{"id":44883,"date":"2025-10-07T07:48:27","date_gmt":"2025-10-07T07:48:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/07\/ekzekutimi-i-gjyqtarit-brenda-salles-detektori-sinjalioi-armen-e-autorit-por-punonjesi-i-sigurise-qendroi-i-ulur-ne-karrige-dhe-lejoi-kalimin-zbardhet-mekanizmi-i-vrasjes\/"},"modified":"2025-10-07T07:48:27","modified_gmt":"2025-10-07T07:48:27","slug":"ekzekutimi-i-gjyqtarit-brenda-salles-detektori-sinjalioi-armen-e-autorit-por-punonjesi-i-sigurise-qendroi-i-ulur-ne-karrige-dhe-lejoi-kalimin-zbardhet-mekanizmi-i-vrasjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/07\/ekzekutimi-i-gjyqtarit-brenda-salles-detektori-sinjalioi-armen-e-autorit-por-punonjesi-i-sigurise-qendroi-i-ulur-ne-karrige-dhe-lejoi-kalimin-zbardhet-mekanizmi-i-vrasjes\/","title":{"rendered":"Ekzekutimi i gjyqtarit brenda sall\u00ebs\/ Detektori sinjalioi arm\u00ebn e autorit, por punonj\u00ebsi i siguris\u00eb q\u00ebndroi i ulur n\u00eb karrige dhe lejoi kalimin, zbardhet mekanizmi i vrasjes"},"content":{"rendered":"<p>Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sall\u00ebs s\u00eb gjyqit ka tronditur opinionin publik dhe ka ngritur shqet\u00ebsime serioze p\u00ebr sigurin\u00eb n\u00eb institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Policia ka zbardhur plot\u00ebsisht mekanizmin e krimit, duke arrestuar tre persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb akt t\u00eb r\u00ebnd\u00eb: autorin e dyshuar Elvis Shkambi, xhaxhain e tij dhe nj\u00eb punonj\u00ebs sigurie q\u00eb kishte neglizhuar detyr\u00eb.<br \/>\nNjoftimi:<\/p>\n<p>Drejtoria Vendore e Policis\u00eb Tiran\u00eb<br \/>\nP\u00ebrmbyllen veprimet hetimore lidhur me ngjarjen e ndodhur m\u00eb dat\u00eb 06.10.2025, ku rreth or\u00ebs 15:35, u vra me arm\u00eb zjarri gjyqtari A. K., nga shtetasi E. Sh., brenda ambienteve t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit, Tiran\u00eb, zbardhet i plot\u00eb mekanizmi i vrasjes.<br \/>\nS\u00eb bashku me autorin e v\u00ebn\u00eb menj\u00ebher\u00eb n\u00eb pranga pas ngjarjes, arrestohen edhe  shtetasit G. Sh. dhe B. K.<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 06.10.2025, rreth or\u00ebs 15:38, \u00ebsht\u00eb marr\u00eb njoftim n\u00eb sall\u00ebn operative t\u00eb Drejtoris\u00eb Vendore t\u00eb Policis\u00eb Tiran\u00eb se n\u00eb ambientet e brendshme t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eblluar me arm\u00eb zjarri gjyqtari A. K., i cili po zhvillonte seanc\u00eb gjyq\u00ebsore me objekt \u201cKund\u00ebrshtimin e veprimeve p\u00ebrmbarimore\u201d, me pal\u00eb padit\u00ebse shtetasin R. K, i shoq\u00ebruar nga djali i tij E. K., si dhe pal\u00eb t\u00eb paditur p\u00ebrmbaruesi gjyq\u00ebsor T. M., Zyra P\u00ebrmbarimore Shkod\u00ebr, dhe pal\u00eb t\u00eb treta shtetasin G. Sh, i shoq\u00ebruar nga nipi i tij E. Sh.<br \/>\nMenj\u00ebher\u00eb pas marrjes s\u00eb njoftimit, sh\u00ebrbime t\u00eb shumta policie kan\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb vendngjarje duke marr\u00eb masa p\u00ebr shoq\u00ebrimin e autorit si dhe t\u00eb gjith\u00eb shtetasve t\u00eb dyshuar ose q\u00eb kishin dijeni p\u00ebr ngjarjen.<\/p>\n<p>Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, grupi hetimor i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga oficer\u00eb t\u00eb Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore dhe ekspert\u00eb kriminalist\u00eb, n\u00ebn drejtimin e Prokuroris\u00eb, kan\u00eb vijuar me veprimet hetimore si k\u00ebqyrja e vendit t\u00eb ngjarjes, administrimi dhe k\u00ebqyrja paraprake e pamjeve filmike, marrja e deklarimeve nga d\u00ebshmitar\u00ebt duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur zbardhjen dhe dokumentimin e plot\u00eb t\u00eb dinamik\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj ngjarjeje, si m\u00eb posht\u00eb:<br \/>\nN\u00eb or\u00ebn 13:42, n\u00eb ambientet e sall\u00ebs s\u00eb pritjes p\u00ebr publikun t\u00eb Gjykat\u00ebs jan\u00eb futur dhe kan\u00eb kaluar nga pajisja skaner (detektor), nj\u00ebri pas tjetrit, shtetasit E. Sh. dhe G. Sh. N\u00eb ekranin e detektorit \u00ebsht\u00eb sinjalizuar prezenca e metaleve duke ndezur dritat e kuqe, por shtetasi B. K., me detyr\u00eb punonj\u00ebs sigurie pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Tiran\u00eb, ka q\u00ebndruar i ulur n\u00eb karrige dhe nuk ka kryer asnj\u00eb veprim p\u00ebr kontrollin fizik t\u00eb k\u00ebtyre shtetasve apo regjistrimin e tyre n\u00eb librin e protokollit, ku duhet t\u00eb evidentohen t\u00eb gjith\u00eb personat q\u00eb hyjn\u00eb dhe dalin nga ambientet e Gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb dy k\u00ebta shtetas, E. Sh. dhe G. Sh., q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb hollin e pritjes s\u00eb Gjykat\u00ebs deri rreth or\u00ebs 15:29, dhe m\u00eb pas futen n\u00eb ambientet e sall\u00ebs s\u00eb zhvillimit t\u00eb seanc\u00ebs gjyq\u00ebsore (salla nr. 3). N\u00eb or\u00ebn 15:35, pal\u00ebt ngrihen n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe, menj\u00ebher\u00eb pasi gjyqtari A. K. shpall vendimin, shtetasi E. Sh., q\u00eb ndodhej n\u00eb sall\u00eb, nxjerr nga brezi nj\u00eb arm\u00eb zjarri pistolet\u00eb dhe q\u00ebllon disa her\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb gjyqtarit A. K., i cili, si pasoj\u00eb e d\u00ebmtimeve t\u00eb marra dhe pas ndihm\u00ebs s\u00eb par\u00eb mjek\u00ebsore, ka nd\u00ebrruar jet\u00eb gjat\u00eb transportit p\u00ebr n\u00eb spital.<\/p>\n<p>Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, pas k\u00ebtij veprimi, shtetasi E. Sh. i drejton pistolet\u00ebn dhe q\u00ebllon nj\u00eb her\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb shtetasve R. K. dhe E. K., duke i plagosur t\u00eb dy, t\u00eb cil\u00ebt aktualisht ndodhen n\u00eb spital jasht\u00eb rrezikut p\u00ebr jet\u00ebn.<br \/>\nGjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se shtetasi G. Sh. nuk nd\u00ebrmerr asnj\u00eb veprim p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb veprimet kriminale t\u00eb nipit t\u00eb tij, \u00e7ka krijon dyshimin e arsyesh\u00ebm se ai ka qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb planit p\u00ebr ekzekutimin e gjyqtarit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, n\u00eb rolin e shtyt\u00ebsit dhe\/ose ndihm\u00ebsit.<br \/>\nPas ngjarjes, shtetasi E. Sh. ka dal\u00eb nga salla dhe i ka dor\u00ebzuar arm\u00ebn shtetasit B. P., me detyr\u00eb n\u00ebpun\u00ebs gjyq\u00ebsor, p\u00ebr mbik\u00ebqyrjen dhe mbar\u00ebvajtjen e proceseve gjyq\u00ebsore, n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr sall\u00eb. Autori E. Sh., pas daljes n\u00eb oborr, \u00ebsht\u00eb neutralizuar dhe prangosur menj\u00ebher\u00eb nga punonj\u00ebsit e Policis\u00eb.<br \/>\nN\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb t\u00eb gjitha veprimeve proceduriale, u b\u00eb arrestimi n\u00eb flagranc\u00eb sipas veprave penale si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>\u2022E. Sh., 30 vje\u00e7, si i dyshuar p\u00ebr veprat penale t\u00eb \u201cVrasja e funksionar\u00ebve publik\u00eb\u201d e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, \u201cVrasja n\u00eb rrethana t\u00eb tjera cil\u00ebsuese kund\u00ebr dy ose m\u00eb shum\u00eb personave\u201d e mbetur n\u00eb tentativ\u00eb dhe e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, dhe \u201cMbajtja pa leje dhe prodhimi i arm\u00ebve, arm\u00ebve shp\u00ebrthyese dhe i municionit\u201d;<br \/>\n\u2022G. Sh., 56 vje\u00e7, si i dyshuar p\u00ebr veprat penale t\u00eb \u201cVrasja e funksionar\u00ebve publik\u00eb\u201d e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe \u201cVrasja n\u00eb rrethana t\u00eb tjera cil\u00ebsuese kund\u00ebr dy ose m\u00eb shum\u00eb personave\u201d e mbetur n\u00eb tentativ\u00eb dhe e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim;<br \/>\n\u2022B. K., 63 vje\u00e7, si i dyshuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cShp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs\u201d;<\/p>\n<p>N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs materiale u sekuestruan nj\u00eb arm\u00eb zjarri pistolet\u00eb me tre fishek\u00eb, e p\u00ebrdorur nga autori, si dhe prova t\u00eb tjera materiale t\u00eb gjetura gjat\u00eb k\u00ebqyrjes s\u00eb vendit t\u00eb ngjarjes, q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb dokumentimit t\u00eb k\u00ebsaj ngjarjeje.<br \/>\nMaterialet iu referuan Prokuroris\u00eb p\u00ebr veprime t\u00eb m\u00ebtejshme.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/10\/ekzekutimi-i-gjyqtarit-brenda-salles-detektori-sinjalioi-armen-e-autorit-por-punonjesi-i-sigurise-qendroi-i-ulur-ne-karrige-dhe-lejoi-kalimin-zbardhet-mekanizmi-i-vrasjes\/\">Ekzekutimi i gjyqtarit brenda sall\u00ebs\/ Detektori sinjalioi arm\u00ebn e autorit, por punonj\u00ebsi i siguris\u00eb q\u00ebndroi i ulur n\u00eb karrige dhe lejoi kalimin, zbardhet mekanizmi i vrasjes<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sall\u00ebs s\u00eb gjyqit ka tronditur opinionin publik dhe ka ngritur shqet\u00ebsime serioze p\u00ebr sigurin\u00eb n\u00eb institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb. Policia ka zbardhur plot\u00ebsisht mekanizmin e krimit, duke arrestuar tre persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb akt t\u00eb r\u00ebnd\u00eb: autorin e dyshuar Elvis Shkambi, xhaxhain e tij dhe nj\u00eb punonj\u00ebs sigurie q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-44883","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44883","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=44883"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44883\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=44883"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=44883"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=44883"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}