{"id":45025,"date":"2025-10-07T17:48:26","date_gmt":"2025-10-07T17:48:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/07\/lorenc-vangjeli-nje-arme-qe-e-shkrepen-shume-duar\/"},"modified":"2025-10-07T17:48:26","modified_gmt":"2025-10-07T17:48:26","slug":"lorenc-vangjeli-nje-arme-qe-e-shkrepen-shume-duar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/07\/lorenc-vangjeli-nje-arme-qe-e-shkrepen-shume-duar\/","title":{"rendered":"Lorenc Vangjeli: Nj\u00eb arm\u00eb q\u00eb e shkrep\u00ebn shum\u00eb duar"},"content":{"rendered":"<p>K\u00ebmb\u00ebz\u00ebn e pistolet\u00ebs q\u00eb q\u00eblloi gjyqtarin e shkeli nj\u00eb individ i vet\u00ebm, por pistolet\u00ebn e tij e mbajt\u00ebn n\u00eb duar shum\u00eb e shum\u00eb protagonist\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Jan\u00eb b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb n\u00eb krim personazhe politik\u00eb, individ\u00eb t\u00eb tjer\u00eb pa em\u00ebr, akte t\u00eb vjet\u00ebr politik\u00eb dhe akte t\u00eb miratuara rishtaz, halle t\u00eb hershme dhe t\u00eb rishpikura s\u00ebrish nga hi\u00e7i. At\u00eb arm\u00eb e mbajti n\u00eb duar dhe e mban s\u00ebrish nj\u00eblloj gati p\u00ebr ta shkrepur nj\u00eb shoq\u00ebri e t\u00ebr\u00eb e frustruar, e nervozuar, shpesh hipokrite e po aq shpesh edhe e pafajshme, edhe viktim\u00eb, edhe agresore. Nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb e refuzuar, por q\u00eb refuzon ta pronoj\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb kur i del kund\u00ebr interesit.<\/p>\n<p>N\u00ebse ngjarja tragjike e gjykat\u00ebs s\u00eb apelit t\u00eb Tiran\u00ebs do t\u00eb shihej vet\u00ebm si lajm i kronik\u00ebs s\u00eb zez\u00eb, at\u00ebher\u00eb askush nuk do t\u00eb kuptonte asgj\u00eb. Karikatori i arm\u00ebve do t\u00eb ishte s\u00ebrish i mbushur dhe urrejtja do t\u00eb zbrazet leht\u00ebsisht mbi sh\u00ebnjestra t\u00eb tjera. Shkaqet e asaj drame t\u00eb pashembullt nuk jan\u00eb rrjedhoj\u00eb e munges\u00ebs s\u00eb policis\u00eb n\u00eb ambientet e gjykat\u00ebs, as e dedektorit defektoz t\u00eb metalit n\u00eb hyrje. Ajo e t\u00eb tjera si ato nuk shmangen nga dor\u00ebheqje t\u00eb mundshme nga politika dhe as nuk minimizohen nga korre solidariteti e pozash sh\u00ebrruesish q\u00eb mallkojn\u00eb.<\/p>\n<p>Mitra e urrejtjes \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb me barr\u00eb. Sa koh\u00eb q\u00eb Per\u00ebndia n\u00eb Tiran\u00eb ka vet\u00ebm nj\u00eb em\u00ebr dhe quhet Lek, sa koh\u00eb q\u00eb moralin e p\u00ebrcakton paraja, me t\u00eb cil\u00ebn mund t\u00eb blesh gjith\u00e7ka, nga diploma e universitetit e deri tek vendimi i gjykat\u00ebsit dhe vot\u00ebs s\u00eb politikanit, aq koh\u00eb edhe shkrepje t\u00eb tilla t\u00eb arm\u00ebs reale nuk do t\u00eb jen\u00eb aksidentale.<\/p>\n<p>Akti terrorist i vrasjes s\u00eb gjyqtarit \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i thell\u00eb dhe ka shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb protagonist\u00eb sesa individi q\u00eb q\u00eblloi me arm\u00eb, i cili ishte vetem 4-5 vje\u00e7 kur nisi procesi q\u00eb shpresonte se do ta bente t\u00eb pasur, por q\u00eb e shnd\u00ebrroi n\u00eb vras\u00ebs 25 vjet m\u00eb pas kur e humbi.<\/p>\n<p>Terrori i n\u00eb gjykat\u00eb z\u00eb fill q\u00eb me nj\u00eb ligj kriminal si ai 7501. Ai ligj as nuk njohu pron\u00ebn e vjet\u00ebr, as nuk e kompesoi at\u00eb dhe as nuk i dha siguri juridike pronarit t\u00eb ri, i cilin\u00eb shumic\u00ebn d\u00ebrmuese t\u00eb rasteve, ishte thjesht grabit\u00ebs. Padrejt\u00ebsit\u00eb e vjetra u shtuan me padrejt\u00ebsi t\u00eb reja. Bashk\u00ebjetesa e \u00e7uditshme mes k\u00ebtyre dy koncepteve \u00ebsht\u00eb n\u00eb rr\u00ebnj\u00ebn e kriminalizimit jo thjesht t\u00eb individ\u00ebve, por t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Ato jan\u00eb pasuar nga ligjet elektorale kriminale p\u00ebr legalizimet, t\u00eb b\u00ebra vet\u00ebm p\u00ebr hir t\u00eb vot\u00ebs, por jo p\u00ebr t\u00eb zgjidhur problemin. Bashk\u00eb me hap\u00ebsirat e pafundme p\u00ebr korrupsion t\u00eb strukturave shtet\u00ebrore, n\u00eb linj\u00eb vertikale q\u00eb me leht\u00ebsi kriminale shpiknin n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb parave pronar\u00eb aty ku nuk kishte dhe vrisnin at\u00eb q\u00eb kishte.<\/p>\n<p>Bashkaksionere n\u00eb krim \u00ebsht\u00eb politika. Jan\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb jan\u00eb votuar p\u00ebr t\u00eb qeverisur ekzekutivin, legjislativin dhe opozit\u00ebn, por q\u00eb kan\u00eb bindjen se mund t\u00eb jen\u00eb gjykat\u00ebs t\u00eb ep\u00ebrm t\u00eb prokuror\u00ebve dhe gjyqtar\u00ebve. Se jan\u00eb t\u00eb aft\u00eb t\u00eb ndajn\u00eb n\u00eb \u00e7do \u00e7\u00ebshtje t\u00eb mir\u00ebn nga e liga, t\u00eb drejt\u00ebn nga e shtremb\u00ebra, kur n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, jan\u00eb vet\u00ebm pal\u00eb e n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb keq, jan\u00eb klient\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Sulmet q\u00eb i b\u00ebhen sistemit nuk mund t\u00eb zgjidhen nga jasht\u00eb, por vet\u00eb sistemi \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb gjej\u00eb zgjidhje.<\/p>\n<p>Reforma n\u00eb drejt\u00ebsi, \u00ebsht\u00eb gjithashtu instrumenti q\u00eb nuk solli frutin e premtuar. P\u00ebr shqiptarin e zakonsh\u00ebm reforma \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm SPAK-u: D\u00ebno e merri parat\u00eb atyre q\u00eb kemi votuar, duartrokitur e adhuruar! Nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi si, por vet\u00ebm plasi brenda n\u00eb burg dhe merru \u00e7do qindark\u00eb! Kjo filozofi q\u00eb do nd\u00ebshkim, duke refuzuar individin dhe t\u00eb drejtat e tij, \u00ebsht\u00eb po aq kriminale dhe idiote sa dhe vet\u00eb padrejt\u00ebsia n\u00eb thelb. Kurse p\u00ebr shqiptarin tjet\u00ebr, at\u00eb q\u00eb endet me dekada n\u00eb procese civile, at\u00eb q\u00eb e harrojn\u00eb n\u00eb qeli p\u00ebr nj\u00eb gardh pa leje apo nj\u00eb cigare hashash, reforma \u00ebsht\u00eb instrumenti radikal q\u00eb ju shton hallin mbi shpin\u00eb dhe i shkat\u00ebrron jet\u00ebn. Drejt\u00ebsia e ardhur me vones\u00eb, \u00ebsht\u00eb thjesht padrejt\u00ebsi e re.<\/p>\n<p>Arma fatale \u00ebsht\u00eb shkrepur edhe nga vet\u00eb njer\u00ebzit e sistemit. Qeverisja e gjyq\u00ebsorit po d\u00ebshmohet si nj\u00eb arkitektur\u00eb \u201cinteresante\u201d, por jo funksionale. Esht\u00eb makina e duhur, por me shofer\u00eb q\u00eb n\u00ebse nuk e kan\u00eb harruar zanatin e vjet\u00ebr, i jan\u00eb rikthyer atij me t\u00eb nj\u00ebjtin zell duke demonstruar po t\u00eb nj\u00ebjtat simptoma t\u00eb s\u00ebmundjeve dhe traumave q\u00eb kan\u00eb pushtetet e tjera n\u00eb Shqip\u00ebri. Duke nisur me arroganc\u00ebn, korrupsionin e duke mos mbaruar me paaft\u00ebsin\u00eb. Djajt\u00eb nuk b\u00ebhen \u00ebngj\u00ebj, kurse \u00ebngjejt b\u00ebhen leht\u00ebsisht djaj.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, gjith\u00eb personazhet e sistemit, t\u00eb frustruar nga nj\u00eb proces vettingu q\u00eb shpesh demonstroi standarte t\u00eb shum\u00ebfishta, q\u00eb kaloi edhe deve n\u00eb vrim\u00ebn e gjilp\u00ebr\u00ebs, tashm\u00eb kan\u00eb fituar sigurin\u00eb e t\u00eb paprekshm\u00ebve dhe t\u00eb pagabueshm\u00ebve. \u201cEsht\u00eb rradha jon\u00eb tani\u2026\u201d, si \u00e7do pushtet q\u00eb nuk kufizohet dhe kontrollohet, tani ata q\u00eb duhet t\u00eb ishin zgjidhja e problemit, po rishnd\u00ebrrohen s\u00ebrish n\u00eb problemin p\u00ebr tu zgjidhur. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht arsyeja e para q\u00eb i \u00e7on n\u00eb m\u00ebkat. Madje edhe n\u00eb vet\u00ebvrasje. Edhe n\u00eb vet\u00ebvrasje me arm\u00ebn q\u00eb e drejton dikush tjet\u00ebr. Por k\u00ebsaj here duke l\u00ebn\u00eb si viktim\u00eb jo vet\u00ebm tog\u00ebn e nj\u00eb gjykat\u00ebsi, por nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb frustruar dhe t\u00eb d\u00ebshtuar. Dhe fatkeq\u00ebsisht, shum\u00eb shpesh t\u00eb kriminalizuar n\u00eb moral. Q\u00eb duke deheroizuar heronjt\u00eb, shpall heronj kriminel\u00eb t\u00eb pasur!   \/javanews<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/10\/lorenc-vangjeli-nje-arme-qe-e-shkrepen-shume-duar\/\">Lorenc Vangjeli: Nj\u00eb arm\u00eb q\u00eb e shkrep\u00ebn shum\u00eb duar<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebmb\u00ebz\u00ebn e pistolet\u00ebs q\u00eb q\u00eblloi gjyqtarin e shkeli nj\u00eb individ i vet\u00ebm, por pistolet\u00ebn e tij e mbajt\u00ebn n\u00eb duar shum\u00eb e shum\u00eb protagonist\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Jan\u00eb b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb n\u00eb krim personazhe politik\u00eb, individ\u00eb t\u00eb tjer\u00eb pa em\u00ebr, akte t\u00eb vjet\u00ebr politik\u00eb dhe akte t\u00eb miratuara rishtaz, halle t\u00eb hershme dhe t\u00eb rishpikura s\u00ebrish nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-45025","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45025","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=45025"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45025\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=45025"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=45025"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=45025"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}