{"id":44811,"date":"2025-10-06T17:30:43","date_gmt":"2025-10-06T17:30:43","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/06\/kajsiunuk-eshte-mungese-kandidatesh-por-alternative\/"},"modified":"2025-10-06T17:30:43","modified_gmt":"2025-10-06T17:30:43","slug":"kajsiunuk-eshte-mungese-kandidatesh-por-alternative","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/06\/kajsiunuk-eshte-mungese-kandidatesh-por-alternative\/","title":{"rendered":"Kajsiu:Nuk \u00ebsht\u00eb munges\u00eb kandidat\u00ebsh por alternative"},"content":{"rendered":"<p><span>Personalizmi i skajsh\u00ebm i politik\u00ebs shqiptare e ka reduktuar debatin politik tek personazhet dhe jo tek alternativat. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ar\u00ebsye garat elektorale si brenda edhe jasht\u00eb partive i ngjajn\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb serialeve big brother ku mbizot\u00ebron intriga dhe thashethemi.<\/span><\/p>\n<p><span>E nj\u00ebjta gj\u00eb po ndodh edhe sot me gar\u00ebn p\u00ebr bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar pothuajse t\u00ebr\u00ebsisht tek emrat e p\u00ebrve\u00e7\u00ebm dhe aspak tek alternativa qeveris\u00ebse q\u00eb ofrojn\u00eb aktor\u00ebt politik.<\/span><\/p>\n\n<p><span>Ky proces \u00ebsht\u00eb deri diku i kuptuesh\u00ebm n\u00eb rastin e pushtetit sepse alternativa e Edi Ram\u00ebs p\u00ebr ta transformuar Tiran\u00ebn n\u00eb Dubai \u00ebsht\u00eb m\u00ebse e qart\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt. Ndaj e vetmja gj\u00eb q\u00eb i mbetet Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb ti prezantoj\u00eb qytetar\u00ebve n\u00ebnpun\u00ebsin e rradh\u00ebs q\u00eb do realizoj\u00eb vizionin e tij p\u00ebr kryeqytetin.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Me gjith\u00eb respektin p\u00ebr kandidaten socialiste e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se ajo nuk do jet\u00eb kryetare por n\u00ebnpun\u00ebse e Bashkis\u00eb s\u00eb Ram\u00ebs. Kjo p\u00ebr faktin e thjesht\u00eb se n\u00eb pushtetin aktual ka vet\u00ebm nj\u00eb kryetar, qoft\u00eb n\u00eb PS, qoft\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin e Ministrave, qoft\u00eb n\u00eb Parlament, qoft\u00eb n\u00eb bashkit\u00eb q\u00eb kontrollon PS-ja, qoft\u00eb n\u00eb prefektura, qoft\u00eb tek K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Territorit, e kudo tjet\u00ebr ku shtrihet pushteti aktual q\u00eb socialist ka vet\u00ebm emrin.<\/span><\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/10\/05\/aktori-florian-binaj-shpall-kandidaturen-per-kryetar-bashkie-ne-tirane\/\">Aktori Florian Binaj shpall kandidatur\u00ebn p\u00ebr kryetar bashkie n\u00eb Tiran\u00eb<\/a><\/p>\n<p><span>Ajo q\u00eb t\u00eb habit \u00ebsht\u00eb obsesioni me kandidatin q\u00eb do prezantoj\u00eb opozita, dhe sidomos ajo berishiste, a thua se problemi kryesor i saj \u00ebsht\u00eb gjetja e nj\u00eb \u00e7uni apo goce t\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrballet me Ram\u00ebn dhe jo nd\u00ebrtimi i nj\u00eb vizioni alternativ p\u00ebr Tiran\u00ebn q\u00eb ka n\u00eb qend\u00ebr qytetarin dhe jo kryetarin.<\/span><\/p>\n<p><span>Natyrisht q\u00eb kandidati ka r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e vet. Padyshim q\u00eb nj\u00eb kandidat si Florian Binaj \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb problematik se nj\u00eb kandidat serioz si Ermal Hasimja, ndon\u00ebse n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb gjykimi im \u00ebsht\u00eb goxha subjektiv sepse e njoh Ermalin prej vitesh.\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n\n<p><span>Por nuk ka dyshim q\u00eb humbja e PD-s\u00eb me kandidatin Florian Binaj do jet\u00eb shum\u00eb m\u00eb e garantuar dhe e thell\u00eb sesa me Ermalin, ndon\u00ebse berishizmi dhe z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit e tij si gjithnj\u00eb do denoncojn\u00eb masakr\u00ebn elektorale. Ama \u00ebsht\u00eb iluzion i madh t\u00eb mendosh se mjafton q\u00eb PD-ja t\u00eb kish zgjedhur nj\u00eb kandidat serioz si Ermal Hasimja p\u00ebr t\u00eb fituar Tiran\u00ebn.\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Problemi themelor me t\u00eb cilin p\u00ebrballet opozita kryesore sot, dmth berishizmi, nuk \u00ebsht\u00eb thjesht varf\u00ebria e personazheve por varf\u00ebria e mendimit, e alternativ\u00ebs qeveris\u00ebse dhe e vizionit p\u00ebr Tiran\u00ebn. Dhe kjo e fundit nuk nd\u00ebrtohet dy dit\u00eb para zgjedhjeve. Nga k\u00ebtu buron skpeticizmi i thell\u00eb q\u00eb shumica e qytetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs kan\u00eb ndaj berishizmit, dhe jo thjesht nga fakti se ai nuk kandidon ndonj\u00eb \u00e7un apo goc\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/10\/06\/kandidati-i-pd-per-tiranen-florian-binaj-nje-marredhenie-e-shkelqyer-me-edi-ramen\/\">Kandidati i PD p\u00ebr Tiran\u00ebn, Florian Binaj, nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie e shk\u00eblqyer me Edi Ram\u00ebn<\/a><\/p>\n<p><span>Her\u00ebn e fundit q\u00eb PD-ja qeverisi Tiran\u00ebn n\u00ebp\u00ebrmjet Lul\u00ebzim Bash\u00ebs, q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte \u00e7un i mir\u00eb, nuk la ndonj\u00eb gjurm\u00eb pozitive as n\u00eb qytet dhe as n\u00eb jet\u00ebn e qytetar\u00ebve Tiranas. Tramvaji i Tiran\u00ebs ishte i vetmi premtim frym\u00ebzues q\u00eb b\u00ebri Basha q\u00eb do kish revolucionarizuar transportin publik n\u00eb kryeqytet. Nga ky premtim Basha realizoi vet\u00ebm \u00e7mimin e bilet\u00ebs s\u00eb tramvajit q\u00eb e vendosi n\u00eb 500 lek\u00eb t\u00eb vjetra. Nj\u00eb \u00e7mim i ar\u00ebsyesh\u00ebm p\u00ebr koh\u00ebn, pa dyshim.<\/span><\/p>\n\n<p><span>Pjesa tjet\u00ebr e qeverisjes s\u00eb Bash\u00ebs dhe PD-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb ishte nj\u00eb vazhdim i qeverisjes Rama, me lulishte dhe hap\u00ebsira publike q\u00eb zhdukeshin p\u00ebr ti b\u00ebr\u00eb vendin kullave prej betoni q\u00eb shpesh nd\u00ebrtoheshin m\u00eb sh\u00ebmtuar dhe m\u00eb ngjitur me kullat ekzistuese. Pra her\u00ebn e fundit q\u00eb PD-ja e mori bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs qytetar\u00ebt e saj nuk ndjen\u00eb aspak dor\u00ebn e bashkis\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar jet\u00ebn e tyre.<\/span><\/p>\n\n<p><span>Ndaj pyetja q\u00eb shtrohet sot nuk \u00ebsht\u00eb thjesht k\u00eb do kandidoj\u00eb PD-ja n\u00eb Tiran\u00eb, por cili \u00ebsht\u00eb vizioni q\u00eb kjo parti ka p\u00ebr kryeqytetin?\u00a0\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Sidomos p\u00ebrball\u00eb vizionit t\u00eb qart\u00eb Rama p\u00ebr ta shnd\u00ebrruar Tiran\u00ebn n\u00eb Dubain e Ballkanit, me kulla luksoze dhe arkitektur\u00eb moderne.<\/span><\/p>\n<p><span>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb pyetje themelore sepse deri tani Rama ka pasur nj\u00eb sukses t\u00eb jasht\u00ebzakon\u00ebsh\u00ebm n\u00eb materializmin e vizionit t\u00eb tij p\u00ebr Tiran\u00ebn. Kryeqyteti yn\u00eb sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb ku eksperimentojn\u00eb dhe inovojn\u00eb disa nga arkitekt\u00ebt m\u00eb n\u00eb z\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb. P\u00ebr pasoj\u00eb Tirana \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb atraksion dhe kuriozitet turistik n\u00eb mbar\u00eb globin, si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span><span>Problemi i vizionit Rama \u00ebsht\u00eb se nuk nuk ka n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb tij qytetarin por kryetarin dhe rrethin e tij t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb arkitekt\u00ebve evropian\u00eb dhe bizneseve nd\u00ebrtuese. Ndaj Tirana sot, ashtu sikurse edhe Dubai q\u00eb ajo po imiton, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qytet gjithnj\u00eb e m\u00eb ideal p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb shum<\/span><span>\u00eb<\/span><span> para, dhe p<\/span><span>\u00eb<\/span><span>r tursit\u00ebt q\u00eb shuajn\u00eb aty kureshtjen.\u00a0<\/span><\/span><\/p>\n\n<p><span><span>Ama shumica d\u00ebrrmuese e qytetar\u00ebve, q\u00eb nga shtresa e mesme dhe posht\u00eb, zhvillimin e Tiran\u00ebs e ka p\u00ebrjetuar mbi t\u00eb gjitha si shtrenjtim t\u00eb nivelit t\u00eb jetes\u00ebs, reduktim t\u00eb hap\u00ebsirave publike, ndotje t\u00eb aj\u00ebrit, trafik, kriz<\/span><span>\u00eb parkimi,<\/span><span> dhe nj\u00eb transport publik inefikas.<\/span><\/span><\/p>\n<p><span>Planet urbane q\u00eb ka prodhuar Bashkia e Tiran\u00ebs kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb tyre ngritjen e kullave dhe jo plot\u00ebsimin e nevojave t\u00eb qytetar\u00ebve, si\u00e7 jan\u00eb hap\u00ebsirat e gjelb\u00ebrta apo stacionet e autobuzit dhe t\u00eb trenit. N\u00ebse kullat jan\u00eb vendosur n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs, stacionet e autobuzit q\u00eb lidhin Tiran\u00ebn me qytetat e tjera jan\u00eb vendosur n\u00eb periferin\u00eb e larg\u00ebt t\u00eb saj, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb TEG-u ose Kthesa e Kamz\u00ebs.\u00a0<\/span><\/p>\n\n<p><span><span>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Tirana ka numrin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb kullave dhe miliarder\u00ebve p\u00ebr frym\u00eb n\u00eb rajon ajo ka edhe \u00e7mimin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb metrit katror si p\u00ebrqindje e t\u00eb ardhurave n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Ballkanin dhe transportin publik m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt n\u00eb rajon. (<a href=\"https:\/\/www.numbeo.com\/property-investment\/region_rankings_current.jsp?region=150\">shiko k\u00ebtu)<\/a><\/span><\/span><span><span>.<\/span><\/span><\/p>\n<p><span>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb bashkia b\u00ebn plane p\u00ebr kulla prej 200 apo 300 metrash ende nuk ndonj\u00eb plan p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb 200 apo 300 metra tamvaj dhe aq m\u00eb pak ekziston ndonj\u00eb plan p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb Tiran\u00ebn me metro (n\u00ebntok\u00ebsore ose mbitok\u00ebsore) ose me ndonj\u00eb tjet\u00ebr sistem transporti masiv n\u00eb termin afatgjat\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n\n<p><span><span>N\u00eb fakt nuk ekzistojn\u00eb as zgjidhje me kosto shum\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se metroja, si p.sh. nj\u00eb rrjet transporti publik ku autobuz\u00ebt kan\u00eb nj\u00eb rrjet korsish t<\/span><span>\u00eb<\/span><span> dedikuara p\u00ebr t\u00eb evituar trafikun n\u00eb rritje dhe p\u00ebr t\u00eb ulur p\u00ebrdorimin e makinave. Sisteme t\u00eb tilla ekzistojn\u00eb dhe kan\u00eb funksionuar edhe n\u00eb mega qytete t\u00eb Amerik\u00ebs Latine si Bogota me 8 milion banor\u00eb, apo Medellini me 3 milion banor\u00eb, ndaj me shum\u00eb gjasa do mund t\u00eb funksionojn\u00eb edhe n\u00eb Tiran\u00ebn ton\u00eb t\u00eb vog\u00ebl.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<\/span><\/span><\/p>\n<p><span>Injorimi I problemeve themelore p\u00ebr qytetar\u00ebt, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb transporti publik, ndodh sepse prioriteti i vizionit Rama p\u00ebr Tiran\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00ebqenia e qytetarit t\u00eb thjesht\u00eb por maksimizimi i gjurm\u00ebs q\u00eb ai do t\u00eb l\u00ebr\u00eb n\u00eb faqen e kryeqytetit. Theksi kryesor i qeverisjes Rama nuk \u00ebsht\u00eb as tek kosto e jetes\u00ebs, as tek transporti publik, as tek hap\u00ebsira apo sh\u00ebrbimet publike, por tek inovacioni arkitekturor, monumentaliteti urbanistik dhe fitimi i nd\u00ebrtuesve. P\u00ebrndryshe nuk ka se si t\u00eb shpjegosh se p\u00ebrse kryebashkiak\u00ebt socialist krenoheshin me ngritjen marramend\u00ebse t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb metrit katror n\u00eb Tiran\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span><span>K\u00ebt\u00eb vizion t\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr bot\u00ebn dhe jo p\u00ebr qytetar\u00ebt e saj e kemi tashm\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb qart\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb model thell\u00ebsisht anti-demoratik (si vet<\/span><span>\u00eb Dubai)<\/span><span> ku shumica d\u00ebrrmuese e qytetar\u00ebve as nuk konsultohen dhe as nuk p\u00ebrfitojn\u00eb direkt nga zhvillimi marramend\u00ebs i kryeqytetit.\u00a0<\/span><\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebrkundrazi, kur qytetar\u00ebt duan t\u00eb ruajn\u00eb ndonj\u00eb lulishte apo gjurm\u00eb t\u00eb kujtes\u00ebs historike t\u00eb kryeqytetit, sic ishte rasti i Teatrit Komb\u00ebtar, protesta e tyre injorohet dhe demonizohet. K\u00ebshtu dita dit\u00ebs nd\u00ebrtohet nj\u00eb Tiran\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb e shtrenjt\u00eb dhe m\u00eb e huaj p\u00ebr qytetar\u00ebt e saj.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/09\/11\/rama-e-propozoi-per-kryetare-te-bashkise-tirane-manastirliu-pergjegjesi-e-madhe\/\">Rama e propozoi p\u00ebr kryetare t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, Manastirliu: P\u00ebrgjegj\u00ebsi e madhe<\/a><\/p>\n<p><span>Nj\u00eb Tiran\u00eb q\u00eb ofron komoditet p\u00ebr turistin e p\u00ebrkoh\u00ebsh\u00ebm por jo p\u00ebr qytetarin e p\u00ebrher\u00ebsh\u00ebm. Nj\u00eb Tiran\u00eb q\u00eb me zhvillimin e saj ofron pasurim p\u00ebr investuesit e pasur por q\u00eb varf\u00ebron qytetarin e thjesht\u00eb me \u00e7mimet e saj stratoferike dhe me privatizimin e hap\u00ebsir\u00ebs publike.\u00a0<\/span><\/p>\n\n<p><span>N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb paradoksale, t\u00eb nj\u00eb zhvillimi p\u00ebrjashtues, ajo q\u00eb nuk duket aspak n\u00eb horizont \u00ebsht\u00eb vizioni i opozit\u00ebs kryesore mbi Tiran\u00ebn. Deri tani ky vizion \u00ebsht\u00eb reduktuar tek demokratizimi i nd\u00ebrtimit t\u00eb kullave.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Pra idea \u00ebsht\u00eb q\u00eb kullat mos ti nd\u00ebrtojn\u00eb vet\u00ebm ata q\u00eb jan\u00eb rreth Ram\u00ebs por edhe t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb i vijn\u00eb rrotull Berish\u00ebs. E gjith\u00eb kritika e opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar tek Rama dhe aspak tek modeli i tij zhvillimor q\u00eb n\u00eb esenc\u00eb propozon Dubaizimin e Tiran\u00ebs, dhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/span><\/p>\n\n<p><span>Nga opozita kryesore ende nuk kemi d\u00ebgjuar se ku dhe si do shtohen hap\u00ebsirat publike. Si dhe qysh do transformohet transporti publik duke e zhvendosr nga perferia drejt qendr\u00ebs. Ende nuk e dim\u00eb se si vizioni opozitar do e vendosi qytetarin n\u00eb qend\u00ebr dhe jo n\u00eb periferi t\u00eb modelit zhvillimor t\u00eb Tiran\u00ebs, duke nd\u00ebrmarr\u00eb p\u00ebr shembull politika q\u00eb synojn\u00eb ngadal\u00ebsimin e rritjes s\u00eb cmimeve t\u00eb apartamenteve apo t\u00eb qirave.\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>E vetmja forc\u00eb politike q\u00eb ka artikuluar nj\u00eb kritik\u00eb koherente dhe alternativ\u00eb ndaj modelit zhvillimor Rama \u00ebsht\u00eb L\u00ebvizja Bashk\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/10\/03\/zyrtare-levizja-bashke-kandidon-arlind-qorin-per-bashkine-e-tiranes\/\">ZYRTARE\/ L\u00ebvizja Bashk\u00eb&amp; kandidon Arlind Qorin p\u00ebr Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs<\/a><\/p>\n<p><span>Nga t\u00eb gjitha forcat opozitare \u00ebsht\u00eb e vetmja q\u00eb propozon nj\u00eb model ku interesi publik \u00ebsht\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm se interesi i ngusht\u00eb privat, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb qytet n\u00eb fuksion t\u00eb qytetarit dhe jo anasjelltas.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ar\u00ebsye e vetmja forc\u00eb politike q\u00eb sot ka kandidat p\u00ebrball\u00eb Edi Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb L\u00ebvizja Bashk\u00eb. Arlind Qorri nuk p\u00ebrfaq\u00ebson thjesht nj\u00eb \u00e7un t\u00eb mir\u00eb Tirane, apo nj\u00eb djal\u00eb me dinjitet dhe parime, por mbi t\u00eb gjitha nj\u00eb alternativ\u00eb qeveris\u00ebse q\u00eb e vendos qytetarin dhe jo nd\u00ebrtuesin n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb modelit zhvillimor.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/04\/02\/birn-levizja-bashke-e-majta-e-re-qe-po-krijon-pritshmeri-dhe-antagonizem\/\">Skanimi\/ \u00c7far\u00eb synon partia e Arlind Qorit<\/a><\/p>\n<p><span>\u00cbsht\u00eb kjo alternativ\u00eb qeveris\u00ebse q\u00eb i mungon PD-s\u00eb sot, si n\u00eb Tiran\u00eb edhe n\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. Nd\u00ebrtimi i nj\u00eb alternative qeveris\u00ebse k\u00ebrkon debat, mendim kritik, energji, parime, vlera dhe ideale, cil\u00ebsi q\u00eb jan\u00eb t\u00eb ndaluara prej koh\u00ebsh n\u00eb opozit\u00ebn berishiste.<\/span><\/p>\n<p><span>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ar\u00ebsye opozita berishiste dhe aleat\u00ebt e saj nuk jan\u00eb t\u00eb aft\u00eb t\u00eb prodhojn\u00eb nj\u00eb kandidat serioz p\u00ebr Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb vizioni dhe alternative qeveris\u00ebse PD-ja thjesht mund ti ofroj\u00eb qytetar\u00ebve pak arg\u00ebtim.\u00a0<\/span><\/p>\n\n<p><span>Ndaj kandidatura e Florian Binaj \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet nj\u00eb gjetje e sinqert\u00eb dhe e goditur, sidomos p\u00ebrball\u00eb kandidatur\u00ebs s\u00eb Ermal Hasimes q\u00eb duhet th\u00ebn\u00eb nuk t\u00eb b\u00ebn aspak p\u00ebr t\u00eb qeshur.\u00a0 <\/span><\/p>\n<p><span><strong>*artikull i shkruar enkas p\u00ebr Lapsi.al nga Blendi Kajsiu<\/strong><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/10\/06\/kajsiunuk-eshte-mungese-kandidatesh-por-alternative\/\">Kajsiu:Nuk \u00ebsht\u00eb munges\u00eb kandidat\u00ebsh por alternative<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Personalizmi i skajsh\u00ebm i politik\u00ebs shqiptare e ka reduktuar debatin politik tek personazhet dhe jo tek alternativat. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ar\u00ebsye garat elektorale si brenda edhe jasht\u00eb partive i ngjajn\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb serialeve big brother ku mbizot\u00ebron intriga dhe thashethemi. E nj\u00ebjta gj\u00eb po ndodh edhe sot me gar\u00ebn p\u00ebr bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-44811","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44811","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=44811"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44811\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=44811"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=44811"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=44811"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}