb e shtetit shqiptar.<\/p>\n<p>Reforma n\u00eb drejt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb ajo reform\u00eb q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb fund koh\u00ebs s\u00eb t\u00eb paprekshm\u00ebve nga ligji. I ka dh\u00ebn\u00eb fund dy standarteve n\u00eb aksesin ndaj drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut udh\u00ebhoqi transformimin historik t\u00eb figur\u00ebs s\u00eb gjykat\u00ebsit dhe prokurorit, q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb figur\u00eb e cliruar nga lidhjet politike, lidhjet korruptive apo ato kriminale.<\/p>\n<p>Produktet m\u00eb t\u00eb qarta t\u00eb pun\u00ebs son\u00eb jan\u00eb institucionet e reja, t\u00eb cilat s\u00eb bashku me Policin\u00eb e Shtetit, sipas t\u00eb gjith\u00eb anketimeve t\u00eb pavarura, jan\u00eb ato q\u00eb g\u00ebzojn\u00eb besimin m\u00eb t\u00eb madh mes qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb realizimin e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, kjo qeveri ka treguar nj\u00eb vullnet t\u00eb hekurt dhe t\u00eb panegociuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Do t\u00eb tregojm\u00eb p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb nj\u00ebjtin vullnet, p\u00ebr p\u00ebrsosjen e m\u00ebtejshme t\u00eb sistemit dhe rritjen e standarteve t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb momenti jo p\u00ebr t\u00eb treguar dob\u00ebsi, as p\u00ebr t\u00eb negociuar, por p\u00ebr t\u00eb demonstruar t\u00eb gjith\u00eb forc\u00ebn dhe seriozitetin e shtetit shqiptar!<\/p>\n<p>E fundit, por e diktuar nga narrativa politike q\u00eb fatkeq\u00ebsisht ka shoq\u00ebruar k\u00ebt\u00eb ngjarje nga kampi i opozit\u00ebs, dua t\u00eb distancohem plot\u00ebsisht nga e gjith\u00eb tentativa e sh\u00ebmtuar p\u00ebr t\u00eb instrumentalizuar dhe politizuar vrasjen.<\/p>\n<p>Jeta e \u00e7do njeriu, aq m\u00eb tep\u00ebr e nj\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtori t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb krye t\u00eb detyr\u00ebs nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr kapital apo interesa t\u00eb ngushta politike.<\/p>\n<p>Sot nuk \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr t\u00eb drejtuar gishtin apo p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar fajtor\u00eb politik\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb koha p\u00ebr bashk\u00ebpunim institucional mes t\u00eb gjitha pushteteve dhe aktor\u00ebve p\u00ebrgjegj\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb analizuar me p\u00ebrgjegj\u00ebsi \u00e7do hallk\u00eb t\u00eb sistemit dhe p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar masa konkrete q\u00eb garantojn\u00eb sigurin\u00eb dhe integritetin e gjyqtar\u00ebve e prokuror\u00ebve n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin.<\/p>\n<p>Faleminderit!\u201d<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/kociu-dhe-statusi-i-shpetimit-ponc-pilati-me-profil-zyrtar-ministrja-qe-lau-duart-me-nje-status\/\">Ko\u00e7iu dhe \u201cstatusi i shp\u00ebtimit\u201d\/ Ponc Pilati me profil zyrtar \u2013 Ministrja q\u00eb lau duart me nj\u00eb status<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nuk e dim\u00eb n\u00ebse Ponc Pilati do kishte Facebook n\u00ebse do jetonte sot, por Ministrja e Brendshme sigurisht q\u00eb ka. Dhe kur nuk gjen dot fjal\u00ebn n\u00eb Kuvend, e gjen tastier\u00ebn. Pas nj\u00eb prej ngjarjeve m\u00eb trondit\u00ebse t\u00eb ndodhura ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb nj\u00eb sall\u00eb gjyqi n\u00eb Shqip\u00ebri \u2013 nj\u00eb gjyqtar i vrar\u00eb me arm\u00eb zjarri gjat\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-45365","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45365","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=45365"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45365\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=45365"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=45365"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=45365"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}