{"id":44843,"date":"2025-10-06T19:48:22","date_gmt":"2025-10-06T19:48:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/06\/jakin-marena-ankandi-per-kandidatet-asi-binaj-dhe-refuzimi-i-markes-pd\/"},"modified":"2025-10-06T19:48:22","modified_gmt":"2025-10-06T19:48:22","slug":"jakin-marena-ankandi-per-kandidatet-asi-binaj-dhe-refuzimi-i-markes-pd","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/06\/jakin-marena-ankandi-per-kandidatet-asi-binaj-dhe-refuzimi-i-markes-pd\/","title":{"rendered":"Jakin Marena: Ankandi p\u00ebr kandidat\u00ebt, \u2018Asi\u2019 Binaj dhe refuzimi i \u2018mark\u00ebs\u2019 PD"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb limitin e fundit t\u00eb afatit zyrtar p\u00ebr p\u00ebrzgjedhjen e kandidat\u00ebve p\u00ebr kryetar bashkie n\u00eb Tiran\u00eb, por dhe n\u00eb Vlor\u00eb, Mat, C\u00ebrrik, Berat dhe Tepelen\u00eb, Partia Demokratike i ka dh\u00ebn\u00eb fund dilem\u00ebs s\u00eb daljes me nj\u00eb kandidat me sigl\u00ebn e saj, PD!<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb mbledhjen e kryesis\u00eb s\u00eb disa dit\u00ebve m\u00eb par\u00eb, Berisha dhe PD kan\u00eb vendosur q\u00eb t\u00eb mos dalin me nj\u00eb em\u00ebr zyrtar p\u00ebr kandidat p\u00ebr kryebashkiak n\u00eb t\u00eb 6 bashkit\u00eb ku do t\u00eb zhvillohen zgjedhjet e parakoh\u00ebshme me 9 n\u00ebntor. Zyrtarisht partia m\u00eb e madhe opozitare ka vendosur se do t\u00eb mb\u00ebshtesin kandidat\u00eb t\u00eb pavarur q\u00eb jan\u00eb vet\u00ebofruar me vullnetin e tyre t\u00eb \u2018lir\u00eb\u2019 p\u00ebr t\u00eb garuar!<\/p>\n<p>Kjo m\u00ebnyr\u00eb pjes\u00ebmarrjeje n\u00eb gar\u00ebn zgjedhore nga ana e Berish\u00ebs p\u00ebr zgjedhjet e pjesshme vendore n\u00eb k\u00ebto 6 bashki, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb version pak m\u00eb i nd\u00ebrlikuar se ai i Lulzim Bash\u00ebs kur ishte po n\u00eb krye t\u00eb PD-s\u00eb, n\u00eb zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme p\u00ebr pushtetin vendor, n\u00eb pranver\u00eb t\u00eb 2023!<\/p>\n<p>Basha, asokohe me \u2018k\u00ebshill\u00ebn\u2019 e Gaz Bardhit me sa duket, nuk kandidoi n\u00eb em\u00ebr t\u00eb PD asnj\u00eb em\u00ebr p\u00ebr kryetar bashkie n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin, p\u00ebrjashtuar Tiran\u00ebn dhe disa \u2018kokrra\u2019 t\u00eb tjera, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb shum\u00eb garuan me dhun\u00eb se sa me d\u00ebshir\u00ebn e kreut t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb PD.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb k\u00ebto zgjedhje m\u00eb 9 n\u00ebntor t\u00eb k\u00ebtij viti, me sa duket po me \u2018k\u00ebshill\u00ebn\u2019 e Gaz Bardhit, Berisha ka vendosur q\u00eb t\u00eb mos kandidoj\u00eb asnj\u00eb em\u00ebr me sigl\u00ebn e PD n\u00eb t\u00eb 6 bashkit\u00eb e vendit, t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00eb zgjedhje t\u00eb pjesshme, duke aplikuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nj\u00eb version m\u00eb modern t\u00eb bojkotit t\u00eb zgjedhjeve.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb radh\u00eb, Berisha mendon se pik\u00ebrisht kandidat\u00ebt e pavarur do t\u00eb jen\u00eb ata q\u00eb do t\u00eb marrin stafet\u00ebn e gar\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb dhe 5 bashkit\u00eb e tjera n\u00eb vend m\u00eb 9 n\u00ebntor, duke marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr nj\u00ebher\u00ebsh edhe koston e humbjes s\u00eb sigurt\u00eb n\u00eb k\u00ebto zgjedhje!<\/p>\n<p>Berisha, p\u00ebr t\u00eb mbuluar pafuqin\u00eb e gjetjes s\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr t\u00eb garuar sidomos n\u00eb kryeqytet, ku dy figurat potenciale t\u00eb PD q\u00eb mbledhin vota, Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti refuzuan t\u00eb kandidojn\u00eb p\u00ebrball\u00eb Ogerta Manastirliut, t\u00eb p\u00ebrzgjedhur\u00ebs s\u00eb PS p\u00ebr kryetare bashkie n\u00eb Tiran\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb drejtuesit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb PD nuk e b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb \u2018lek\u2019 p\u00ebr vota n\u00eb kryeqytet dhe p\u00ebr pasoj\u00eb, t\u00eb \u2018trazuar\u2019 nga Berisha, vendosi q\u00eb t\u00eb l\u00ebr\u00eb fush\u00eb t\u00eb lir\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata emra q\u00eb d\u00ebshironin t\u00eb hynin n\u00eb k\u00ebt\u00eb gar\u00eb, praktikisht e sigurt\u00eb si e humbur jo vet\u00ebm n\u00eb Tiran\u00eb por dhe n\u00eb 5 bashkit\u00eb e tjera!<\/p>\n<p>Figurat e vet\u00ebofruara p\u00ebr kryeqytetin nuk munguan dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, duke filluar nga kreu aleat konservator Kujtim Gjuzi, ish-kryegardiania e burgut t\u00eb grave Xhoi Jakaj, e deri tek zyrtarja e PD Adriana Kalaja si dhe t\u00eb konsultuarit me krer\u00ebt e partive opozitare, p\u00ebrkat\u00ebsisht Ermal Hasimja, Florian Ha\u00e7kaj dhe Edlira \u00c7epani, t\u00eb cil\u00ebt mor\u00ebn v\u00ebmendjen e publikut si dhe interesin n\u00eb analizat e medias dhe n\u00eb panelet televizive!<\/p>\n<p>Por zhvillime t\u00eb papritura ndodh\u00ebn dit\u00ebt e fundit, teksa n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb papritur, list\u00ebs s\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr kryetar bashkie n\u00eb kryeqytet i shtohet Florian Binaj, ish-aktori i humorit n\u00eb \u2018Portokalli\u2019, nj\u00ebher\u00ebsh drejtues i nj\u00eb emisioni investigativ n\u00eb nj\u00eb TV q\u00eb thuhet se \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb familjes s\u00eb Berish\u00ebs. Duke treguar qartazi se nuk e kishte n\u00eb kok\u00eb t\u00eb vet shpalljen e kandidatur\u00ebs si i pavarur!<\/p>\n<p>U propozua dhe Fatos Lubonja nga bashk\u00ebpun\u00ebtori m\u00eb i af\u00ebrt i Berish\u00ebs, megjith\u00ebse ishte thjesht\u00eb p\u00ebr t\u00eb \u2018ngat\u00ebrruar gjurm\u00ebt\u2019, dhe n\u00eb fund t\u00eb her\u00ebs t\u00eb gjitha k\u00ebto kandidatura jan\u00eb hedhur n\u00eb publik si kandidat\u00eb t\u00eb pavarur, p\u00ebr t\u2019u \u2018shquar\u2019 n\u00eb fund Binaj!<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse flitet p\u00ebr kandidat\u00eb t\u00eb pavarur, Berisha me sa duket e ka ruajtur \u2018ekskluzivitetin\u2019 p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrzgjedhur kandidatin q\u00eb d\u00ebshiron ai, p\u00ebr ta mb\u00ebshtetur p\u00ebrmes PD, partis\u00eb q\u00eb drejton, n\u00eb fushat\u00ebn p\u00ebr zgjedhjet e 9 n\u00ebntorit t\u00eb k\u00ebtij viti n\u00eb kryeqytet!<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb kandidati i pavarur t\u00eb jet\u00eb \u2018pron\u00eb\u2019 e familjes Berisha, teksa n\u00eb treshen kryesore p\u00ebr Tiran\u00ebn, kryesia e vog\u00ebl e PD ka zgjedhur p\u00ebrkoh\u00ebsisht k\u00ebt\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00eb aktorin komik af\u00ebr familjes s\u00eb Berish\u00ebs, Florian Binaj, si dhe dy kandidat\u00ebt e pavarur t\u00eb dakord\u00ebsuar dhe me partit\u00eb e tjera opozitare, Ermal Hasimja e Florian Ha\u00e7kaj.<\/p>\n<p>Si kopertur\u00eb k\u00ebta 3 t\u00eb fundit, pasi Berisha e kishte zgjedhur q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs Binajn! T\u00eb cilin, pas mbledhjes s\u00eb kryesis\u00eb s\u00eb vog\u00ebl t\u00eb PD, doli dhe e deklaroi zyrtarisht si kandidatin e pavarur q\u00eb do t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb PD.<\/p>\n<p>Mbetet p\u00ebr t\u2019u par\u00eb n\u00ebse p\u00ebrpos Binajt, p\u00ebrball\u00eb Manastirliut do t\u00eb ket\u00eb dhe figura t\u00eb tjera t\u00eb mb\u00ebshtetura nga partit\u00eb e vogla opozitare, t\u00eb cilat kan\u00eb hedhur si propozime Hasimen, Ha\u00e7kajn e \u00c7epanin! Pasi kan\u00eb heshtur deri m\u00eb tani p\u00ebr mb\u00ebshtetjen zyrtare t\u00eb Berish\u00ebs p\u00ebr aktorin e humorit, Florian Binaj!<\/p>\n<p>Po p\u00ebrse Berisha iu \u2018dor\u00ebzua\u2019 kandidaturave t\u00eb pavarura dhe jasht\u00eb \u2018propozimit\u2019 zyrtar t\u00eb PD, p\u00ebr t\u2019i mb\u00ebshtetur nga jasht\u00eb p\u00ebr gar\u00ebn e 9 n\u00ebntorit, dhe nuk nxori vet\u00eb nj\u00eb kandidat me firm\u00eb e vul\u00eb nga PD, me logon e sigl\u00ebn e partis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb rropatur shum\u00eb gjat\u00eb gjykat\u00eb m\u00eb gjykat\u00eb duke luftuar me Bash\u00ebn e duke p\u00ebrdorur si \u2018kallauz\u2019 Bardhin derisa e mori n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb vet?!<\/p>\n<p>N\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs Berisha dhe PD u zun\u00eb gafil e t\u00eb pap\u00ebrgatitur p\u00ebr zgjedhjet n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb 5 bashkit\u00eb e tjera, pasi shpresuan q\u00eb Rama do t\u00eb vijoj\u00eb pafund ta mbaj\u00eb Tiran\u00ebn me n\u00ebnkryetar\u00eb t\u00eb komanduar, pa tentuar q\u00eb t\u00eb inicioj\u00eb shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb, i cili gjendet i paraburgosur k\u00ebtu e 7 muaj n\u00ebn akuz\u00ebn p\u00ebr korrupsion!<\/p>\n<p>PD kishte protestuar 7 muaj rresht p\u00ebrball\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs duke k\u00ebrkuar shkarkimin e Veliajt, dhe at\u00ebher\u00eb kur u shkarkua me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Veliaj me vendim t\u00eb k\u00ebshillit bashkiak edhe me votat e opozit\u00ebs, u pranua dhe nga qeveria shkarkimi, u gjet totalisht e pap\u00ebrgatitur!<\/p>\n<p>\u00c7ka tregon se protestat e kauzat e PD jan\u00eb t\u00eb improvizuara dhe pa asnj\u00eb strategji, thjesht din\u00eb se kur fillojn\u00eb por jo se kur mbarojn\u00eb ato, apo mbi t\u00eb gjitha p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb ndonj\u00eb rezultat! Bjeri t\u2019i biem me nj\u00eb fjal\u00eb, sa p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb \u2018Kola n\u00eb pun\u00eb\u2019! As kandidat\u00eb s\u2019kishin gati!<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht \u2018piruetave\u2019 t\u00eb Berish\u00ebs dhe mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb tij, t\u00eb cil\u00ebt pafuqin\u00eb p\u00ebr t\u00eb garuar tentuan ta fshehin pas ankimimit t\u00eb Veliajt n\u00eb Kushtetuese p\u00ebr shkarkimin nga posti por dhe p\u00ebr dekretin e president por dhe p\u00ebr dekretin e presidentit Bajram Begaj p\u00ebr dat\u00ebn e zgjedhjeve, duke sulmuar fort kreun e shtetit, n\u00eb fund t\u00eb her\u00ebs u vendos nga kreu i opozit\u00ebs q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb version t\u00eb \u2018korrektuar\u2019 bojkoti t\u00eb 9 n\u00ebntorit, duke mos nxjerr\u00eb kandidat\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb PD, por duke i mb\u00ebshtetur t\u00eb gjith\u00eb ata t\u00eb pavarur, q\u00eb i p\u00eblqenin Berish\u00ebs! Mund\u00ebsisht ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb propozuar nga familja Berisha, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb kandidat\u00eb q\u00eb do t\u00eb mb\u00ebshteten nga PD, sikurse ndodhi me Florian Binajn.<\/p>\n<p>Kjo zgjedhje e Berish\u00ebs nuk u b\u00eb nga qejfi, por nga halli, p\u00ebr shkak se PD nuk kishte asnj\u00eb figur\u00eb potenciale p\u00ebr t\u00eb garuar p\u00ebrball\u00eb Manastirliut dhe p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb humbje dinjitoze n\u00eb zgjedhjet e 9 n\u00ebntorit! Partia m\u00eb e madhe opozitare e drejtuar nga Berisha \u00ebsht\u00eb rr\u00ebnuar aq shum\u00eb dhe e \u2018thyer\u2019 n\u00eb at\u00eb far\u00eb feje pa busull, n\u00eb limitet ku th\u00ebrret qameti, sa nuk gjen dot nj\u00eb em\u00ebr p\u00ebr t\u00eb garuar as formalisht n\u00eb Tiran\u00eb! Qoft\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb humbur! \u00c7ka tregon qart\u00eb se PD e ka mbyllur misionin e saj, shkurt e ka ulur \u2018qepenin\u2019!<\/p>\n<p>Nj\u00ebher\u00ebsh Berisha, teksa mb\u00ebshtet kandidatin e pavarur t\u00eb \u2018kontrolluar\u2019 prej tij, Florian Binajn, t\u00eb cilin deklaroi zyrtarisht se e mb\u00ebshtet PD, heq nga supet barr\u00ebn e p\u00ebrballimit t\u00eb humbjes s\u00eb thell\u00eb t\u00eb paralajm\u00ebruar m\u00eb 9 n\u00ebntor, n\u00eb kryeqytet dhe n\u00eb 5 bashkit\u00eb e tjera ku do t\u00eb zhvillohen zgjedhjet e parakohshme! Me nj\u00eb fjal\u00eb nuk jep llogari askund \u2013 formalisht kuptohet \u2013 se Berisha nuk pyet njeri, p\u00ebr humbjen e radh\u00ebs p\u00ebrball\u00eb Ram\u00ebs! Sikurse nuk ka pyetur as p\u00ebr humbjen e zgjedhjeve parlamentare m\u00eb 11 maj, teksa nuk dha dor\u00ebheqjen sipas statutit t\u00eb PD.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb barr\u00ebn e humbjes e marrin kandidat\u00ebt e pavarur q\u00eb u \u2018vet\u00ebofruan\u2019 p\u00ebr t\u00eb garuar dhe p\u00ebr t\u2019u \u2018vet\u00ebflijuar\u2019 m\u00eb 9 n\u00ebntor, por dhe partit\u00eb e vogla opozitare, t\u00eb cilat n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb do t\u00eb mb\u00ebshtesin Binajn! N\u00ebse e mb\u00ebshtesin, me nj\u00eb fjal\u00eb! Lapaj kishte deklaruar se e mb\u00ebshtet Binajn si kandidat t\u00eb pavarur n\u00eb gar\u00ebn p\u00ebr kryeqytetin! Fundja e ka pasur at\u00eb bashk\u00ebthemelues t\u00eb \u201cShqip\u00ebria B\u00ebhet\u201d!<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, sigla e PD nuk figuron n\u00eb asnj\u00eb prej emrave t\u00eb kandidat\u00ebve t\u00eb pavarur, pra as t\u00eb Binajt, q\u00eb do t\u00eb garoj\u00eb n\u00eb kryeqytet! Duke treguar qart\u00eb se figurat me pesh\u00eb n\u00eb PD, t\u00eb cil\u00ebt as q\u00eb e menduan t\u00eb japin dor\u00ebheqjen, por dhe ata q\u00eb nuk tentuan t\u00eb deklarohen se do t\u00eb garojn\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb PD, nuk kan\u00eb fare besim dhe as garanci tek sigla \u201cPD\u201d, tashm\u00eb n\u00ebn drejtimin e Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo tregon qart\u00eb se n\u00eb \u00e7far\u00eb derenxheje jan\u00eb katandisur kreditet e partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe opozitare, sa t\u00eb ken\u00eb turp e frik\u00eb dhe vet\u00eb kupola e PD q\u00eb t\u00eb garoj\u00eb me sigl\u00ebn e PD!<\/p>\n<p>Nj\u00ebher\u00ebsh, as partit\u00eb e tjera opozitare nuk pranuan q\u00eb kandidaturat e pavarura t\u00eb r\u00ebna dakord gjat\u00eb negociatave t\u00eb mbanin sigl\u00ebn e PD, por t\u00eb mb\u00ebshteteshin nga jasht\u00eb nga t\u00eb gjitha partit\u00eb opozitare.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu dhe vet\u00eb kandidat\u00ebt e vet\u00ebofruar p\u00ebr t\u00eb garuar p\u00ebr kryeqytetin refuzuan sigl\u00ebn e PD, si \u2018mark\u00eb\u2019 t\u00eb zhvleft\u00ebsuar dhe t\u00eb skaduar n\u00eb politik\u00ebn shqiptare q\u00eb nuk ofron garanci as p\u00ebr nj\u00eb humbje dinjitoze.<\/p>\n<p>Prandaj Berisha vendosi q\u00eb t\u00eb fus\u00eb nga \u2018dritarja\u2019 kandidatin e familjes s\u00eb tij, si nj\u00eb kandidat q\u00eb do ta mb\u00ebshtes\u00eb PD dhe sipas gjasave dhe vet\u00eb opozita! Berisha nuk zhg\u00ebnjeu as n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, b\u00ebri sa b\u00ebri \u2018pirueta\u2019 me takime me partit\u00eb opozitare, figura nga shoq\u00ebria civile, dhe fap n\u00eb fund nxori \u2018as\u2019-in n\u00ebn m\u00ebng\u00eb \u2013 Florian Binajn, nga \u2018borderoja\u2019 e televizionit t\u00eb familjes s\u00eb tij, si kandidat t\u00eb \u2018pavarur\u2019 p\u00ebr bashkin\u00eb Tiran\u00eb!<\/p>\n<p>T\u00eb presim dhe t\u00eb shohim se \u00e7far\u00eb rezultati do t\u00eb jap\u00eb m\u00eb 9 n\u00ebntor p\u00ebrzgjedhja e kandidat\u00ebve t\u00eb pavarur, t\u00eb mb\u00ebshtetur nga jasht\u00eb prej PD dhe partive t\u00eb tjera opozitare!<\/p>\n<p>P\u00ebr dy gj\u00ebra jemi t\u00eb sigurt\u00eb: humbja e kandidatit t\u00eb mb\u00ebshtetur nga opozita p\u00ebrball\u00eb Manastirliut \u00ebsht\u00eb e garantuar dhe diskutohet vet\u00ebm thell\u00ebsia e k\u00ebsaj humbjeje n\u00eb Tiran\u00eb. Nj\u00ebher\u00ebsh me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjat\u00ebsi vale dhe n\u00eb 5 bashkit\u00eb e tjera!<\/p>\n<p>Dhe e dyta, Berisha nuk do t\u00eb ket\u00eb kasavetin e daljes para mediave me shkop n\u00eb dor\u00eb p\u00ebr t\u00eb justifikuar humbjen p\u00ebrball\u00eb kandidat\u00ebve socialist\u00eb! Barr\u00ebn e humbjes do ta mbajn\u00eb kandidat\u00ebt e pavarur dhe partit\u00eb aleate bashk\u00eb me ta! Do t\u00eb p\u00ebrpjestohet!<\/p>\n<p>Fundja Berisha e provon dhe k\u00ebt\u00eb \u2018mal\u2019 p\u00ebr t\u00eb gjetur fitoren, pavar\u00ebsisht se fitorja ka koh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb \u2018arratisur\u2019 nga PD dhe aleat\u00ebt e saj. Ka p\u00ebrmbi 12 vite q\u00eb s\u2019jan\u00eb takuar me t\u00eb, ia kan\u00eb humbur \u2018er\u00ebn\u2019! As k\u00ebt\u00eb radh\u00eb s\u2019ka asnj\u00eb shans!<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/10\/jakin-marena-ankandi-per-kandidatet-asi-binaj-dhe-refuzimi-i-markes-pd\/\">Jakin Marena: Ankandi p\u00ebr kandidat\u00ebt, \u2018Asi\u2019 Binaj dhe refuzimi i \u2018mark\u00ebs\u2019 PD<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb limitin e fundit t\u00eb afatit zyrtar p\u00ebr p\u00ebrzgjedhjen e kandidat\u00ebve p\u00ebr kryetar bashkie n\u00eb Tiran\u00eb, por dhe n\u00eb Vlor\u00eb, Mat, C\u00ebrrik, Berat dhe Tepelen\u00eb, Partia Demokratike i ka dh\u00ebn\u00eb fund dilem\u00ebs s\u00eb daljes me nj\u00eb kandidat me sigl\u00ebn e saj, PD! Q\u00eb n\u00eb mbledhjen e kryesis\u00eb s\u00eb disa dit\u00ebve m\u00eb par\u00eb, Berisha dhe PD [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-44843","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44843","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=44843"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44843\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=44843"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=44843"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=44843"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}