{"id":44990,"date":"2025-10-07T15:48:33","date_gmt":"2025-10-07T15:48:33","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/07\/konflikti-mbi-pronen-qe-i-kushtoi-jeten-gjyqtarit-30-vjet-vendime-gjykatash-te-kunderta-dhe-perplasje-institucionesh\/"},"modified":"2025-10-07T15:48:33","modified_gmt":"2025-10-07T15:48:33","slug":"konflikti-mbi-pronen-qe-i-kushtoi-jeten-gjyqtarit-30-vjet-vendime-gjykatash-te-kunderta-dhe-perplasje-institucionesh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/07\/konflikti-mbi-pronen-qe-i-kushtoi-jeten-gjyqtarit-30-vjet-vendime-gjykatash-te-kunderta-dhe-perplasje-institucionesh\/","title":{"rendered":"Konflikti mbi pron\u00ebn q\u00eb i kushtoi jet\u00ebn gjyqtarit: 30 vjet vendime gjykatash t\u00eb kund\u00ebrta dhe p\u00ebrplasje institucionesh"},"content":{"rendered":"<p>Vendime gjykatash q\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, dhe p\u00ebrplasje institucionale p\u00ebr ekzekutimin e vendimeve q\u00eb zgjasin me vite t\u00eb t\u00ebra. Konflikti p\u00ebr pron\u00ebn n\u00eb Shkod\u00ebr q\u00eb i mori jet\u00ebn gjyqtarit Astrit Kalaja n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit, rezulton t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb sag\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb procesesh gjyq\u00ebsore. Nj\u00eb kalvar gati 30 vje\u00e7ar ku jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb disa pal\u00eb, q\u00eb nga Komisioni i Kthimit t\u00eb Pronave n\u00eb Shkod\u00ebr, te Zyra e P\u00ebrmbarimit, familja e Gjon Shkambit dhe banor\u00ebt e vendosur n\u00eb godin\u00ebn e ish shkoll\u00ebs s\u00eb Rezervave n\u00eb Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vendim i 05 korrikut 1996 i Komisionit t\u00eb Kthimit e Kompensimit t\u00eb Pronave t\u00eb Shkodr\u00ebs e njeh zyrtarisht familjen Shkambi si pronare t\u00eb sip\u00ebrfaqes 4053 m\u00b2 n\u00eb lagjen \u201cSk\u00ebnderbeg\u201d t\u00eb qytetit, t\u00eb cilin komunizmi e kishte zaptuar dhe kishte nd\u00ebrtuar aty mes t\u00eb tjera edhe ish shkoll\u00ebn e Rezervave dhe konvikteve. Por m\u00eb her\u00ebt Bashkia e Shkodr\u00ebs kishte vendosur aty, q\u00eb prej vitit 1992, m\u00eb shum\u00eb se 30 familja t\u00eb pastreha. Dhe k\u00ebtu nis nj\u00eb konflikt gati 30 vje\u00e7ar.<\/p>\n<p>Vendimi i par\u00eb gjyq\u00ebsor \u00ebsht\u00eb i vitit 2002 p\u00ebr rregullim t\u00eb vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Kthimit dhe Kompensimit t\u00eb Pronave. Nj\u00eb tjet\u00ebr vendim po i vitit 2002 e korrigjon at\u00eb t\u00eb m\u00ebparshmin duke e ndryshuar nj\u00eb togfjal\u00ebsh shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, n\u00eb lidhje me godin\u00ebn nr.11 ish shkolla e Rezerv\u00ebs q\u00eb n\u00eb vetvete rezultonte me sip\u00ebrfaqe 1291 m\u00b2. Vendimi i par\u00eb thoshte \u201csot e kthyer n\u00eb sht\u00ebpi banimi\u201d, nd\u00ebrsa vendimi i dyt\u00eb nga e nj\u00ebjta gjyqtare Valbona Durraj e p\u00ebrcakton \u201csot te kthyera n\u00eb sht\u00ebpi banimi pa leje e t\u00eb z\u00ebna forc\u00ebrisht\u201d. P\u00ebrmes k\u00ebtij vendimi familjes Shkambi i njihet e drejta e parablerjes s\u00eb godin\u00ebs si pronare e sip\u00ebrfaqes ku ajo ishte vendosur.<\/p>\n\n<p>Kryefamiljari i familjes Shkambi, Mark Shkambi, priti gjat\u00eb p\u00ebr ta marr\u00eb pron\u00ebn dhe 8 vite m\u00eb von\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn e Shkodr\u00ebs k\u00ebrkon zbatimin e vendimit t\u00eb 2002-shit, p\u00ebrmes nj\u00eb urdhri ekzekutimi. K\u00ebrkesa iu rr\u00ebzua n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb par\u00eb familjes Shkambi, por Gjykata e Apelit Shkod\u00ebr m\u00eb 28 qershor t\u00eb vitit 2010 vendosi l\u00ebshimin e urdhrit ekzekutiv p\u00ebr zbatimin e vendimit t\u00eb vitit 2002, pra q\u00eb vendimi i 8 viteve m\u00eb par\u00eb n\u00eb favor t\u00eb familjes Shkambi t\u00eb zbatohej.<\/p>\n\n<p>Dy vite m\u00eb von\u00eb n\u00eb vitin 2012 familja Shkambi ushtron t\u00eb drejt\u00ebn e parablerjes dhe p\u00ebrmes nj\u00eb kontrate me Ministrin\u00eb e Financave e blen godin\u00ebn, kontrat\u00eb e cituar edhe n\u00eb vendime gjykatash.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtij akti, proceset gjyq\u00ebsore mes pal\u00ebve vijuan intensivisht, me vendime t\u00eb kund\u00ebrta t\u00eb institucioneve t\u00eb ndryshme, si gjykatat apo p\u00ebrmbarimi. \u00c7\u00ebshtja merr nj\u00eb tjet\u00ebr rrjedh\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb vendimmarrje n\u00eb vitin 2022, kur m\u00eb 13 tetor Zyra e P\u00ebrmbarimit Shkod\u00ebr, me p\u00ebrfaq\u00ebsues p\u00ebrmbarues Tauland Muja, vendos ekzekutimin e vendimeve t\u00eb 2002-shit dhe t\u00eb 2010-t\u00ebs. Fillimisht ai k\u00ebrkon l\u00ebshimin vullnetar t\u00eb godin\u00ebs, pastaj pas 3 jav\u00ebsh vendos lirimin e detyruesh\u00ebm t\u00eb pron\u00ebs nga familjet q\u00eb konsideroheshin zaptuese.<\/p>\n<p>Banor\u00ebt n\u00eb godin\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb rr\u00ebzim t\u00eb k\u00ebtij vendimi t\u00eb p\u00ebrmbarimit pasi sipas tyre ishte i paligjsh\u00ebm. M\u00eb her\u00ebt kan\u00eb marr\u00eb vendime gjykatash q\u00eb n\u00eb vitin 2013, p\u00ebr sigurim padie kur nj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrmbarues kishte marr\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vendim, i cili sipas tyre i ishte rr\u00ebzuar p\u00ebrfundimisht nga gjykata n\u00eb vitin 2014. Vendimet e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb dhe t\u00eb apelit t\u00eb vitit 2013 kishin vendosur sigurim padie p\u00ebr pezullim ekzekutimi 6 muaj.<\/p>\n<p>Gjykata e Shkodr\u00ebs, ua rr\u00ebzon pretendimin banor\u00ebve, duke n\u00ebnvizuar n\u00eb vendimin e dat\u00ebs 24 n\u00ebntor 2022, se interpretimi i vendimeve t\u00eb m\u00ebparshme, q\u00eb shikojn\u00eb si p\u00ebrfitues Gjon Shkambin dhe si debitor vet\u00ebm KKKP-n\u00eb Bashkia Shkod\u00ebr, \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht i gabuar.<\/p>\n<p>Sipas Gjykat\u00ebs \u201cKjo p\u00ebr shkak se padit\u00ebsit jan\u00eb posedues t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb pasurive, t\u00eb cil\u00ebt krahas t\u00eb tjerash rezultojn\u00eb t\u2019i mbajn\u00eb k\u00ebto pasuri me dhun\u00eb apo forc\u00eb. Kjo form\u00eb e posedimit t\u00eb pasuris\u00eb nuk g\u00ebzon asnj\u00eb mbrojtje ligjore, aq m\u00eb pak p\u00ebrkundrejt pretendimeve t\u00eb pronarit te ligjshem.<\/p>\n\n<p>Ky vendim ka marr\u00eb form\u00eb t\u00eb prer\u00eb m\u00eb 30 janar 2023.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtij vendimi, vjen \u00e7\u00ebshtja q\u00eb i mori jet\u00ebn edhe gjyqtarit Astrit Kalaja, edhe pse jo thelb\u00ebsore p\u00ebr konfliktin sepse lidhet vet\u00ebm me gjobat. N\u00eb dat\u00ebn 3 tetor 2023, Zyra P\u00ebrmbarimore Shkod\u00ebr ka gjobitur Ragip Kurtajn, Gjok Martinin, Seladin Brankajn, Dukate Lek\u00ebn, Pal\u00eb Rrethajn, Gjelosh Sufajn, Pashko Pepnikun, Mark Colajn, Ndue Pllumbin, Ndoc Ndoc\u0456n, Petrit Kerr\u00e7in, Mirash Pepajn dhe Mit\u00ebr Tha\u00e7inajn me nga 500 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra gjob\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb mbajtjes forc\u00ebrisht t\u00eb pron\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb t\u00eb gjobiturit, 13 familje, i jan\u00eb drejtuar Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkodr\u00ebs me \u201ck\u00ebrkes\u00ebpadi\u201d, ku kan\u00eb k\u00ebrkuar anulimin e gjobave p\u00ebrmbarimore. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e \u201cpersonit t\u00eb tret\u00eb\u201d n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces gjyq\u00ebsor ka qen\u00eb edhe Gjon Shkambi. Shkalla e par\u00eb ka vendosur pranimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb banor\u00ebve dhe anulimin e gjob\u00ebs, vendim t\u00eb cilin edhe gjyqtari Kalaja e ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi, e q\u00eb rezultoi edhe i fundit p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n\n<p>\u00ebshtja ishte d\u00ebrguar n\u00eb Apel nga Gjon Shkambi, si pal\u00eb e tret\u00eb, dhe n\u00eb parashtrimet e tij pretendon se \u00ebsht\u00eb pronar i ligjsh\u00ebm i truallit dhe tok\u00ebs, i t\u00eb dyja pronave me letra edhe n\u00eb Kadastr\u00ebn e Shkodr\u00ebs. Shkambi thot\u00eb se edhe pse pronar ligjor i k\u00ebtyre dy pronave, prej m\u00eb shum\u00eb se 12 vitesh nuk ka mundur t\u2019i disponoj\u00eb ato p\u00ebr shkak t\u00eb sag\u00ebs gjyq\u00ebsore dhe paaft\u00ebsis\u00eb s\u00eb institucioneve p\u00ebr t\u00eb zbatuar vendimet e gjykatave. \u00a0Mbi 30 her\u00eb thot\u00eb Gjon Shkambi ka k\u00ebrkuar p\u00ebrmes policis\u00eb dhe p\u00ebrmbarimit lirimin e pron\u00ebs por sipas tij nuk ka gjetur mb\u00ebshtetje edhe p\u00ebr shkak t\u00eb nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb banor\u00ebve n\u00eb polici.<\/p>\n\n<p>N\u00eb fakt drejtoris\u00eb s\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shkodr\u00ebs i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar mb\u00ebshtetje p\u00ebr lirimin e pronave, edhe nga vet\u00eb Zyra e P\u00ebrmbarimit Shkod\u00ebr. Por blut\u00eb e Shkodr\u00ebs e kan\u00eb kund\u00ebrshtuar nd\u00ebrhyrjen e tyre aty dhe p\u00ebrmes nj\u00eb shkres\u00eb i jan\u00eb drejtuar me nj\u00eb ankes\u00eb edhe Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb P\u00ebrmbarimit.<\/p>\n<p>Kjo e fundit e ka vler\u00ebsuar vendimin e vart\u00ebsve t\u00eb tyre, P\u00ebrmbarimit Shkod\u00ebr, t\u00eb dat\u00ebs 31.10.2022, si t\u00eb gabuar q\u00eb n\u00eb momentin e regjistrimit dhe pranimit p\u00ebr ekzekutim t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb paraqitur nga Gjon Shkambi.<\/p>\n<p>Si rrjedhoj\u00eb m\u00eb 28 tetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, Zyra P\u00ebrmbarimore Shkod\u00ebr ka vendosur t\u00eb pezulloj\u00eb procedurat e ekzekutimit t\u00eb lirimit t\u00eb pronave, duke i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb goditje t\u00eb fort\u00eb pretendimeve t\u00eb familjes Shkambi. P\u00ebrmbarimi e kishte marr\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim duke e argumentuar me vendimet gjyq\u00ebsore q\u00eb bien n\u00eb kund\u00ebrshtim me nj\u00ebri-tjetrin, me vendimin administrativ t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb P\u00ebrmbarimit, si dhe me faktin q\u00eb do duhej pritur nj\u00eb vendim i form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb mbi nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje n\u00eb gjykat\u00eb, ku banor\u00ebt kishin interpretim t\u00eb vendimeve t\u00eb vitit 2022.<\/p>\n<p>Ky vendim i P\u00ebrmbarimit Shkod\u00ebr \u00ebsht\u00eb ankimuar nga Gjon Shkambi n\u00eb Gjykat\u00ebn e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Shkodr\u00ebs. Shkambi k\u00ebrkoi shfuqizimin e pezullimit dhe q\u00eb p\u00ebrmbaruesi t\u00eb detyrohet t\u00eb vijoj\u00eb ekzekutimin e vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Si rrjedhoj\u00eb m\u00eb 28 tetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, Zyra P\u00ebrmbarimore Shkod\u00ebr ka vendosur t\u00eb pezulloj\u00eb procedurat e ekzekutimit t\u00eb lirimit t\u00eb pronave, duke i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb goditje t\u00eb fort\u00eb pretendimeve t\u00eb familjes Shkambi. P\u00ebrmbarimi e kishte marr\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim duke e argumentuar me vendimet gjyq\u00ebsore q\u00eb bien n\u00eb kund\u00ebrshtim me nj\u00ebri-tjetrin, me vendimin administrativ t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb P\u00ebrmbarimit, si dhe me faktin q\u00eb do duhej pritur nj\u00eb vendim i form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb mbi nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje n\u00eb gjykat\u00eb, ku banor\u00ebt kishin interpretim t\u00eb vendimeve t\u00eb vitit 2022.<\/p>\n<p>Ky vendim i P\u00ebrmbarimit Shkod\u00ebr \u00ebsht\u00eb ankimuar nga Gjon Shkambi n\u00eb Gjykat\u00ebn e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Shkodr\u00ebs. Shkambi k\u00ebrkoi shfuqizimin e pezullimit dhe q\u00eb p\u00ebrmbaruesi t\u00eb detyrohet t\u00eb vijoj\u00eb ekzekutimin e vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb procesin gjyq\u00ebsor me gjyqtare Arta Llazarin, p\u00ebrmbaruesi jep nj\u00eb tjet\u00ebr argument p\u00ebr pezullimin e urdhrit p\u00ebr lirimin e godin\u00ebs, me vendimmarrjen e 11 korrikut 2024 t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb e cila kishte shfuqizuar gjob\u00ebn ndaj 13 familjeve debitore t\u00eb vendosur m\u00eb her\u00ebt nga p\u00ebrmbarimi. Konkretisht gjykata arsyetonte se i vetmi debitor ndaj Gjon Shkambit \u00ebsht\u00eb Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit t\u00eb Pronave n\u00eb Shkod\u00ebr. Madje Gjykata e Shkodr\u00ebs n\u00eb korrik 2024 ka th\u00ebn\u00eb se nuk i takon p\u00ebrmbaruesit gjyq\u00ebsor q\u00eb t\u00eb vendos\u00eb me interpretim t\u00eb zgjeruar se \u00e7far\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb me pron\u00ebn, kur nuk ka nj\u00eb vendim themeli dhe konflikti p\u00ebr pasurin\u00eb duhet t\u00eb zgjidhet me nj\u00eb gjykim themeli mes k\u00ebtyre pal\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr sa koh\u00eb nuk ka nj\u00eb vendim t\u00eb till\u00eb q\u00eb t\u00eb detyroj\u00eb padit\u00ebsit t\u00eb kryejn\u00eb nj\u00eb veprim t\u00eb caktuar, p\u00ebrmbaruesi gjyq\u00ebsor nuk mund t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb vet\u00eb dhe t\u00eb vendos\u00eb q\u00eb padit\u00ebsit duhet t\u00eb kryejn\u00eb veprime t\u00eb cilat nuk rezultojn\u00eb nga ndonj\u00eb titull ekzekutivit\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkodr\u00ebs.<\/p>\n\n<p>Gjyqtarja Llazari vendosi t\u00eb mos e pranoj\u00eb ankimin e Gjon Shkambit dhe la n\u00eb fuqi vendimin e p\u00ebrmbarimit p\u00ebr pezullim. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb vendim dhe p\u00ebr vones\u00ebn e zbardhjes s\u00eb tij Gjon Shkambi i \u00ebsht\u00eb drejtuar Avokatit t\u00eb Popullit dhe ambasadave nd\u00ebrsa ka k\u00ebrkuar edhe mas\u00eb disiplinore ndaj gjyqtares n\u00eb Inspektorin e Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb. Vet\u00eb ILD k\u00ebrkoi shkarkim ndaj Llazarit por KLGJ vendosi vet\u00ebm pezullim p\u00ebr 6 muaj.<\/p>\n<p>Pas zbardhjes s\u00eb k\u00ebtij vendimi, kur kishin kaluar plot 10 muaj, n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2025, \u00a0Gjon Shkambi e ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr ankimim. \u00c7\u00ebshtja po pret n\u00eb Apel, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn godin\u00eb ku t\u00eb h\u00ebn\u00ebn nipi i tij i mori jet\u00ebn gjyqtari Astrit Kalaja.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/konflikti-mbi-pronen-qe-i-kushtoi-jeten-gjyqtarit-30-vjet-vendime-gjykatash-te-kunderta-dhe-perplasje-institucionesh\/\">Konflikti mbi pron\u00ebn q\u00eb i kushtoi jet\u00ebn gjyqtarit: 30 vjet vendime gjykatash t\u00eb kund\u00ebrta dhe p\u00ebrplasje institucionesh<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vendime gjykatash q\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, dhe p\u00ebrplasje institucionale p\u00ebr ekzekutimin e vendimeve q\u00eb zgjasin me vite t\u00eb t\u00ebra. Konflikti p\u00ebr pron\u00ebn n\u00eb Shkod\u00ebr q\u00eb i mori jet\u00ebn gjyqtarit Astrit Kalaja n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit, rezulton t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb sag\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb procesesh gjyq\u00ebsore. Nj\u00eb kalvar gati 30 vje\u00e7ar ku jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb disa pal\u00eb, q\u00eb nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-44990","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44990","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=44990"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44990\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=44990"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=44990"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=44990"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}