{"id":44974,"date":"2025-10-07T14:48:26","date_gmt":"2025-10-07T14:48:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/07\/qeveria-ne-detyre-ne-shkelje-te-ligjit-apo-ne-mbrojtje-te-shtetit\/"},"modified":"2025-10-07T14:48:26","modified_gmt":"2025-10-07T14:48:26","slug":"qeveria-ne-detyre-ne-shkelje-te-ligjit-apo-ne-mbrojtje-te-shtetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/07\/qeveria-ne-detyre-ne-shkelje-te-ligjit-apo-ne-mbrojtje-te-shtetit\/","title":{"rendered":"Qeveria n\u00eb detyr\u00eb \u2013 n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit apo n\u00eb mbrojtje t\u00eb shtetit?"},"content":{"rendered":"<p>An\u00ebtar\u00eb t\u00eb Qeveris\u00eb n\u00eb detyr\u00eb, q\u00eb jan\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe deputet\u00eb t\u00eb Kuvendit, kritikohen nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e shoq\u00ebris\u00eb civile p\u00ebr keqp\u00ebrdorim t\u00eb autoritetit zyrtar dhe shkelje t\u00eb hapur t\u00eb Ligjit p\u00ebr Qeverin\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb konflikt mes ligjit dhe praktik\u00ebs s\u00eb politik\u00ebs po trazon sken\u00ebn politike dhe institucionale t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00eb t\u00eb Qeveris\u00eb n\u00eb detyr\u00eb, q\u00eb jan\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe deputet\u00eb t\u00eb Kuvendit, kritikohen nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e shoq\u00ebris\u00eb civile p\u00ebr keqp\u00ebrdorim t\u00eb autoritetit zyrtar dhe shkelje t\u00eb hapur t\u00eb Ligjit p\u00ebr Qeverin\u00eb.<\/p>\n<p>G\u00ebzim Shala nga Instituti i Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi thot\u00eb se zyrtar\u00ebt q\u00eb mbajn\u00eb funksione t\u00eb dyfishta, tejkalojn\u00eb kompetencat e tyre.<\/p>\n<p>\u201cQeveria, sipas Kushtetut\u00ebs dhe Ligjit [p\u00ebr Qeverin\u00eb] \u2013 tanim\u00eb t\u00eb konfirmuar edhe nga Gjykata Supreme \u2013 e di fare mir\u00eb q\u00eb nuk mund t\u2019i mbaj\u00eb ato pozita [t\u00eb ministrave dhe z\u00ebvend\u00ebsministrave]. Mbajtja e tyre \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr Kushtetut\u00ebs dhe e kund\u00ebrligjshme\u201d, thot\u00eb Shala p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Arb\u00ebrie Nagavci \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej zyrtar\u00ebve me dy poste \u2013 ministre n\u00eb detyr\u00eb e Arsimit dhe deputete e Kuvendit.<\/p>\n<p>Ajo thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se merr pag\u00ebn vet\u00ebm si ministre dhe jo si deputete.<\/p>\n<p>Zyrtar\u00eb t\u00eb Qeveris\u00eb n\u00eb detyr\u00eb e kan\u00eb arsyetuar k\u00ebt\u00eb angazhim, p\u00ebrfshir\u00eb edhe kryeministrin Albin Kurti, i cili ka th\u00ebn\u00eb se \u201cshteti nuk mund t\u00eb ket\u00eb vakum n\u00eb qeverisje \u2013 Qeveria nuk mund t\u00eb ket\u00eb ndales\u00eb funksionimi\u201d.<\/p>\n<p>Qeveria e tij \u00ebsht\u00eb n\u00eb detyr\u00eb nga 23 marsi, kur ka p\u00ebrfunduar mandatin 4-vje\u00e7ar.<\/p>\n<p>Kuvendi i dal\u00eb nga zgjedhjet parlamentare t\u00eb 9 shkurtit nuk ka arritur t\u00eb konstituohet ende, p\u00ebr t\u2019i hapur rrug\u00eb formimit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb re.<\/p>\n<h2 class=\"wsw__h2\"><strong>\u00c7ka thot\u00eb ligji?<\/strong><\/h2>\n<p>Ligji p\u00ebr Qeverin\u00eb, n\u00eb nenin 26, k\u00ebrkon q\u00eb \u00e7do an\u00ebtar i Qeveris\u00eb q\u00eb zgjidhet deputet, duhet t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqje nga posti n\u00eb ekzekutiv para certifikimit t\u00eb rezultatit t\u00eb zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Por, edhe pas certifikimit t\u00eb rezultatit t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 9 shkurtit \u2013 m\u00eb 27 mars nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve \u2013 17 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Qeveris\u00eb n\u00eb detyr\u00eb, t\u00eb certifikuar edhe si deputet\u00eb, vazhduan t\u2019i ushtrojn\u00eb funksionet e tyre ekzekutive.<\/p>\n<p>Ish-ministrja e Drejt\u00ebsis\u00eb, Albulena Haxhiu, dhe ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministrja Emilia Rexhepi i mbajt\u00ebn t\u00eb dyja pozitat deri m\u00eb 26 gusht, kur u votuan n\u00ebnkryetare t\u00eb Kuvendit.<\/p>\n<p>Aktualisht, 15 zyrtar\u00eb mbajn\u00eb ende funksionet ekzekutive dhe legjislative nj\u00ebkoh\u00ebsisht.<\/p>\n<h2 class=\"wsw__h2\"><strong>A vihen n\u00eb rrezik vendimet e marra?<\/strong><\/h2>\n<p>M\u00eb 15 korrik, Gjykata Supreme shfuqizoi nj\u00eb udh\u00ebzim administrativ t\u00eb ministrit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Financave, Hekuran Murati, duke konfirmuar se ushtrimi i dy funksioneve \u2013 deputet dhe minist\u00ebr \u2013 \u00ebsht\u00eb i ndaluar sipas nenit 72 t\u00eb Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>Udh\u00ebzimi administrativ kishte t\u00eb b\u00ebnte me shfryt\u00ebzimin e pajisjeve fiskale.<\/p>\n<p>Qeveria n\u00eb detyr\u00eb e quajti \u201carbitrar\u201d vendimin e Supremes, por megjithat\u00eb e zbatoi.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb funksionit n\u00eb detyr\u00eb, ajo mori edhe vendime t\u00eb tjera dhe b\u00ebri disa em\u00ebrime drejtor\u00ebsh, p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb Institutin e Kosov\u00ebs p\u00ebr Administrat\u00eb Publike, Agjencin\u00eb Kosovare p\u00ebr Forenzik\u00eb dhe Inspektoratin e Arsimit.<\/p>\n<p>Po ashtu, ekzekutivi dhe ministrat n\u00eb detyr\u00eb miratuan disa rregullore, si at\u00eb p\u00ebr trajnimin, testimin dhe certifikimin e inspektor\u00ebve, rregulloren p\u00ebr procedur\u00ebn e pranimit n\u00eb sh\u00ebrbimin civil, si dhe ndryshimin e statutit t\u00eb kompanis\u00eb rajonale t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsit \u201cMitrovica Sh.A.\u201d.<\/p>\n<p>Ministria e Kultur\u00ebs, Rinis\u00eb dhe Sportit, gjithashtu, revokoi licenc\u00ebn e Shoqat\u00ebs p\u00ebr Administrim Kolektiv t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Autorit (APIK) dhe ia dha Shoqat\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Muzik\u00ebs.<\/p>\n<p>Por, a mund t\u00eb kontestohen em\u00ebrimet dhe vendimet e ekzekutivit n\u00eb detyr\u00eb, n\u00ebse Prokuroria nis hetime p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale ndaj Qeveris\u00eb dhe ministrave n\u00eb detyr\u00eb?<\/p>\n<p>Sipas G\u00ebzim Shal\u00ebs, jo domosdoshm\u00ebrisht. Ai thekson se duhet t\u00eb ruhet siguria juridike, sidomos p\u00ebr qytetar\u00ebt q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebto procedura.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, nuk mund t\u00eb thuhet se automatikisht bien t\u00eb gjitha vendimet, p\u00ebrve\u00e7 rasteve kur ndonj\u00eb prej tyre \u00ebsht\u00eb potencialisht korruptiv\u201d, shpjegon Shala.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, shton ai, pal\u00ebt q\u00eb mendojn\u00eb se jan\u00eb d\u00ebmtuar nga aktet n\u00ebnligjore t\u00eb miratuara nga Qeveria n\u00eb detyr\u00eb, mund t\u2019i drejtohen Gjykat\u00ebs Supreme.<\/p>\n<p>Edhe vendimet q\u00eb prekin raste individuale, qytetar\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u2019i adresojn\u00eb n\u00eb gjykatat e rregullta, thot\u00eb Shala.<\/p>\n<h2 class=\"wsw__h2\"><strong>A ekziston baza ligjore p\u00ebr hetimin e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale?<\/strong><\/h2>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile dhe disa ish-opozitar\u00eb thon\u00eb se ka baz\u00eb ligjore p\u00ebr hetimin e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale t\u00eb zyrtar\u00ebve nga institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb k\u00ebrkoi konfirmim nga Prokuroria Speciale e Kosov\u00ebs, por, deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij artikulli, nuk mori p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Qysh n\u00eb maj, Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs \u2013 q\u00eb n\u00eb legjislatur\u00ebn e kaluar ishte n\u00eb opozit\u00eb \u2013 ka dor\u00ebzuar 17 kall\u00ebzime penale n\u00eb Prokurorin\u00eb Speciale ndaj kryeministrit n\u00eb detyr\u00eb, Albin Kurti, ministrave dhe nj\u00eb z\u00ebvend\u00ebsministreje n\u00eb detyr\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb zgjedhur edhe deputet\u00eb.<\/p>\n<p>Ata u akuzuan p\u00ebr shkelje t\u00eb Ligjit p\u00ebr Qeverin\u00eb dhe keqp\u00ebrdorim t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb pozit\u00ebs apo autoritetit zyrtar.<\/p>\n<p>K\u00ebto kall\u00ebzime u dor\u00ebzuan nga deputetet e LDK-s\u00eb, Doarsa Kica-Xhelili dhe Hykmete Bajrami.<\/p>\n<p>Kica-Xhelili thot\u00eb se m\u00eb 5 qershor Prokuroria Speciale u ka k\u00ebrkuar, p\u00ebrmes nj\u00eb letre, informacione shtes\u00eb lidhur me shkeljet e pretenduara, dhe q\u00eb nga ajo koh\u00eb nuk kan\u00eb pasur kontakt tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cNe e kemi shpjeguar baz\u00ebn ligjore p\u00ebrse ata nuk kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb marrin vendime dhe nuk mund t\u2019i shfryt\u00ebzojn\u00eb asetet e shtetit. Krejt \u00e7ka kemi pranuar \u00ebsht\u00eb ajo let\u00ebr\u201d, thot\u00eb Kica-Xhelili p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas saj, mund\u00ebsia p\u00ebr hetim penal ekziston n\u00eb dy rrafshe: an\u00ebtar\u00ebt e Qeveris\u00eb n\u00eb detyr\u00eb q\u00eb jan\u00eb edhe deputet\u00eb nuk mund t\u00eb marrin vendime, dhe nuk mund t\u00eb shfryt\u00ebzojn\u00eb asetet e shtetit nga pozicioni ekzekutiv.<\/p>\n<p>Ministrja n\u00eb detyr\u00eb, Nagavci, konfirmon se hetuesit i kan\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr vendimet q\u00eb ka marr\u00eb ministria q\u00eb ajo udh\u00ebheq, gjat\u00eb koh\u00ebs n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cUa kemi d\u00ebrguar me shkrim materialet q\u00eb i kan\u00eb k\u00ebrkuar. Intervist\u00eb ose ndonj\u00eb ftes\u00eb nuk ka pasur \u2013 s\u00eb paku jo p\u00ebr mua\u201d, thot\u00eb Nagavci.<\/p>\n<p>Sipas Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, prokurori ka t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb brenda 30 dit\u00ebsh nga dor\u00ebzimi i kall\u00ebzimit penal t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb informacione shtes\u00eb p\u00ebr t\u00eb verifikuar n\u00ebse pretendimet e p\u00ebrfshira jan\u00eb t\u00eb bazuara.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, pasi prokurori ka k\u00ebrkuar informacion shtes\u00eb, ai ka afat gjasht\u00eb muaj nga data e paraqitjes s\u00eb kall\u00ebzimit fillestar p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb aktvendim p\u00ebr hedhjen posht\u00eb t\u00eb kall\u00ebzimit penal ose p\u00ebr nisjen e hetimeve.<\/p>\n<p>Mexhide Demolli nga L\u00ebvizja FOL \u2013 organizat\u00eb joqeveritare q\u00eb angazhohet p\u00ebr promovimin e transparenc\u00ebs dhe llogaridh\u00ebnies n\u00eb institucionet publike \u2013 thot\u00eb se nj\u00eb njoftim nga Prokuroria p\u00ebr t\u00eb treguar n\u00ebse i ka nisur apo jo hetimet tashm\u00eb, do t\u00eb ishte me interes p\u00ebr publikun.<\/p>\n<p>\u201cFatkeq\u00ebsisht, ka shum\u00eb zvarritje n\u00eb shum\u00eb procese, dhe kjo nuk b\u00ebn p\u00ebrjashtim. Do t\u00eb kaloj\u00eb koh\u00eb derisa t\u00eb kemi nj\u00eb vendim ose nj\u00eb njoftim zyrtar nga Prokuroria Speciale p\u00ebr at\u00eb se \u00e7far\u00eb po ndodh me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje\u201d, thot\u00eb Demolli p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Shal\u00ebs, Prokuroria \u00ebsht\u00eb brenda afateve ligjore, por nuk do t\u00eb thot\u00eb se \u201cduhet t\u00eb pres\u00eb dit\u00ebn e fundit t\u00eb afatit p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb njoftimin lidhur me rastin\u201d.<\/p>\n<h2 class=\"wsw__h2\"><strong>Implikimet n\u00eb sken\u00ebn politike<\/strong><\/h2>\n<p>M\u00eb 12 tetor, Kosova do t\u00eb mbaj\u00eb zgjedhjet p\u00ebr kryetar\u00eb t\u00eb komunave dhe asambleist\u00eb komunal\u00eb. Aktualisht, partit\u00eb politike jan\u00eb n\u00eb fushat\u00eb zgjedhore.<\/p>\n<p>Shala thekson se \u00e7do vendim i Prokuroris\u00eb, \u00e7far\u00ebdo qoft\u00eb ai, mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb zhvillimet politike, por kjo nuk duhet t\u00eb jet\u00eb shqet\u00ebsim p\u00ebr institucionin.<\/p>\n<p>\u201cProkurori i Shtetit, si institucion ligjzbatues, nuk duhet t\u00eb marr\u00eb parasysh se si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb zgjedhje ose n\u00eb politik\u00ebn ditore\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm mendon analisti Imer Mushkolaj. Sipas tij, Prokuroria dhe institucionet e tjera t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb duhet t\u00eb japin p\u00ebrgjigje sa m\u00eb shpejt, ve\u00e7an\u00ebrisht kur vendimet ndikojn\u00eb n\u00eb ekzekutiv.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Mushkolaj shton se n\u00eb Kosov\u00eb pal\u00ebt politike shpesh interpretojn\u00eb vendimet e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb qasje e till\u00eb, fatkeq\u00ebsisht, do t\u00eb mund t\u00eb vazhdonte edhe po qe se do t\u00eb kishim tash nj\u00eb vendim ose p\u00ebrgjigje nga ana e Prokuroris\u00eb, sidomos kur jemi edhe m\u00eb af\u00ebr mbajtjes s\u00eb zgjedhjeve lokale, si dhe mund\u00ebsis\u00eb q\u00eb t\u00eb mbahen zgjedhje t\u00eb tjera t\u00eb parakohshme [parlamentare]\u201d, thot\u00eb Mushkolaj.<\/p>\n<p>Kosova \u00ebsht\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb publikimit t\u00eb akgjykimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, t\u00eb dat\u00ebs 30 shtator, me t\u00eb cilin ka konstatuar se seanca konstituive e Kuvendit, e nisur m\u00eb 15 prill, nuk ka p\u00ebrfunduar dhe se ajo duhet t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb brenda 12 dit\u00ebsh nga hyrja n\u00eb fuqi e k\u00ebtij aktgjykimi.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/qeveria-ne-detyre-ne-shkelje-te-ligjit-apo-ne-mbrojtje-te-shtetit\/\">Qeveria n\u00eb detyr\u00eb \u2013 n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit apo n\u00eb mbrojtje t\u00eb shtetit?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>An\u00ebtar\u00eb t\u00eb Qeveris\u00eb n\u00eb detyr\u00eb, q\u00eb jan\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe deputet\u00eb t\u00eb Kuvendit, kritikohen nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e shoq\u00ebris\u00eb civile p\u00ebr keqp\u00ebrdorim t\u00eb autoritetit zyrtar dhe shkelje t\u00eb hapur t\u00eb Ligjit p\u00ebr Qeverin\u00eb. Nj\u00eb konflikt mes ligjit dhe praktik\u00ebs s\u00eb politik\u00ebs po trazon sken\u00ebn politike dhe institucionale t\u00eb Kosov\u00ebs. An\u00ebtar\u00eb t\u00eb Qeveris\u00eb n\u00eb detyr\u00eb, q\u00eb jan\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-44974","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44974","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=44974"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44974\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=44974"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=44974"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=44974"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}