{"id":45344,"date":"2025-10-09T13:48:15","date_gmt":"2025-10-09T13:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/09\/vrasja-e-astrit-kalase-gjyqtaret-deklarate-te-perbashket-te-merren-masa-per-rritjen-e-sigurise-se-magjistrateve-nuk-duam-keqardhje-por-veprim\/"},"modified":"2025-10-09T13:48:15","modified_gmt":"2025-10-09T13:48:15","slug":"vrasja-e-astrit-kalase-gjyqtaret-deklarate-te-perbashket-te-merren-masa-per-rritjen-e-sigurise-se-magjistrateve-nuk-duam-keqardhje-por-veprim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/09\/vrasja-e-astrit-kalase-gjyqtaret-deklarate-te-perbashket-te-merren-masa-per-rritjen-e-sigurise-se-magjistrateve-nuk-duam-keqardhje-por-veprim\/","title":{"rendered":"Vrasja e Astrit Kalas\u00eb \u2013 Gjyqtar\u00ebt deklarat\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt: T\u00eb merren masa p\u00ebr rritjen e siguris\u00eb s\u00eb magjistrat\u00ebve! Nuk duam keqardhje, por veprim"},"content":{"rendered":"<p>Dit\u00ebn e sotme, t\u00eb gjith\u00eb gjyqtar\u00ebt e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb u mblodh\u00ebn te Pallati i Drejt\u00ebsis\u00eb, pas ngjarjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb ndodhur pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra me arm\u00eb zjarri brenda sall\u00ebs s\u00eb gjyqit n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb deklarate t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, gjyqtar\u00ebt thon\u00eb se ngjarja e r\u00ebnd\u00eb \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e nj\u00eb klime t\u00eb helmuar fyerjesh dhe k\u00ebrc\u00ebnimesh ndaj gjyqtar\u00ebve, e ushqyer nga gjuha e urrejtjes dhe nd\u00ebrhyrjet e pap\u00ebrgjegjshme q\u00eb kan\u00eb minuar besimin publik, e cila sipas tyre, duhet t\u00eb marr\u00eb fund sa m\u00eb shpejt\u00eb.<\/p>\n<p>Deklarata e plot\u00eb e gjyqtar\u00ebve<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb shqiptare, gjyqtar\u00ebt e Republik\u00ebs, t\u00eb bashkuar n\u00eb nj\u00eb z\u00eb, shprehin dhimbjen e thell\u00eb, tronditjen njer\u00ebzore dhe indinjat\u00ebn institucionale p\u00ebr ngjarjen tragjike q\u00eb i mori jet\u00ebn kolegut ton\u00eb, gjyqtarit Astrit Kalaja.<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm humbja e nj\u00eb njeriu t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb \u2014 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb plag\u00eb p\u00ebr gjith\u00eb sistemin, nj\u00eb goditje ndaj shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe nj\u00eb sulm ndaj pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb gjyq\u00ebsorit. Vrasja e nj\u00eb gjyqtari n\u00eb sallen e gjykimit \u00ebsht\u00eb kufiri i fundit i cenimit t\u00eb siguris\u00eb dhe dinjitetit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment dhimbjeje e reflektimi, ne deklarojm\u00eb me vendosm\u00ebri: Drejt\u00ebsia nuk do  t\u00eb p\u00ebrkulet.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb akt dhune, k\u00ebrc\u00ebnimi apo fushat\u00eb urrejtjeje nuk do ta ndal\u00eb gjyqtarin shqiptar nga p\u00ebrmbushja e detyr\u00ebs s\u00eb tij kushtetuese. Pavar\u00ebsia e gjyq\u00ebsorit nuk \u00ebsht\u00eb privilegj, por garanci p\u00ebr \u00e7do qytetar q\u00eb k\u00ebrkon mbrojtje p\u00ebrmes ligjit.<\/p>\n<p>Ngjarja e r\u00ebnd\u00eb \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e nj\u00eb klime t\u00eb helmuar fyerjesh dhe k\u00ebrc\u00ebnimesh ndaj gjyqtar\u00ebve, e ushqyer nga gjuha e urrejtjes dhe nd\u00ebrhyrjet e pap\u00ebrgjegjshme q\u00eb kan\u00eb minuar besimin publik. Kjo klim\u00eb duhet t\u00eb marr\u00eb fund.<\/p>\n<p>Ne, gjyqtar\u00ebt e Republik\u00ebs, nuk do t\u00eb lejojm\u00eb m\u00eb q\u00eb heshtja t\u00eb interpretohet si dob\u00ebsi. Do t\u00eb reagojm\u00eb me dinjitet dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Nuk k\u00ebrkojm\u00eb privilegje \u2014 k\u00ebrkojm\u00eb siguri, respekt dhe kushte p\u00ebr ushtrimin e ndersh\u00ebm t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo ngjarje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb thirrje p\u00ebr veprim institucional. Sistemi gjyq\u00ebsor po p\u00ebrballet me munges\u00eb sigurie, godina t\u00eb amortizuara, ngarkes\u00eb t\u00eb pap\u00ebrballueshme pune dhe munges\u00eb mb\u00ebshtetjeje. Drejt\u00ebsia ka nevoj\u00eb p\u00ebr forcim, p\u00ebr kushte t\u00eb sigurta dhe p\u00ebr institucione q\u00eb veprojn\u00eb, jo q\u00eb heshtin.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor duhet t\u00eb reagoj\u00eb me forc\u00eb, p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe guxim institucional. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb thirrje p\u00ebr konflikt, por p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, pushteti ekzekutiv dhe legjislativ duhet t\u00eb marrin p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr gjendjen ku ndodhet sot drejt\u00ebsia. Shteti nuk mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb pavarur, n\u00ebse nuk garanton kushtet minimale p\u00ebr ushtrimin e saj. Siguria n\u00eb gjykata \u00ebsht\u00eb kusht p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb frym\u00eb reflektimi dhe uniteti Mbledhja e Gjyqtareve t\u00eb RSH shpreh vullentin e qart\u00eb mbi k\u00ebto angazhime:<\/p>\n<p>Siguria gjyq\u00ebsore<br \/>\n\u2013 Krijimi i nj\u00eb Grupi Nd\u00ebrinstitucional me p\u00ebrfaq\u00ebsim nga KLGJ, KLP, MD, MB, Polica e Shtetit dhe agjencit\u00eb e tjera ligjzbatuese p\u00ebr organizimin e nj\u00eb Forumi Komb\u00ebtar p\u00ebr Sigurin\u00eb Gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>\u2013 Hartimi i nj\u00eb Platforme Komb\u00ebtare p\u00ebr Sigurin\u00eb e Gjyqtar\u00ebve dhe Gjykatave.<\/p>\n<p>\u2013 Vendosja e nj\u00eb force t\u00eb posa\u00e7me sigurie n\u00eb gjykata dhe nd\u00ebrtimi i protokolleve t\u00eb reagimit ndaj incidenteve.<\/p>\n<p>-Hartimi dhe zbatimi i nj\u00eb Platforme Komb\u00ebtare p\u00ebr Sigurin\u00eb Gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>-Miratimi dhe zbatimi i menj\u00ebhersh\u00ebm i masave konkrete p\u00ebr garantimin e siguris\u00eb fizike n\u00eb gjykat\u00eb dhe kushteve t\u00eb ushtrimit t\u00eb funksionit gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrhyrje t\u00eb menj\u00ebhershme n\u00eb ligjet ose aktet n\u00ebnligjore q\u00eb rregullojn\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor p\u00ebr t\u00eb garantuar siguri fizike, jet\u00ebsore, sh\u00ebndet\u00ebsore dhe pasurore p\u00ebr gjyqtar\u00ebt dhe stafin e gjykatave.<\/p>\n<p>-Miratimin e nj\u00eb strategjie komb\u00ebtare p\u00ebr nd\u00ebrtimin e godinave t\u00eb gjykatave n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e RSH.<\/p>\n<p>-Inspektim komb\u00ebtar i gjykatave p\u00ebr siguri, akses dhe kushte pune. Standardizim i procedurave t\u00eb siguris\u00eb dhe trajnime p\u00ebr menaxhimin e krizave. Pajisja e t\u00eb gjitha gjykatave me skaner dhe dedektor p\u00ebr garantimin e siguris\u00eb n\u00eb gjykata.<\/p>\n<p>2. P\u00ebrfaq\u00ebsimi institucional dhe organizimi i brendsh\u00ebm<br \/>\n\u2013 Krijimi i dy grupeve t\u00eb p\u00ebrhershme pune pran\u00eb K\u00ebshilit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor p\u00ebr ideimin e nism\u00ebs p\u00ebr ndryshime t\u00eb akteve ligjore dhe n\u00ebnligjore n\u00eb lidhje me statusin e magjistrat\u00ebve dhe p\u00ebr organizimin e sistemit gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>\u2013  Nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi publik dhe bashk\u00ebpunimi me median<\/p>\n<p>\u2013 Promovim i nj\u00eb komunikimi profesional q\u00eb shmang gjuh\u00ebn denigruese. Refuzim i gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes, fyerjeve dhe k\u00ebrc\u00ebnimeve si normalitet n\u00eb diskursin publik dhe politik ndaj gjyqtar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u2013 P\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe veprim institucional<\/p>\n<p>\u2013 Nxitje p\u00ebr KLGJ q\u00eb t\u00eb ushtroj\u00eb me forc\u00eb mandatin kushtetues.<\/p>\n<p>\u2013 K\u00ebrkes\u00eb q\u00eb Kuvendi dhe Qeveria t\u00eb marrin masa konkrete p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e kushteve t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb gjykata.<\/p>\n<p>\u2013 Angazhime morale e profesionale t\u00eb gjyqtar\u00ebve<\/p>\n<p>\u2013 P\u00ebrkushtim p\u00ebr gjykim n\u00eb koh\u00eb, vendime t\u00eb arsyetuara dhe q\u00ebndrueshm\u00ebri n\u00eb jurisprudenc\u00eb.<\/p>\n<p>\u2013 Pranim i p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr forcimin e brendsh\u00ebm t\u00eb sistemit si themel i autoritetit moral t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>3.  N\u00eb kujtim t\u00eb gjytarit t\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb krye t\u00eb detyr\u00ebs, Astrit Kalaja<\/p>\n<p>-Njohja e statusit \u201c D\u00ebshmor i Atdheut\u201d gjyqtarit Astrit Kalaja.<\/p>\n<p>-Salla e Mbledhjeve t\u00eb Gjyqtar\u00ebve pran\u00eb godin\u00ebs s\u00eb KLGJ t\u00eb marr\u00eb emrin e t\u00eb ndjerit gjyqtar Astrit Kalaja.<\/p>\n<p>Ngjarja e 6 Tetori nuk duhet t\u00eb mbetet kujtes\u00eb e dhimbshme, por moment zgjimi komb\u00ebtar p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Ne nuk k\u00ebrkojm\u00eb keqardhje \u2014 k\u00ebrkojm\u00eb veprim<br \/>\nSepse nj\u00eb gjyqtar i pambrojtur \u00ebsht\u00eb nj\u00eb drejt\u00ebsi e pambrojtur, dhe nj\u00eb drejt\u00ebsi e pambrojtur \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qytetar pa shpres\u00eb.<\/p>\n<p>Ne angazhohemi solemnish q\u00eb, pavar\u00ebsisht tronditjes, t\u00eb vijojm\u00eb t\u00eb gjykojm\u00eb me paanshm\u00ebri, ndershm\u00ebri dhe kuraj\u00eb.<\/p>\n<p>Drejt\u00ebsia shqiptare nuk dor\u00ebzohet \u2014 ajo ringrihet.<\/p>\n<p>Drejt\u00ebsia nuk do t\u00eb ndalet.<\/p>\n<p>Ajo do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb veproj\u00eb me guxim, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur lirin\u00eb, t\u00eb drejtat dhe dinjitetin e \u00e7do qytetari shqiptar<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/10\/vrasja-e-astrit-kalase-gjyqtaret-deklarate-te-perbashket-te-merren-masa-per-rritjen-e-sigurise-se-magjistrateve-nuk-duam-keqardhje-por-veprim\/\">Vrasja e Astrit Kalas\u00eb \u2013 Gjyqtar\u00ebt deklarat\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt: T\u00eb merren masa p\u00ebr rritjen e siguris\u00eb s\u00eb magjistrat\u00ebve! Nuk duam keqardhje, por veprim<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dit\u00ebn e sotme, t\u00eb gjith\u00eb gjyqtar\u00ebt e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb u mblodh\u00ebn te Pallati i Drejt\u00ebsis\u00eb, pas ngjarjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb ndodhur pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra me arm\u00eb zjarri brenda sall\u00ebs s\u00eb gjyqit n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs. P\u00ebrmes nj\u00eb deklarate t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, gjyqtar\u00ebt thon\u00eb se ngjarja e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-45344","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45344","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=45344"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45344\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=45344"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=45344"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=45344"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}