{"id":45245,"date":"2025-10-08T20:48:36","date_gmt":"2025-10-08T20:48:36","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/08\/keshilli-i-ministrave-shpall-sekret-shpenzimet-per-udhetimet-e-rames-jashte-vendit\/"},"modified":"2025-10-08T20:48:36","modified_gmt":"2025-10-08T20:48:36","slug":"keshilli-i-ministrave-shpall-sekret-shpenzimet-per-udhetimet-e-rames-jashte-vendit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/08\/keshilli-i-ministrave-shpall-sekret-shpenzimet-per-udhetimet-e-rames-jashte-vendit\/","title":{"rendered":"K\u00ebshilli i Ministrave shpall \u201csekret\u201d shpenzimet p\u00ebr udh\u00ebtimet e Ram\u00ebs jasht\u00eb vendit"},"content":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli i Ministrave n\u00eb mbledhjen e sotme, me pretekstin p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb dh\u00ebnave, ka vendosur q\u00eb t\u00eb klasifikoj\u00eb si konfidenciale faturat, apo marr\u00ebveshjet e fluturimeve t\u00eb kryeministrit Edi Rama. Ky vendim i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave vjen vet\u00ebm disa muaj pas raportimit p\u00ebr nj\u00eb udh\u00ebtim, q\u00eb shkonte deri n\u00eb 36 mij\u00eb euro, t\u00eb kryeministrit Edi Rama n\u00eb Hag\u00eb me charterin Gulfstream Aerospace G-IVSP, t\u00eb kompanis\u00eb turke TC-EMR.<\/p>\n<p>N\u00eb dokumentin zyrtar, qeveria ka shtuar nj\u00eb ndryshim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb funksionet e Drejtoris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebrbimeve Qeveritare (DSHQ), e cila do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr menaxhimin e k\u00ebtyre udh\u00ebtimeve dhe p\u00ebr n\u00ebnshkrimin e kontratave t\u00eb konfidencialitetit me pal\u00ebt e p\u00ebrfshira.<\/p>\n<p>Po ashtu, \u00e7do institucion q\u00eb p\u00ebrfiton nga k\u00ebto sh\u00ebrbime do t\u00eb n\u00ebnshkruaj\u00eb aktmarr\u00ebveshje bashk\u00ebpunimi dhe konfidencialiteti, p\u00ebr t\u00eb ruajtur informacionin e konsideruar t\u00eb ndjesh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cDSHQ negocion kontrata kuad\u00ebr me kompani ajrore, rrjete hoteliere dhe agjenci udh\u00ebtimi dhe n\u00ebnshkruan kontrata konfidencialiteti, me q\u00ebllim ruajtjen e informacionit t\u00eb detyruesh\u00ebm mes pal\u00ebve n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb mbrojtjes s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave personale, sipas legjislacionit p\u00ebrkat\u00ebs. Me \u00e7do institucion, i cili do t\u00eb marr\u00eb sh\u00ebrbimin sipas k\u00ebsaj shkronje, DSHQ-ja n\u00ebnshkruan aktmarr\u00ebveshje bashk\u00ebpunimi dhe konfidencialiteti, me q\u00ebllim ruajtjen e informacionit t\u00eb detyruesh\u00ebm mes pal\u00ebve, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb mbrojtjes s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave personale, sipas legjislacionit p\u00ebrkat\u00ebs,\u201d thuhet ne VKM-n\u00eb e publikuar n\u00eb faqen zyrtare dit\u00ebn e sotme.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr pik\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendimi thuhet se Drejtoria e Sh\u00ebrbimeve Qeveritare ushtron funksionin e organit qendror p\u00ebr blerjen e biletave dhe akomodimin n\u00eb hotele t\u00eb kryeministrit Edi Rama n\u00eb shtetet q\u00eb udh\u00ebton. Dhe t\u00eb gjitha k\u00ebto, p\u00ebrfshi akomodimin, biletat apo shpenzimet, faturat do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb klasifikuara si konfidenciale.<\/p>\n<p>VENDIMI:<\/p>\n<p>DISA NDRYSHIME DHE SHTESA N\u00cb VENDIMIN NR.34, DAT\u00cb 7.1.1999, T\u00cb K\u00cbSHILLIT T\u00cb MINISTRAVE, \u201cP\u00cbR DREJTORIN\u00cb E SH\u00cbRBIMEVE QEVERITARE DHE TRAJTIMIN E PERSONALITETEVE T\u00cb LARTA\u201d, T\u00cb NDRYSHUAR N\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb nenit 100 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, t\u00eb pik\u00ebs 2, t\u00eb nenit 53, t\u00eb ligjit nr.162\/2020, \u201cP\u00ebr prokurimin publik\u201d, t\u00eb ndryshuar, si dhe t\u00eb ligjit nr.7582, dat\u00eb 13.7.1992, \u201cP\u00ebr nd\u00ebrmarrjet shtet\u00ebrore\u201d, t\u00eb ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, K\u00ebshilli i Ministrave V E N D O S I:<\/p>\n<p>I. N\u00eb vendimin nr.34, dat\u00eb 7.1.1999, t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, t\u00eb ndryshuar, b\u00ebhen k\u00ebto ndryshime dhe shtesa:<\/p>\n<p>1. Shkronja \u201c\u00eb\u201d, e pik\u00ebs 2, ndryshohet, si m\u00eb posht\u00eb vijon: \u201c\u00eb) ushtron funksionin e organit qendror bler\u00ebs p\u00ebr blerjen e biletave n\u00eb fush\u00ebn e transportit ajror si dhe rezervimin, blerjen e sh\u00ebrbimeve t\u00eb akomodimit n\u00eb hoteleri jasht\u00eb vendit dhe siguron sh\u00ebrbimet logjistike shtes\u00eb p\u00ebr delegacionet shtet\u00ebrore jasht\u00eb vendit, p\u00ebr Kryeministrin\u00eb dhe ministrit\u00eb. P\u00ebr Kabinetin e Kryeministrit, institucionin e Presidenc\u00ebs dhe Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, k\u00ebto sh\u00ebrbime i ofrohen n\u00eb rast se k\u00ebrkohen prej tyre.<\/p>\n<p>Shpenzimet p\u00ebr kryerjen e k\u00ebtyre sh\u00ebrbimeve mbulohen nga buxhetet e institucioneve p\u00ebrfituese. DSHQ-ja negocion kontrata kuad\u00ebr me kompani ajrore, rrjete hoteliere dhe agjenci udh\u00ebtimi dhe n\u00ebnshkruan kontrata konfidencialiteti, me q\u00ebllim ruajtjen e informacionit t\u00eb detyruesh\u00ebm mes pal\u00ebve n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb mbrojtjes s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave personale, sipas legjislacionit p\u00ebrkat\u00ebs. Me \u00e7do institucion, i cili do t\u00eb marr\u00eb sh\u00ebrbimin sipas k\u00ebsaj shkronje, DSHQ-ja n\u00ebnshkruan aktmarr\u00ebveshje bashk\u00ebpunimi dhe konfidencialiteti, me q\u00ebllim ruajtjen e informacionit t\u00eb detyruesh\u00ebm mes pal\u00ebve, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb mbrojtjes s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave personale, sipas legjislacionit p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n<p>Detyrat dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e DSHQ-s\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e detyrimeve p\u00ebr ofrimin e sh\u00ebrbimeve, si organ qendror bler\u00ebs t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkronj\u00eb, si dhe tarifat e sh\u00ebrbimit miratohen me vendim t\u00eb K\u00ebshillit Drejtues. Institucionet e lartp\u00ebrmendura d\u00ebrgojn\u00eb n\u00eb Drejtorin\u00eb e Sh\u00ebrbimeve Qeveritare k\u00ebrkesat p\u00ebr blerje t\u00eb biletave dhe akomodim n\u00eb hoteleri, jo m\u00eb von\u00eb se 15 dit\u00eb nga data e udh\u00ebtimit. N\u00eb raste emergjence dhe t\u00eb justifikuara me shkrim nga institucioni k\u00ebrkues, mund t\u00eb procedohet me k\u00ebrkes\u00ebn, e cila duhet t\u00eb dor\u00ebzohet jo m\u00eb von\u00eb se 5 (pes\u00eb) dit\u00eb nga data e udh\u00ebtimit. N\u00eb raste p\u00ebrjashtimore, DSHQ-ja mund t\u00eb realizoj\u00eb sh\u00ebrbimin n\u00eb afate m\u00eb t\u00eb shkurtra se m\u00eb sip\u00ebr, me miratimin nga titullari i institucionit.\u201d.<\/p>\n<p>2. Pas shkronj\u00ebs \u201cj\u201d, t\u00eb pik\u00ebs 2, shtohen shkronjat \u201ck\u201d ,\u201cl\u201d \u201cll\u201d, \u201cm\u201d, \u201cn\u201d, \u201cnj\u201d dhe \u201co\u201d, me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbajtje:<\/p>\n<p>k) Mbulon funksionet e \u201cSh\u00ebrbimeve ndaj Trupit Diplomatik t\u00eb akredituar n\u00eb Tiran\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsive diplomatike shqiptare t\u00eb akredituara jasht\u00eb vendit\u201d, n\u00ebp\u00ebrmjet drejtoris\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb saj;<\/p>\n<p>l) Menaxhon, administron dhe mir\u00ebmban godinat qeveritare, q\u00eb gjenden n\u00eb list\u00ebn e inventarit t\u00eb pronave t\u00eb paluajtshme t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, duke p\u00ebrfshir\u00eb planifikimin, organizimin funksional t\u00eb hap\u00ebsirave, rikonstruksionin dhe mobilimin, sipas nevojave t\u00eb institucioneve publike;<\/p>\n<p>ll) Inventarizon dhe regjistron pasurit\u00eb, q\u00eb gjenden n\u00eb list\u00ebn e inventarit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, duke krijuar nj\u00eb regjist\u00ebr qendror p\u00ebr t\u00eb gjitha godinat qeveritare, duke p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb dh\u00ebna mbi sip\u00ebrfaqen, destinacionin, gjendjen teknike, vitin e nd\u00ebrtimit dhe statusin ligjor;<\/p>\n<p>m) Realizon procesin e mir\u00ebmbajtjes e t\u00eb restaurimit n\u00eb godinat qeveritare q\u00eb gjenden n\u00eb list\u00ebn e inventarit t\u00eb pronave t\u00eb paluajtshme t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, nd\u00ebrhyrjet kapitale p\u00ebr rikonstruksione e restaurime, si dhe merr masa p\u00ebr sigurin\u00eb teknike e mbrojtjen nga zjarri;<\/p>\n<p>n) Harton plane p\u00ebr menaxhimin me efikasitet t\u00eb energjis\u00eb s\u00eb godinave qeveritare q\u00eb gjenden n\u00eb list\u00ebn e inventarit t\u00eb pronave t\u00eb paluajtshme t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, n\u00eb bashk\u00ebpunim edhe me institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse shtet\u00ebrore dhe kujdeset p\u00ebr integrimin e standardeve \u2018green building\u2019;<\/p>\n<p>nj) Ushtron funksionin e organit qendror bler\u00ebs p\u00ebr blerjen e mobiljeve, arredimin\/ambientimin e mjediseve t\u00eb pun\u00ebs dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimit p\u00ebr llogari t\u00eb Kryeministris\u00eb, ministrive si dhe t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsive diplomatike t\u00eb akredituara jasht\u00eb vendit. P\u00ebr institucionin e Presidenc\u00ebs dhe Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, k\u00ebto sh\u00ebrbime i ofrohen n\u00eb rast se k\u00ebrkohen prej tyre. Administron, mir\u00ebmban dhe restauron mobilje dhe objekte dekorative me vler\u00eb historike dhe artistike q\u00eb p\u00ebrdoren nga institucionet shtet\u00ebrore, duke krijuar nj\u00eb fond komb\u00ebtar mobiljesh dhe objektesh dekorative (koleksion shtet\u00ebror);<\/p>\n<p>o) Kryen procedurat e ankandit publik p\u00ebr shitjen e mobiljeve dhe objekteve dekorative t\u00eb amortizuara e t\u00eb panevojshme dhe merr pjes\u00eb n\u00eb ankande p\u00ebr blerjen e mobiljeve dhe objekteve dekorative me interes historik, artistik dhe estetik, duke respektuar rregullat, procedurat dhe p\u00ebrjashtimet e legjislacionit n\u00eb fuqi;\u201d.<\/p>\n<p>II. Funksioni i DSHQ-s\u00eb p\u00ebr blerjen e biletave n\u00eb fush\u00ebn e transportit ajror si dhe rezervimin, blerjen e sh\u00ebrbimeve t\u00eb akomodimit n\u00eb hoteleri jasht\u00eb vendit, i shtuar sipas pik\u00ebs 1, t\u00eb k\u00ebtij vendimi, do t\u00eb zbatohet duke filluar nga data 1 janar 2026. Deri n\u00eb at\u00eb dat\u00eb, institucionet e p\u00ebrmendura n\u00eb at\u00eb pik\u00eb duhet t\u00eb kryejn\u00eb vet\u00eb procedurat p\u00ebrkat\u00ebse dhe brenda dat\u00ebs 10 dhjetor 2025 t\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb pran\u00eb DSHQ-s\u00eb t\u00eb gjitha nevojat e tyre p\u00ebr periudhen 1 janar 2026 dhe n\u00eb vijim. Ky vendim hyn n\u00eb fuqi pas botimit n\u00eb \u201cFletoren zyrtare\u201d. KRYEMINISTRI EDI RAMA<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/keshilli-i-ministrave-shpall-sekret-shpenzimet-per-udhetimet-e-rames-jashte-vendit\/\">K\u00ebshilli i Ministrave shpall \u201csekret\u201d shpenzimet p\u00ebr udh\u00ebtimet e Ram\u00ebs jasht\u00eb vendit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli i Ministrave n\u00eb mbledhjen e sotme, me pretekstin p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb dh\u00ebnave, ka vendosur q\u00eb t\u00eb klasifikoj\u00eb si konfidenciale faturat, apo marr\u00ebveshjet e fluturimeve t\u00eb kryeministrit Edi Rama. Ky vendim i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave vjen vet\u00ebm disa muaj pas raportimit p\u00ebr nj\u00eb udh\u00ebtim, q\u00eb shkonte deri n\u00eb 36 mij\u00eb euro, t\u00eb kryeministrit Edi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-45245","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45245","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=45245"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45245\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=45245"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=45245"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=45245"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}