{"id":45198,"date":"2025-10-08T17:49:16","date_gmt":"2025-10-08T17:49:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/08\/leter-e-hapur-per-akademine-e-shkencave-apel-kunder-klientelizmit-dhe-mungeses-se-legjitimitetit-ne-institucion\/"},"modified":"2025-10-08T17:49:16","modified_gmt":"2025-10-08T17:49:16","slug":"leter-e-hapur-per-akademine-e-shkencave-apel-kunder-klientelizmit-dhe-mungeses-se-legjitimitetit-ne-institucion","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/08\/leter-e-hapur-per-akademine-e-shkencave-apel-kunder-klientelizmit-dhe-mungeses-se-legjitimitetit-ne-institucion\/","title":{"rendered":"Let\u00ebr e hapur p\u00ebr Akademin\u00eb e Shkencave: Apel kund\u00ebr klientelizmit dhe munges\u00ebs s\u00eb legjitimitetit n\u00eb institucion"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb let\u00ebr e hapur u \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si dhe institucioneve m\u00eb t\u00eb larta shtet\u00ebrore, ku ngrihen shqet\u00ebsime t\u00eb thella p\u00ebr situat\u00ebn aktuale t\u00eb institucionit.<\/p>\n<p>N\u00eb let\u00ebr akademiku Romeo Gurakuqi b\u00ebn thirrje p\u00ebr reflektim dhe reagim ndaj asaj q\u00eb p\u00ebrshkruhet si nj\u00eb kriz\u00eb legjitimiteti dhe kontroll klientelist brenda Akademis\u00eb, ku puna shkencore dhe arritjet profesionale po n\u00ebnshtrohen formave t\u00eb st\u00ebrholluara t\u00eb mbik\u00ebqyrjes autoritare.<\/p>\n<p>Autori i letr\u00ebs thekson se n\u00eb vend t\u00eb meritokracis\u00eb dhe standardeve shkencore, po favorizohen besnik\u00eb t\u00eb nj\u00eb individi me pushtet t\u00eb fabrikuar politikisht, duke ushtruar kontroll t\u00eb plot\u00eb mbi institucionin dhe duke krijuar nj\u00eb kultur\u00eb q\u00eb prish integritetin akademik dhe pengon zhvillimin e dijes s\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Letra detajon praktikat e kryetarit aktual, i cili sipas autorit, ka kapur t\u00eb gjitha nivelet e vendimmarrjes n\u00eb Akademi, p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrzgjedhjen e bordeve, em\u00ebrimin e drejtor\u00ebve, kontrollin e stafit dhe fondet e k\u00ebrkimit, duke eleminuar \u00e7do konkurrenc\u00eb apo transparenc\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave,<\/p>\n<p>Me an\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj letre t\u00eb hapur, ju drejtohem me respekt t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb karrier\u00ebn e kan\u00eb nd\u00ebrtuar mbi pun\u00eb dhe arritje t\u00eb spikatura, me bindjen se nuk mund t\u00eb pranoni q\u00eb Akademia e Shkencave t\u00eb vendoset n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb legjitimiteti dhe n\u00eb nj\u00eb kontroll klientelist, q\u00eb i n\u00ebnshtron studiuesit dhe pun\u00ebn e tyre formave t\u00eb st\u00ebrholluara t\u00eb mbik\u00ebqyrjes, t\u00eb cilat bien ndesh me parimet dhe etik\u00ebn akademike n\u00eb nj\u00eb vend demokratik, q\u00eb aspiron t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>Njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb vendosur ta vijojn\u00eb jet\u00ebn me dinjitet dhe pun\u00eb nuk mund t\u00eb pranojn\u00eb vazhdim\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb kulture t\u00eb till\u00eb autoritare, t\u00eb padenj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb institucion shkencor t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie demokratike. Un\u00eb mendoj se askush nuk mund t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb mosp\u00ebrfill\u00ebs ndaj mekanizmave t\u00eb fsheht\u00eb drejtuese, t\u00eb p\u00ebrdorur pa skrupuj nga nj\u00eb individ me pushtet t\u00eb fabrikuar politikisht, i cili ka z\u00ebvend\u00ebsuar meritokracin\u00eb dhe arritjet shkencore me besnik\u00ebri personale, q\u00eb, si rregull, shoq\u00ebrohet nga mediokriteti akademik. Kjo makineri arbitrare e ushtrimit dhunues t\u00eb pushtetit t\u00eb dhuruar n\u00eb ASHSH kund\u00ebr dijes s\u00eb lir\u00eb, furnizohet nga personazhe me t\u00eb kaluar t\u00eb kompromentuar nga pik\u00ebpamja studimore, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrzgjidhen p\u00ebrmes nj\u00eb procesi t\u00eb inskenuar kinse zgjedhor. Kushdo q\u00eb nd\u00ebrhyn kund\u00ebr k\u00ebtyre skemave rekrutuese tejet fyese dhe teatrale p\u00ebrballet me nj\u00eb dhun\u00eb t\u00eb tejskajshme dhe p\u00ebrjashtimin nga bashk\u00ebsia e studiuesve, k\u00ebshillat, ekipet rishkruese, mb\u00ebshtetja e veprimtarive k\u00ebrkimore, veprimtarit\u00eb shkencore. Nd\u00ebrkaq, besnik\u00ebt q\u00eb japin prova p\u00ebrkushtimi ndaj \u201cudh\u00ebheq\u00ebsit\u201d p\u00ebrfitojn\u00eb, p\u00ebrmes grupit t\u00eb strukturuar klientelist, mund\u00ebsi p\u00ebrfshirjeje n\u00eb t\u00eb gjitha projektet q\u00eb kontrollon ASHSH-ja, (shih: Raportin e Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit, shkurt 2025), botime jasht\u00eb \u00e7far\u00ebdo kriteri e standardi dhe mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nga fondet e buxhetit t\u00eb shtetit dhe parat\u00eb e taksapaguesve, t\u00eb kaluara vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb filt\u00ebr, me auditim n\u00eb konflikt interesi nepotik.<\/p>\n<p>Kryetari aktual dikton praktikisht \u00e7do aspekt t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb Akademis\u00eb. Ai p\u00ebrcakton p\u00ebrb\u00ebrjen e bordeve, em\u00ebron drejtor\u00ebt e instituteve e k\u00ebshillat shkencor\u00eb, zgjedh stafin administrativ dhe edhe trupat \u201ckontrolluese\u201d kinse t\u00eb pavarura pa asnj\u00eb konkurim publik, nd\u00ebrhyn n\u00eb \u00e7do shkres\u00eb zyrtare madje deri n\u00eb detaje t\u00eb tilla si shp\u00ebrndarja e m\u00ebditjeve t\u00eb sh\u00ebrbimeve, ndalimi ose ofrimi i granteve t\u00eb detyrueshme k\u00ebrkimore vjetore p\u00ebr studiuesit. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, asnj\u00eb vendim, qoft\u00eb edhe rutinor, nuk merret jasht\u00eb vullnetit t\u00eb tij. Q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb aspirosh p\u00ebr nj\u00eb vend n\u00eb akademi duhet jo thjesht ta kontaktosh kryetarin, por duhet t\u00eb jesh bjerradit\u00ebs i spikatur, t\u00eb plot\u00ebsosh disa kushte politiko-operativo-zonale, kulturore, krahinore, t\u00eb besnik\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb kot\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjumjes afatgjat\u00eb, t\u00eb bindesh, t\u00eb p\u00ebrkulesh, t\u00eb rr\u00ebfehesh, t\u00eb jargavitesh, q\u00eb vendi vetvetiu t\u00eb t\u00eb hapet. E gjitha kjo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e \u201cmisionit\u201d q\u00eb un\u00eb mendoj se ka: t\u00eb p\u00ebrmbyll\u00eb procesin e asgj\u00ebsimit t\u00eb kujtes\u00ebs s\u00eb fundit q\u00eb ky vend kishte n\u00eb trurin dhe nd\u00ebrgjegj\u00ebn e vet mbi t\u00eb Kaluar\u00ebn, Tradicionin, Et\u00ebrit e V\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Dijes, krijimin e kufizave t\u00eb poshtme kronologjike e p\u00ebrmbajt\u00ebsore, p\u00ebrtej t\u00eb cilave nuk shkohet dot m\u00eb. Ndodhemi n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb p\u00ebrmbyll\u00ebse me d\u00ebm tanim\u00eb nacional, t\u00eb nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb vrazhd\u00eb, nd\u00ebrtuar mbi zgjuarsin\u00eb natyrale, paskrupullt\u00ebsin\u00eb n\u00eb asgj\u00ebsimin e pozivitetit minoritar n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare, me metodat q\u00eb nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me jet\u00ebn serioze t\u00eb nj\u00eb administrate, por q\u00eb gjenden nd\u00ebr filmat me personazhe kryesore, t\u00eb fort\u00ebt e kodeve dekapituese.<\/p>\n<p>Letra ime ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me procesin e fundit zgjedhor n\u00eb ASHSH, nj\u00eb teat\u00ebr radh\u00ebsh, p\u00ebrcaktimesh dhe p\u00ebrjashtimesh me regji kontrolluese: ajo q\u00eb ndodhi n\u00eb asamblete e 4 dhe 14 korrikut ishte p\u00ebrmbyllja e nj\u00eb procedure t\u00eb deformuar, q\u00eb prej nisjes s\u00eb rrem\u00eb t\u00eb dat\u00ebs 1 prill 2025. Q\u00eb n\u00eb jav\u00ebt e para pas shpalljes s\u00eb procesit zgjedhor p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb ASHSH, u b\u00eb e qart\u00eb se po ndodhte nj\u00eb shmangie sistematike nga standardet e ligjshm\u00ebris\u00eb, n\u00eb kund\u00ebrshtim me parimet kushtetuese t\u00eb barazis\u00eb para ligjit dhe konkurrenc\u00ebs s\u00eb ndershme. U shkel\u00ebn hapur dispozitat e ligjit p\u00ebr \u201cparandalimin e konfliktit t\u00eb interesit\u201d dhe u c\u00ebnua r\u00ebnd\u00eb parimi i \u201cmund\u00ebsive t\u00eb barabarta mes kandidat\u00ebve\u201d, n\u00eb nj\u00ebrin segment t\u00eb konkurrimit. Kandidati me \u2018pushtet\u2019, u lejua t\u00eb mbante edhe m\u00eb tej, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, funksionet e drejtorit, an\u00ebtarit t\u00eb Bordit t\u00eb Drejtor\u00ebve dhe kryetarit t\u00eb K\u00ebshillit Shkencor, struktura k\u00ebto ku p\u00ebrgatitej dhe miratohej \u00e7do rekomandim institucional, si dhe d\u00ebrgoheshin shkresat q\u00eb lidhnin \u00e7do kandidatur\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb u favorizua duksh\u00ebm q\u00eb n\u00eb nisje nj\u00eb kandidat i vet\u00ebm, me nd\u00ebrhyrjen e strukturave drejtuese t\u00eb Akademis\u00eb, n\u00eb kund\u00ebrshtim me \u00e7do norm\u00eb etike dhe ligjore: nuk u respektuan kriteret ligjore dhe statutore t\u00eb pranimit t\u00eb kandidat\u00ebve; kandidati i preferuar haptas nga Kryetari, p\u00ebr t\u00eb cilin u siguruan votat vendimtare n\u00eb paradhom\u00ebn e tij, nuk i plot\u00ebsonte as kushtet minimale t\u00eb parashikuara p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pozicion t\u00eb lart\u00eb. M\u00eb konkretisht: dokumentacioni i paraqitur nga kandidati i favorizuar nga Kryetari, p\u00ebrmbante mungesa serioze (thirrja p\u00ebr konkurim kjartazi k\u00ebrkon monografit\u00eb k\u00ebrkimore pas marrjes s\u00eb titullit \u2018Profesor\u2019) dhe mosdeklarime t\u00eb viteve: boshll\u00ebqe kronologjike n\u00eb CV, keqinterpretim t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs, paraqitje t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtave punime si tituj t\u00eb ndrysh\u00ebm dhe artikuj t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb t\u00eb paraqitur disa her\u00eb si kontribute t\u00eb ve\u00e7anta; grumbullim i t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebve artikuj dhe kumtesa si nj\u00eb lib\u00ebr i ve\u00e7ant\u00eb, i ekspozuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb si monografi; pa ndonj\u00eb kontribut t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb shkenc\u00ebn komb\u00ebtare t\u00eb historis\u00eb. N\u00eb Komisione, vler\u00ebsimi i kandidat\u00ebve u barazua pavar\u00ebsisht kontributeve t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb dallueshme n\u00eb historishkrim, veprimtari akademike, universitare, editoriale dhe ne media. Disa kritere u anashkaluan krejt\u00ebsisht, nd\u00ebrsa t\u00eb tjera u aplikuan me standarde t\u00eb dyfishta n\u00eb K\u00ebshillin Shkencor, n\u00eb Komisionin e Historis\u00eb dhe n\u00eb Komisionin e Ekonomis\u00eb dhe Shkencave Shoq\u00ebrore e Juridike. Vet\u00ebm dy monografi k\u00ebrkimore gjat\u00eb t\u00eb gjith\u00eb karrier\u00ebs, nga viti 1986 deri n\u00eb vitin 2025 n\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit, arsyes, dhe ndershm\u00ebris\u00eb, jan\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr marrjen e titullit akademik. Prej 6 vitesh asnj\u00eb monografi per shqyrtim dhe aprovim, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ligja e detyronte prej muajsh dor\u00ebzimin e projektit te kontraktuar. K\u00ebshtu, n\u00eb vend t\u00eb llogaridh\u00ebnies s\u00eb munguar n\u00eb prag t\u00eb pensionimit, kandidati promovohet p\u00ebr akademik. Katapultime t\u00eb tilla ndodhin vet\u00ebm n\u00eb ASHSH. K\u00ebto elemente minojn\u00eb r\u00ebnd\u00eb besimin publik n\u00eb procesin e p\u00ebrzgjedhjes akademike dhe komprometojn\u00eb integritetin institucional t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave.<\/p>\n<p>Gjendur para k\u00ebtij trendi shkeljesh, q\u00eb n\u00eb krye, iu drejtova zyrtarisht Kryetarit t\u00eb Akademis\u00eb me shkresa t\u00eb protokolluara, duke k\u00ebrkuar ndalimin e k\u00ebsaj shmangieje flagrante nga p\u00ebrcaktimet e ligjit dhe rishikimin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb procesit, n\u00eb p\u00ebrputhje me t\u00eb drejt\u00ebn e p\u00ebrllogaritjes s\u00eb indikator\u00ebve t\u00eb p\u00ebrformanc\u00ebs dhe me parimet e nj\u00eb shoq\u00ebrie demokratike dhe jete akademike t\u00eb p\u00ebrgjegjshme. Po ashtu, k\u00ebrkova diskualifikimin e kandidatit q\u00eb nuk plot\u00ebsonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb kriteret. Ligji ndalon nj\u00eb kandidat t\u00eb vijoj\u00eb gar\u00ebn kur nuk plot\u00ebson qoft\u00eb edhe nj\u00eb kriter t\u00eb vet\u00ebm, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb drejtuesit e dy bordeve verifikuese aprovuan me k\u00ebmb\u00ebngulje, pa baz\u00eb ligjore, kandidatur\u00ebn, duke shp\u00ebrdoruar besimin publik mbi postin dhe detyr\u00ebn e ngarkuar.<\/p>\n<p>Po ashtu, t\u00eb gjitha k\u00ebrkesat e mia zyrtare u injoruan dhe, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb informale, u trajtuan si penges\u00eb ndaj objektivave klienteliste t\u00eb Kryetarit dhe si \u201czhurm\u00eb\u201d e nj\u00eb njeriu t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm, sipas tij, p\u00ebr \u201cqet\u00ebsin\u00eb\u201d dhe \u201cunitetin\u201d e Akademis\u00eb. Kulmi u arrit me refuzimin e k\u00ebrkes\u00ebs sime p\u00ebr nj\u00eb prezantim t\u00eb hapur n\u00eb Akademi, nj\u00eb rast unik mohimi prej Moh\u00ebsve t\u00eb konkurrenc\u00ebs s\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb ndershme brenda institucionit ton\u00eb.<br \/>\nMbledhja e 4 korrikut 2025, ku u shqyrtuan kandidaturat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb Akademin\u00eb e Shkencave, u shoq\u00ebrua me shkelje t\u00eb hapura t\u00eb parimeve ligjore dhe statutore q\u00eb rregullojn\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. U mor\u00ebn vendime n\u00eb kund\u00ebrshtim me kriteret e p\u00ebrcaktuara nga ligji dhe statuti, dhe kandidati rival u barazua n\u00eb kontribute, ndon\u00ebse nuk paraqiti asnj\u00eb vep\u00ebr fizike dhe nuk p\u00ebrformoi asnj\u00eb shpjegim metodologjik t\u00eb pun\u00ebs individuale. N\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb u lejua kalimi n\u00eb votim i kandidatur\u00ebs s\u00eb sajuar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk do t\u00eb duhej lejuar, pasi nuk p\u00ebrmbushte nj\u00eb s\u00ebr\u00eb kriteresh themelore t\u00eb p\u00ebrcaktuara nga ligji dhe statuti. Pavar\u00ebsisht munges\u00ebs s\u00eb kushteve formale dhe profesionale, ai jo vet\u00ebm q\u00eb nuk u skualifikua, por u avancua n\u00eb faz\u00ebn finale t\u00eb procesit, n\u00eb kund\u00ebrshtim me standardet e integritetit dhe meritokracis\u00eb me vota te sjellame korrier. Edhe m\u00eb shqet\u00ebsuese ishte pranimi i gjasht\u00eb flet\u00ebve t\u00eb votimit t\u00eb dor\u00ebzuara nga shoferi, nj\u00eb praktik\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me \u00e7do norm\u00eb t\u00eb votimit t\u00eb fsheht\u00eb dhe personal, n\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb nd\u00ebrtuar enkas proceduralisht p\u00ebr vler\u00ebsim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb sall\u00eb, si indikator referencial p\u00ebr Asamblen\u00eb. Ky veprim, i toleruar dhe i heshtur nga drejtuesi i mbledhjes, shkaktoi indinjat\u00eb dhe reagime. P\u00ebr fat t\u00eb keq, deri m\u00eb tani, nuk \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb shpjegim zyrtar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb nga procedurat dhe parimet e rregullta t\u00eb funksionimit institucional.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb gjitha shmangiet q\u00eb e kan\u00eb njollosur k\u00ebt\u00eb proces, m\u00eb e r\u00ebnda mbetet nd\u00ebrhyrja e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe e paprecedent\u00eb e Kryetarit t\u00eb Akademis\u00eb n\u00eb nj\u00eb gar\u00eb q\u00eb duhej t\u00eb ishte shembull i integritetit t\u00eb nj\u00eb procesi n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin dhe i panjollosur nga veprime joligjore e arbitrare q\u00eb bien ndesh me dinjitetin e detyr\u00ebs institucionale dhe fush\u00ebs akademike. Akti i thirrjes n\u00eb zyr\u00eb t\u00eb akademik\u00ebve para votimit p\u00ebrb\u00ebn ndikim mbi nd\u00ebrgjegjen dhe vot\u00ebn e lir\u00eb t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve, duke shkelur etik\u00ebn akademike dhe parimet e demokracis\u00eb institucionale (Kryetari Gjinushi e pranoi thirrjen e tyre n\u00eb takimin zyrtar t\u00eb dat\u00ebs 11 korrik, por e justifikoi si thirrje p\u00ebr t\u2019ua kujtuar se duhet t\u00eb vinin n\u00eb votim!!!!). Nuk mund t\u00eb tolerohet q\u00eb Kryetari t\u00eb jet\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht mbik\u00ebqyr\u00ebs i procesit dhe promovues i nj\u00eb kandidature t\u00eb vetme. K\u00ebto nd\u00ebrhyrje ngren\u00eb dyshime serioze p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb \u201cmakinerie trysnie\u201d q\u00eb ka k\u00ebrkuar t\u00eb realizoj\u00eb nj\u00eb rezultat t\u00eb paracaktuar. Kjo \u00ebsht\u00eb shenj\u00eb e qart\u00eb e nj\u00eb klime autoritare, e papranueshme n\u00eb ambientin akademik. Liria e mendimit, pavar\u00ebsia e vot\u00ebs dhe autonomia e gjykimit jan\u00eb themelet e nj\u00eb komuniteti shkencor. Kur ato z\u00ebvend\u00ebsohen nga frika, servilizmi dhe diktati i nj\u00eb individi, Akademia shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb struktur\u00eb q\u00eb prodhon konformiz\u00ebm dhe asgj\u00ebson mendimin kritik.<\/p>\n<p>M\u00eb 14 korrik 2025 u zhvillua procesi i votimit p\u00ebr zgjedhjen e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb rinj t\u00eb Asambles\u00eb s\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave, i cili u shoq\u00ebrua me parregullsi serioze. Deri m\u00eb sot nuk \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar procesverbal i rregullt, as nj\u00eb list\u00eb e aprovuar pjes\u00ebmarr\u00ebsisht sipas statusit, nuk \u00ebsht\u00eb komunikuar nj\u00eb vendim final publikisht dhe as mua si pal\u00eb e interesuar. E megjithat\u00eb, dihet se n\u00eb sall\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb 31 an\u00ebtar\u00eb, nd\u00ebrsa 17 flet\u00eb votimi u grumbulluan paraprakisht nga Kryetari i Akademis\u00eb, p\u00ebrmes shoferit t\u00eb administrat\u00ebs, nga an\u00ebtar\u00ebt q\u00eb mungonin, dhe u depozituan dy jav\u00eb para n\u00eb paradhom\u00ebn e tij. E pabesueshme, por e v\u00ebrtet\u00eb! Pas votimit n\u00eb sall\u00eb, k\u00ebto flet\u00eb u fut\u00ebn brutalisht n\u00eb kuti, u p\u00ebrzien p\u00ebr t\u00eb humbur gjurm\u00ebt dhe u num\u00ebruan bashk\u00eb me t\u00eb tjerat, duke dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb total prej 48 votash.<\/p>\n<p>Sipas ligjit nr. 53\/2019, neni 6(2), dhe Statutit t\u00eb Akademis\u00eb, neni 7(11), nj\u00eb kandidat q\u00eb garon drejtp\u00ebrdrejt duhet t\u00eb marr\u00eb 2\/3 e votave t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Asambles\u00eb, duke p\u00ebrjashtuar vet\u00ebm ata me status \u201cEmeritus\u201d. Numri i p\u00ebrllogaritur ishte 49 (duke pasur parasysh se nj\u00eb akademi, q\u00eb nuk u paraqit n\u00eb proces, detyrimisht, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit, p\u00ebrllogaritet n\u00eb nxjerrjen e kuorumit), pra pragu ligjor ishte 33 vota. Sipas rezultatit t\u00eb shpallur jozyrtarisht, kandidati i preferuar krahinarisht prej Kryetarit, mori 32 vota. N\u00eb proces pati gjithashtu 3 abstenime dhe nj\u00eb munges\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb asnj\u00eb kandidat nuk arriti kuorumin ligjor prej 33 votash (66,6% e 49 an\u00ebtar\u00ebve). Megjithat\u00eb, Komisioni Zgjedhor, n\u00ebn presionin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb Kryetarit, shpalli fitues kandidatin preferencial nga fshati i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb zon\u00ebn operative kontrolluese t\u00eb pushtetit akademik, duke interpretuar se 2\/3 duhej t\u00eb llogariteshin mbi 45 vota t\u00eb vlefshme dhe duke ulur pragun n\u00eb 30 vota. Ky interpretim bie ndesh me tekstin e qart\u00eb t\u00eb ligjit dhe t\u00eb statutit, si dhe me praktik\u00ebn e m\u00ebparshme t\u00eb Akademis\u00eb, pasi p\u00ebrdor nj\u00eb dispozit\u00eb q\u00eb lidhet me zgjedhjen e Kryesis\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsin\u00eb ligji ka parashikuar nj\u00eb nen tjet\u00ebr. (ky fakt nxori n\u00eb dukje edhe nj\u00eb element tjet\u00ebr deformimi t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs: ndryshimet e kryera n\u00eb vitin 2024 n\u00eb ligjin mbi ASHSH, kan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb artific\u00eb kurth, p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrdorur sipas rasteve, \u00e7far\u00eb p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb gabim racional n\u00eb procesin e ligjb\u00ebrjes n\u00eb Parlament). Pyetja q\u00eb ngrejm\u00eb \u00ebsht\u00eb: \u00e7far\u00eb e sht\u00ebrngoi Komisionin dhe kryetaren e tij, zonj\u00ebn Hoda, t\u00eb kryente k\u00ebt\u00eb shkelje flagrante t\u00eb ligjit shtet\u00ebror?<\/p>\n<p>\u00c7udia m\u00eb e madhe q\u00ebndron n\u00eb faktin se, gjat\u00eb ballafaqimit t\u00eb 16 korrikut 2025 me z. Gjinushi, n\u00eb prani t\u00eb akademik\u00ebve Vasil Tole, G\u00ebzim Hoxha dhe Anila Hoda, Kryetari pranoi hapur se dinte ndarjen e votave \u201cme korrier\u201d nd\u00ebrmjet kandidat\u00ebve. Ai deklaroi se 17 votat e ardhura nga paradhoma e tij kishin qen\u00eb t\u00eb gjitha kund\u00ebr meje \u2014 nj\u00eb dijeni ligj\u00ebrisht e palejuar n\u00eb nj\u00eb votim t\u00eb fsheht\u00eb. Si \u00ebsht\u00eb e mundur nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb?! I bie k\u00ebshtu q\u00eb n\u00eb paradhom\u00eb \u00ebsht\u00eb kryer nj\u00eb proces paraprak i fiksimit te rezultatit, pavar\u00ebsisht se si do t\u00eb votonin akademik\u00ebt n\u00eb Asamble. Deri m\u00eb sot, nuk m\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion procesverbali i plot\u00eb, lista e votuesve, ndarja e sakt\u00eb e votave, videoja e mbledhjes. N\u00eb proces nuk u lejova t\u00eb hyja n\u00eb sall\u00eb, edhe pse e k\u00ebrkova; nuk pati v\u00ebzhgues t\u00eb pavarur dhe as prezenc\u00eb t\u00eb kandidat\u00ebve gjat\u00eb num\u00ebrimit, duke cenuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb r\u00ebnd\u00eb standardin e nj\u00eb gare t\u00eb barabart\u00eb, t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb ndershme. Video e mbledhjes s\u00eb Asambles\u00eb \u00ebsht\u00eb fshir\u00eb nga faqja zyrtare e ASHSH!!!! Pra, \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar nj\u00eb prov\u00eb ligjore publike, p\u00ebr \u00e7do hetim t\u00eb mundsh\u00ebm nga organet ligjzbatuese, t\u00eb cilat kan\u00eb detyrimin t\u00eb hetojn\u00eb nj\u00eblloj si n\u00eb \u00e7do manipulim tjet\u00ebr zgjedhor.<\/p>\n<p>N\u00eb drit\u00ebn e k\u00ebtyre fakteve, rezultati i votimit t\u00eb 14 korrikut \u00ebsht\u00eb arritur n\u00eb shkelje flagrante t\u00eb ligjit, \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht i kontestuesh\u00ebm dhe c\u00ebnon besimin institucional. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb sh\u00ebnonte kuror\u00ebzimin e nj\u00eb gare t\u00eb drejt\u00eb, kjo mbledhje vulosi nj\u00eb proces t\u00eb deformuar dhe i dha epilog t\u00eb padrejt\u00eb nj\u00eb serie shkeljesh parar\u00ebndese. Ky rezultat l\u00eb nj\u00eb njoll\u00eb t\u00eb pashlyeshme n\u00eb reputacionin e Akademis\u00eb, duke treguar se vendimmarrja kolegjiale u anashkalua nga interesa personale. Pas k\u00ebtij veprimi t\u00eb dirigjuar, besoj, n\u00eb kund\u00ebrshtim me vullnetin e an\u00ebtar\u00ebve, Akademia e Shkencave gjendet n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb legjitimiteti, ku meritokracia \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar nga ndikimi i nj\u00eb ose disa individ\u00ebve me pushtet financiar okult dhe klientelist. Situata e p\u00ebrshkruar p\u00ebrb\u00ebn c\u00ebnim t\u00eb integritetit institucional dhe autonomis\u00eb akademike, si dhe d\u00ebshmi t\u00eb kapjes klienteliste dhe nj\u00ebkulturore t\u00eb institucionit. Ajo shkel gjithashtu parimin e ndarjes s\u00eb funksioneve publike. Kur kriteret meritokratike z\u00ebvend\u00ebsohen nga votime t\u00eb orkestruara nga nj\u00eb individ me fuqi politike dhe financiare t\u00eb sip\u00ebrmarr\u00eb, p\u00ebrzgjedhja nuk mb\u00ebshtetet m\u00eb mbi produktin shkencor, kontributin nd\u00ebrkomb\u00ebtar apo etik\u00ebn profesionale, por mbi besnik\u00ebri ndaj figur\u00ebs udh\u00ebheq\u00ebse, p\u00ebrkat\u00ebsi subjektive dhe lidhje klienteliste. Kjo gjendje p\u00ebrfaq\u00ebson komprometim t\u00eb procesit t\u00eb p\u00ebrzgjedhjes akademike. Ajo d\u00ebshmon p\u00ebr nj\u00eb kultur\u00eb p\u00ebrjashtuese dhe diskriminuese n\u00eb drejtimin e institucionit, n\u00eb kund\u00ebrshtim me misionin gjith\u00ebkomb\u00ebtar q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb akademi e shkencave.<br \/>\nMe an\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj letre, dua t\u2019ju njoftoj se procesi \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebr rishqyrtim institucional mbi baz\u00ebn e legjislacionit kushtetues t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe do t\u00eb ndiqet deri n\u00eb fund, si n\u00eb institucionet e brendshme ashtu edhe n\u00eb ato nd\u00ebrkomb\u00ebtare, deri n\u00eb marrjen e nj\u00eb vendimmarrjeje t\u00eb pavarur. N\u00eb respekt t\u00eb ligjit dhe statutit, k\u00ebrkoj prej jush t\u00eb angazhoheni p\u00ebr (1) anulimin e k\u00ebtij procesi dhe rib\u00ebrjen e tij nga e para, mbi baz\u00ebn e respektimit strikt t\u00eb kritereve t\u00eb p\u00ebrcaktuara nga ligjv\u00ebn\u00ebsi, si dhe v\u00ebnien p\u00ebrpara p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb t\u00eb autor\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj veprimtarie t\u00eb paligjshme, n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn dhe ligjet e shtetit shqiptar. Kjo let\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ftes\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb koleg\u00ebt q\u00eb t\u00eb reflektojn\u00eb mbi situat\u00ebn e krijuar dhe t\u00eb kontribuojn\u00eb (2) p\u00ebr nj\u00eb proces transparent, t\u00eb ndersh\u00ebm dhe t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb institucion shkencor si Akademia jon\u00eb. Askush nuk duhet t\u00eb lejoj\u00eb q\u00eb n\u00eb qendr\u00ebn e shkenc\u00ebs shqiptare t\u00eb ndodhin shfaqje t\u00eb tilla, t\u00eb papranueshme madje edhe n\u00eb qendrat m\u00eb periferike t\u00eb votimit n\u00eb vend. Po ashtu ju ftoj ju q\u00eb (3) t\u00eb beheni nism\u00ebtar\u00eb t\u00eb nj\u00eb Reform\u00eb t\u00eb thell\u00eb ligjore dhe institucionale t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave, me q\u00ebllim garantimin e autonomis\u00eb s\u00eb saj nga ndikimi politik dhe kapje t\u00eb tilla personale nga njerez t\u00eb till\u00eb q\u00eb merren me gj\u00ebpogj\u00ebra; (4) krijimin e nj\u00eb Platforme t\u00eb Pavarur t\u00eb Vler\u00ebsimit Shkencor, q\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si filt\u00ebr p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsime t\u00eb ardhshme, duke zbatuar standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb meritokracis\u00eb; (5) t\u00eb kryeni procesin e \u00c7lirimit t\u00eb Instituteve Albanologjike nga sundimi i nj\u00eb individi, barazimin n\u00eb trajtimin financiar t\u00eb punonj\u00ebsve shkencor\u00eb dhe ndihm\u00ebs me pagat e Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave, dh\u00ebnien e fondeve t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr k\u00ebrkimin shkencor, respektimin e VKM s\u00eb dat\u00ebs 28 dhjetor 2023 n\u00eb t\u00eb gjitha pikat e parashikuara nga legjislatori; (6) p\u00ebrfaq\u00ebsim t\u00eb barabart\u00eb krahinor n\u00eb trup\u00ebn akademike, n\u00eb p\u00ebrputhje me misionin komb\u00ebtar t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave dhe me frym\u00ebn e Kushtetut\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb jam shtetas i Shqip\u00ebris\u00eb; dua t\u00eb vijoj t\u00eb jetoj dhe t\u00eb punoj n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend me ndershm\u00ebri dhe dinjitet, si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb prind\u00ebrit e mi. Un\u00eb nuk do t\u00eb pranoj q\u00eb, n\u00eb vendin e t\u00eb par\u00ebve t\u00eb mi, dikujt t\u2019i shkoj\u00eb nd\u00ebr mend t\u00eb m\u00eb c\u00ebnoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur t\u00eb drejtat e mia legjitime \u2014 pavar\u00ebsisht se kush mund t\u00eb jet\u00eb ai: nj\u00eb \u201cpronar\u201d i qendr\u00ebs s\u00eb dijes, \u2018pronar\u00eb\u2019 vilash t\u00eb patrash\u00ebgueme, nj\u00eb Investitor\u00eb Strategjik i kamufluar, CEO n\u00eb Hije i disa kompanive minerare dhe ushqimore, shefi i shefave t\u00eb universiteteve private, q\u00eb shk\u00ebmbejn\u00eb favore, nd\u00ebrtojn\u00eb skema fiktive t\u00eb pagave t\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve dhe an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb bordeve dhe komisioneve, akademike dhe universitare. T\u00eb drejt\u00ebn do ta k\u00ebrkoj deri n\u00eb fund, n\u00eb respekt t\u00eb dinjitetit tim, t\u00eb emrit t\u00eb familjes sime dhe qenies Qytetar i nj\u00eb republike t\u00eb europianizueme.<\/p>\n<p>Prandaj, me besim te shteti i s\u00eb drejt\u00ebs dhe me respekt p\u00ebr dinjitetin e profesionit, ju ftoj p\u00ebr t\u00eb mbrojtur lirin\u00eb akademike, meritokracin\u00eb dhe t\u00eb drejt\u00ebn e \u00e7do studiuesi p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb ndersh\u00ebm.<br \/>\nTiran\u00eb, Shkod\u00ebr<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/leter-e-hapur-per-akademine-e-shkencave-apel-kunder-klientelizmit-dhe-mungeses-se-legjitimitetit-ne-institucion\/\">Let\u00ebr e hapur p\u00ebr Akademin\u00eb e Shkencave: Apel kund\u00ebr klientelizmit dhe munges\u00ebs s\u00eb legjitimitetit n\u00eb institucion<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb let\u00ebr e hapur u \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si dhe institucioneve m\u00eb t\u00eb larta shtet\u00ebrore, ku ngrihen shqet\u00ebsime t\u00eb thella p\u00ebr situat\u00ebn aktuale t\u00eb institucionit. N\u00eb let\u00ebr akademiku Romeo Gurakuqi b\u00ebn thirrje p\u00ebr reflektim dhe reagim ndaj asaj q\u00eb p\u00ebrshkruhet si nj\u00eb kriz\u00eb legjitimiteti dhe kontroll klientelist [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-45198","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45198","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=45198"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45198\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=45198"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=45198"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=45198"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}