{"id":45049,"date":"2025-10-07T19:04:39","date_gmt":"2025-10-07T19:04:39","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/07\/mire-ishte-ti-jepnim-ndonje-pjese-si-perfitoi-nga-rrumi-20-mije-ha-ne-bregdet\/"},"modified":"2025-10-07T19:04:39","modified_gmt":"2025-10-07T19:04:39","slug":"mire-ishte-ti-jepnim-ndonje-pjese-si-perfitoi-nga-rrumi-20-mije-ha-ne-bregdet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/07\/mire-ishte-ti-jepnim-ndonje-pjese-si-perfitoi-nga-rrumi-20-mije-ha-ne-bregdet\/","title":{"rendered":"\u201cMir\u00eb ishte t\u2019i jepnim ndonj\u00eb pjes\u00eb\u201d\/ Si p\u00ebrfitoi nga \u201cRrumi\u201d 20 mij\u00eb ha n\u00eb bregdet"},"content":{"rendered":"<p><span>Emisioni \u201cN\u00eb Sh\u00ebnjest\u00ebr\u201d i gazetares Klodiana Lala n\u00eb News24 publikoi detaje nga hetimet p\u00ebr tjet\u00ebrsimin e pronave n\u00eb bregdet, ku SPAK sekuestroi 18 pasuri kadastrale t\u00eb ndara midis zon\u00ebs kadastrale t\u00eb Lalzit dhe fshatit Shetaj. Nga hetimet u dokumentua falsifikimi i dokumenteve t\u00eb regjistrimit t\u00eb pasurive por edhe autor\u00ebt e falsifikimit t\u00eb tyre q\u00eb kan\u00eb vepruar si nj\u00eb grup i strukturuar kriminal.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas dosjes hetimore t\u00eb SPAK, hetimet kan\u00eb nxjerr\u00eb zbuluar Aleksand\u00ebr Lahon dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij q\u00eb vepronin n\u00eb Kadastr\u00ebn e Durr\u00ebsit ku korruptuan zyrtar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt i kan\u00eb sh\u00ebrbyer me devotshm\u00ebri n\u00eb planin e tij grabitqar t\u00eb pronave. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb siguruara nga emisioni \u2018N\u00eb Sh\u00ebnjest\u00ebr\u2019 b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr mij\u00ebra hektar\u00eb tok\u00eb t\u00eb cilat servireshin nga grupi kriminal si toka t\u00eb p\u00ebrfituara nga ligji 7501.<\/span><\/p>\n<p><span>Nj\u00eb nga rastet flagrante t\u00eb falsifikimit t\u00eb pronave n\u00eb bregdet, u publikua k\u00ebt\u00eb t\u00eb mart\u00eb n\u00eb emisionin \u201cN\u00eb Sh\u00ebnjest\u00ebr\u201d, dhe i referohet personave Vlash dhe Gjon Brahja nga Biza, t\u00eb cil\u00ebt u p\u00ebrdor\u00ebn nga grupi kriminal i \u201cRrumit\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>Vlash Brahja dhe babai i tij Gjoni, jo vet\u00ebm u b\u00ebn\u00eb me tok\u00eb, kur nuk e kishin nj\u00eb t\u00eb till\u00eb, por p\u00ebrfituan rreth 20 mij\u00eb metra katror\u00eb. N\u00eb dosjen hetimore thuhet se Vlash Brahja, i biri i Gjonit ka t\u00eb regjistruar n\u00eb emrin e tij pasurin\u00eb nr. 67\/4, me sip\u00ebrfaqe 24 000 m2, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka deklaruar se nuk ka asnj\u00eb dijeni dhe se nuk mund t\u00eb p\u00ebrfitonte nga ligji tok\u00eb bujq\u00ebsore.<\/span><\/p>\n<p><span>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shtetasi Gjon Brahja p\u00ebrmendet gjat\u00eb bisedave n\u00eb Sky E\u00e7 midis Aleksand\u00ebr Lahos dhe Vullnet Mu\u00e7\u00ebs si edhe nj\u00eb personi me emrin Viktor n\u00eb lidhje me hapjen e nj\u00eb procesi gjyq\u00ebsor p\u00ebr kthimin dhe kompensimin e pronave, n\u00eb favor t\u00eb Gjon Brahjas. Pasuri t\u00eb ndodhura n\u00eb fshatin Biz\u00eb, Durr\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>I pyetur nga grupi hetues Gjon Brahja deklaroi se kishte pajtuar nj\u00eb avokat, t\u00eb cilit i kishte dh\u00ebn\u00eb 5 mij\u00eb euro, p\u00ebr t\u00eb ndjekur n\u00eb rrug\u00eb gjyq\u00ebsore \u00e7\u00ebshjten e nj\u00eb prone q\u00eb kishte trash\u00ebguar nga babai i tij. Ai tha m\u00eb tej se bashk\u00eb me avokatin ishin drejtuar p\u00ebr n\u00eb Agjencin\u00eb e Trajtimit t\u00eb Pronave ku kishte t\u00ebrhequr dokumentet e pron\u00ebs, q\u00eb vite m\u00eb par\u00eb i kishte dor\u00ebzuar babai i tij.<\/span><\/p>\n<p><span>Por Gjon Brahja nuk dinte t\u00eb thonte se ku ishte vendndodhja e pron\u00ebs s\u00eb tij dhe sa ishte sip\u00ebrfaqja. Nd\u00ebrsa nga hetimi i m\u00ebtejsh\u00ebm rezultoi se e gjitha ishte nj\u00eb skem\u00eb mafioze e p\u00ebrvet\u00ebsimit t\u00eb nj\u00eb prone me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb personi fiktiv, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast bab\u00eb e bir, Vlash dhe Gjon Brahja, nga ana e Aleksand\u00ebr Lahos.<\/span><\/p>\n<p><span>Por jan\u00eb pik\u00ebrisht bisedat e kryera n\u00eb Sky Ecc midis \u2018Rumit\u2019 dhe nj\u00eb personi me emrin Viktor ku del n\u00eb pah bashk\u00ebpunimi midis tyre si edhe implikimi i bab\u00eb e bir n\u00eb k\u00ebt\u00eb afer\u00eb t\u00eb tjet\u00ebrsimit t\u00eb nj\u00eb prone shtet.<\/span><\/p>\n<p><em><span>Personi i identifikuar me emrin Viktor bisedon me Aleksand\u00ebr Lahon<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Tori- Po t\u00eb jen\u00eb dokumentet n\u00eb rregull b\u00ebn pun\u00eb ai.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>\u2018Rrumi\u2019-N\u00eb rregull jan\u00eb \u00e7do gj\u00eb\u2026.po do sjell Gjonin, djalin e Frrokut\u2026 se Gjoni \u00ebsht\u00eb trash\u00ebgimtari i atyre\u2026 po sot nuk mundej t\u00eb vinte.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>\u2018Ky k\u00ebrkon t\u00eb ec\u00eb. I intereson ajo pun\u00eb.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>\u00c7far\u00eb tha, dhe a do pjes\u00eb apo pages\u00eb\u2026 mir\u00eb ishte i jepnim ndonj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ngelte i k\u00ebnaqur dhe ai se \u00ebsht\u00eb bregdeti e gjitha gati. Po si t\u00eb doj\u00eb ai\u2026Un\u00eb jam i gatsh\u00ebm p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb\u2019.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>\u2018M\u00eb tha n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb par\u00eb me e mbyllur me 100 mij\u00eb euro t\u00eb jesh i kenaqur dhe siguro shkon n\u00eb Apel\u2019.<\/span><\/em><\/p>\n<p><span>\u2018Rrumi\u2019 i shkruan se \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm p\u00ebr pjes\u00ebn e tij\u2019.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb vijim t\u00eb bised\u00ebs, \u2018Rrumi\u2019 i jep detaje t\u00eb pron\u00ebs p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn diskutojn\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><em><span>\u2018Kjo \u00ebsht\u00eb pjesa e krahut matan\u00eb Ish\u00ebm, aty ku do b\u00ebhet nj\u00eb port q\u00eb ka miratuar Rama, portin e skafeve, a nuk e di \u00e7far\u00eb porti egzakt\u2019.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>\u2018Rrumi\u2019 bisedon me Vullnet Mu\u00e7\u00ebn n\u00eb lidhje me pron\u00ebn e Gjon Brahjes dhe faktin q\u00eb ata nuk duhet t\u00eb ekspozohen q\u00eb pas pron\u00ebs fshihet emri i tyre.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>\u2018Rrumi\u2019- Duhet me u lidh me Viktorin p\u00ebr at\u00eb dosjen q\u00eb ka marr\u00eb ai avokati.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>\u012e kemi dh\u00ebn\u00eb dosjen e Gjonit atij.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Vet\u00ebm emri jon\u00eb s\u2019duhet t\u00eb dal\u00eb q\u00eb i kemi neve\u2026 se po doli q\u00eb jan\u00eb tonat ata dyshojn\u00eb direkt te ne\u2026dhe Viktori k\u00ebshtu i ka th\u00ebn\u00eb e ka Gjoni t\u00eb plakut vet.<\/span><\/em><\/p>\n<p><span>Sipas grupit hetues del se Vlash Brahja dhe babai i tij Gjoni, me veprime aktive kan\u00eb ndihmuar \u2018Rrumin\u2019 dhe v\u00ebllain e tij Vullnet Mu\u00e7a q\u00eb t\u00eb tjet\u00ebrsojn\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme, t\u00eb regjistruara mbi baz\u00ebn e dokumenteve t\u00eb falsifikuara.<\/span><\/p>\n<p><span>Nga ku rezulton e faktuar se Vlash Brahja ka shitur nj\u00eb pasuri \u2018Pem\u00ebtore\u2019 13 200 m2.<\/span><\/p>\n<p><span>Si dhe babai i tij Gjoni ka pranuar q\u00eb \u2018Rrumi\u2019 dhe v\u00ebllai i tij, t\u00eb p\u00ebrdorin emrin e tij me q\u00ebllim regjistrimin e disa pasurive t\u00eb llojit \u2018pyll\u2019, duke fallsifikuar not\u00ebn e transkriptimit n\u00eb Radhorin e vitit 1932.<\/span><\/p>\n<p><span>Por q\u00eb t\u00eb siguronin k\u00ebto dokumente t\u00eb ruajtura brenda Agjencis\u00eb Shtet\u00ebrore t\u00eb Kadastr\u00ebs, Aleksand\u00ebr Lahos, i duheshin me patjet\u00ebr njer\u00ebz t\u00eb besuar brenda k\u00ebtij institucioni t\u00eb cil\u00ebt i vendosnin p\u00ebrpara regjistrat e arkiv\u00ebs me t\u00eb cil\u00ebt ai m\u00eb pas fillonte nga puna p\u00ebr falsifikimin dhe tjet\u00ebrsimin e tyre, n\u00ebp\u00ebrmjet ryshfetit.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebrgjimet e Sky Ecc zbardh\u00ebn komunikimet q\u00eb i p\u00ebrkasin gushtit t\u00eb vitit 2020 t\u00eb cilat zhvillohen midis Aleksand\u00ebr Lahos dhe v\u00ebllait t\u00eb tij Vullnet Mu\u00e7a u tashm\u00eb shqet\u00ebsimi i tyre \u00ebsht\u00eb estetik.<\/span><\/p>\n<p><span>Fakti q\u00eb dokumentat e falsifikuara u kan\u00eb ardhur me probleme t\u00eb kaligrafis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>\u00c7ka mund t\u2019u sillte probleme m\u00eb vazhdim, n\u00ebse do kishin nj\u00eb ekspertim t\u00eb tyre.<\/span><\/p>\n<p><em><span>Vullneti i d\u00ebrgon Aleksand\u00ebr Lahos foton e nj\u00eb flete t\u00eb nj\u00eb kartele pasurie t\u00eb ndodhur n\u00eb fshatin Biz\u00eb, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Gj. S, e shitur te nj\u00eb person me mbiemrin Melani.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb kalim pron\u00ebsie, Vullneti i shkruan Aleksandrit:<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Vullneti- T\u00eb dyja si surrati i vet\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>\u2018Rrumi\u2019- Po kartelat i b\u00ebm\u00eb neve para se t\u2019i fusnim apo jam gabim?<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Po \u00e7far\u00eb nuk t\u00eb p\u00eblqen t\u00eb k\u00ebto, shkrimi apo ndonj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr?<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Vullneti: Po viz\u00ebn shtremba-shtremba.<\/span><\/em><\/p>\n<p><span>Por nd\u00ebrsa tashm\u00eb jan\u00eb n\u00eb hall t\u00eb madh p\u00ebr shkak se kan\u00eb m\u00ebsuar q\u00eb jan\u00eb zbuluar n\u00eb falsfikimet q\u00eb kan\u00eb kryer me pronat shtet, Aleksand\u00ebr Laho dhe v\u00ebllai i tij, kujdesen q\u00eb tashm\u00eb t\u00eb korruptojn\u00eb specialist\u00ebt q\u00eb do t\u00eb merren me ekspertimin dokumenteve q\u00eb tanim\u00eb jan\u00eb n\u00eb duart e prokuroris\u00eb. Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe kjo bised\u00eb k\u00ebtu midis t\u00eb dyve, ku vet\u00eb \u2018Rrumi\u2019 ka tentuar t\u00eb takoj\u00eb ekspertin e laboratorit q\u00eb po merret me verifikimin e dokumenteve. N\u00eb lidhje me ekspertimin q\u00eb Prokuroria e Posa\u00e7me i ka b\u00ebr\u00eb dokumenteve t\u00eb sekuestruara, Vullneti dhe Aleksandri kan\u00eb zhvilluar disa biseda midis tyre n\u00eb platform\u00ebn Sky Ecc.<\/span><\/p>\n<p><em><span>Mars 2021, Vullneti i shkruan Aleksandrit:<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>I ka \u00e7uar ke laboratori p\u00ebr akt ekspertim ai prokurori<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Vullneti-At\u00eb B. e takove vet\u00eb ti?<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Ti thoje nxirri q\u00eb jan\u00eb n\u00eb rregull\u2026 Dhe m\u00eb pyet a e ka \u00e7uar volumin dhe ato tjerat q\u00eb ka marr\u00eb her\u00ebn e par\u00eb\u2026<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Po deshi ai i nxjerr n\u00eb rregull, \u00ebsht\u00eb ekspert i fush\u00ebs.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>\u2018Rrumi\u2019- Po \u017fola. I ka ky t\u00eb gjitha. U ndava shum\u00eb mir\u00eb\u2026..Un\u00eb do t\u2019i b\u00ebj gj\u00ebrat q\u00eb mos t\u00eb b\u00ebjn\u00eb riekspertim dhe po ta b\u00ebjn\u00eb t\u00eb vi po ke linja jon\u00eb\u2026\u2026.\u00cbsht\u00eb ok.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Vullneti- Jan\u00eb dhe t\u00eb parat at\u00ebher\u00eb\u2026. Thuaj nxirri n\u00eb rregull se vula dhe firmat n\u00eb rregull i kan\u00eb.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>\u2018Rrumi\u2019- Ok do i nxjerr\u00eb, po 3 jan\u00eb keq.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Vullneti- Keq s\u2019ka si t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb se vul\u00ebn dhe firm\u00ebn i kan\u00eb t\u00eb gjitha n\u00eb rregull, dhe letra \u00ebsht\u00eb orgjinale.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>\u2018Rrumi\u2019- Po b\u00ebja sikur nuk dija gj\u00eb un\u00eb. Ai ishte gjarp\u00ebr. Ti tha e di mir\u00eb, po do shprehem q\u00eb jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Vullneti- Jan\u00eb shum\u00eb Espinoza\u2026. po e ke takuar ti vet\u00eb s\u2019ka mund\u00ebsi me u shprehur keq. Ai n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre ka pranuar bashk\u00ebpunimin\u2026<\/span><\/em><\/p>\n<p><span>Por pavar\u00ebsisht tentativ\u00ebs s\u00eb tyre p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kafe ekspertit t\u00eb kriminalistik\u00ebs dhe p\u00ebr t\u2019i nxjerr\u00eb t\u00eb rregullta dokumentet, specialisti i fush\u00ebs ka nxjerr\u00eb mjaftuesh\u00ebm probleme n\u00eb k\u00ebto kartela pasurie. Probleme q\u00eb ai i ka pasqyruar edhe n\u00eb gjetjet e tij n\u00eb shum\u00eb prej k\u00ebtyre pasurie, q\u00eb u kishin kaluar fshatar\u00ebve t\u00eb zon\u00ebs. Ku konstatoheshin fshirje t\u00eb ndryshme t\u00eb b\u00ebra n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mekanike. Deri dhe ndryshim t\u00eb boj\u00ebs s\u00eb shkrimit.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cNga analiza e fakteve dhe provave arrijm\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin se p\u00ebr regjistrimin pran\u00eb ish-ZVRPP Durr\u00ebs t\u00eb pasurive t\u00eb lartp\u00ebrmendura jan\u00eb p\u00ebrdorur dokumente t\u00eb falsifikuar. Personat t\u00eb cil\u00ebt i kan\u00eb falsifikuar k\u00ebto dokumente kan\u00eb patur informacion p\u00ebr pasurit\u00eb q\u00eb nuk ishin ndar\u00eb me ligjin 7501 \u2018P\u00ebr tok\u00ebn\u2019\u201d,<\/em> thuhet n\u00eb dosjen hetimore.<\/span><\/p>\n<p><span>Ata kan\u00eb siguruar informacion pran\u00eb DAMT K\u00ebshilli i Qarkut Durr\u00ebs p\u00ebr z\u00ebrin kadastral t\u00eb pasurive dhe sip\u00ebrfaqen e tyre duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb p\u00ebr pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb pasurive z\u00ebri kadastral dhe sip\u00ebrfaqja e pron\u00ebs s\u00eb pasqyruar n\u00eb AMTP- t\u00eb e falsifikuara t\u00eb p\u00ebrputhen me z\u00ebrin kadastral dhe sip\u00ebrfaqen q\u00eb \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb librin e tok\u00ebs bujq\u00ebsore q\u00eb ndodhet pran\u00eb DAMT-s\u00eb s\u00eb Qarkut Durr\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cPersona t\u00eb ndrysh\u00ebm, duke vepruar si grup i strukturuar kriminal, kan\u00eb falsifikuar sip\u00ebrfaqe t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb tokave bujq\u00ebsore dhe pyjore, duke i regjistruar ato n\u00eb em\u00ebr t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb fshatrave Lal\u00ebz dhe Shetaj. Duke paraqitur rrethana t\u00eb rreme sikur k\u00ebto pasuri ishin p\u00ebrfituar sipas Ligjit nr. 7501\u201d,<\/em> thuhet n\u00eb dosjen hetimore.<\/span><\/p>\n<p><span>Th\u00ebn\u00eb thjesht\u00eb, an\u00ebtar\u00ebt e grupit kriminal falsifikonin aktet e marrjes s\u00eb tok\u00ebs n\u00eb pron\u00ebsi sipas ligjit fam\u00ebkeq 7501. Sip\u00ebrfaqja e tok\u00ebs n\u00eb AMTP rritej fiktivisht dhe AMTP plot\u00ebsoheshin me vendime t\u00eb k\u00ebshillit t\u00eb qarkut, t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Genci Alizotit. Skandali q\u00ebndron n\u00eb faktin se pas vdekjes s\u00eb Alizotit, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur firma dhe vula e tij.<\/span><\/p>\n<p><em><span>\u201cAMTP regjistroheshin n\u00eb Hipotek\u00ebn e Durr\u00ebsit. N\u00eb dukje regjistrimi kishte ndodhur n\u00eb vitet 2005-2006, por nd\u00ebrkoh\u00eb prokuroria ka zbuluar se kjo ka ndodhur vite m\u00eb von\u00eb, kryesisht p\u00ebrgjat\u00eb vitee 2017-2019.<\/span><\/em><\/p>\n<p><span><em>Skandali i tjet\u00ebrsimit t\u00eb pronave thellohet edhe m\u00eb tej, pasi grupit kriminal kriminal me bashk\u00ebpunim e zyrtar\u00ebve t\u00eb arshivist\u00ebve t\u00eb hipotek\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit, nxirrnin jasht\u00eb godin\u00ebs s\u00eb hipotek\u00ebs volumet fizike t\u00eb regjistrimit t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme dhe z\u00ebvend\u00ebsonin flet\u00ebt dhe i rikthenin s\u00ebrish n\u00eb vendin e tyre\u201d,<\/em> thuhet n\u00eb dosjen hetimore.<\/span><\/p>\n<p><span>Skandali i grisjes s\u00eb flet\u00ebve t\u00eb regjistrave t\u00eb pronave n\u00eb hipotek\u00ebn e Durr\u00ebsit, u denoncua nga Artan Lame, por ende sot prokuroria nuk ka nj\u00eb autor.<\/span><\/p>\n<p><span>Hetimi zbuloi m\u00eb tej, se grupi i \u2018Rrumit\u2019, kishin arritur t\u00eb falsifikojn\u00eb firmat e shum\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb hipotek\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb dhe at\u00eb t\u00eb ish-kryeregjistruesit Bedri Luku. Por, \u00e7far\u00eb grupi kriminal nuk dinte ishte se n\u00eb 2017 hipoteka kreu procesin e skanimit t\u00eb regjistrave, mbi baz\u00ebn e nj\u00eb marr\u00ebveshje bashk\u00ebpunim mes Hipotek\u00ebs dhe ALUIZNIT me urdh\u00ebr t\u00eb Artan Lames.<\/span><\/p>\n<p><span>Ky veprim q\u00eb n\u00eb dukje ishte nj\u00eb procedur\u00eb normale, nxori zbuluar grupin e Lahos, Pasi cdo veprim q\u00eb u krye prej tij dhe anetar\u00ebve t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb grupit, ku z\u00ebvend\u00ebsoheshin AMTP origjinale dhe kartelat origjinale me ato t\u00eb falsifikuara, n\u00eb fakt binin ndesh me regjistrat origjinal t\u00eb skanuara n\u00eb 2017.<\/span><\/p>\n<p><span>Po cil\u00ebt ishin bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb Aleksand\u00ebr Lahos n\u00eb k\u00ebt\u00eb sip\u00ebrmarrje kriminale?<\/span><\/p>\n<p><span>Ai q\u00eb duket se ka pasur rolin e ndihm\u00ebsit t\u00eb par\u00eb t\u00eb \u2018Rrumit\u2019 n\u00eb t\u00eb tilla pun\u00eb, del t\u00eb jet\u00eb Agron Bejdolli i njohur ndryshe edhe si shoferi i kreut t\u00eb organizat\u00ebs kriminale. I nj\u00ebjti i cili shfaqet edhe n\u00eb shum\u00eb afera t\u00eb ngjashme, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pothuajse i pranish\u00ebm n\u00eb \u00e7do sip\u00ebrmarrje q\u00eb i ngarkon shefi i tij. Bejdolli q\u00eb mban kontakte t\u00eb ngushta brenda Kadastr\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit aty ku si t\u00eb ishte ai drejtori jep urdh\u00ebra q\u00eb t\u00eb plot\u00ebsohen kartela pron\u00ebsie t\u00eb falsifikuara n\u00eb em\u00ebr t\u00eb fshatar\u00ebve t\u00eb zon\u00ebs. Ai kryen cdo veprim bankar p\u00ebr cdo pron\u00eb t\u00eb falsifikuar.<\/span><\/p>\n<p><span>Por ato q\u00eb t\u00eb do t\u00eb nxirrnin zbuluar grupin kriminal dhe q\u00ebllimet e tyre si edhe zyrtar\u00ebt q\u00eb i ndihmuan brenda kadastr\u00ebs jan\u00eb bisedat tashm\u00eb t\u00eb zb\u00ebrthyera midis tyre n\u00eb Sky E\u00e7. Transkripte t\u00eb cilat u p\u00ebrcoll\u00ebn p\u00ebr llogari t\u00eb SPAK nga Eurojust. Biseda t\u00eb cilat zhvillohen pas atentatit t\u00eb ndodhur ndaj \u2018Rrumit\u2019 n\u00eb Mbikalimin e Shkozetit. Dhe sekuestrimit t\u00eb telefonit t\u00eb tij nga ana grupi hetues. \u2018Rrumi\u2019 q\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb p\u00ebrdor nj\u00eb aplikacion t\u00eb enkriptuar Sky Ecc.<\/span><\/p>\n<p><span>Dhe q\u00eb shfaq t\u00eb gjith\u00eb shqet\u00ebsimin e tij lidhur mbi provat e tjet\u00ebrsimeve t\u00eb pronave q\u00eb ndodheshin n\u00eb telefonin q\u00eb tanim\u00eb e ka prokuroria. Nga bisedat n\u00eb Sky E\u00e7 del se m\u00eb 25 shkurt 2021, Vullnet Mu\u00e7a i shkruan Aleksand\u00ebr Lahos alias \u2018Rumi\u2019, se do takoj\u00eb Benin q\u00eb t\u2019i jap\u00eb emrat dhe volumet q\u00eb ka marr\u00eb prokuroria.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cRrumi\u2019 e pyet n\u00ebse ata (\u2018Rrumi\u2019 me Netin) kishin lidhje me volumet 4 dhe 11 dhe Neti i p\u00ebrgjigjet se jan\u00eb ato q\u00eb ka patur \u2018Rumi\u2019 n\u00eb telefon. \u2018Rrumi\u2019 i shkruan q\u00eb t\u00eb shpresojn\u00eb q\u00eb mos t\u2019i ken\u00eb \u00e7uar p\u00ebr ekspertim se do t\u2019ju hapen probleme nd\u00ebrsa Neti i p\u00ebrgjigjet se ata nuk kan\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb te firmat dhe te vulat.<\/span><\/p>\n<p><span>\u2018Rrumi\u2019 i shkruan se nuk kan\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb t\u00eb AMTP-t\u00eb nd\u00ebrsa te volumet kishin nd\u00ebrhyr\u00eb. Pasuria p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Aleksand\u00ebr Laho dhe v\u00ebllai i tij flasin lidhet me ato t\u00eb p\u00ebrfituara nga shtetasi K. D. Troje t\u00eb cilat n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimit rezultojn\u00eb se jan\u00eb regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij personi me an\u00eb t\u00eb dokumenteve t\u00eb falsifikuara nga zyrtar\u00eb t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Administrimit dhe Mbrojtjes s\u00eb Tok\u00ebs, dega Durr\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Afer\u00eb q\u00eb p\u00ebrkon me vitin 2016. Dhe q\u00eb lidhet me nj\u00eb sip\u00ebrfaqe pyll rreth 52 mij\u00eb metra katror\u00eb me pronar\u00eb shtet. Nga akti i ekspertimit del se sasia totale e sip\u00ebrfaqes s\u00eb tok\u00ebs bujq\u00ebsore q\u00eb komisioni i ndarjes s\u00eb tok\u00ebs ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shtetas ka qen\u00eb 14 840 m2 dhe \u00ebsht\u00eb korrigjuar duke e b\u00ebr\u00eb sip\u00ebrfaqen totale 24 840 m2.<\/span><\/p>\n<p><span>Ajo q\u00eb pason \u00ebsht\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk \u00ebsht\u00eb ndryshuar vet\u00ebm sip\u00ebrfaqja e metrave katror\u00eb. Por edhe em\u00ebrtimi \u2018Pyll\u2019 \u00ebsht\u00eb korigjuar dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb \u2018Pemishte\u2019. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kjo tok\u00eb del se i \u00ebsht\u00eb shitur Andi Malokut, shoferit t\u00eb ndjer\u00eb t\u00eb mikut t\u00eb \u2018Rrumit\u2019 prokurorit Ndoj. Nga ekspertimi grafik rezultoi se te shkronjat e fjal\u00ebs \u2018Pemishte\u2019 jan\u00eb konstatuar nd\u00ebrhyrje falsifikuese n\u00eb trajta fshirje, shtesa dhe korrigjimi.<\/span><\/p>\n<p><span>Ku g\u00ebrmat origjinale t\u00eb fjal\u00ebs \u201cPemishte\u2019 n\u00eb seksionin B kan\u00eb qen\u00eb \u2018Pyll\u2019. M\u00eb dat\u00eb 27 Korrik 2018, kjo pasuri i \u00ebsht\u00eb shitur shtetasit Andi Maloku p\u00ebr shum\u00ebn 2 000 000 lek\u00eb dhe ndryshimet e pron\u00ebsis\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb dat\u00ebn 31 Korrik 2019.Sa m\u00eb sip\u00ebr dalim n\u00eb konkluzionin se n\u00eb AMTP-n\u00eb nr. 153 n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shtetasit K. D jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nd\u00ebrhyrje duke shtuar nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 10 000 m2 tok\u00eb e p\u00ebrshkruar si \u2018Pem\u00ebtore\u2019 por q\u00eb n\u00eb fakt kjo sip\u00ebrfaqe vjen nga origjina e nj\u00eb pasurie \u2018Pyll\u201d. \/<a href=\"https:\/\/www.balkanweb.com\/mire-ishte-i-jepnim-ndonje-pjeseme-tha-me-e-mbyllur-me-100-mije-euro-si-perfitoi-nga-rrumi-20-mije-ha-vlash-dhe-gjon-brahja-nga-biza-perdori-vulen-e-kreut-te-q\/#gsc.tab=0\">N\u00eb Sh\u00ebnjest\u00ebr, BalkanWeb<\/a><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/10\/07\/mire-ishte-i-jepnim-ndonje-pjese-si-perfitoi-nga-rrumi-20-mije-hektare-ne-bredet\/\">\u201cMir\u00eb ishte t\u2019i jepnim ndonj\u00eb pjes\u00eb\u201d\/ Si p\u00ebrfitoi nga \u201cRrumi\u201d 20 mij\u00eb ha n\u00eb bregdet<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Emisioni \u201cN\u00eb Sh\u00ebnjest\u00ebr\u201d i gazetares Klodiana Lala n\u00eb News24 publikoi detaje nga hetimet p\u00ebr tjet\u00ebrsimin e pronave n\u00eb bregdet, ku SPAK sekuestroi 18 pasuri kadastrale t\u00eb ndara midis zon\u00ebs kadastrale t\u00eb Lalzit dhe fshatit Shetaj. Nga hetimet u dokumentua falsifikimi i dokumenteve t\u00eb regjistrimit t\u00eb pasurive por edhe autor\u00ebt e falsifikimit t\u00eb tyre q\u00eb kan\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-45049","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45049","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=45049"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45049\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=45049"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=45049"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=45049"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}