{"id":45084,"date":"2025-10-08T07:48:18","date_gmt":"2025-10-08T07:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/08\/10-cilesi-pozitive-dhe-negative-te-ahmet-zogut-sot-ne-130-vjetorin-e-lindjes-se-tij\/"},"modified":"2025-10-08T07:48:18","modified_gmt":"2025-10-08T07:48:18","slug":"10-cilesi-pozitive-dhe-negative-te-ahmet-zogut-sot-ne-130-vjetorin-e-lindjes-se-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/08\/10-cilesi-pozitive-dhe-negative-te-ahmet-zogut-sot-ne-130-vjetorin-e-lindjes-se-tij\/","title":{"rendered":"10 cil\u00ebsi pozitive dhe negative t\u00eb Ahmet Zogut, sot n\u00eb 130 vjetorin e lindjes s\u00eb tij"},"content":{"rendered":"<p>Nga ROLAND QAFOKU<\/p>\n<p>Sot \u00ebsht\u00eb 130 vjetori i lindjes s\u00eb Ahmet Zogut, politikanit q\u00eb dominoi Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha drejtimet p\u00ebr rreth 20 vjet. Jetoi 65 vjet, 5 muaj e 29 dit\u00eb. Ishte minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm p\u00ebr 9 muaj e 16 dit\u00eb; president i Republik\u00ebs p\u00ebr 3 vjet, 7 muaj e 1 dit\u00eb dhe mbret p\u00ebr 10 vjet, 7 muaj e 6 dit\u00eb, Ahmet Zogu shkroi epok\u00ebn e vet q\u00eb nga viti 1920 deri n\u00eb 1939. Ai ishte Ahmet Zogu i mir\u00eb apo i keq? Dhe\u2026 si ishte bilanci p\u00ebr ato q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb pas? Ne nuk mund ta vizatojm\u00eb figuren e tij vet\u00ebm me dy ngjyra, t\u00eb bardh\u00ebn, apo t\u00eb zez\u00ebn. Nga studimet q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb, mb\u00ebshtetur edhe n\u00eb botimet e mia, kam nxjerr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur 10 cil\u00ebsi pozitive dhe 10 cil\u00ebsi negative t\u00eb tij. Lexojini dhe mos komentoni si tifoza t\u00eb partis\u00eb, por me at\u00eb q\u00eb ai na la trash\u00ebgim dhe gjurm\u00ebt q\u00eb la n\u00eb histori!<\/p>\n<p>1. POZITIV: Ahmet Zogu \u00ebsht\u00eb lideri politik q\u00eb ka merit\u00ebn si askush tjet\u00ebr q\u00eb e shnd\u00ebrroi Shqip\u00ebrin\u00eb nga nj\u00eb vend n\u00eb anarki n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb stabilizuar me institucione dhe ligje. N\u00ebse Shqip\u00ebra ka 28 n\u00ebntorin 1912 si dit\u00ebn e themelimit t\u00eb shtetit, ardhja n\u00eb pushtet e Zogut \u00ebsht\u00eb dita e themelimit t\u00eb shtetit modern shqiptar.<\/p>\n<p>NEGATIV: P\u00ebr t\u00eb arritur q\u00ebllimet e tij ai nuk p\u00ebrdori metoda demokratike. Zgjedhja e tij si president i Republik\u00ebs n\u00eb parlament n\u00eb vitin 1925 u b\u00eb n\u00ebn mbik\u00ebqyrjen e arm\u00ebve t\u00eb nj\u00eb detashmenti rus q\u00eb kishin marr\u00eb urdh\u00ebr t\u00eb hapnin zjarr n\u00ebse nuk do merrte votat e duhura. Shpallja si Mbret \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt akoma m\u00eb I diskutuesh\u00ebm sin \u00eb asoektin politik dhe juridik.<\/p>\n<p>2. POZITIV. Ahmet Zogu futet n\u00eb histori si nj\u00eb politikan q\u00eb nd\u00ebrtoi shteti modern shqiptar. Ai ndikoi q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb hop cil\u00ebsor n\u00eb t\u00eb gjithe fushat e jet\u00ebs, duke shtruar baz\u00ebn e nj\u00eb shteti me parime per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>NEGATIV. Ahmet Zogu ishte diktator dhe ky p\u00ebrcaktim nuk vihet n\u00eb diskutim. Por, ndoshta m\u00ebnyra se si e reformoi dhe transfomoi shtetin shqiptar n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri arkaike nuk mund t\u00eb b\u00ebhej n\u00eb ndonj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>3. POZITIV: Ahmet Zogu ishte lideri politik q\u00eb kishte vizionin si askush tjet\u00ebr politikan shqiptar i shekullit 20-t\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e vendit. Ai kishte aft\u00ebsi t\u00eb parashikonte se \u00e7do ndodhte p\u00ebr 5, 10 apo edhe m\u00eb shum\u00eb vjet n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb vart\u00ebsi t\u00eb projekteve t\u00eb tij politike por edhe tw zhvillimeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>NEGATIV: Ahmet Zogu e vuri n\u00eb dispozicion t\u00eb vetes t\u00eb gjith\u00eb aparatin shtet\u00ebror.<br \/>\nPushteti, financat, policia dhe drejt\u00ebsia ishin n\u00eb funksion t\u00eb tij dhe familjes s\u00eb tij. Ahmet Zogu b\u00ebnte nj\u00eb jet\u00eb p\u00ebrrallore, kur nd\u00ebrkoh\u00eb 90 p\u00ebr qind e popullis\u00eb jetonte n\u00eb skamje dhe injoranc\u00eb t\u00eb thell\u00eb.<\/p>\n<p>4. POZITIV: Ahmet Zogu kishte aft\u00ebsin\u00eb t\u00eb afronte rreth vetes personalitetet m\u00eb t\u00eb aft\u00eb dhe t\u00eb zot\u00eb n\u00eb profesione. Ai bashk\u00ebpunoi me figurat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb koh\u00ebs, t\u00eb spikatur n\u00eb disa fusha q\u00eb nga Faik Konica, Mehdi Frashs\u00ebri, Marash Ivanaj, e t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb edhe pse ishin kritik\u00eb ndaj tij, ai i b\u00ebri pjes\u00eb t\u00eb kabinetit por edhe t\u00eb pushtetit q\u00eb ai kishte.<\/p>\n<p>NEGATIV: Ahmet Zogu eliminoi shum\u00eb nga armiqt\u00eb e tij politik\u00eb q\u00eb i rrezikonin pushtetin. Rezulton q\u00eb ai t\u00eb ket\u00eb inspiruar, mb\u00ebshtetur dhe marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb vrasjen e Bajram Currit, Avni Rustemit, Luigj Gurakuqit, Hasan Prishtin\u00ebs, e deri te kunati i tij, Ceno Bej Kryeziu.<\/p>\n<p>5. POZITIV: Ahmet Zogu fitoi simpatin\u00eb e shum\u00eb personaliteteve, familjeve dhe fiseve shqiptare q\u00eb kishin autoritet n\u00eb zonat ku jetonin. Sapo u zgjodh president m\u00eb 31 janar 1925 ai u k\u00ebrkoi atyre bes\u00ebn p\u00ebr ta mb\u00ebshtetur t\u00eb b\u00ebj\u00eb shtet n\u00eb nj\u00eb pritje publike n\u00eb Fush\u00ebn e Shallvareve n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb nj\u00eb akt t\u00eb paprecedent si p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, por edhe p\u00ebr Evrop\u00ebn. Gati-gati ngjante si nj\u00eb lloj bes\u00eblidhje q\u00eb krijoi Sk\u00ebnderbeu n\u00eb 1444 n\u00eb Lezh\u00eb me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e t\u00eb gjith\u00eb principatave.<\/p>\n<p>NEGATIV: Ahmet Zogu krijonte raporte personale me personazhe t\u00eb ve\u00e7an\u00eb dhe jo instituconale. Kjo b\u00ebri q\u00eb ai t\u00eb krijonte raporte p\u00ebr interesa q\u00eb n\u00eb dukje ishin miq, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebt\u00ebn koh\u00eb ai krijoi edhe shum\u00eb armiq. Jan\u00eb t\u00eb panum\u00ebrta tentativat q\u00eb i jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr ta eliminuar nga armiq poltik\u00eb dhe personal\u00eb. Mbetet lapidare shprehja e studuesit amerikan Bernd Fischer: T\u00eb ishte roje i mbretit Zog, ishte nj\u00ebsoj sikur t\u00eb ishte roje i nj\u00eb fabrike baruti, rreth e rrotull s\u00eb cil\u00ebs shkreptimin rrufe.<\/p>\n<p>6. POZITIV: Ishte pozitiv fakti q\u00eb pasi i sh\u00ebrbeu Jugosllavis\u00eb, Ahmet Zogu i ktheu krah\u00ebt duke i th\u00ebn\u00eb stop nj\u00eb raporti n\u00eb d\u00ebm t\u00eb vendit ton\u00eb. Shk\u00ebputja q\u00eb i b\u00ebri ndaj fqinjit verior q\u00eb kishte synime ekspasioniste ndaj vendit ton\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga momentet m\u00eb pozitive q\u00eb duhet ve\u00e7uar n\u00eb karrier\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>NEGATIV: Raporti i ngusht\u00eb q\u00eb krijoi Ahmet Zogu me Jugosllavin\u00eb ishte nj\u00eb nga pikat m\u00eb t\u00eb errta n\u00eb karrier\u00ebn e tij politike. Ai u strehua p\u00ebr gjasht\u00eb muaj n\u00eb Beograd pas kryengritjes s\u00eb qershorit 1924 t\u00eb drejtuar nga Fan Noli. Dhe pas sponsorizimit serb ai u kthye n\u00eb pushtet me arm\u00eb duke larguar Nolin. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst \u00ebsht\u00eb m\u00ebse e mjaftueshme t\u00eb p\u00ebrmendim vet\u00ebm nj\u00eb fakt: n\u00eb k\u00ebt\u00eb kund\u00ebrkryengritje Ahmet Zogu kishte n\u00eb dispozicion nj\u00eb batalion me mercenar\u00eb rus\u00eb q\u00eb e shoq\u00ebruan deri n\u00eb Tiran\u00eb dhe qendruan madje edhe pas fitores dhe rimarrjes s\u00eb pushtetit.<\/p>\n<p>7. POZITIV: Ahmet Zogu u b\u00eb nj\u00eb figur\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme politike rajonale. Ai ishte nj\u00eb aktor shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb Ballkan por edhe shum\u00eb i njohur p\u00ebr diplomacin\u00eb evropiane dhe bot\u00ebrore. Kjo b\u00ebri q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb krijonte nj\u00eb lloj peshe t\u00eb konsiderueshme.<\/p>\n<p>NEGATIV: Ahmet Zogu nuk arriti t\u00eb shk\u00ebputej nga kthetrat e Italis\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn u duk se krijoi raporte t\u00eb mira, por u b\u00eb vasal i saj. Ndon\u00ebse ishte shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e vog\u00ebl, n\u00ebn pushtetin e Zogut Shqip\u00ebria po gllab\u00ebrohej dal\u00ebngadal\u00eb ekonomikisht nga vendi fqinj.<\/p>\n<p>8. POZITIV. Ahmet Zogu krijoi lidhje dhe mbajti raporte shum\u00eb t\u00eb mira me SHBA. Ai ishe mik personal i \u00e7do ministri amerikan n\u00eb Tiran\u00eb dhe t\u00eb gjitha impresionet pozitive q\u00eb ata kishin ndaj Zogut ia p\u00ebrcillin Departamentit t\u00eb Shtetit. Fal\u00eb k\u00ebtij raporti, n\u00eb vitin 1936 presidenti i SHBA, Franklin Delano Roosevelt, ftoi zyrtarisht Zogin n\u00eb nj\u00eb pritje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, duke u b\u00ebr\u00eb i pari personalitet shqiptar q\u00eb ftohej nga nj\u00eb president amerikan.<\/p>\n<p>NEGATIV: Ahmet Zogu tregoi se pushtetin e kishte m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm se \u00e7do gj\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e tij. N\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb skandaloze, edhe pse e kishte konfirmuar vizit\u00ebn, n\u00eb momentin e fundit, ai vendosi t\u00eb mos shkonte n\u00eb pritjen e afruar nga presidenti amerikan Roosevelt, me justifikimin absurd \u201cpun\u00ebt e m\u00ebdha nuk i jepnin mund\u00ebsi\u201d. N\u00eb fakt Zogu nuk shkoi se druhej ndaj ndonj\u00eb komploti n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb mund ta largonte nga pushteti.<\/p>\n<p>9. POZITIV: Ahmet Zogu ka merit\u00ebn q\u00eb vendosi jo vet\u00ebm shtetin ligjor n\u00eb Shqip\u00ebri por aplikoi legjislacionin penal dhe civil per\u00ebndimor n\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb dhe jet\u00ebn sociale shqiptare. Ai ideoi dhe zbatoi themelimin e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, disa t\u00eb drejta t\u00eb individit, statusin e familjes si dhe modernizoi jet\u00ebn n\u00eb disa aspekte. Heqja me ligj e mbules\u00ebs s\u00eb grave muslimane \u00ebsht\u00eb nj\u00eb revolucion m\u00eb vete.<\/p>\n<p>NEGATIV. Shteti q\u00eb ai nd\u00ebrtoi megjithat\u00eb kishte shum\u00eb kufizime n\u00eb rapot me t\u00eb drejtat e njeriut. Gjat\u00eb pushtetit t\u00eb Ahmet Zogut u dhan\u00eb shum\u00eb vendime t\u00eb padrejta, qoft\u00eb politike por edhe civile ndaj personave t\u00eb pafajsh\u00ebm.<\/p>\n<p>10. POZITIV. Gatishm\u00ebria e Ahmet Zogut p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb zgjidhje pozitive p\u00ebr situat\u00ebn ku u gjend Shqip\u00ebria n\u00eb prill t\u00eb vitit 1939 \u00ebsht\u00eb p\u00ebr tu vler\u00ebsuar. Ai u p\u00ebrpoq t\u00eb kund\u00ebrshtonte Italin\u00eb dhe Benito Mussolini-n q\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte fuqin\u00eb e dyt\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe ushtarake pas Gjermanis\u00eb edhe pse nuk ia doli.<\/p>\n<p>NEGATIV. Ahmet Zogu b\u00ebri gabimin fatal, at\u00eb t\u00eb largimit nga Shqip\u00ebria m\u00eb 6 prill 1939. Akoma edhe m\u00eb fatal ishte fatki q\u00eb Zogu nuk iu p\u00ebrgjigj ftes\u00ebs s\u00eb minstrit amerikan n\u00eb Tiran\u00eb Hugh Grant, i cili i ofroi pasaport\u00eb amerikane Geraldin\u00ebs dhe t\u00eb birit Leka t\u00eb sapolindur p\u00ebr tu strehuar n\u00eb godin\u00ebn e ambasad\u00ebs. N\u00ebse do kishte pranuar historia do shkruhej ndryshe. Por n\u00ebse Zogu do qendnrote n\u00eb Shqip\u00ebri dhe do organizonte rezistenc\u00ebn ai do merrte benefite t\u00eb jasht\u00ebzakonshme.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/10\/10-cilesi-pozitive-dhe-negative-te-ahmet-zogut-sot-ne-130-vjetorin-e-lindjes-se-tij\/\">10 cil\u00ebsi pozitive dhe negative t\u00eb Ahmet Zogut, sot n\u00eb 130 vjetorin e lindjes s\u00eb tij<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga ROLAND QAFOKU Sot \u00ebsht\u00eb 130 vjetori i lindjes s\u00eb Ahmet Zogut, politikanit q\u00eb dominoi Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha drejtimet p\u00ebr rreth 20 vjet. Jetoi 65 vjet, 5 muaj e 29 dit\u00eb. Ishte minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm p\u00ebr 9 muaj e 16 dit\u00eb; president i Republik\u00ebs p\u00ebr 3 vjet, 7 muaj e 1 dit\u00eb dhe mbret [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-45084","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45084","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=45084"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45084\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=45084"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=45084"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=45084"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}