{"id":44745,"date":"2025-10-06T14:48:28","date_gmt":"2025-10-06T14:48:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/06\/presidentja-osmani-akuzon-vucic-tentove-te-prishje-takimin-e-berdo-brionit-ne-durres\/"},"modified":"2025-10-06T14:48:28","modified_gmt":"2025-10-06T14:48:28","slug":"presidentja-osmani-akuzon-vucic-tentove-te-prishje-takimin-e-berdo-brionit-ne-durres","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/06\/presidentja-osmani-akuzon-vucic-tentove-te-prishje-takimin-e-berdo-brionit-ne-durres\/","title":{"rendered":"Presidentja Osmani akuzon Vu\u00e7i\u00e7: Tentove t\u00eb prishje takimin e B\u00ebrdo-Brionit n\u00eb Durr\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, akuzoi presidentin e Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7, se tentoi \u201ct\u00eb prishte takimin\u201d e B\u00ebrdo-Brionit q\u00eb u mbajt n\u00eb Durr\u00ebs, por shtoi se n\u00eb fund udh\u00ebheq\u00ebsit e Ballkanit Per\u00ebndimor me unanimitet miratuan nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb samitit. Pas samitit, Osmani tha p\u00ebr transmetuesin publik shqiptar se Vu\u00e7i\u00e7, iu drejtua samitit me \u201cofendime dhe arroganc\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201c\u2026natyrisht q\u00eb p\u00ebr \u00e7do propagand\u00eb q\u00eb Vu\u00e7i\u00e7i synonte t\u00eb prezantonte para pjes\u00ebmarr\u00ebsve, ne si Republik\u00eb e Kosov\u00ebs kishim argumentet tona t\u00eb fuqishme, argumente n\u00eb an\u00ebn e s\u00eb drejt\u00ebs dhe argumente t\u00eb cilat jan\u00eb fuqizuar e mb\u00ebshtetur edhe nga e drejta nd\u00ebrkomb\u00ebtare, n\u00ebp\u00ebrmjet mendimeve t\u00eb GJND-s\u00eb\u201d, tha Osmani, duke iu referuar vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb vendosi se me shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs m\u00eb 2008 nuk ishte shkelur ligjin nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Serbia refuzon ta pranoj\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe e konsideron shtetin pjes\u00eb t\u00eb saj. Gjat\u00eb samitit, sipas Osmanit, Vu\u00e7i\u00e7 u ankua edhe p\u00ebr marr\u00ebveshjen n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes q\u00eb Kosova, Shqip\u00ebria dhe Kroacia kan\u00eb arritur n\u00eb mars t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>\u201cAi [Vu\u00e7i\u00e7] mori rikonfirmimin ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt q\u00eb kjo sh\u00ebnon nj\u00eb bashk\u00ebpunim q\u00eb ka p\u00ebr q\u00ebllim mbrojtjen ton\u00eb dhe p\u00ebrgjigja ime ishte q\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00eb historin\u00eb e ekzistenc\u00ebs son\u00eb si komb ne asnj\u00ebher\u00eb nuk e kemi sulmuar ask\u00ebnd, s\u2019e kemi pushtuar ask\u00ebnd, por gjithmon\u00eb e kemi mbrojtur dhe do t\u00eb vazhdojm\u00eb ta mbrojm\u00eb integritetin ton\u00eb territorial. Aleanca tona jan\u00eb aleanca mbrojt\u00ebse p\u00ebr t\u00eb na mbrojtur nga rreziqet q\u00eb na vijn\u00eb nga t\u00eb tjer\u00ebt. P\u00ebr Kosov\u00ebn, rreziku na vjen nga Serbia k\u00ebshtu q\u00eb ne do t\u00eb vazhdojm\u00eb ta fuqizojm\u00eb ushtrin\u00eb ton\u00eb\u201d, tha Osmani.<\/p>\n<p>Presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7, tha p\u00ebr mediat se gjat\u00eb takimit n\u00eb Durr\u00ebs kishte pasur p\u00ebrplasje me Osmanin kur u diskutua p\u00ebr integritetin territorial, q\u00eb sipas tij, \u00e7dokush e interpreton si\u00e7 do.<\/p>\n<p>\u201cImagjinoni kur Vjosa Osmani vjen dhe flet p\u00ebr integritetin territorial dhe mbrojtjen e integritetit territorial. T\u00eb rrotullohet stomaku dhe t\u00eb gjith\u00eb e d\u00ebgjojn\u00eb dhe tundin kok\u00ebn\u2026 Prandaj, un\u00eb ja kujtova dit\u00ebt e saj t\u00eb turizmit n\u00eb Kombet e Bashkuara, i urova q\u00eb t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb turiz\u00ebm n\u00eb jet\u00ebn e saj dhe kjo ishte\u201d, tha Vu\u00e7i\u00e7.<\/p>\n<p>Udh\u00ebheq\u00ebsit e vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor u mblodh\u00ebn t\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb Durr\u00ebs t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr Samitin rajonal B\u00ebrdo-Brioni, duke zhvilluar bisedime p\u00ebr t\u00eb ardhmen e rajonit n\u00eb Bashkimin Evropian (BE).<\/p>\n<p>Duke folur n\u00eb hapje t\u00eb seanc\u00ebs plenare t\u00eb k\u00ebtij tubimi, presidenti i Shqip\u00ebris\u00eb si mikprit\u00ebs i ngjarjes, Bajram Begaj, tha se Tirana e mb\u00ebshtet dialogun rajonal, me fokus bashk\u00ebpunimin dhe procesin e integrimit evropian.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr, ne bashk\u00ebpunimi rajonal mbetet instrumenti kryesor i integrimit t\u00eb rajonit n\u00eb BE. Duhet t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u2019i shk\u00ebmbejn\u00eb p\u00ebrvojat dhe njohurit\u00eb tona p\u00ebr t\u00eb pasur rezultate akoma m\u00eb t\u00eb prekshme nga ky proces i B\u00ebrdo-Brionit\u201d, tha Begaj.<\/p>\n<p>Tema e samitit t\u00eb sivjetsh\u00ebm ishte \u201cInteresa t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, angazhim i p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt: S\u00eb bashku drejt BE-s\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Takimi u p\u00ebrqendrua n\u00eb t\u00eb ardhmen evropiane t\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor dhe n\u00eb forcimin e bashk\u00ebpunimit rajonal, posa\u00e7\u00ebrisht n\u00eb Planin e Rritjes s\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr rajonin.<\/p>\n<p>Derisa Kosova ngel vendi i vet\u00ebm nga rajoni q\u00eb ende nuk e ka statusin e vendit kandidat p\u00ebr n\u00eb BE, Shqip\u00ebria ka sh\u00ebnuar p\u00ebrparim t\u00eb madh koh\u00ebve t\u00eb fundit duke i hapur shumic\u00ebn e kapitujve t\u00eb negociatave p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim, me vendet e tjera q\u00eb kan\u00eb ngecur n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb.<\/p>\n<p>Pas samitit, Osmani tha se procesi i an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE nuk bazohet n\u00eb merita, sepse, po t\u00eb ishte k\u00ebshtu, tha ajo, Kosova \u201cdo t\u00eb ecte shum\u00eb p\u00ebrpara dhe tani do t\u00eb ishim shum\u00eb af\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimit. Por, fatkeq\u00ebsisht zhvillimet politike n\u00eb disa shtete an\u00ebtare po e bllokojn\u00eb k\u00ebt\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket Planit t\u00eb Rritjes s\u00eb BE-s\u00eb, nj\u00eb paket\u00eb prej 6 miliard\u00eb eurosh e miratuar m\u00eb 2023, t\u00eb gjitha vendet e rajonit i kan\u00eb pranuar mjetet e para, nd\u00ebrsa Kosova dhe Bosnja ende jo.<\/p>\n<p>Kosov\u00ebs po i kushton mungesa e nj\u00eb Kuvendi t\u00eb ri, pas zgjedhjeve t\u00eb shkurtit, pasi i duhet ta ratifikoj\u00eb marr\u00ebveshjen e nevojshme fillimisht, nd\u00ebrsa Bosnja s\u2019e ka dor\u00ebzuar ende agjend\u00ebn e k\u00ebrkuar t\u00eb reformave tek autoritetet evropiane.<\/p>\n<p>Kosova \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga presidentja Vjosa Osmani n\u00eb k\u00ebt\u00eb samit, ku mor\u00ebn pjes\u00eb edhe presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7, ai i Malit t\u00eb Zi Jakov Milatovi\u00e7, an\u00ebtar\u00ebt e Presidenc\u00ebs s\u00eb Bosnj\u00ebs, si dhe presidentja e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Gordana Silianovska-Davkova.<\/p>\n<p>Samiti u zhvillua n\u00eb nj\u00eb moment ky\u00e7 p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, ku p\u00ebrve\u00e7 tem\u00ebs s\u00eb integrimit evropian, u trajtuan edhe \u00e7\u00ebshtje q\u00eb lidhen me forcimin e bashk\u00ebpunimit rajonal dhe ruajtjen e stabilitetit politik n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Ky samit gjithashtu i solli Osmanin dhe Vu\u00e7i\u00e7in p\u00ebrball\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas nj\u00eb shk\u00ebmbimi akuzash ndaj nj\u00ebri-tjetrit koh\u00ebve t\u00eb fundit n\u00eb lidhje me sigurin\u00eb n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Osmani tha n\u00eb fundjav\u00eb se \u201cthirrjet e pamatura\u201d t\u00eb presidentit serb p\u00ebr luft\u00eb jan\u00eb jehon\u00eb e rrezikshme e kapitujve m\u00eb t\u00eb err\u00ebt t\u00eb historis\u00eb s\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Reagimi i Osmanit erdhi pasi Vu\u00e7i\u00e7 tha t\u00eb premten se \u201ct\u00eb gjith\u00eb po p\u00ebrgatiten p\u00ebr luft\u00eb\u201d dhe se Kosova po \u201cp\u00ebrpiqet ta p\u00ebrdor\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb para luft\u00ebs\u201d p\u00ebr t\u2019i bindur shumic\u00ebn e shteteve evropiane dhe vendet e NATO-s t\u2019ia mbajn\u00eb an\u00ebn Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p>Edhe Vu\u00e7i\u00e7 po i referohej komenteve t\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb presidentes kosovare kur foli p\u00ebr luft\u00ebn, pasi jav\u00ebn e kaluar n\u00eb samitin e Komunitetit Politik Evropian n\u00eb Danimark\u00eb, Osmani i kishte b\u00ebr\u00eb thirrje Evrop\u00ebs t\u2019i parandaloj\u00eb \u201ctaktikat agresive dhe destabilizuese\u201d t\u00eb Serbis\u00eb ndaj fqinj\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Takimi po organizohet nga presidentja e Sllovenis\u00eb, Natasha Pirc Musar, dhe presidenti i Kroacis\u00eb, Zoran Milanovi\u00e7, dy prej nism\u00ebtar\u00ebve t\u00eb samitit, n\u00ebn udh\u00ebheqjen e presidentit shqiptar Begaj, si nikoqir i takimit n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo nism\u00eb rajonale, e nisur n\u00eb vitin 2013 nga Sllovenia dhe Kroacia, synon t\u00eb forcoj\u00eb dialogun dhe bashk\u00ebpunimin mes vendeve t\u00eb rajonit, si dhe t\u00eb leht\u00ebsoj\u00eb p\u00ebrpjekjet e tyre drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Evropian.\/ REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/presidentja-osmani-akuzon-vucic-tentove-te-prishje-takimin-e-berdo-brionit-ne-durres\/\">Presidentja Osmani akuzon Vu\u00e7i\u00e7: Tentove t\u00eb prishje takimin e B\u00ebrdo-Brionit n\u00eb Durr\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, akuzoi presidentin e Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7, se tentoi \u201ct\u00eb prishte takimin\u201d e B\u00ebrdo-Brionit q\u00eb u mbajt n\u00eb Durr\u00ebs, por shtoi se n\u00eb fund udh\u00ebheq\u00ebsit e Ballkanit Per\u00ebndimor me unanimitet miratuan nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb samitit. Pas samitit, Osmani tha p\u00ebr transmetuesin publik shqiptar se Vu\u00e7i\u00e7, iu drejtua samitit me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-44745","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44745","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=44745"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44745\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=44745"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=44745"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=44745"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}