{"id":45149,"date":"2025-10-08T13:48:44","date_gmt":"2025-10-08T13:48:44","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/08\/vrasja-ne-sallen-e-gjyqit-prokuroria-procedon-penalisht-tre-persona-ja-akuzat\/"},"modified":"2025-10-08T13:48:44","modified_gmt":"2025-10-08T13:48:44","slug":"vrasja-ne-sallen-e-gjyqit-prokuroria-procedon-penalisht-tre-persona-ja-akuzat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/08\/vrasja-ne-sallen-e-gjyqit-prokuroria-procedon-penalisht-tre-persona-ja-akuzat\/","title":{"rendered":"Vrasja n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit, prokuroria procedon penalisht tre persona. Ja akuzat\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Vrasja e gjyqtarit A.K., dhe plagosja e dy shtetasve t\u00eb tjer\u00eb, Prokuroria e Tiran\u00ebs procedon penalisht 3 persona p\u00ebr \u2018Vrasje funksionar\u00ebve publik\u00eb\u2019, \u2018Vrasja n\u00eb rrethana t\u00eb tjera cil\u00ebsuese\u2019, \u2018Mbajtja pa leje e arm\u00ebve\u2019 e \u2018Shp\u00ebrdorim detyre\u2019<\/p>\n<p>Prokuroria pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Tiran\u00eb, m\u00eb dat\u00eb 10.08.2025 ka regjistruar procedimin penal nr.7416, p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cVrasje e fuksionar\u00ebve publik\u201d, parashikuar nga neni 79\/a i Kodit Penal, n\u00eb ngarkim t\u00eb shtetasit E.Sh., \u201cVrasja n\u00eb rrethana t\u00eb tjer\u00eb cil\u00ebsuese\u201d, kund\u00ebr pal\u00ebve nd\u00ebrgjyq\u00ebse, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, mbetur n\u00eb tentative parashikuar nga neni 79 g\u00ebrma \u201c\u00e7\u201d, 25-22 i Kodit Penal, ndaj shtetasve R.K. dhe E.K, n\u00eb ngarkim t\u00eb shtetasve E. Sh. dhe G.Sh, \u201cMbajtja pa leje dhe prodhimi i arm\u00ebve, arm\u00ebve shp\u00ebrthyse dhe municionit\u201d, parashikuar nga neni, 278 i Kodit Penal n\u00eb ngarkim t\u00eb shtetasit E.Sh dhe \u201cShp\u00ebrdorim i detyr\u00ebs\u201d, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal n\u00eb ngarkim t\u00eb shtetasit B. K.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 06.10.2025, rreth or\u00ebs 15:38, u mor njoftim n\u00eb sall\u00ebn operative t\u00eb Drejtoris\u00eb Vendore t\u00eb Policis\u00eb Tiran\u00eb, se n\u00eb ambjentet e brendshme t\u00eb Gjykat\u00ebs se Apelit t\u00eb Juridiksionit p\u00ebr P\u00ebrgjithsh\u00ebm Tiran\u00eb, \u00ebsht\u00eb q\u00eblluar me arm\u00eb zjarri, gjyqtari A.K.<\/p>\n<p>Menjeh\u00ebr\u00eb pas marrjes s\u00eb njoftimit, u formua grupi hetimor i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga oficer\u00eb t\u00eb Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore dhe ekspert\u00eb kriminalist\u00eb, n\u00eb drejtimin e Prokuroris\u00eb. Pas kryerjes s\u00eb veprimeve t\u00eb para hetimore, si k\u00ebqyrja e vendit t\u00eb ngjarjes, administrimi dhe k\u00ebqyrja paraprake e pamjeve filmike, marrjes s\u00eb deklarimeve, etj, ka rezultuar se: m\u00eb dat\u00eb 06.10.2025, rreth or\u00ebs 15:35 n\u00eb ambjentet Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Tiran\u00eb, \u00ebsht\u00eb zhvilluar seanca gjyq\u00ebsore, me objekt \u201cKund\u00ebrshtimin e veprimeve p\u00ebrmbarimore\u201d, me pal\u00eb padit\u00ebse R. K.,etj. Menj\u00ebher\u00eb pas shpalljes s\u00eb vendimit nga gjyqtari A. K., shtetasi E.Sh. q\u00eb ndodhej n\u00eb sall\u00eb, ka nxjerr\u00eb nga brezi nj\u00eb arm\u00eb zjarri pistolet\u00eb dhe ka q\u00eblluar disa her\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb gjyqtarit i cili si pasoj\u00eb e t\u00eb sht\u00ebnave \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar n\u00eb tok\u00eb. Pas k\u00ebtij veprimi, shtetasi E.Sh. i ka drejtuar pistolet\u00ebn shtetasve R.K. dhe E.K., t\u00eb cil\u00ebt tentuan t\u00eb dalin nga salla dhe q\u00eblloi me arm\u00eb zjarri (pistolet\u00eb) n\u00eb drejtim t\u00eb tyre, ku si pasoj\u00eb, shtetasi E. K., \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar n\u00eb dor\u00ebn djatht\u00eb, nd\u00ebrsa shtetasi R.K. n\u00eb trup.<\/p>\n<p>Menjeh\u00ebr\u00eb m\u00eb pas, autori i dyshuar i ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb pistolet\u00ebn punonj\u00ebsit t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb gjykat\u00ebs dhe pasi ka dal\u00eb n\u00eb oborr, \u00ebsht\u00eb kapur n\u00eb flagranc\u00eb nga sh\u00ebrbimet e Komisariatit\u00a0 t\u00eb Policis\u00eb Nr.1, Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>I ndjeri u transportua me ambulanc\u00eb n\u00eb Spitalin e Traum\u00ebs Tiran\u00eb, por gjat\u00eb rrug\u00ebs nd\u00ebrroi jet\u00eb, nd\u00ebrsa dy t\u00eb d\u00ebmtuarit e tjer\u00eb pas marrjes s\u00eb ndihm\u00ebs s\u00eb specializuar mjek\u00ebsore, ndodhen jasht\u00eb rrezikut p\u00ebr jet\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs materiale u sekuestrua arma e zjarrit. Nga administrimi dhe k\u00ebqyrja paraprake e pamjeve filmike t\u00eb ruajtura n\u00eb sereverin NVR e Gjykat\u00ebs, rezulton se n\u00eb dat\u00eb 06.10.2025, n\u00eb or\u00ebn 13:42, n\u00eb ambjentet e sall\u00ebs s\u00eb pritjes p\u00ebr publikun t\u00eb gjykat\u00ebs kan\u00eb hyr\u00eb dhe kan\u00eb kaluar pajisjen skaner (detector), nj\u00ebri pas tjetrit, shtetasit E.Sh. dhe Gj.Sh., dhe n\u00eb ekranin e detektorit v\u00ebrehet q\u00eb jan\u00eb ndezur dritat e kuqe (q\u00eb sinjalizojn\u00eb prezenc\u00ebn e metaleve), nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shtetasi B.K., me detyr\u00eb punonj\u00ebs sigurie pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Tiran\u00eb, ka q\u00ebndruar i ulur n\u00eb karrike dhe nuk ka kryer asnj\u00eb veprim p\u00ebr kontrollin fizik t\u00eb k\u00ebtyre shtetasve apo dhe regjistrimin e tyre n\u00eb librin e protokollit, n\u00eb t\u00eb cilin duhen t\u00eb evidentohen t\u00eb gjith\u00eb personat q\u00eb hyjn\u00eb dhe dalin nga ambjentet e gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Sa m\u00eb sip\u00ebr, nga veprimet paraprake hetimore u krijua dyshimi i arsyesh\u00ebm se shtetasi E.Sh., ka konsumuar plot\u00ebsisht elementet e vepr\u00ebs penale \u201cVrasje e fuksionar\u00ebve publik\u00eb\u201d, parashikuar nga neni 79\/a i Kodit Penal, n\u00eb d\u00ebm t\u00eb viktim\u00ebs A.K., me detyr\u00eb gjyqtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Tiran\u00eb, \u201cVrasja n\u00eb rrethana t\u00eb tjera cil\u00ebsuese\u201d \u00a0kund\u00ebr pal\u00ebve kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, mbetur n\u00eb tentativ\u00eb, parashikuar nga neni 79 g\u00ebrma \u201c\u00e7\u201d, 25-22 i Kodit Penal, n\u00eb d\u00ebm t\u00eb viktimave R.K. dhe E.K. dhe \u201cMbajtja pa leje dhe prodhimi i arm\u00ebve, arm\u00ebve shp\u00ebrthyse dhe municionit\u201d, parashikuar nga neni, 278 i Kodit Penal.<\/p>\n<p>Shtetasi Gj.Sh., ka dyshime t\u00eb arsyeshme t\u00eb mb\u00ebshtetura n\u00eb prova dhe indicie se ka konsumuar element\u00ebt e vepr\u00ebs penale \u201cVrasja n\u00eb rrethana t\u00eb tjer\u00eb cilesuese\u201d kund\u00ebr pal\u00ebve nd\u00ebrgjyq\u00ebse, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, mbetur n\u00eb tentativ\u00eb parashikuar nga neni 79 g\u00ebrma \u201c\u00e7\u201d, 25-22 i Kodit Penal, n\u00eb d\u00ebm t\u00eb viktimave R. K. dhe E. K. Ky shtetas referuar k\u00ebqyrjes paraprake t\u00eb pamjeve filmike, megjith\u00ebse n\u00eb dukje nuk ka kryer ndonj\u00eb veprim konkret, nuk ka nd\u00ebrmarr\u00eb asnj\u00eb veprim p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb veprimet kriminale t\u00eb nipit t\u00eb tij E.Sh., madje ka q\u00ebndruar i qet\u00eb gjat\u00eb kryerjes s\u00eb vepr\u00ebs dhe pas kryerjes s\u00eb saj, \u00e7ka krijon dyshimin e arsyesh\u00ebm, q\u00eb ai ka pasur dijeni p\u00ebr planin dhe veprimet e nipit t\u00eb tij. Gjithashtu krijohet dyshimi i arsyesh\u00ebm se ky shtetas ka rolin e shtyt\u00ebsit n\u00eb tentativ\u00ebn p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb pal\u00ebt nd\u00ebrgjyq\u00ebse, dyshim i krijuar jo vet\u00ebm nga rrethanat e lartp\u00ebrmendura, por duke marr\u00eb parasysh edhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb veprimesh t\u00eb kryera nga shtetasi Gj.Sh., gjat\u00eb periudh\u00ebs q\u00eb i paraprin krimit, sikurse jan\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimet publike p\u00ebr vrasje t\u00eb pal\u00ebve t\u00eb b\u00ebra n\u00eb emisione televizive, si dhe nj\u00eb num\u00ebr i madh ngjarjesh t\u00eb kall\u00ebzuara nga viktimat dhe t\u00eb pasqyruara n\u00eb sistemin deepsee (t\u00eb administruara me procesverbal), p\u00ebr kanosjet me jet\u00eb q\u00eb u jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nga shtetasi Gj. Sh.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket shtetasit B.K., krijohet dyshimi i bazuar se ka konsumuar element\u00ebt e vepr\u00ebs penale t\u00eb \u201cShp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs\u201d, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Nga hetimi rezultoi se ai q\u00ebndron i ulur n\u00eb karrike dhe nuk kryen asnj\u00eb veprim p\u00ebr kontrollin fizik t\u00eb k\u00ebtyre shtetasve apo dhe regjistrimin e tyre n\u00eb librin e protokollit, n\u00eb t\u00eb cilin duhen t\u00eb evidentohen t\u00eb gjith\u00eb personat q\u00eb hyjn\u00eb dhe dalin nga ambjentet e gjykat\u00ebs, duke sjell\u00eb si pasoj\u00eb hyrjen me arm\u00eb t\u00eb shtetasit E. Sh. n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit dhe kryerjen m\u00eb pas t\u00eb vrasjes prej k\u00ebtij t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>T\u00eb tre k\u00ebta shtetas jan\u00eb arrestuar n\u00eb flagranc\u00eb si persona t\u00eb dyshuar p\u00ebr kryerjen e veprave penale t\u00eb lartp\u00ebrmendura dhe p\u00ebr ta \u00ebsht\u00eb paraqitur pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Tiran\u00eb k\u00ebrkesa p\u00ebr vleft\u00ebsimin e arrestimit dhe caktimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit personal \u201carrest n\u00eb burg\u201d.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/egzekutim-ne-sallen-e-drejtesise-prokuroria-procedon-penalisht-tre-persona-ja-akuzat\/\">Vrasja n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit, prokuroria procedon penalisht tre persona. Ja akuzat\u2026<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vrasja e gjyqtarit A.K., dhe plagosja e dy shtetasve t\u00eb tjer\u00eb, Prokuroria e Tiran\u00ebs procedon penalisht 3 persona p\u00ebr \u2018Vrasje funksionar\u00ebve publik\u00eb\u2019, \u2018Vrasja n\u00eb rrethana t\u00eb tjera cil\u00ebsuese\u2019, \u2018Mbajtja pa leje e arm\u00ebve\u2019 e \u2018Shp\u00ebrdorim detyre\u2019 Prokuroria pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Tiran\u00eb, m\u00eb dat\u00eb 10.08.2025 ka regjistruar procedimin penal [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-45149","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45149","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=45149"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45149\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=45149"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=45149"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=45149"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}