{"id":44999,"date":"2025-10-07T14:21:12","date_gmt":"2025-10-07T14:21:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/07\/birn-kerkesat-per-rritjen-e-sigurise-ne-gjykata-rane-ne-vesh-te-shurdher\/"},"modified":"2025-10-07T14:21:12","modified_gmt":"2025-10-07T14:21:12","slug":"birn-kerkesat-per-rritjen-e-sigurise-ne-gjykata-rane-ne-vesh-te-shurdher","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/07\/birn-kerkesat-per-rritjen-e-sigurise-ne-gjykata-rane-ne-vesh-te-shurdher\/","title":{"rendered":"BIRN: K\u00ebrkesat p\u00ebr rritjen e siguris\u00eb n\u00eb gjykata ran\u00eb n\u00eb vesh t\u00eb shurdh\u00ebr"},"content":{"rendered":"<p>Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sall\u00ebs s\u00eb gjyqit n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit n\u00eb Tiran\u00eb pasditen e s\u00eb h\u00ebn\u00ebs ka rihapur debatin e vjet\u00ebr t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb kushteve t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb gjykatat e vendit.<\/p>\n<p>Prej dy vitesh, Gjykata e Apelit dhe ajo e Tiran\u00ebs kan\u00eb k\u00ebrkuar p\u00ebrmes K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor shtimin e numrit t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb policis\u00eb p\u00ebr t\u00eb garantuar sigurin\u00eb n\u00eb godina dhe n\u00eb sallat e gjyqit nga ana e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, por k\u00ebrkesat kan\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb vesh t\u00eb shurdh\u00ebr, sipas nj\u00eb korrespondence shkresore q\u00eb BIRN e disponon.<\/p>\n<p>Dokumentet e siguruara nga BIRN tregojn\u00eb gjithashtu se Policia e Shtetit ka refuzuar t\u00eb shtoj\u00eb numrin e punonj\u00ebsve t\u00eb policis\u00eb n\u00eb ambientet e gjykatave, edhe pas shqet\u00ebsimit t\u00eb ngritur se magjistrat\u00ebt po p\u00ebrballeshin me k\u00ebrc\u00ebnime t\u00eb vazhdueshme.<\/p>\n<p>Korrespondenca mes K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor dhe Policis\u00eb s\u00eb Shtetit \u00ebsht\u00eb shk\u00ebmbyer n\u00eb periudh\u00ebn n\u00ebntor- dhjetor 2023. P\u00ebrmes shkresave, institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb shprehnin shqet\u00ebsimet se sh\u00ebrbimi me vet\u00ebm nj\u00eb punonj\u00ebs policie n\u00eb hyrje t\u00eb godinave t\u00eb gjykatave \u00ebsht\u00eb i pamjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p><em>\u201cMe q\u00ebllim p\u00ebrmir\u00ebsimin e siguris\u00eb n\u00eb gjykata p\u00ebr garantimin e proceseve gjyq\u00ebsore, ashtu edhe p\u00ebr jet\u00ebn, sh\u00ebndetin e t\u00eb drejtat e subjekteve q\u00eb aksesojn\u00eb sall\u00ebn e gjykimit, t\u00eb shtohen punonj\u00ebsit e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit n\u00eb ambjentet e t\u00eb gjitha gjykatave dhe sallave t\u00eb gjykimit gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb seancave gjyq\u00ebsore,\u201d<\/em> thuhet n\u00eb shkres\u00ebn e KLGJ.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigja nga Policia e Shtetit ishte refuzuese.<\/p>\n<p><em>\u201cAktualisht e kemi t\u00eb pamundur shtimin dhe planifikimin e punonj\u00ebsve t\u00eb policis\u00eb p\u00ebr sigurimin e ambienteve t\u00eb brendshme t\u00eb gjykatave dhe gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb seancave gjyq\u00ebsore p\u00ebr shkak t\u00eb limitit t\u00eb kufizuar t\u00eb personelit policor p\u00ebr sigurimin e k\u00ebtyre ambienteve,\u201d<\/em> shkruan n\u00eb p\u00ebrgjigje ish-kreu i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.<\/p>\n<p>Policia e Shtetit fshihet pas nj\u00eb vendimi t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave t\u00eb 28 prillit 2010, i cili kufizon ruajtjen e vazhdueshme t\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore me forca policore, mes s\u00eb cilave edhe godinat e gjykatave.<\/p>\n<p>Sipas VKM-s\u00eb, nd\u00ebrtesat e gjykatave t\u00eb t\u00eb gjitha shkall\u00ebve ruhen me punonj\u00ebs t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit p\u00ebr t\u00eb siguruar rendin dhe qet\u00ebsin\u00eb gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb seancave gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Por n\u00eb zbatim t\u00eb k\u00ebtij vendimi, qeveria ka miratuar si limit t\u00eb organik\u00ebs nga nj\u00eb punonj\u00ebs policie p\u00ebr ruajtjen e \u00e7do gjykate gjat\u00eb orarit zyrtar. Pas orarit zyrtar, godinat e gjykatave merren n\u00eb mbrojtje nga \u201cIllyrian Guard\u201d \u2013 kompania shtet\u00ebrore e siguris\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme.<\/p>\n<p>Pas vrasjes s\u00eb gjyqtarit Kalaja, kreu i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Ilir Proda i shmangu s\u00ebrish p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb p\u00ebr garantimin e siguris\u00eb n\u00eb gjykata.<\/p>\n<p>\u201c<em>Policia e Shtetit ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi vet\u00ebm p\u00ebr ruajtjen e objektit, nuk ka asnj\u00eb kompetenc\u00eb p\u00ebr kontrollin e identitetit apo kontrollin fizik t\u00eb personave n\u00eb hyrje, e aq m\u00eb pak n\u00eb sallat e gjyqit,\u201d<\/em> tha Proda p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p><em>\u201cEdhe sikur 10 punonj\u00ebs policie t\u00eb vendosen n\u00eb ruajtje t\u00eb objektit, asnj\u00eb kompetenc\u00eb nuk ka Policia e Shtetit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, sepse VKM-ja ia ngarkon personelit t\u00eb siguris\u00eb q\u00eb zgjedh administrata e gjykat\u00ebs,\u201d<\/em>shtoi ai, duke theksuar se \u201c<em>ndjen keqardhje q\u00eb nj\u00eb pasoj\u00eb t\u00eb till\u00eb tentojn\u00eb t\u2019ia faturojn\u00eb policis\u00eb\u201d.<\/em><\/p>\n<p>BIRN e pyeti KLGJ-n\u00eb n\u00ebse ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb tjera pas vitit 2023 p\u00ebr rritjen e kushteve t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb ambientet e gjykatave. Burime zyrtare t\u00eb k\u00ebtij institucioni pohuan se gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit jan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe k\u00ebrkesa p\u00ebr buxhet shtes\u00eb p\u00ebr sigurin\u00eb n\u00eb gjykata, por deri tani nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb ndonj\u00eb p\u00ebrgjigje pozitive.<\/p>\n<p>Gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja u q\u00ebllua p\u00ebr vdekje me arm\u00eb zjarri n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 6 tetor, pasi ai shpalli vendimin p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb kishte si objekt \u201ckund\u00ebrshtim t\u00eb objekteve p\u00ebrmbarimore\u201d, lidhur me nj\u00eb konflikt pronash.<\/p>\n<p>Po ashtu, mbet\u00ebn t\u00eb plagosur dhe dy persona t\u00eb tjer\u00eb. Policia ndali pak minuta pas ngjarjes autorin e dyshuar, Elvis Shkami. Si bashk\u00ebpun\u00ebtor n\u00eb vrasje u arrestua dhe xhaxhai i tij, Gjon Shkambi, 53 vje\u00e7. Po ashtu, u ndalua p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre punonj\u00ebsi i siguris\u00eb s\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit, Banush Koxhaj, 63 vje\u00e7.<\/p>\n<p>Sipas njoftimit zyrtar t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, n\u00eb or\u00ebn 13:42 t\u00eb s\u00eb h\u00ebn\u00ebs, n\u00eb ambientet e sall\u00ebs s\u00eb pritjes p\u00ebr publikun t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit jan\u00eb futur dhe kan\u00eb kaluar nga pajisja skaner nj\u00ebri pas tjetrit Elvis Shkambi dhe xhaxhai i tij, Gjon Shkambi.<\/p>\n<p>N\u00eb ekranin e detektorit \u00ebsht\u00eb sinjalizuar prezenca e metaleve duke ndezur dritat e kuqe, por punonj\u00ebsi i siguris\u00eb, Banush Koxhaj ka q\u00ebndruar i ulur n\u00eb karrige dhe nuk ka kryer asnj\u00eb veprim p\u00ebr kontrollin fizik t\u00eb k\u00ebtyre shtetasve apo regjistrimin e tyre n\u00eb librin e protokollit.<\/p>\n<p>N\u00eb tetor t\u00eb vitit 2023, Gjykata e Apelit \u00ebsht\u00eb ankuar gjithashtu pran\u00eb KLGJ-s\u00eb se punonj\u00ebsit e siguris\u00eb nuk kan\u00eb marr\u00eb asnj\u00eb trajnim p\u00ebr ushtrimin e detyr\u00ebs s\u00eb tyre dhe posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr menaxhimin e situatave t\u00eb kriz\u00ebs apo riskut.\/BIRN<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/10\/07\/birn-kerkesat-per-rritjen-e-sigurise-ne-gjykata-rane-ne-vesh-te-shurdher\/\">BIRN: K\u00ebrkesat p\u00ebr rritjen e siguris\u00eb n\u00eb gjykata ran\u00eb n\u00eb vesh t\u00eb shurdh\u00ebr<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sall\u00ebs s\u00eb gjyqit n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit n\u00eb Tiran\u00eb pasditen e s\u00eb h\u00ebn\u00ebs ka rihapur debatin e vjet\u00ebr t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb kushteve t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb gjykatat e vendit. Prej dy vitesh, Gjykata e Apelit dhe ajo e Tiran\u00ebs kan\u00eb k\u00ebrkuar p\u00ebrmes K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor shtimin e numrit t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-44999","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44999","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=44999"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44999\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=44999"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=44999"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=44999"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}