{"id":45052,"date":"2025-10-07T18:44:22","date_gmt":"2025-10-07T18:44:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/07\/tmerri-i-7-tetorit-2023-izraeli-pas-dy-vitesh-lufte-ne-gaza\/"},"modified":"2025-10-07T18:44:22","modified_gmt":"2025-10-07T18:44:22","slug":"tmerri-i-7-tetorit-2023-izraeli-pas-dy-vitesh-lufte-ne-gaza","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/07\/tmerri-i-7-tetorit-2023-izraeli-pas-dy-vitesh-lufte-ne-gaza\/","title":{"rendered":"Tmerri i 7 Tetorit 2023\/ Izraeli pas dy vitesh luft\u00eb n\u00eb Gaza"},"content":{"rendered":"<p><span>7 tetori i vitit 2023 e zuri Izraelin n\u00eb befasi. At\u00eb dit\u00eb, luft\u00ebtar\u00ebt e Hamasit dhe grupe t\u00eb tjera terroriste \u00e7an\u00eb kufirin e blinduar t\u00eb Gaz\u00ebs dhe nis\u00ebn sulmin n\u00eb Izrael, duke vrar\u00eb rreth 1200 vet\u00eb dhe duke pengmarr\u00eb 251 t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb territorin e vog\u00ebl palestinez. P\u00ebrjetimi i nj\u00eb dob\u00ebsie t\u00eb till\u00eb \u00e7oi drejt nj\u00eb traume q\u00eb ndihet ende n\u00eb Izrael edhe sot.<\/span><\/p>\n<p><span>Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas, n\u00eb 8 tetor 2023, qeveria e Izraelit nisi sulmin n\u00eb Gaz\u00eb dhe dy vitet q\u00eb pasuan ishin t\u00eb tmerrshme p\u00ebr palestinez\u00ebt n\u00eb enklav\u00eb. Aksionet e nd\u00ebrmarra nga Forcat Mbrojt\u00ebse t\u00eb Izraelit (IDF) kan\u00eb vrar\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 66 mij\u00eb vet\u00eb \u2013 80% prej t\u00eb cil\u00ebve civil\u00eb \u2013 dhe kan\u00eb plagosur rreth 169 mij\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb n\u00eb Gaz\u00eb, e cila drejtohet nga Hamasi. Agjencit\u00eb bot\u00ebrore besojn\u00eb se shifrat e v\u00ebrteta t\u00eb numrit t\u00eb vdekjeve jan\u00eb shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta.<\/span><\/p>\n<p><span>Organizata Bot\u00ebrore e Migracionit ka raportuar se 90% e sht\u00ebpive n\u00eb Gaz\u00eb jan\u00eb shkat\u00ebrruar ose d\u00ebmtuar, duke l\u00ebn\u00eb 1.9 milion\u00eb banor\u00eb \u2013 nga 2.1 milion\u00eb n\u00eb total \u2013 t\u00eb zhvendosur brenda vendit. P\u00ebr shkak t\u00eb \u201cbllokad\u00ebs s\u00eb plot\u00eb\u201c q\u00eb Izraeli ka vendosur ndaj Gaz\u00ebs, pjes\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb territorit po p\u00ebrjetojn\u00eb nj\u00eb zi akute buke q\u00eb deri m\u00eb tani ka shkaktuar vdekjen e t\u00eb pakt\u00ebn 450 vet\u00ebve, 150 prej t\u00eb cil\u00ebve f\u00ebmij\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Synimet e Izraelit, t\u00eb arritura pjes\u00ebrisht<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Pas sulmit t\u00eb 7 tetorit, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu p\u00ebrcaktoi dy objektiva kryesore p\u00ebr luft\u00ebn n\u00eb Gaz\u00eb: t\u00eb rikthente t\u00eb gjith\u00eb pengjet izraelite dhe t\u00eb \u201cshkat\u00ebrronte\u201d Hamasin. Dy vite m\u00eb von\u00eb, ai nuk ka p\u00ebrmbushur asnj\u00ebrin prej objektivave.<\/span><\/p>\n\n<p><span>Nga 251 pengjet q\u00eb u \u00e7uan n\u00eb Gaz\u00eb, 148 jan\u00eb kthyer t\u00eb gjall\u00eb n\u00eb Izrael. Tet\u00eb u gjet\u00ebn nga IDF, nd\u00ebrsa 140 t\u00eb tjer\u00ebt u liruan nga Hamasi n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb qindra palestinez\u00ebve t\u00eb kapur nga Izraeli. Trupat e disa pengjeve izraelite jan\u00eb rikthyer n\u00eb Izrael. Sipas qeveris\u00eb s\u00eb Izraelit, 48 pengje jan\u00eb ende t\u00eb mbajtur peng. Nga k\u00ebta, vet\u00ebm 20 mendohet t\u00eb jen\u00eb gjall\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Hamasi, t\u00eb cilin Izraeli, BE-ja dhe SHBA-t\u00eb, mes shum\u00eb qeverive t\u00eb tjera, e konsiderojn\u00eb organizat\u00eb terroriste, \u00ebsht\u00eb ende i pranish\u00ebm n\u00eb Gaz\u00eb, megjith\u00ebse shum\u00eb nga luft\u00ebtar\u00ebt e tij jan\u00eb vrar\u00eb gjat\u00eb dy viteve t\u00eb fundit. Izraeli ka vrar\u00eb gjithashtu nj\u00eb s\u00ebr\u00eb figurash kryesore t\u00eb Hamasit, midis tyre Ismail Haniyeh dhe Yahya Sinwar. Pavar\u00ebsisht k\u00ebtyre vrasjeve, grupi vazhdon t\u00eb veproj\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb fund-shtatorin e k\u00ebtij viti, presidenti i SHBA-s\u00eb Donald Trump paraqiti nj\u00eb plan paqeje me 20 pika p\u00ebr Gaz\u00ebn, i cili k\u00ebrkon lirimin e t\u00eb gjith\u00eb pengjeve t\u00eb mbetura dhe \u00e7armatimin e Hamasit, luft\u00ebtar\u00ebt e t\u00eb cilit, n\u00eb rast se \u201cangazhohen p\u00ebr bashk\u00ebjetes\u00eb paq\u00ebsore\u201d me Izraelin, do t\u00eb amnistohen. Kjo n\u00ebnkupton fundin e Hamasit si nj\u00eb milici e armatosur.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Armiqt\u00eb e dob\u00ebsuar t\u00eb Izraelit<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Luftimet nuk jan\u00eb kufizuar vet\u00ebm n\u00eb Qyztetin e Gaz\u00ebs gjat\u00eb dy viteve t\u00eb fundit. Hezbollahu, i cili \u00ebsht\u00eb aktiv n\u00eb Liban, dhe Huth\u00ebt e Jemenit shpreh\u00ebn solidaritet me Hamasin kur filloi lufta n\u00eb Gaz\u00eb. T\u00eb trija organizatat, Hezbollahu, Huth\u00ebt dhe Hamasi, raportohet se marrin mb\u00ebshtetje financiare nga Irani.<\/span><\/p>\n<p><span>Hezbollahu nisi sulme t\u00eb shumta kund\u00ebr Izraelit n\u00eb vitet 2024 dhe 2025, pas sulmit t\u00eb Hamasit ndaj Izraelit m\u00eb 7 tetor 2023. Huth\u00ebt gjithashtu e kan\u00eb sh\u00ebnjestruar vazhdimisht Izraelin me raketa dhe dron\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Izraeli nd\u00ebrmori veprime ushtarake kund\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebtyre organizatave, duke vrar\u00eb n\u00eb nj\u00eb shp\u00ebrthim n\u00eb Bejrut udh\u00ebheq\u00ebsin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah, dhe t\u00eb tjer\u00eb luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb Hezbollahut n\u00eb nj\u00eb sulm t\u00eb koordinuar shp\u00ebrthimesh nga pajisje elektronike, q\u00eb t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen e mediave n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2024. Sulmet ajrore n\u00eb Libanin jugor e dob\u00ebsuan m\u00eb tej Hezbollahun.<\/span><\/p>\n<p><span>Gjithashtu, forcat ajrore t\u00eb Izraelit sulmuan Iranin p\u00ebr disa dit\u00eb, duke d\u00ebmtuar r\u00ebnd\u00eb objektet b\u00ebrthamore. Vrasja e udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb Hamasit, Ismail Haniyeh, n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Teheranit, e vuri n\u00eb pozit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb regjimin e Iranit.<\/span><\/p>\n<p><span>Rr\u00ebzimi i sundimtarit jet\u00ebgjat\u00eb t\u00eb Siris\u00eb, Bashar Assad, nga rebel\u00ebt n\u00eb fund t\u00eb vitit 2024 n\u00ebnkuptonte q\u00eb Irani humbi edhe nj\u00eb aleat rajonal. Kund\u00ebrshtar\u00ebt e Izraelit n\u00eb Iran, Siri, Liban dhe Gaz\u00eb p\u00ebsuan goditje t\u00eb r\u00ebnda, me supremacin\u00eb ushtarake izraelite n\u00eb rajon, m\u00eb e vendosur se kurr\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Akuzat p\u00ebr gjenocid ndaj Izraelit<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>M\u00ebnyra se si Izraeli e ka zhvilluar luft\u00ebn n\u00eb Gaz\u00eb, ka shkaktuar d\u00ebnim nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/span><\/p>\n<p><span>Gjat\u00eb dy viteve t\u00eb fundit, ushtria izraelite ka bombarduar spitale, kampe refugjat\u00ebsh dhe shkolla n\u00eb Gaz\u00eb, duke vrar\u00eb mij\u00ebra gra dhe f\u00ebmij\u00eb, si dhe gazetar\u00eb, punonj\u00ebs shp\u00ebtimi dhe ndihm\u00ebs t\u00eb panum\u00ebrt. N\u00eb shum\u00eb raste, Izraeli ka bllokuar q\u00ebllimisht shp\u00ebrndarjen e ndihmave q\u00eb synojn\u00eb t\u00eb leht\u00ebsojn\u00eb vuajtjet e popullsis\u00eb civile t\u00eb Gaz\u00ebs. Zyrtar\u00ebt izraelit\u00eb kan\u00eb pretenduar se q\u00ebllimi ishte t\u00eb parandalohej q\u00eb furnizimet me ndihma t\u00eb merreshin n\u00ebn kontroll nga Hamasi.<\/span><\/p>\n<p><span>K\u00ebto veprime, mes shum\u00eb syresh, kan\u00eb ngritur akuzat se qeveria e Izraelit po kryen gjenocid kund\u00ebr palestinez\u00ebve. Nj\u00eb komision i pavarur i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut pran\u00eb OKB-s\u00eb, si dhe Shoqata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Studiuesve t\u00eb Gjenocidit dhe organizatat izraelite t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut si B\u2019Tselem dhe Mjek\u00ebt p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, thon\u00eb se Izraeli po kryen gjenocid. Qeveria e Netanyahut e mohon k\u00ebt\u00eb, duke pretenduar se nuk ka prova dhe se Izraeli ka t\u00eb drejt\u00ebn e vet\u00ebmbrojtjes.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb dhjetor 2023, Afrika e Jugut ngriti padi kund\u00ebr Izraelit n\u00eb Gjykat\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb (GJND) p\u00ebr shkelje t\u00eb Konvent\u00ebs s\u00eb OKB-s\u00eb p\u00ebr Gjenocidin. N\u00eb n\u00ebntor 2024, Gjykata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare Penale l\u00ebshoi \u200b\u200burdh\u00ebr-arreste kund\u00ebr Netanyahut dhe ministrit t\u00eb tij t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb mbrojtjes, Yoav Gallant, me akuzat p\u00ebr krime lufte dhe krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit. Qeveria izraelite dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e saj i hodh\u00ebn posht\u00eb urdh\u00ebr-arrestet. M\u00eb von\u00eb Hungaria njoftoi t\u00ebrheqjen e saj nga GJND-ja.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Njohja e shtetit palestinez<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Kushtet e v\u00ebshtira n\u00eb Gaz\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb vrull p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr t\u00eb njohur nj\u00eb shtet t\u00eb pavarur palestinez. Rreth 140 shtete n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn e kan\u00eb njohur shtetin palestinez para 7 tetorit 2023. Dy vite m\u00eb von\u00eb, 20 shtete t\u00eb tjera \u2013 nd\u00ebr to Franca, Mbret\u00ebria e Bashkuar, Spanja, Australia dhe Kanadaja \u2013 e kan\u00eb njohur zyrtarisht Palestin\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, qeverit\u00eb kan\u00eb shprehur mb\u00ebshtetje p\u00ebr zgjidhjen me dy shtete: Nj\u00eb Palestin\u00eb t\u00eb pavarur p\u00ebrkrah Izraelit. Netanyahu pretendon se shtet\u00ebsia palestineze do ta \u201cshp\u00ebrblente\u201d Hamasin. Por qeverit\u00eb q\u00eb kan\u00eb ofruar k\u00ebt\u00eb zgidhje, e kan\u00eb p\u00ebrjashtuar mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb Hamasi t\u00eb luaj\u00eb ndonj\u00eb rol n\u00eb shtetin palestinez.<\/span><\/p>\n<p><span>Shum\u00eb vende kan\u00eb ndaluar eksportet e arm\u00ebve drejt Izraelit, p\u00ebr shkak t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb vazhdueshme n\u00eb Gaz\u00eb. Disa shtete, p\u00ebrfshir\u00eb Kolumbin\u00eb, Afrik\u00ebn e Jugut dhe Malajzin\u00eb, kan\u00eb vendosur sanksione ndaj Izraelit.<\/span><\/p>\n<p><span>Bashkimi Europian ka diskutuar masa ekonomike nd\u00ebshkuese. Nj\u00eb num\u00ebr gjithnj\u00eb e n\u00eb rritje i shteteve an\u00ebtare mb\u00ebshtesin gjithashtu pezullimin e marr\u00ebveshjes s\u00eb asociimit BE-Izrael, kufizimin e udh\u00ebtimit pa viza n\u00eb Bashkimin Europian p\u00ebr qytetar\u00ebt izraelit\u00eb dhe bllokimin e importeve nga vendbanimet izraelite n\u00eb Bregun e pushtuar Per\u00ebndimor. Megjithat\u00eb, Gjermania dhe disa shtete t\u00eb tjera an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb, deri tani, kan\u00eb refuzuar t\u00eb pajtohen me k\u00ebto masa.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Fragmentimi shoq\u00ebror i Izraelit<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>N\u00eb Izrael, shoq\u00ebria \u00ebsht\u00eb e ndar\u00eb n\u00eb dy kampe, n\u00ebse vendi duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb luft\u00ebn e tij n\u00eb Gaz\u00eb. Ministrat e ekstremit t\u00eb djatht\u00eb, q\u00eb mbulojn\u00eb sigurin\u00eb komb\u00ebtare dhe financat, Itamar Ben-Gvir dhe Bezalel Smotrich, jan\u00eb n\u00eb favor t\u00eb veprimeve t\u00eb vazhdueshme ushtarake kund\u00ebr Hamasit dhe kan\u00eb sugjeruar publikisht se Izraeli mund t\u00eb aneksoj\u00eb Bregun e pushtuar Per\u00ebndimor, hap i cili do t\u2019i jepte fund \u00e7do plani p\u00ebr nj\u00eb zgjidhje me dy shtete.<\/span><\/p>\n<p><span>Grupime t\u00eb tjera n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb izraelite \u2013 sidomos t\u00eb af\u00ebrmit e pengjeve q\u00eb jan\u00eb ende n\u00eb Gaz\u00eb \u2013 prej muajsh b\u00ebjn\u00eb thirrje p\u00ebr arm\u00ebpushim. Ata kan\u00eb organizuar protesta javore dhe kan\u00eb k\u00ebrkuar zgjidhje t\u00eb negociuar. Shum\u00eb thon\u00eb se ndihen t\u00eb braktisur nga qeveria e tyre.<\/span><\/p>\n\n<p><span>Arabo-izraelit\u00ebt, veteran\u00ebt e ushtris\u00eb dhe t\u00eb af\u00ebrmit e rekrut\u00ebve t\u00eb IDF-s\u00eb kan\u00eb dal\u00eb gjithashtu n\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar luft\u00ebn. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, m\u00eb shum\u00eb se 60% e popullsis\u00eb izraelite mb\u00ebshtet arm\u00ebpushimin, sipas nj\u00eb sondazhi t\u00eb publikuar n\u00eb korrikun e k\u00ebtij viti.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00ebse zbatohet, plani i Trump p\u00ebr Gaz\u00ebn mund t\u00eb ket\u00eb sukses n\u00eb arritjen e nj\u00eb arm\u00ebpushimi, por plag\u00ebve t\u00eb shkaktuara nga lufta do t\u2019u duhen dekada p\u00ebr t\u2019u sh\u00ebruar. \/<a href=\"https:\/\/www.dw.com\/sq\/%C3%A7far%C3%AB-ka-arritur-izraeli-n%C3%AB-dy-vite-luft%C3%AB-n%C3%AB-gaz%C3%AB\/a-74256326\">DW<\/a><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/10\/07\/tmerri-i-7-tetorit-2023-izraeli-pas-dy-vitesh-lufte-ne-gaza\/\">Tmerri i 7 Tetorit 2023\/ Izraeli pas dy vitesh luft\u00eb n\u00eb Gaza<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>7 tetori i vitit 2023 e zuri Izraelin n\u00eb befasi. At\u00eb dit\u00eb, luft\u00ebtar\u00ebt e Hamasit dhe grupe t\u00eb tjera terroriste \u00e7an\u00eb kufirin e blinduar t\u00eb Gaz\u00ebs dhe nis\u00ebn sulmin n\u00eb Izrael, duke vrar\u00eb rreth 1200 vet\u00eb dhe duke pengmarr\u00eb 251 t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb territorin e vog\u00ebl palestinez. P\u00ebrjetimi i nj\u00eb dob\u00ebsie t\u00eb till\u00eb \u00e7oi drejt [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":45053,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-45052","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45052","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=45052"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45052\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/45053"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=45052"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=45052"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=45052"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}