{"id":44828,"date":"2025-10-06T18:38:02","date_gmt":"2025-10-06T18:38:02","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/06\/shehaj-i-pergjigjet-berishes-nuk-kam-gje-me-binajn-por-procesi-u-hodh-ne-ere\/"},"modified":"2025-10-06T18:38:02","modified_gmt":"2025-10-06T18:38:02","slug":"shehaj-i-pergjigjet-berishes-nuk-kam-gje-me-binajn-por-procesi-u-hodh-ne-ere","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/06\/shehaj-i-pergjigjet-berishes-nuk-kam-gje-me-binajn-por-procesi-u-hodh-ne-ere\/","title":{"rendered":"Shehaj i p\u00ebrgjigjet Berish\u00ebs: Nuk kam gj\u00eb me Binajn, por procesi u hodh n\u00eb er\u00eb"},"content":{"rendered":"<p class=\"p1\">Kreu i Partis\u00eb \u201cMund\u00ebsia\u201d, Agron Shehaj, ka reaguar pas vendimit t\u00eb Sali Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00eb shpallur Florian Binajn si kandidat t\u00eb Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, duke e quajtur k\u00ebt\u00eb veprim nj\u00eb prishje t\u00eb procesit t\u00eb nisur p\u00ebr nj\u00eb kandidat t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt opozitar.<\/p>\n<p class=\"p1\">N\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtyp, Shehaj deklaroi se q\u00ebllimi i nism\u00ebs s\u00eb tyre ishte t\u00eb gjendej nj\u00eb kandidat mbi partit\u00eb politike, me mb\u00ebshtetjen e t\u00eb gjith\u00eb opozit\u00ebs, por se vendimi i Berish\u00ebs e ka minuar k\u00ebt\u00eb proces dhe ka shuar shpresat p\u00ebr nj\u00eb bashkim real opozitar p\u00ebrball\u00eb Ogerta Manastirliut n\u00eb zgjedhjet e ardhshme.<\/p>\n<p><em>\u201cArsyeja pse kemi thirrur kete konference per shtyp ne fakt, ka te beje me diskutimet midis partive opozitare per te zgjedhur nje kandidat fitues ne zgjedhjet e ardhshme ne bashkine e Tiranes. <\/em><\/p>\n<p><em>Para disa ditesh kemi filluar, kemi propozuar nje proces qe kishte nje qellim te vetem. qe te dilnim me je kandidat te perbashket, me mbeshtetjen e te jgithe partive opozitare, qe te kishte mundesine te fitonte.<\/em><\/p>\n<p><em>Propozuam nje kandidat jashte partive politike, nje proces ku kishim mundesi te nxirrnim me te mirin midis kandidateve te mundshem. Ky propozim qe ne beme, pati si fillim dakordesine e PD-se. Propozimi ne vetvete dhe dakordesia ngjalli ne vetvet entuziazem, ne opinionin publik sepse per here te pare po shkohej jashte partive politike, me nje kandidat jashte politikes, por fatkeqesisht, z. Berisha doli ne konference per shtyp dhe na vuri perballe faktit te kryer duke shpallur kandidatin e PD-se per zgjedhjet e ardhshme per Bashkine e Tiranes. <\/em><\/p>\n<p><em>Z. Berisha hodhi ne ere te gjithe procesin qe kishim menduar dhe fiku te gjitha shpresat e atyre qe mendonin se gjerat kishin ndyshuar dhe PD-ja kishte dale ne konkluzionin se duhet te shkonte pertej vetes nese donte te kishte shanse per te fituar zgjedhjet ne Tirane. <\/em><\/p>\n<p><em>Praktikisht, u shkelen parimet qe kishim ndare. Z. Berisha doli para mediave dhe shprehu se ishte dakord per nje kandidat jashte partive politike. Ai perdori nje term tjeter, tha: i pavarur, qe defacto eshte e njejta gje, thjesht sinonime dhe tha qe do te zgjedhim kandidatin me te mire. <\/em><\/p>\n<p><em>Eshte e paqarte sesi kane dale ne konkluzionin qe kandidati qe ata kane propozuar, eshte ai qe ka me shume shanse per te fituar. Eshte e paimagjinueshme per nje parti politike aq me teper per nje parti opozitare, ne kushtet qe eshte opozita sot, eshte e paimagjinueshme te zgjedhesh nje kandidat pa bere minimalisht, nje sondazh per te kuptuar se kush eshte realisht kandidati me me shume mundesi per te fituar. <\/em><\/p>\n<p><em>Por mesa duket, zgjodhen te merrnin vendim, me pak a shume, pa te dhena te sakta, sepse zgjodhen te vepronin duke menduar se kane zgjedhur personin qe kane me shume besim. Eshte zgjedhur, madje zgjedhja eshte bere ne 24h, kane shpallur kandidatin, e kane diskutuar, jo me te gjitha partite opozitare. <\/em><\/p>\n<p><em>Mesa duket mesazhi eshte qe nuk i intereson aq shume fakti qe jo vetem te dalin me kandidatin me te mire por dhe qe te dalin me nje te perbashket. Deri para disa oresh po punonim qe te arrinim kete qellim, me ne fund te dilnim me nje kandidat te perbashket. Tani, morem vesh qe ky nuk eshte synimi i PD-s\u00eb<\/em>\u201d \u2013 u shpreh Shehaj, nd\u00ebrsa vendimin p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb ose jo me kandidat t\u00eb \u201cMund\u00ebsis\u00eb\u201d p\u00ebr Tiran\u00ebn tha se do ta merrnin strukturat e partis\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/10\/06\/shehaj-i-pergjigjet-berishes-nuk-kam-gje-me-binajn-por-procesi-u-hodh-ne-ere\/\">Shehaj i p\u00ebrgjigjet Berish\u00ebs: Nuk kam gj\u00eb me Binajn, por procesi u hodh n\u00eb er\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i Partis\u00eb \u201cMund\u00ebsia\u201d, Agron Shehaj, ka reaguar pas vendimit t\u00eb Sali Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00eb shpallur Florian Binajn si kandidat t\u00eb Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, duke e quajtur k\u00ebt\u00eb veprim nj\u00eb prishje t\u00eb procesit t\u00eb nisur p\u00ebr nj\u00eb kandidat t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt opozitar. N\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtyp, Shehaj deklaroi se q\u00ebllimi i nism\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-44828","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44828","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=44828"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44828\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=44828"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=44828"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=44828"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}