{"id":45361,"date":"2025-10-09T14:15:59","date_gmt":"2025-10-09T14:15:59","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/09\/kushtetuesja-i-prish-lojen-rames-anulohen-zgjedhjet-e-9-nentorit-ne-tirane\/"},"modified":"2025-10-09T14:15:59","modified_gmt":"2025-10-09T14:15:59","slug":"kushtetuesja-i-prish-lojen-rames-anulohen-zgjedhjet-e-9-nentorit-ne-tirane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/09\/kushtetuesja-i-prish-lojen-rames-anulohen-zgjedhjet-e-9-nentorit-ne-tirane\/","title":{"rendered":"Kushtetuesja i prish loj\u00ebn Ram\u00ebs, anulohen zgjedhjet e 9 n\u00ebntorit n\u00eb Tiran\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Me nj\u00eb vendim t\u00eb papritur dhe unanim, Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretin e Presidentit Bajram Begaj p\u00ebr zhvillimin e zgjedhjeve t\u00eb pjesshme m\u00eb 9 n\u00ebntor n\u00eb Tiran\u00eb, duke e shpallur at\u00eb antikushtetues dhe duke ndalur p\u00ebrkoh\u00ebsisht procesin e nisur nga qeveria p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e Erion Veliajt.<\/p>\n<p>Ky vendim praktikisht anulon zgjedhjet e shpallura p\u00ebr kryeqytetin dhe rikthen v\u00ebmendjen te p\u00ebrplasja mes Edi Ram\u00ebs dhe Erion Veliajt, q\u00eb tashm\u00eb ka hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb re, juridike dhe politike nj\u00ebherazi.<\/p>\n<p>Kushtetuesja njoftoi se vendimi p\u00ebr pezullimin e dekretit t\u00eb presidentit u mor nj\u00ebz\u00ebri, nd\u00ebrsa ankimi i Veliajt ndaj vendimit t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr shkarkimin e tij do t\u00eb shqyrtohet n\u00eb seanc\u00eb plenare publike m\u00eb 31 tetor.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, avokat\u00ebt e Veliajt kishin depozituar dy ankime n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese: t<strong>\u00eb parin<\/strong> kund\u00ebr vendimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave q\u00eb miratoi shkarkimin e tij, dhe <strong>t\u00eb dytin<\/strong> kund\u00ebr dekretit t\u00eb Presidentit Begaj p\u00ebr zhvillimin e zgjedhjeve t\u00eb pjesshme n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/09\/17\/shkarkimi-kulisat-qe-keshilltaret-e-ps-te-votojne-kunder-lalit\/\">Shkarkimi\/ Kulisat q\u00eb k\u00ebshilltar\u00ebt e PS t\u00eb votojn\u00eb kund\u00ebr Lalit<\/a><\/p>\n<p>Shkarkimi u propozua nga K\u00ebshilli Bashkiak i Tiran\u00ebs m\u00eb 25 shtator, por procesi ishte qart\u00ebsisht n\u00ebn presionin e kryeministrit Edi Rama, i cili n\u00eb Asamblen\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb PS-s\u00eb e kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur publikisht vendimin p\u00ebr ta larguar Veliajn dhe p\u00ebr ta z\u00ebvend\u00ebsuar me Ogerta Manastirliun.<\/p>\n<p>Pas urdhrit politik t\u00eb Ram\u00ebs, Presidenti Begaj firmosi dekretin p\u00ebr zgjedhjet m\u00eb 9 n\u00ebntor, bashk\u00eb me ato t\u00eb pes\u00eb bashkive t\u00eb tjera, por vendimi i tij binte ndesh me <strong>nenin 115 t\u00eb Kushtetut\u00ebs<\/strong>, q\u00eb p\u00ebrcakton se kur nj\u00eb kryetar bashkie ankimoi shkarkimin e vet n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, vendimi i qeveris\u00eb <strong>pezullohet<\/strong> automatikisht deri n\u00eb shqyrtimin p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, sipas interpretimit t\u00eb jurist\u00ebve, ankimi i Veliajt duhej t\u00eb kishte ndalur \u00e7do proces p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e tij, p\u00ebrfshir\u00eb dhe dekretimin e zgjedhjeve nga Presidenti.<\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/10\/01\/nje-president-lolo\/\">Nj\u00eb president lolo<\/a><\/p>\n<p>Por Presidenca mb\u00ebshteti linj\u00ebn juridike t\u00eb qeveris\u00eb, duke argumentuar se rasti i Veliajt nuk kishte t\u00eb b\u00ebnte me \u201cshkelje t\u00eb Kushtetut\u00ebs\u201d, por me \u201cmosparaqitje n\u00eb detyr\u00eb\u201d p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb tre mujore, \u00e7ka sipas tyre nuk hyn n\u00eb juridiksionin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, por n\u00eb at\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative.<\/p>\n<p>N\u00eb sqarimin e vet, Begaj theksoi se K\u00ebshilli i Ministrave ishte mb\u00ebshtetur n\u00eb kuadrin ligjor q\u00eb parashikon shkarkimin p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb vazhdueshme n\u00eb detyr\u00eb, nj\u00eb rast q\u00eb nuk p\u00ebrfshihet n\u00eb nenin 115 t\u00eb Kushtetut\u00ebs. Me k\u00ebt\u00eb arsyetim, ai firmosi dekretin p\u00ebr zgjedhjet, duke ndjekur praktikisht linj\u00ebn e arsyetimit t\u00eb p\u00ebrgatitur nga jurist\u00ebt e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/09\/25\/intriga-si-e-mashtroi-rama-veliajn-para-flijimit\/\">Intriga\/ Si e mashtroi Rama Veliajn para flijimit<\/a><\/p>\n<p>Vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese e ndalon procesin dhe ngrin manovr\u00ebn e Edi Ram\u00ebs p\u00ebr ta mbyllur me shpejt\u00ebsi dhe p\u00ebr t\u00eb zhb\u00ebr\u00eb politikisht dhe institucionalisht ndikimin e Veliajt n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, Veliaj ka nj\u00eb afat t\u00eb ri p\u00ebr t\u00eb mbrojtur postin e tij, t\u00eb cilin e ka fituar me mbi 160 mij\u00eb vota n\u00eb vitin 2023. N\u00eb thelb, p\u00ebrplasja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb plot\u00ebsisht n\u00ebn kontroll bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, ku nj\u00ebra pal\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb mbyll\u00eb nj\u00eb kapitull dhe tjetra p\u00ebrpiqet t\u00eb mos zhduket prej hart\u00ebs politike.<\/p>\n<p>Gjithsesi, me pezullimin e dekretit presidencial, Gjykata Kushtetuese ka befasuar klas\u00ebn politike dhe ka ndalur n\u00eb vend nj\u00eb proces q\u00eb konsiderohej i kryer. Jo m\u00eb kot, edhe n\u00eb radh\u00ebt e opozit\u00ebs ishte caktuar kandidati p\u00ebr Tiran\u00ebn, humoristi Florian Binaj. Si rrall\u00ebher\u00eb, politika shqiptare \u00ebsht\u00eb kapur n\u00eb befasi nga nj\u00eb institucion kushtetues q\u00eb ka vepruar shpejt dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb unanime, duke treguar se disa institucione ende mund t\u00eb prodhojn\u00eb surpriza. T\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr momentin, Gjykata Kushtetuese i ka kapur gafil t\u00eb gjith\u00eb.\/Lapsi.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/10\/09\/kushtetuesja-i-prish-lojen-rames-anulohen-zgjedhjet-e-9-nentorit-ne-tirane\/\">Kushtetuesja i prish loj\u00ebn Ram\u00ebs, anulohen zgjedhjet e 9 n\u00ebntorit n\u00eb Tiran\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me nj\u00eb vendim t\u00eb papritur dhe unanim, Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretin e Presidentit Bajram Begaj p\u00ebr zhvillimin e zgjedhjeve t\u00eb pjesshme m\u00eb 9 n\u00ebntor n\u00eb Tiran\u00eb, duke e shpallur at\u00eb antikushtetues dhe duke ndalur p\u00ebrkoh\u00ebsisht procesin e nisur nga qeveria p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e Erion Veliajt. Ky vendim praktikisht anulon zgjedhjet e shpallura p\u00ebr kryeqytetin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-45361","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45361","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=45361"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45361\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=45361"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=45361"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=45361"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}