{"id":44873,"date":"2025-10-07T06:30:17","date_gmt":"2025-10-07T06:30:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/07\/rel-veriu-i-kosoves-drejt-rikthimit-nen-udheheqjen-e-serbeve\/"},"modified":"2025-10-07T06:30:17","modified_gmt":"2025-10-07T06:30:17","slug":"rel-veriu-i-kosoves-drejt-rikthimit-nen-udheheqjen-e-serbeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/07\/rel-veriu-i-kosoves-drejt-rikthimit-nen-udheheqjen-e-serbeve\/","title":{"rendered":"REL: Veriu i Kosov\u00ebs drejt rikthimit n\u00ebn udh\u00ebheqjen e serb\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrsa zgjedhjet lokale t\u00eb 12 tetorit afrohen, banor\u00ebt e Mitrovic\u00ebs s\u00eb Veriut, t\u00eb anketuar nga Radio Evropa e Lir\u00eb, jan\u00eb t\u00eb ndar\u00eb mes shpres\u00ebs dhe skepticizmit.<\/p>\n<p>Disa mezi presin t\u00eb shohin largimin e kryetar\u00ebve shqiptar\u00eb nga pushteti; t\u00eb tjer\u00ebt nuk presin ndryshime t\u00eb m\u00ebdha: institucionet e mbyllura t\u00eb Serbis\u00eb, thon\u00eb ata, nuk do t\u00eb kthehen m\u00eb.<\/p>\n<p>Kat\u00ebr komunat me shumic\u00eb serbe n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs \u2013 Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zve\u00e7ani dhe Zubin Potoku \u2013 udh\u00ebhiqen nga kryetar\u00eb shqiptar\u00eb, pasi n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2022, t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e List\u00ebs Serbe dhan\u00eb dor\u00ebheqje nga institucionet e Kosov\u00ebs, si reagim ndaj vendimit t\u00eb autoriteteve kosovare p\u00ebr t\u2019i hequr targat serbe t\u00eb makinave.<\/p>\n<p>Instalimi i kryetar\u00ebve shqiptar\u00eb u pasua me protesta t\u00eb dhunshme nga qyteta\u00ebt serb\u00eb, t\u00eb cilat rezultuan me dhjet\u00ebra njer\u00ebz t\u00eb plagosur \u2013 n\u00eb mesin e tyre edhe ushtar\u00eb t\u00eb misionit t\u00eb NATO-s, KFOR.<\/p>\n<p>N\u00eb prill t\u00eb vitit 2023, serb\u00ebt, duke ndjekur udh\u00ebzimet e List\u00ebs Serbe, nuk mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb zgjedhjet e jasht\u00ebzakonshme n\u00eb k\u00ebto komuna. Ata bojkotuan edhe votimin p\u00ebr shkarkimin e kryetar\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb prill t\u00eb vitit 2024.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj kohe, tensionet vazhduan, p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrpjekjeve t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb vendosur kontrollin atje.<\/p>\n<p>Situata kulmoi me nj\u00eb sulm t\u00eb armatosur t\u00eb nj\u00eb grupi serb\u00ebsh n\u00eb fshatin Banjsk\u00eb t\u00eb Zve\u00e7anit, n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2023. P\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr kryerjen e tij e mori ish-n\u00ebnkryetari i List\u00ebs Serbe, Millan Radoi\u00e7iq.<\/p>\n<p>Kosova, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, arriti disa q\u00ebllime: hoqi targat serbe, ndaloi p\u00ebrdorimin e dinarit serb dhe mbylli shumic\u00ebn e institucioneve serbe q\u00eb funksiononin n\u00eb veri \u2013 n\u00eb mesin e tyre: posta, banka, autoritete t\u00eb p\u00ebrkohshme komunale, qendra p\u00ebr pun\u00eb sociale, nd\u00ebrmarrje publike e t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>N\u00eb vend t\u00eb atyre serbe, u hap\u00ebn institucionet, zyrat postare dhe bankat e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Autoritetet lokale mor\u00ebn p\u00ebrsip\u00ebr nd\u00ebrtesat ku kishin vepruar institucionet serbe, ndaluan nd\u00ebrtimet \u201ce paligjshme\u201d t\u00eb financuara nga Serbia ose paralajm\u00ebruan prishjen e vendbanimeve t\u00eb nd\u00ebrtuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p>Gjithashtu, u hap\u00ebn biznese n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shqiptar\u00ebve, si supermarkete, restorante me ushqime t\u00eb shpejta dhe pasti\u00e7eri, por q\u00eb u p\u00ebrball\u00ebn me bojkotim nga komuniteti lokal serb. Sot, Lista Serbe \u201cnum\u00ebron mbrapsht\u201d deri n\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb 12 tetorit, p\u00ebr t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar kryetar\u00ebt shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt i konsideron si \u201ct\u00eb paligjsh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fushat\u00ebs, partia m\u00eb e madhe e serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb \u2013 e cila vazhdimisht i fitoi zgjedhjet prej se u formua n\u00eb vitin 2013 \u2013 pranoi se ishte gabim t\u00eb largohej nga institucionet e Kosov\u00ebs, duke th\u00ebn\u00eb se q\u00ebllimi ishte t\u2019ia t\u00ebrhiqte v\u00ebmendjen komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr \u201cpozit\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb serb\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>\u201cSot duhet t\u2019i korrigjojm\u00eb ato gabime. Kishim shpresa te komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar, por nuk mor\u00ebm asgj\u00eb. Mjerim. Asgj\u00eb nuk na kuptuan\u2026\u201d, tha S\u00ebrgjan Vulloviq, nga Lista Serbe, n\u00eb nj\u00eb tubim parazgjedhor n\u00eb Zubin Potok.<\/p>\n<p>\u00c7ka presin qytetar\u00ebt?<br \/>\nRadovani nga Mitrovica e Veriut pret q\u00eb pas 12 tetorit komuna e tij t\u00eb udh\u00ebhiqet nga serb\u00ebt dhe se \u201cdo t\u00eb ket\u00eb s\u00ebrish liri\u201d.<\/p>\n<p>\u201cLiria \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e \u00e7muar dhe pjesa tjet\u00ebr varet nga populli\u201d, thot\u00eb ai p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Radovani e konsideron si \u201cmunges\u00eb lirie\u201d faktin q\u00eb komunat n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs udh\u00ebhiqen nga kryetar\u00ebt shqiptar\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt thot\u00eb se kan\u00eb marr\u00eb vendime q\u00eb i kan\u00eb d\u00ebmtuar serb\u00ebt.<\/p>\n<p>Ai e kund\u00ebrshton edhe hapjen e bizneseve shqiptare n\u00eb Mitrovic\u00eb t\u00eb Veriut.<\/p>\n<p>\u201cAta mendojn\u00eb se jan\u00eb kryesor\u00ebt, por nuk jan\u00eb. E shihni, kan\u00eb pushtuar gjysm\u00ebn e [sh\u00ebtitores]\u201d, thot\u00eb Radovani, duke shtuar se nuk ka asgj\u00eb kund\u00ebr shqiptar\u00ebve, por se n\u00eb veri jeton shumica serbe dhe se ajo duhet t\u2019i marr\u00eb vendimet.<\/p>\n<p>Mirosllavi ndan mendim t\u00eb ngjash\u00ebm. Ai nuk shpreson p\u00ebr ndryshime t\u00eb m\u00ebdha, por thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb q\u00eb \u201ck\u00ebta [kryetar\u00ebt shqiptar\u00eb] t\u00eb largohen\u201d.<\/p>\n<p>Sllavica, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, nuk pret ndonj\u00eb ndryshim pas zgjedhjeve t\u00eb 12 tetorit, sepse, si\u00e7 thot\u00eb ajo, askush nuk mund t\u2019i kthej\u00eb institucionet e mbyllura q\u00eb funksiononin brenda sistemit serb. \u201cN\u00ebse na marrin sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb dhe arsimin, ne nuk kemi \u00e7far\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb k\u00ebtu\u201d, thot\u00eb ajo, dhe shton se dy djemt\u00eb e saj tashm\u00eb jan\u00eb larguar, p\u00ebr shkak t\u00eb situat\u00ebs s\u00eb paq\u00ebndrueshme n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb popull i zhg\u00ebnjyer. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra e duhur\u201d, thot\u00eb Sllavica.<\/p>\n<p>Mira thot\u00eb se jeta n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb ka qen\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb tre vjet\u00ebt e fundit dhe nuk pret ndonj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim pas zgjedhjeve lokale.<\/p>\n<p>Arsyeja, sipas saj, \u00ebsht\u00eb se shumica e institucioneve serbe jan\u00eb mbyllur dhe se dinari \u00ebsht\u00eb hequr, ndaj p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb t\u00eb ardhurat e saj, duhet t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>Pjes\u00ebtar\u00ebt e komunitetit serb marrin t\u00eb ardhura t\u00eb ndryshme nga buxheti i Serbis\u00eb, si: paga, pensione, shtesa p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb dhe ndihma t\u00eb tjera financiare.<\/p>\n<p>\u201cKam mbes\u00ebn q\u00eb ma merr pensionin n\u00eb Serbi; p\u00ebrndryshe, nuk do t\u00eb mund t\u00eb shkoja, sepse nuk jam mir\u00eb me sh\u00ebndet\u201d, thot\u00eb Mira.<\/p>\n<p>Pjes\u00ebmarrje e madhe?<br \/>\nZoran Saviq, nga organizata joqeveritare n\u00eb veri, Aktiv, i cili monitoron fushat\u00ebn e zgjedhjeve lokale, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se n\u00eb mesin e popullsis\u00eb lokale n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs nuk ka optimiz\u00ebm, por beson se pjes\u00ebmarrja n\u00eb zgjedhje do t\u00eb jet\u00eb e lart\u00eb.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se, pavar\u00ebsisht faktit se disa subjekte politike serbe marrin pjes\u00eb n\u00eb gar\u00ebn zgjedhore, Lista Serbe do t\u00eb fitoj\u00eb, sepse \u00ebsht\u00eb e vetmja parti q\u00eb ka mb\u00ebshtetjen e Beogradit. \u201cE dim\u00eb se si funksionon. Do t\u00eb ket\u00eb votim kolektiv\u2026 t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb n\u00eb buxhetin e Republik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb, do t\u00eb votojn\u00eb. K\u00ebshtu ishte rasti me \u00e7do proces zgjedhor, n\u00eb t\u00eb cilin mori pjes\u00eb Lista Serbe\u201d, thot\u00eb Saviq.<\/p>\n<p>Serbia i zhvendosi institucionet e saj t\u00eb mbyllura n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb territorin e saj dhe punonj\u00ebsit vazhduan t\u00eb marrin paga.<\/p>\n<p>Beogradi zyrtar u b\u00ebri thirrje serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, por edhe personave t\u00eb zhvendosur n\u00eb Serbi, q\u00eb t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr List\u00ebn Serbe. Komisariati p\u00ebr Refugjat\u00eb i Republik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb dokumente t\u00eb Kosov\u00ebs t\u2019i drejtohen p\u00ebr organizimin e pjes\u00ebmarrjes n\u00eb zgjedhje, ashtu si\u00e7 ndodhi edhe p\u00ebr zgjedhjet parlamentare t\u00eb shkurtit.<\/p>\n<p>Saviq thot\u00eb se pas zgjedhjeve, kryetar\u00ebt e rinj do t\u00eb p\u00ebrballen me nj\u00eb \u201crealitet t\u00eb ri\u201d, sepse autoritetet aktuale kan\u00eb ndryshuar pamjen e komunave: kan\u00eb fshir\u00eb muralet q\u00eb lidheshin me Serbin\u00eb, kan\u00eb nd\u00ebrruar emrat e vendbanimeve dhe rrug\u00ebve dhe gj\u00ebra t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga mesazhet kryesore t\u00eb List\u00ebs Serbe \u00ebsht\u00eb se do t\u2019i anuloj\u00eb t\u00eb gjitha vendimet e \u201cautoriteteve t\u00eb paligjshme\u201d.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb e thon\u00eb edhe subjektet e tjera politike serbe, duke paralajm\u00ebruar rishikim t\u00eb vendimeve ose marr\u00ebveshjeve t\u00eb m\u00ebparshme.<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb anulohen ose ndryshohen vendimet?<br \/>\nKryetari aktual i Kuvendit t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Mitrovic\u00ebs s\u00eb Veriut, Nexhad Uglanin, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se vendimet q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb tashm\u00eb n\u00eb komunat e veriut t\u00eb Kosov\u00ebs, nuk mund t\u00eb anulohen, sepse jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me rregulloret dhe ligjet e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7do vendim q\u00eb merret, duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin. Jan\u00eb nxjerr\u00eb rregullore q\u00eb m\u00eb par\u00eb nuk kan\u00eb ekzistuar. Kthimi n\u00eb gjendjen e m\u00ebparshme nuk \u00ebsht\u00eb i mundur, sepse nuk mund t\u00eb kthehesh n\u00eb anarki\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Uglanin, i cili vjen nga komuniteti boshnjak, merr pjes\u00eb n\u00eb Kuvendin Komunal t\u00eb Mitrovic\u00ebs s\u00eb Veriut q\u00eb nga themelimi i tij n\u00eb vitin 2013. Ai thot\u00eb se komuna filloi t\u00eb punoj\u00eb me kapacitet t\u00eb plot\u00eb vet\u00ebm pas t\u00ebrheqjes s\u00eb List\u00ebs Serbe.<\/p>\n<p>\u201cRregulloret q\u00eb ekzistonin n\u00eb t\u00eb gjitha komunat e tjera, nuk ekzistonin n\u00eb komunat n\u00eb veri: as p\u00ebr taksat, tarifat, gjobat\u2026 Ato nuk funksiononin si\u00e7 duhej\u201d, thot\u00eb Uglanin.<\/p>\n<p>Ai shton se Ministria e Administrimit t\u00eb Pushtetit Lokal ka toleruar nj\u00eb \u201cform\u00eb anarkie\u201d n\u00eb komunat veriore, sepse udh\u00ebhiqej nga Lista Serbe deri para disa vitesh.<\/p>\n<p>Sipas tij, vendimet e autoriteteve lokale n\u00eb dy vjet\u00ebt e fundit kan\u00eb kaluar procedur\u00ebn parlamentare dhe i jan\u00eb d\u00ebrguar Ministris\u00eb s\u00eb Administrimit t\u00eb Pushtetit Lokal p\u00ebr shqyrtim.<\/p>\n<p>\u201cMinistria i shqyrton k\u00ebto vendime, por deri m\u00eb tani asnj\u00eb vendim nuk \u00ebsht\u00eb anuluar\u201d, thot\u00eb Uglanin.<\/p>\n<p>Kjo ministri, aktualisht, drejtohet nga ministri n\u00eb detyr\u00eb, Elbert Krasniqi. \u201cKthimi i List\u00ebs Serbe n\u00eb institucione \u00ebsht\u00eb i mundur, por jo i punonj\u00ebsve q\u00eb i braktis\u00ebn\u201d<br \/>\nUglanin thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e mundur q\u00eb Lista Serbe, pas zgjedhjeve lokale, t\u00eb rikthehet n\u00eb pushtet n\u00eb komunat e veriut, por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se do t\u00eb rikthehet edhe stafi administrativ q\u00eb la detyrat e tij n\u00eb vitin 2022, sepse, nd\u00ebrkoh\u00eb, jan\u00eb pun\u00ebsuar njer\u00ebz t\u00eb rinj.<\/p>\n<p>\u201cFatkeq\u00ebsisht, punonj\u00ebsit komunal\u00eb q\u00eb [Lista Serbe] i detyroi t\u00eb largoheshin nga institucionet, nga puna, nuk do t\u00eb mund t\u00eb kthehen. Do t\u00eb ken\u00eb disa drejtor\u00eb komunal\u00eb dhe kaq\u201d, thot\u00eb ai. Saviq, nga organizata joqeveritare Aktiv, thot\u00eb gjithashtu se kthimi i t\u00eb gjith\u00eb punonj\u00ebsve q\u00eb u larguan nga institucionet me ftes\u00eb t\u00eb List\u00ebs Serbe, nuk do t\u00eb jet\u00eb i mundur.<\/p>\n<p>\u201cVet\u00ebm ata [Lista Serbe] do t\u00eb kthehen. Njer\u00ebzit q\u00eb u detyruan n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre nga Lista Serbe t\u00eb largoheshin nga institucionet, nuk do t\u00eb kthehen\u201d, sipas tij.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 politikan\u00ebve, nga institucionet e Kosov\u00ebs n\u00eb vitin 2022 u larguan edhe punonj\u00ebsit e administrat\u00ebs lokale, Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe gjyq\u00ebsorit.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e ardhshme lokale m\u00eb 12 tetor, Lista Serbe ka kandidat\u00eb p\u00ebr kryetar\u00eb komunash n\u00eb t\u00eb dhjet\u00eb komunat me shumic\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb: Mitrovic\u00eb e Veriut, Zve\u00e7an, Leposaviq, Zubin Potok, Gra\u00e7anic\u00eb, Sht\u00ebrpc\u00eb, Novob\u00ebrd\u00eb, Kllokot, Partesh dhe Ranillug, si dhe n\u00eb Obiliq.<\/p>\n<p>Kandidat\u00eb n\u00eb komunat me shumic\u00eb serbe kan\u00eb edhe disa parti tjera serbe: Partia p\u00ebr Liri, Drejt\u00ebsi dhe Mbijetes\u00eb e Nenad Rashiqit, Demokracia Serbe e Aleksandar Arsenijeviqit, L\u00ebvizja Popullore Serbe e Millija Bishevacit, Aleanca e Kosov\u00ebs e Goran Marinkoviqit, si dhe disa iniciativa qytetare.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/10\/07\/rel-veriu-i-kosoves-drejt-rikthimit-nen-udheheqjen-e-serbeve\/\">REL: Veriu i Kosov\u00ebs drejt rikthimit n\u00ebn udh\u00ebheqjen e serb\u00ebve<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrsa zgjedhjet lokale t\u00eb 12 tetorit afrohen, banor\u00ebt e Mitrovic\u00ebs s\u00eb Veriut, t\u00eb anketuar nga Radio Evropa e Lir\u00eb, jan\u00eb t\u00eb ndar\u00eb mes shpres\u00ebs dhe skepticizmit. Disa mezi presin t\u00eb shohin largimin e kryetar\u00ebve shqiptar\u00eb nga pushteti; t\u00eb tjer\u00ebt nuk presin ndryshime t\u00eb m\u00ebdha: institucionet e mbyllura t\u00eb Serbis\u00eb, thon\u00eb ata, nuk do t\u00eb kthehen [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-44873","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44873","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=44873"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44873\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=44873"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=44873"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=44873"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}