{"id":4469,"date":"2024-12-22T06:46:22","date_gmt":"2024-12-22T06:46:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/12\/22\/tregu-i-punes-pagat-ne-privat-te-indeksohen-cdo-vit-me-inflacionin\/"},"modified":"2024-12-22T06:46:22","modified_gmt":"2024-12-22T06:46:22","slug":"tregu-i-punes-pagat-ne-privat-te-indeksohen-cdo-vit-me-inflacionin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/12\/22\/tregu-i-punes-pagat-ne-privat-te-indeksohen-cdo-vit-me-inflacionin\/","title":{"rendered":"Tregu i pun\u00ebs\/ Pagat n\u00eb privat t\u00eb indeksohen \u00e7do vit me inflacionin"},"content":{"rendered":"<p>Kompanit\u00eb duhet t\u00eb fusnin n\u00eb kultur\u00ebn e pun\u00ebs indeksimin e p\u00ebrvitsh\u00ebm t\u00eb pagave me inflacionin, sugjeruan t\u00eb anketuarit q\u00eb punonin n\u00eb sektorin privat  n\u00eb nj\u00eb sondazh q\u00eb \u201cMonitor\u201d zhvilloi p\u00ebr kushtet q\u00eb ofron tregu i pun\u00ebs, t\u00eb cilit iu p\u00ebrgjigj\u00ebn 533 persona, 95% e t\u00eb cil\u00ebve ishin me arsim t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb sektorin privat nuk ka nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr rritjen e pagave dhe ndryshe nga sektori shtet\u00ebror, ato rriten me intervale m\u00eb t\u00eb rralla ose n\u00eb shum\u00eb raste nuk ndryshojn\u00eb p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra.<\/p>\n<p>\u201cKa nj\u00eb hendek mes aft\u00ebsive q\u00eb k\u00ebrkohen nga pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit dhe aft\u00ebsive q\u00eb ofron fuqia pun\u00ebtore, gj\u00eb q\u00eb e b\u00ebn t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr individ\u00ebt t\u00eb gjejn\u00eb pun\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme\u201d komentoi nj\u00eb punonj\u00ebse 30-39 vje\u00e7 n\u00eb media.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjith\u00ebsisht, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb anketuarit n\u00eb sektorin privat nuk ishin dakord me politik\u00ebn e pagave q\u00eb ndiqej n\u00eb kompanit\u00eb ku ata punojn\u00eb. Nuk ka plane t\u00eb qarta p\u00ebr burimet njer\u00ebzore dhe paga nuk p\u00ebrdoret si stimul p\u00ebr punonj\u00ebsit me produktivitet m\u00eb t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKompanit\u00eb private duhet t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb indeksojn\u00eb pagat me inflacionin\u201d komentoi nj\u00eb punonj\u00ebse n\u00eb sektorin e medias. Nj\u00eb punonj\u00ebse tjet\u00ebr n\u00eb media tha se \u201cpagat duhet minimalisht t\u00eb indeksohen me inflacionin \u00e7do vit. Duhen nj\u00eb deri n\u00eb dy bonuse n\u00eb vit dhe duhet t\u00eb respektohet p\u00ebrvoja dhe t\u00eb nxitet mund\u00ebsia e karrier\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb i ri 29 vje\u00e7, q\u00eb punon n\u00eb sektorin bankar, tha se duhen marr\u00eb masa q\u00eb t\u00eb ulen produktet e importit dhe t\u00eb nd\u00ebrmerren politika p\u00ebr nxitjen e prodhimit vendas. M\u00eb tej, ai sugjeroi se \u201cduhet p\u00ebrcaktuar nj\u00eb dysheme pagash p\u00ebr profesione t\u00eb caktuara, m\u00eb sakt\u00ebsisht t\u00eb sapodiplomuarit.<\/p>\n<p>T\u00eb b\u00ebhet e detyrueshme p\u00ebr sektorin privat indeksimi vjetor i pag\u00ebs me norm\u00ebn e inflacionit. Duhet t\u00eb aplikohen politika fiskale leht\u00ebsuese p\u00ebr mosh\u00ebn e re, p.sh. norma favorizuese interesi p\u00ebr kredi hipotekore, duke pasur mb\u00ebshtetje nga shteti\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPagat nuk indeksohen sipas inflacionit, \u00e7mimet p\u00ebr shport\u00ebn e ushqimeve jan\u00eb t\u00eb larta, shteti nuk e rimburson TVSH e shport\u00ebs\u201d, komentoi nj\u00eb punonj\u00ebs nga kompanit\u00eb e sigurimeve, q\u00eb kishte pag\u00eb mujore mbi 120 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr punonj\u00ebs IT, q\u00eb kishte pag\u00eb mbi 120 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj, komentoi se \u201c\u00e7mimet e ushqimeve dhe karburanti jan\u00eb t\u00eb larta dhe indeksimet e pag\u00ebs nuk i mbulojn\u00eb k\u00ebto rritje t\u00eb vazhdueshme.<\/p>\n<p>Arsimi nuk i p\u00ebrgjigjet tregut t\u00eb pun\u00ebs<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e t\u00eb anketuarve mendojn\u00eb se ka nj\u00eb hendek nd\u00ebrmjet nivelit arsimor dhe nevojave q\u00eb ka aktualisht tregu i pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb punonj\u00ebs tjet\u00ebr nga sektori bankar pohoi se n\u00eb Shqip\u00ebri ka munges\u00eb serioziteti n\u00eb procesin e rekrutimit. \u201cPasi fillon pun\u00eb nuk trajnohesh p\u00ebr at\u00eb q\u00eb do t\u00eb b\u00ebsh. Ka disnivele t\u00eb theksuara n\u00eb paga p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin pozicion brenda kompanis\u00eb. Ka munges\u00eb t\u00eb theksuar serioziteti dhe profesionalizmi\u201d, shtoi ajo.<\/p>\n<p>Nj\u00eb punonj\u00ebs tjet\u00ebr nga sektori bankar tha se, hapi i par\u00eb do t\u00eb ishte inkurajimi i student\u00ebve q\u00eb n\u00eb vitet e para t\u00eb universitetit q\u00eb t\u00eb integrohen n\u00eb tregun e pun\u00ebs, me an\u00eb t\u00eb orareve fleksib\u00ebl dhe pagesave t\u00eb k\u00ebnaqshme.<\/p>\n<p>Ai shtoi se duhet nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie e sh\u00ebndetshme universitet-treg pune, duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur nj\u00eb p\u00ebrshtatje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb tregut me kuotat e universiteteve p\u00ebr fakultete t\u00eb caktuara. I nj\u00ebjti punonj\u00ebs tha se zgjerimi i mund\u00ebsive p\u00ebr vendeve t\u00eb reja pune, duhet fokusuar dhe m\u00eb shum\u00eb n\u00eb qytete dhe jo vet\u00ebm n\u00eb metropol.<\/p>\n<p>Nj\u00eb punonj\u00ebs i administrat\u00ebs publike n\u00eb grupmosh\u00ebn 50-59 vje\u00e7 sugjeroi se p\u00ebrmir\u00ebsimi i tregut t\u00eb pun\u00ebs dhe nivelit t\u00eb pagave k\u00ebrkon nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb koordinuar mes shtetit, sektorit privat dhe institucioneve arsimore.<\/p>\n<p>Ky angazhim, sipas tij, p\u00ebrfshin reforma n\u00eb arsimin profesional, zhvillimin e sektor\u00ebve t\u00eb rinj ekonomik\u00eb, p\u00ebrmir\u00ebsimin e kushteve t\u00eb pun\u00ebs dhe mb\u00ebshtetje p\u00ebr inovacionin dhe rritjen e produktivitetit.<\/p>\n<p><strong>Nepotizmi dhe mungesa e meritokracis\u00eb pengon zhvillimin profesional<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb anketuarit shfaq\u00ebn shqet\u00ebsim p\u00ebr munges\u00ebn e meritokracis\u00eb dhe pranin\u00eb e nepotizmit si n\u00eb shtet, ashtu dhe n\u00eb privat, si pengesa kryesore p\u00ebr t\u2019u zhvilluar profesionalisht dhe p\u00ebr t\u2019u rritur n\u00eb karrier\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka meritokraci, nuk zbatohet Kodi i Pun\u00ebs dhe ka nj\u00eb sistem pagash me mik\u201d, komentoi nj\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb Organizata Joqeveritare.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr i anketuar q\u00eb punon n\u00eb sektorin e industris\u00eb s\u00eb naft\u00ebs dhe gazit n\u00eb sektorin privat u ankua se \u201cmungon meritokracia dhe transparenca n\u00eb plot\u00ebsimin e vendeve t\u00eb lira t\u00eb pun\u00ebs. Zhvillimi dhe promovimi funksionon n\u00eb baz\u00eb t\u00eb lidhjeve dhe njohjeve. Pagat dhe kushtet e pun\u00ebs nuk jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb punonj\u00ebse marketingu n\u00eb sektorin privat tha se ka \u201cmund\u00ebsi t\u00eb kufizuara, munges\u00eb t\u00eb meritokracis\u00eb. Mund\u00ebsit\u00eb jan\u00eb t\u00eb kufizuara dhe privati \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb epok\u00ebn e skllavopronarit\u201d. Punonj\u00ebsit n\u00eb sektorin publik jan\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar gjithashtu p\u00ebr klientliz\u00ebm dhe munges\u00ebn e meritokracis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Mungesa e mund\u00ebsive dhe kompanive nd\u00ebrkomb\u00ebtare, shqet\u00ebsim<\/strong><\/p>\n<p>Mungesa e kompanive nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb tregun ton\u00eb kufizon mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr karrier\u00eb t\u00eb personave t\u00eb shkolluar dhe i limiton vendet e pun\u00ebs me paga t\u00eb larta.<\/p>\n<p>Nj\u00eb jurist n\u00eb sektorin privat u shpreh se \u201cmungojn\u00eb kompanit\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, t\u00eb cilat do t\u00eb hapnin vende pune cil\u00ebsore. Nuk ecet para me oligark\u00ebt q\u00eb shkelin t\u00eb drejtat e pun\u00ebmarr\u00ebsve\u201d.<\/p>\n<p>T\u00eb anketuarit gjithashtu u ankuan se tregu shqiptar kishte mund\u00ebsi t\u00eb kufizuara p\u00ebr t\u2019u zhvilluar n\u00eb profesionet p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb arsimuar, teksa vun\u00eb n\u00eb dukje se ka shum\u00eb pak vende pune t\u00eb mira.<\/p>\n<p>\u201cMungesa e vendeve t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb profilin tim, kultura e ul\u00ebt e pun\u00ebs n\u00eb lidhje me servilizmin dhe spiun\u00ebt, mungesa e meritokracis\u00eb jan\u00eb sfida me t\u00eb cilat p\u00ebrballem n\u00eb vendin tim t\u00eb pun\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr komentues tha se \u201cmungesa e vendeve t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb profilin tim \u00ebsht\u00eb problem i madh, gjithashtu kultura e ul\u00ebt e pun\u00ebs n\u00eb lidhje me servilizmin dhe spiun\u00ebt dhe mungesa e meritokracis\u00eb\u201d, tha nj\u00eb i ri q\u00eb punon n\u00eb sistem bankar.<\/p>\n<p>\u201cTregu \u00ebsht\u00eb i vog\u00ebl dhe ka pak mund\u00ebsi p\u00ebr zhvillim profesional. N\u00eb sektorin publik ka munges\u00eb totale t\u00eb meritokracis\u00eb dhe vler\u00ebsimit t\u00eb performanc\u00ebs. Shum\u00eb gj\u00ebra b\u00ebhen sa p\u00ebr statistik\u00eb, por nuk kan\u00eb nj\u00eb ndikim t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb ecjen p\u00ebrpara\u201d, komentoi nj\u00eb punonj\u00ebse n\u00eb sektorin sh\u00ebndet\u00ebsor privat.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa nj\u00eb inxhinier IT, u ankua se \u201ctregu i pun\u00ebs p\u00ebr profesionin e tij \u00ebsht\u00eb i vog\u00ebl dhe privati n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi ka kushte mjerane. T\u00eb shikon si skllav dhe jo si pun\u00ebmarr\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p><strong>Informaliteti dhe moszbatimi i Kodit t\u00eb Pun\u00ebs, shqet\u00ebsim<\/strong><\/p>\n<p>Informaliteti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen i p\u00ebrhapur si n\u00eb sektorin privat, edhe n\u00eb at\u00eb shtet\u00ebror. N\u00eb sektorin privat, t\u00eb anketuarit pohojn\u00eb se nuk ka deklarim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb pag\u00ebs, nd\u00ebrsa n\u00eb shtet pohojn\u00eb se informaliteti lidhet me moszbatimin e Kodit t\u00eb Pun\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cDuhet t\u00eb respektohen plot\u00ebsisht dhe rrept\u00ebsisht dispozitat e Kodit t\u00eb Pun\u00ebs apo legjislacioni p\u00ebrkat\u00ebs mbi kushtet e pun\u00ebs, p\u00ebr or\u00ebt shtes\u00eb.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb shtohet motivimi n\u00ebp\u00ebrmjet bonuseve sa m\u00eb shum\u00eb, si dhe duhet t\u00eb krijohet kultura e t\u00eb kultivuarit punonj\u00ebs t\u00eb mir\u00eb dhe besnik\u00eb, duke i trajtuar mir\u00eb e duke i motivuar vazhdimisht\u201d, komentoi nj\u00eb jurist q\u00eb punon n\u00eb sektorin publik<\/p>\n<p>\u201cTregu shqiptar dhe shteti yn\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr kultur\u00eb, arsim dhe dije. Mungesa e korrekt\u00ebsis\u00eb, mungesa e zbatimit t\u00eb Kodit t\u00eb Pun\u00ebs, d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb vjedhur dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar n\u00eb afatshkurt\u00ebr vjen nga mungesa e kultur\u00ebs dhe vizionit n\u00eb afatgjat\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq, mendoj se ndryshimet rr\u00ebnj\u00ebsore prekin nj\u00eb aspekt afatgjat\u00eb, kompleks dhe asnj\u00eb praktik\u00eb afatshkurt\u00ebr nuk e ndryshon dot situat\u00ebn n\u00eb tregun shqiptar.<\/p>\n<p>Duhet theksuar q\u00eb problemi q\u00ebndron edhe te rregullatori, i cili nuk kontribuon n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e tregut, por p\u00ebrkundrazi e p\u00ebrforcon frym\u00ebn e korrupsionit, munges\u00ebs s\u00eb meritokracis\u00eb dhe vizionit afatshkurt\u00ebr\u201d, \u2013 tha nj\u00eb punonj\u00ebs nga sektori bankar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr komentues tha se \u201cinformaliteti, moszbatimi i Kodit t\u00eb Pun\u00ebs dhe kontratave t\u00eb pun\u00ebs, sjellja e menaxher\u00ebve me pun\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb raport pron\u00ebsie pavar\u00ebsisht se punon n\u00eb sektor publik, korrupsioni masiv, lin\u00e7imi etj.\u201d mbeten probleme sipas nj\u00eb punonj\u00ebsi n\u00eb sektorin publik.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr inxhinier n\u00eb sektorin privat \u201cinformaliteti, mungesa e profesionalizmit, mungesa e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb, qoft\u00eb nga institucionet publike por dhe operator\u00ebt privat\u00eb jan\u00eb problem. Informaliteti i pagave, mosrespektimi i Kodit t\u00eb Pun\u00ebs bashk\u00eb me pagat e ul\u00ebta\u201d jan\u00eb shqet\u00ebsim n\u00eb ambientin e tij t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Sugjerimet, \u00e7far\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet<\/p>\n<p>Shumica e t\u00eb anketuarve jan\u00eb profesionist\u00eb t\u00eb mirarsimuar, t\u00eb angazhuar n\u00eb sektorin privat dhe at\u00eb publik. Disa prej tyre dhan\u00eb sugjerime t\u00eb vlefshme se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet n\u00eb kushtet e pun\u00ebs, nivelin e pagave, ngritjen n\u00eb karrier\u00eb etj.<\/p>\n<p>Nj\u00eb punonj\u00ebse nga sektori i sigurimeve sugjeroi \u201cdixhitalizim n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, trajnime dhe kualifikime t\u00eb vazhdueshme t\u00eb punonj\u00ebsve, mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb eksportuar sh\u00ebrbime dhe ekspertiz\u00eb jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb rritur output-in e prodhimeve dhe sh\u00ebrbimeve. Pagat t\u00eb rriten gradualisht p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrshtatur me kostot e jetes\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb inxhiniere n\u00eb sektorin privat, e mosh\u00ebs 50-59 vje\u00e7, me pag\u00eb mbi 120 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj, sugjeroi q\u00eb \u201c\u00e7do certifikim q\u00eb merret n\u00eb profilin e pun\u00ebs nga pun\u00ebmarr\u00ebsi duhet t\u00eb reflektohet n\u00eb pages\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb motivonte t\u00eb rinjt\u00eb t\u00eb ndiqnin kurse profesionale t\u00eb vazhdueshme, pasi zhvillimet teknologjike k\u00ebrkojn\u00eb aft\u00ebsi t\u00eb reja profesionale.<\/p>\n<p>\u201cDuhet t\u00eb krijojn\u00eb ambiente pune komode dhe motivuese. Duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb promovime (rotacione) brenda nj\u00eb viti p\u00ebr t\u00eb shmangur monotonin\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin pozicion. Duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb vler\u00ebsime t\u00eb pagave n\u00eb baz\u00eb t\u00eb aft\u00ebsive, viteve t\u00eb pun\u00ebs dhe eksperienc\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb trajnojn\u00eb stafin p\u00ebr ndryshimet e reja q\u00eb ndodhin n\u00eb legjislacione apo n\u00eb fushat t\u00eb tjera q\u00eb lidhen me pun\u00ebn\u201d, \u2013 tha nj\u00eb punonj\u00ebse 20-29 vje\u00e7 nga sektori bankar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb i vet\u00ebpun\u00ebsuar n\u00eb sektorin e turizmit k\u00ebrkoi incentivim nga politik\u00ebb\u00ebr\u00ebsit. \u201cT\u00eb ulet masa e tatimeve, sepse jemi n\u00eb nj\u00eb gjendje skandaloze, ne paguajm\u00eb p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsi dhe nuk e marrim; ne paguajm\u00eb p\u00ebr ambient t\u00eb past\u00ebr dhe nuk e marrim; ne paguajm\u00eb p\u00ebr edukim dhe nuk e marrim; paguajm\u00eb p\u00ebr drejt\u00ebsi, por nuk e marrim.<\/p>\n<p>Pra ato kontribute, p\u00ebrve\u00e7se jan\u00eb t\u00eb shtrenjta ne nuk i shfryt\u00ebzojm\u00eb dhe na k\u00ebrkohet t\u2019i paguajm\u00eb s\u00ebrish, kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse shqiptar\u00ebt ikin.<\/p>\n<p>N\u00ebse do ket\u00eb siguri publike, ve\u00e7 t\u00eb tjerave ne paguajm\u00eb shum\u00eb shtrenjt\u00eb taks\u00ebn e karburantit, taksat direkte n\u00eb ushqime. Nuk e dim\u00eb si ia dalim. Pra ne jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb virtuale, paguajm\u00eb p\u00ebr sh\u00ebrbime q\u00eb nuk i marrim\u201d.<\/p>\n<p>\u201cMendoj q\u00eb kryesore p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e tregut t\u00eb pun\u00ebs \u00ebsht\u00eb p\u00ebrzgjedhja dhe avancimi sipas meritokracis\u00eb. \u00c7do punonj\u00ebs duhet t\u00eb vler\u00ebsohet dhe paguhet p\u00ebr pun\u00ebn q\u00eb b\u00ebn dhe jo sepse \u00ebsht\u00eb miku i dikujt nga brenda.<\/p>\n<p>Duhet nd\u00ebrhyrje efikase dhe urgjente p\u00ebr t\u00eb ruajtur burimet njer\u00ebzore, pasi shum\u00eb kompani nuk e kan\u00eb iden\u00eb se Kapitali Human \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga shtyllat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme ku mb\u00ebshtetet sip\u00ebrmarrja private dhe m\u00eb specifikisht edhe suksesi i saj\u201d, \u2013 sugjeroi nj\u00eb punonj\u00ebs n\u00eb sektorin bankar, q\u00eb i takon grupmosh\u00ebs 50-59 vje\u00e7.<\/p>\n<p>Nj\u00eb punonj\u00ebse n\u00eb media sugjeroi se duhet t\u00eb b\u00ebhet \u201crritje pagash n\u00eb baz\u00eb t\u00eb meritokracis\u00eb. M\u00eb shum\u00eb trajnime profesionale. \u00cbsht\u00eb e nevojshme t\u00eb aplikohet puna hibride, pra t\u00eb alternohen dit\u00eb t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb zyr\u00eb me dit\u00eb t\u00eb pun\u00ebs remote. Kjo do t\u00eb motivonte punonj\u00ebsit, nga puna fleksib\u00ebl\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb inxhinier n\u00eb administrat\u00ebn publike i mosh\u00ebs 50-59 vje\u00e7 dha nj\u00eb koment t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb lidhje me reformimin e tregut t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb vendin ton\u00eb si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrmir\u00ebsimi i tregut t\u00eb pun\u00ebs dhe nivelit t\u00eb pagave n\u00eb Shqip\u00ebri k\u00ebrkon nj\u00eb qasje t\u00eb integruar, ku p\u00ebrfshihen politika t\u00eb ndryshme q\u00eb adresojn\u00eb sfidat strukturore t\u00eb ekonomis\u00eb dhe zhvillimin e burimeve njer\u00ebzore. Disa nga ndryshimet m\u00eb t\u00eb nevojshme jan\u00eb:<\/p>\n<p>S\u00eb pari, p\u00ebrmir\u00ebsimi i sistemit arsimor dhe aft\u00ebsive profesionale: T\u00eb krijohen mund\u00ebsi p\u00ebr trajnime t\u00eb vazhdueshme dhe p\u00ebrforcim t\u00eb kurrikulave n\u00eb shkolla dhe universitete, duke siguruar q\u00eb ata q\u00eb dalin nga sistemi arsimor t\u00eb ken\u00eb aft\u00ebsi q\u00eb k\u00ebrkohen nga tregu i pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Lidhja m\u00eb e ngusht\u00eb midis arsimit dhe nevojave t\u00eb tregut mund t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb mbylljen e hendekut mes k\u00ebrkes\u00ebs dhe ofert\u00ebs p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb kualifikuar.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, p\u00ebrmir\u00ebsimi i kushteve t\u00eb pun\u00ebs dhe formalizimi i pun\u00ebs: Nj\u00eb nga sfidat kryesore \u00ebsht\u00eb puna informale, q\u00eb e b\u00ebn t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb rritjen e standardeve t\u00eb pun\u00ebs dhe nivelit t\u00eb pagave.<\/p>\n<p>Promovimi i pun\u00ebs formale dhe krijimi i kushteve m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr punonj\u00ebsit (sigurime sh\u00ebndet\u00ebsore, pensione, dhe mbrojtje sociale) mund t\u00eb rris\u00eb motivimin dhe produktivitetin e punonj\u00ebsve.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, p\u00ebrkrahja e Bizneseve t\u00eb Vogla dhe t\u00eb Mesme (BVM) dhe nismave t\u00eb reja: Ndihma p\u00ebr bizneset q\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb vende t\u00eb reja pune \u00ebsht\u00eb esenciale.<\/p>\n<p>Kjo mund t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebrmes subvencioneve, leht\u00ebsive tatimore dhe mund\u00ebsive financiare p\u00ebr investime n\u00eb teknologji dhe zhvillimin e produktivitetit. Mb\u00ebshtetje p\u00ebr nd\u00ebrmarrjet e reja dhe ato n\u00eb sektor\u00eb inovativ\u00eb mund t\u00eb krijojn\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr paga m\u00eb t\u00eb larta dhe nj\u00eb treg pun\u00ebs m\u00eb dinamik.<\/p>\n<p>S\u00eb kat\u00ebrti, p\u00ebrmir\u00ebsimi i infrastruktur\u00ebs dhe rrjetet dixhitale: investimet n\u00eb infrastruktur\u00eb, si dhe krijimi i mund\u00ebsive p\u00ebr pun\u00eb online dhe distanc\u00eb, mund t\u00eb hapin mund\u00ebsi t\u00eb reja p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb kualifikuar dhe do t\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb q\u00eb punonj\u00ebsit nga zonat rurale t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb barabarta me ata nga qytetet.<\/p>\n<p>Puna n\u00eb distanc\u00eb ka potencial p\u00ebr t\u00eb rritur nivelin e pagave, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb sektor\u00ebt e teknologjis\u00eb dhe sh\u00ebrbimeve.<\/p>\n<p>S\u00eb pesti, politika t\u00eb orientuara drejt barazis\u00eb dhe pagave t\u00eb drejta: Duhet t\u00eb punohet p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb mjedis t\u00eb drejt\u00eb pun\u00ebsimi dhe p\u00ebr t\u00eb reduktuar diskriminimin n\u00eb pag\u00eb dhe mund\u00ebsi pun\u00ebsimi, duke krijuar kushte t\u00eb barabarta p\u00ebr t\u00eb gjitha grupet, p\u00ebrfshir\u00eb grat\u00eb, t\u00eb rinjt\u00eb dhe minoritetet.<\/p>\n<p>Kjo mund t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb shp\u00ebrndarjen m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb mund\u00ebsive dhe pagave n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb gjashti, rritja e investimeve t\u00eb huaja dhe zhvillimi i sektor\u00ebve t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm: Investimet e Huaja Direkte mund t\u00eb krijojn\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr vende pune me paga m\u00eb t\u00eb larta dhe mund\u00ebsi zhvillimi. Zhvillimi i sektor\u00ebve si teknologjia, energjia e rip\u00ebrtritshme dhe sh\u00ebrbimet financiare do t\u00eb krijonin mund\u00ebsi p\u00ebr pozita t\u00eb kualifikuara dhe pag\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb shtati duhen politika fiskale dhe mb\u00ebshtetje q\u00eb t\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb rritjen e pagave: Rishikimi i politikave fiskale q\u00eb mb\u00ebshtesin rritjen e pagave, si p\u00ebrmes uljes s\u00eb taksave p\u00ebr t\u00eb ardhurat e pun\u00ebs, ose p\u00ebrmes shp\u00ebrndarjes s\u00eb stimujve p\u00ebr rritjen e pagave, mund t\u00eb stimuloj\u00eb bizneset q\u00eb t\u00eb ofrojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr pun\u00eb dhe rritje t\u00eb pagave.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, p\u00ebrmir\u00ebsimi i tregut t\u00eb pun\u00ebs dhe nivelit t\u00eb pagave k\u00ebrkon nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb koordinuar mes shtetit, sektorit privat dhe institucioneve arsimore.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebrfshin reforma n\u00eb arsimin profesional, zhvillimin e sektor\u00ebve t\u00eb rinj ekonomik\u00eb, p\u00ebrmir\u00ebsimin e kushteve t\u00eb pun\u00ebs dhe mb\u00ebshtetje p\u00ebr inovacionin dhe rritjen e produktivitetit\u201d, komentoi inxhinieri.\/MONITOR<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2024\/12\/22\/tregu-i-punes-pagat-ne-privat-te-indeksohen-cdo-vit-me-inflacionin\/\">Tregu i pun\u00ebs\/ Pagat n\u00eb privat t\u00eb indeksohen \u00e7do vit me inflacionin<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kompanit\u00eb duhet t\u00eb fusnin n\u00eb kultur\u00ebn e pun\u00ebs indeksimin e p\u00ebrvitsh\u00ebm t\u00eb pagave me inflacionin, sugjeruan t\u00eb anketuarit q\u00eb punonin n\u00eb sektorin privat n\u00eb nj\u00eb sondazh q\u00eb \u201cMonitor\u201d zhvilloi p\u00ebr kushtet q\u00eb ofron tregu i pun\u00ebs, t\u00eb cilit iu p\u00ebrgjigj\u00ebn 533 persona, 95% e t\u00eb cil\u00ebve ishin me arsim t\u00eb lart\u00eb. N\u00eb sektorin privat nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-4469","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4469","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4469"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4469\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4469"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4469"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4469"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}