{"id":44437,"date":"2025-10-04T17:48:31","date_gmt":"2025-10-04T17:48:31","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/04\/paraja-permbys-edhe-dosjet-penale-albascan-fiton-tenderin-e-2-milione-euro-per-sistemin-anti-dron-ne-burgje\/"},"modified":"2025-10-04T17:48:31","modified_gmt":"2025-10-04T17:48:31","slug":"paraja-permbys-edhe-dosjet-penale-albascan-fiton-tenderin-e-2-milione-euro-per-sistemin-anti-dron-ne-burgje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/04\/paraja-permbys-edhe-dosjet-penale-albascan-fiton-tenderin-e-2-milione-euro-per-sistemin-anti-dron-ne-burgje\/","title":{"rendered":"Paraja p\u00ebrmbys edhe dosjet penale! \u201cAlbascan\u201d fiton tenderin e 2 milion\u00eb euro p\u00ebr sistemin anti dron n\u00eb burgje!"},"content":{"rendered":"<p>Kompania \u201cAlbascan\u201d ka fituar nj\u00eb tjet\u00ebr tender t\u00eb majm\u00eb, por kriteret e vendosura ishin tep\u00ebr t\u00eb dyshimta, duke ngjallur dyshime t\u00eb m\u00ebdha se procedura ka qen\u00eb e paracaktuar. Firma q\u00eb duhet t\u00eb ishte n\u00ebn hetim p\u00ebr laborator\u00ebt n\u00eb shkolla apo edhe p\u00ebr thyerjen e siuris\u00eb n\u00eb burgun e Peqinit, ku u fut\u00ebn arm\u00eb dhe nj\u00eb i burgosur u vra, ka fituar tenderin e sistemit anti dron q\u00eb do t\u00eb vendoset n\u00eb burgjet e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb procedur\u00eb e cila q\u00eb n\u00eb nisje dyshohej se ishte e paracaktuar, pasi \u201cpun\u00ebt e ngjashme\u201d apo edhe disa kritere t\u00eb tjera, i plot\u00ebsonte vet\u00ebm firma \u201cAlbascan\u201d. Ironia e fatit \u00ebsht\u00eb se kjo kompani, pasi d\u00ebshtoi n\u00eb sigurin\u00eb e burgut t\u00eb Peqinit, tashm\u00eb do t\u00eb vendos\u00eb edhe sistem anti dron n\u00eb at\u00eb godin\u00eb. Pra, do t\u00eb kthehet n\u00eb \u201cvendin e krimit\u201d, ku autori i vrasjes n\u00eb at\u00eb institucion duhet t\u00eb ishte firma apo edhe ata zyrtar\u00eb q\u00eb lejuan di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Por koha kaloi, pasi firma \u201cAlbascan\u201d ka fituar procedura edhe nga disa institucione t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, madje edhe nga Garda e Republik\u00ebs apo edhe Prokuroria dhe Gjykata e Posa\u00e7me. Duket se paraja mbyll edhe dosje, pasi me k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb firma do t\u00eb marr\u00eb plot 2 milion\u00eb euro p\u00ebr sistemet q\u00eb do t\u00eb vendos\u00eb n\u00eb disa IEVP.<\/p>\n<div class=\"horizontal imazhiim\">\n<div class=\"captionposhte\"><span class=\"tit\"><strong>Faksimile: Njoftimi i Operatorit t\u00eb Blerjeve t\u00eb P\u00ebrqendruara p\u00ebr shpalljen e fituesit t\u00eb tenderit p\u00ebr sistemin anti dron<\/strong><\/span><\/div>\n<\/div>\n<p>Sipas dokumenteve t\u00eb hulumtuara nga VoxNews, OBP ka finalizuar tenderin me objekt \u201cfurnizim dhe vendosjen e nj\u00eb sistemi mbrojtje anti dron p\u00ebr Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Burgjeve\u201d, me fondet e Buxhetit t\u00eb Shtetit. M\u00ebsohet se koh\u00ebzgjatja e kontrat\u00ebs ose afati kohor p\u00ebr ekzekutimin \u00ebsht\u00eb 6 muaj implementim dhe 24 muaj sh\u00ebrbim mir\u00ebmbajtje nga n\u00ebnshkrimi i kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p>Fondi limit i tenderit \u00ebsht\u00eb 207 milion\u00eb lek\u00eb, teksa fitues \u00ebsht\u00eb shpallur kompania \u201cAlbaScan\u201d, me nj\u00eb ofert\u00eb prej rreth 191 milion\u00eb lek\u00eb, ose n\u00ebse do t\u2019i shtojm\u00eb edhe TVSH-n\u00eb shuma shkon n\u00eb rreth 230 milion\u00eb lek\u00eb, ose 2.3 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00eb tender kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb 4 firma, ku 3 prej tyre megjith\u00ebse kan\u00eb ofruar m\u00eb shum\u00eb sesa Albascan jan\u00eb p\u00ebrjashtuar. Pik\u00ebrisht skualifikimi i gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve ka ngjallur dyshime se procedura ka qen\u00eb e \u201cqepur\u201d p\u00ebr firm\u00ebs fituese, e cila tashm\u00eb i ka marr\u00eb me radh\u00eb institucionet e r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, pavar\u00ebsisht se disa procedura t\u00eb saj kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb dyshimta.<\/p>\n<p>Arsyeja e skualifikimit ka qen\u00eb pun\u00eb t\u00eb ngjashme n\u00eb mas\u00ebn 40 % t\u00eb vler\u00ebs, teksa asnj\u00eb nga ofertuesit e tjer\u00eb nuk ia ka arritur. Duket se Albascan \u00ebsht\u00eb ndihmuar nga tenderi i skaner\u00ebve n\u00eb burgje, nj\u00eb sistem q\u00eb ra n\u00eb Peqin, pasi atje u fut nj\u00eb arm\u00eb. Pra, n\u00eb vend q\u00eb firma t\u00eb ishte hetuar apo skualifikuar nga tender\u00ebt, tashm\u00eb fiton nj\u00eb vler\u00eb akoma m\u00eb t\u00eb madhe.<\/p>\n<div class=\"horizontal imazhiim\">\n<div class=\"captionposhte\"><span class=\"tit\"><strong>Faksimile: Dokumentet shoq\u00ebruese p\u00ebrcaktojn\u00eb se sistem anti dron do t\u00eb ket\u00eb edhe n\u00eb Burgun e Peqinit<\/strong><\/span><\/div>\n<\/div>\n<p>N\u00eb dokumentet\u00a0shoq\u00ebruese, t\u00eb siguruara nga VoxNews, thuhet se sistemi i burgjeve \u00ebsht\u00eb alarmuar nga p\u00ebrdorimi i dron\u00ebve p\u00ebr thyerjen e siguris\u00eb s\u00eb burgjeve dhe ka vendosur t\u00eb instaloj\u00eb nj\u00eb sistem t\u00eb posa\u00e7\u00ebm antidron n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb institucionet e ekzekutimit t\u00eb vendimeve penale t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>\u201cVitet e fundit, zhvillimi teknologjik ka sjell\u00eb p\u00ebrdorimin e gjer\u00eb t\u00eb dronave. Fatkeq\u00ebsisht, disa individ\u00eb ose edhe grupe kriminale kan\u00eb shfryt\u00ebzuar potencialin e dronave p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb paligjshme, p\u00ebrfshir\u00eb kontraband\u00ebn n\u00eb burgje dhe rrezikun e transportimit t\u00eb eksploziv\u00ebve, spiunazhit dhe thyerjen e privat\u00ebsis\u00eb\u201d thuhet n\u00eb dokumente, teksa nga 21 Institucione, burgjet do t\u00eb vendosin sistem vet\u00ebm n\u00eb 6 prej tyre t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb lart\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe Burgun e Peqinit.<\/p>\n<p>Aktualisht, sistemi i siguris\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb mbik\u00ebqyrjen fizike nga rojet dhe sistemin e kamerave t\u00eb mbyllura (CCTV), t\u00eb cilat operojn\u00eb 24 or\u00eb n\u00eb 7 dit\u00eb t\u00eb jav\u00ebs. \u201cK\u00ebto kan\u00eb kufizime t\u00eb dukshme. Faktori njer\u00ebzor n\u00eb mbik\u00ebqyrje \u00ebsht\u00eb i prirur ndaj gabimeve, lodhjes dhe kufizimeve t\u00eb perceptimit, ve\u00e7an\u00ebrisht gjat\u00eb turneve t\u00eb nat\u00ebs ose n\u00eb kushte t\u00eb dob\u00ebta shikueshm\u00ebrie. Nga ana tjet\u00ebr, sistemet CCTV, ndon\u00ebse ofrojn\u00eb mbulim t\u00eb vazhduesh\u00ebm, shpesh nuk jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb zbuluar dhe identifikuar dronat e vegj\u00ebl dhe t\u00eb shpejt\u00eb, sidomos n\u00eb distanca t\u00eb m\u00ebdha ose n\u00eb kushte atmosferike t\u00eb pafavorshme\u201d, vijon dokumenti.<\/p>\n<p>\/<a href=\"https:\/\/www.voxnews.al\/fokus\/paraja-permbys-edhe-dosjet-penale-albascan-fiton-tenderin-e-2-milione-euro-i101199\">Vox News<\/a>\/<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/paraja-permbys-edhe-dosjet-penale-albascan-fiton-tenderin-e-2-milione-euro-per-sistemin-anti-dron-ne-burgje\/\">Paraja p\u00ebrmbys edhe dosjet penale! \u201cAlbascan\u201d fiton tenderin e 2 milion\u00eb euro p\u00ebr sistemin anti dron n\u00eb burgje!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kompania \u201cAlbascan\u201d ka fituar nj\u00eb tjet\u00ebr tender t\u00eb majm\u00eb, por kriteret e vendosura ishin tep\u00ebr t\u00eb dyshimta, duke ngjallur dyshime t\u00eb m\u00ebdha se procedura ka qen\u00eb e paracaktuar. Firma q\u00eb duhet t\u00eb ishte n\u00ebn hetim p\u00ebr laborator\u00ebt n\u00eb shkolla apo edhe p\u00ebr thyerjen e siuris\u00eb n\u00eb burgun e Peqinit, ku u fut\u00ebn arm\u00eb dhe nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-44437","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44437","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=44437"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44437\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=44437"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=44437"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=44437"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}