{"id":44401,"date":"2025-10-04T14:48:14","date_gmt":"2025-10-04T14:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/04\/paqsor-buzi-hap-bar-lulishte-per-dritan-agollin-ne-shiroke-3-8-miliarde-leke-derdhen-per-rregullimet\/"},"modified":"2025-10-04T14:48:14","modified_gmt":"2025-10-04T14:48:14","slug":"paqsor-buzi-hap-bar-lulishte-per-dritan-agollin-ne-shiroke-3-8-miliarde-leke-derdhen-per-rregullimet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/04\/paqsor-buzi-hap-bar-lulishte-per-dritan-agollin-ne-shiroke-3-8-miliarde-leke-derdhen-per-rregullimet\/","title":{"rendered":"Paqsor Buzi hap bar-lulishte p\u00ebr Dritan Agollin n\u00eb Shirok\u00eb, 3.8 miliard\u00eb lek\u00eb derdhen p\u00ebr rregullimet"},"content":{"rendered":"<p>Dritan Agolli e freskon mikun e vjet\u00ebr t\u00eb tenderave Paqsor Buzin me nj\u00eb projekt 3.8 miliard\u00eb lek\u00eb p\u00ebr rregullimin e segmentit nga Ura e Bun\u00ebs deri n\u00eb Shirok\u00eb, buz\u00eb liqenit t\u00eb Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cSkualifikim i t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebve konkurrues p\u00ebrve\u00e7 fituesit. Kusht: fituesi nuk \u00ebsht\u00eb operatori me ofert\u00ebn m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201d, k\u00ebshtu e klasifikon tenderin Open Data Albania. Procedura \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar me nj\u00eb \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d q\u00eb \u00ebsht\u00eb shenja e riskut t\u00eb korrupsionit.<\/p>\n\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tenderin me objekt \u201cTransformimi urban n\u00eb hap\u00ebsira publike kryesore Rajoni 1 (Rikualifikimi i zon\u00ebs turistike t\u00eb hyrjes Shirok\u00eb-Shkod\u00ebr Faza 2)\u201d. Fondi limit i caktuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt \u00ebsht\u00eb 374,876,251 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>N\u00eb tenderin e mbajtur m\u00eb 27 gusht 2025 mor\u00ebn ojes\u00eb 17 operator\u00eb konkurues, por tenderi ka qen\u00eb i paracaktuar p\u00ebr oligarkun Poaqsor Buzi q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb tender merrte pjes\u00eb me kompnin\u00eb G.P.G. COMPANY\u201d SHPK e bashkuar me firm\u00ebn \u201cSMO VATAKSI\u201d SHPK me pronar Xhevat Vataksin nga Shkodra. Oferta e Paqsor Buzit ishte 295,285,479 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ato projektet q\u00eb shiten t\u00eb bukura n\u00eb 3D dhe mashtron syrin e opinionit virtual, por n\u00eb \u00a0fund mbetet vet\u00ebm asaflti, ca pem\u00eb vogla dhe lokali q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtohet buz\u00eb liqenit. Sipas raportit teknik p\u00ebrfshihen nd\u00ebrhyrjet n\u00eb bregun per\u00ebndimor t\u00eb lumit Buna: Rruga q\u00eb lidh qytetin e Shkodr\u00ebs me Shirok\u00ebn, sistemimi n\u00eb form\u00eb pedonale t\u00eb bregut t\u00eb Bun\u00ebs, nd\u00ebrtimi i nj\u00eb shtegu p\u00ebr ngjitje drejt malit t\u00eb Taraboshit dhe nj\u00eb ballkon panoramik.<\/p>\n\n<p>Hap\u00ebsira n\u00eb ball\u00eb t\u00eb ur\u00ebs s\u00eb k\u00ebmb\u00ebsor\u00ebve mbi Bun\u00eb, do t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb shesh rekreativ. Xhamia do t\u00eb rrethohet nga nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb pedonale, e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar fluksin e besimtar\u00ebve n\u00eb koh\u00eb sh\u00ebrbesash. Pjesa verilindore e sheshit (aty ku ka qen\u00eb thertorja) do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb pergola metalike. N\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb pergol\u00ebs do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb dedikuar p\u00ebr relaks n\u00eb form\u00ebn e bar kafe.<\/p>\n<p><strong>Biznesmeni i preferuar n\u00eb tendera korruptiv<\/strong><\/p>\n<p>Paqsor Buzi ka mar\u00eb shum\u00eb tendera dhe koncesione k\u00ebt\u00eb vit, fal\u00eb mb\u00ebshtetjes s\u00eb Belinda Balukut, e cila si shefe politike e qarkut Fier kujdeset edhe p\u00ebr mir\u00ebqenien e biznesmen\u00ebve q\u00eb e mb\u00ebshtesin n\u00eb fushat\u00ebn elektorale. Paqsor Buzi me selin\u00eb e kompanive n\u00eb Lushnj\u00eb \u00ebsht\u00eb i lidhur me t\u00eb pakt\u00ebn 7 firma: G.P.G Company, Egnatia Hydropo\u00eber, HIDROALBANIA ENERGJI, BETA, VELLEZERIT-TOLA, PARK SOL ENERGY dhe PAG Investment Group.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes firm\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrtimit G.P.G Company ku \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebpronar, Paqsor Buzi ka marr\u00eb mbi 100 tendera me vler\u00eb mbi 200 milion\u00eb euro, gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Paqsor Buzi ka qen\u00eb nj\u00eb nga klient\u00ebt kryesor t\u00eb Fatos Tushes, kur ky i fundit ishte n\u00eb krye t\u00eb Bashkis\u00eb Lushnje.<\/p>\n<p>Mbi 20 % t\u00eb totalit t\u00eb tenderave, Paqsor Buzi i ka marr\u00eb pik\u00ebrisht nga Bashkia Lushnje, kryesisht me paracaktim dhe me oferta fituese n\u00eb kufijt\u00eb e fondit limit, duke krijuar dyshime t\u00eb forta se Tushe ishte indirekt pjes\u00ebtar n\u00eb fitimet e kompanis\u00eb.<\/p>\n<p>Fatos Tushe u arrestua me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb SPAK me 6 korrik 2021. N\u00eb 24 maj 2021, Tushe i ka dh\u00ebn\u00eb tenderin e fundit Paqsor Buzit me vler\u00eb 2.5 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Edhe Kontrolli i Lart\u00eb t\u00eb Shtetit e ka p\u00ebrmendur disa here\u00a0 n\u00eb raporte kompanin\u00eb e Paqsor Buzit, e cila pasi fiton tenderat n\u00eb form\u00eb pazari, mashtron me zbatimin e kontratave, duke p\u00ebrvet\u00ebsuar parat\u00eb publike me situacionet dhe faturat p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb pakryera.<\/p>\n<p>N\u00eb muajin shtator t\u00eb vitit 2019, Buzi u arrestua nga policia s\u00eb bashku m\u00eb nj\u00eb grup biznesmen\u00ebsh. Ata u dyshuan si t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb skem\u00eb gjigante mashtrimi ndaj shtetit. B\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr mashtrim n\u00ebp\u00ebrmjet tatimit mbi Vler\u00ebn e Shtuar, TVSH. Akuzat e ngritura ndaj tyre ishin p\u00ebr \u201ckrijim t\u00eb skemave mashtruese me TVSH\u201d, \u201cfalsifikimit\u201d dhe \u201cfshehjes s\u00eb t\u00eb ardhurave\u201d. Sipas njoftimeve t\u00eb policis\u00eb s\u00eb asaj kohe, d\u00ebmi i shkaktuar prej tyre ndaj shtetit kapte shifrat e rreth 26 milion\u00eb eurove.<\/p>\n<p>Balluku i dha nj\u00eb dor\u00eb t\u00eb madhe Buzit qysh n\u00eb fillim t\u00eb vitit. Nuk e besojm\u00eb se drejtori i Uj\u00ebsjell\u00ebsit Lushnj\u00eb, Klaidi Shkurti, ka guximin t\u2019i jap\u00eb Paqsor Buzit kontrat\u00ebn 5.7 miliard\u00eb lek\u00eb, 4 muaj para zgjedhjeve, pa pyetur Belind\u00ebn.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tenderin me objekt \u201cFurnizimi me uj\u00eb i fshatrave Goricaj, Sopez, Senesa, Ferras, M\u00ebrtish, K\u00ebmishtaj, Spolate, Gradisht, Fier Seman, Gungas, Babunje, Babunje e re n\u00eb Nj\u00ebsin\u00eb Gradisht\u00eb\u201d. Fondi limit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt me koh\u00ebzgjatje 1 vit e gjysm\u00eb \u00ebsht\u00eb 571 515 049,00 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>N\u00eb tender mor\u00ebn pjes\u00eb 5 kompani, por drejtori i Ballukut i skualifikoi 4 prej tyre dhe la vet\u00ebm \u201cGPG Company\u201d p\u00ebr vler\u00ebsim.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, pasi u eliminua konkurrenca, kontrata u n\u00ebnshkrua me kompanin\u00eb e Paqsor Buzit m\u00eb 13 janar 2025.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb val\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe tenderi i Bashkis\u00eb Fier me vler\u00eb mbi kufirin e lart\u00eb me fond limit 249 470 651,00 pa TVSH q\u00eb u shpall fillimisht m\u00eb 24 janar 2025 dhe data e mbajtjes s\u00eb procedur\u00ebs ishte m\u00eb 24 shkurt 2025. Megjith\u00ebse kishte mjaftuesh\u00ebm pjes\u00ebmarr\u00ebs, 7 kompani u munduan kot t\u00eb b\u00ebnin letrat, sepse Subashi nuk i ndahet Paqsor Buzit.<\/p>\n<p>Ky i fundit u shpall fitues m\u00eb 18 mars 2025 me ofert\u00ebn 165 098 873,00 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>Qershia mbi tort\u00eb p\u00ebr Buzin ishte dh\u00ebnia e parkut fotovoltaik n\u00eb Sarand\u00eb, ku Balluku dirigjoi vendimin e Bashkis\u00eb q\u00eb i kaloi 60 hektar\u00eb tok\u00eb kompanis\u00eb \u201cPARK SOL ENERGY\u201d SH.P.K, ku bashk\u00ebpronar\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe Paqsor Buzi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2023, p\u00ebrmes KESH-it, kompania e Buzit mori 1.3 miliard lek\u00eb. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tenderin e Ergys Verdhos me objekt\u00a0 \u201cRehabilitimi i tunelit t\u00eb shkarkimit pran\u00eb Dig\u00ebs Zadej\u00eb\u201d, me nj\u00eb fond limit n\u00eb vler\u00ebn 126,859,115 lek\u00eb t\u00eb reja pa TVSH. Edhe ky tender \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb me \u201cflamur t\u00eb kuq\u201d.<\/p>\n\n<p>Gjithsesi pazaret m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, Buzi i ka b\u00ebr\u00eb drejtorin e FSHZH, Dritan Agolli. M\u00eb dat\u00eb 7 qershor 2023, drejtori i Fondit Shqiptar t\u00eb Zhvillimit ka firmosur afer\u00ebn e radh\u00ebs.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tenderin me objekt \u201cRehabilitimi i rrug\u00ebs \u201cSpille, Guri i l\u00ebmuar\u201d deri te \u201cHauzi i Vil\u00ebbashtov\u00ebs\u201d dhe Rruga \u201cVath Koreshi, Unaza e Lushnj\u00ebs\u201d me fond limit\u00a0 rreth 5.8 milion\u00eb dollar\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Hetimet p\u00ebr Dritan Agollin<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa drejtori i i FSHZh, Dritan Agolli, \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim nga SPAK, nd\u00ebr t\u00eb t\u00eb tjera edhe p\u00ebr tenderat e projektit \u201c100 fshatrat\u201d. Dritan Agolli \u00ebsht\u00eb paraqitur n\u00eb SPAK n\u00eb n\u00ebntor 2024. Ai \u00ebsht\u00eb pyetur p\u00ebr nj\u00eb tender me vler\u00eb 500 mij\u00eb dollar\u00eb t\u00eb FSHZH-s p\u00ebr nj\u00eb menu t\u00eb projektit \u201c100 fshatrat\u201d.<\/p>\n<p>Tenderi u fitua nga dy shefa kuzhine, nj\u00eb nga t\u00eb cil\u00ebt ishte i pun\u00ebsuar n\u00eb nj\u00eb restorant n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb djalit t\u00eb Agollit.<\/p>\n<p>Po ashtu, Dritan Agolli \u00ebsht\u00eb pronar i nj\u00eb kompanie e quajtur \u2018Magnum Opus\u2019 group me objekt studime n\u00eb nivel strategjik, menaxherial, operacional, analiza, vrojtime, sondazhe, konsulenc\u00eb, sh\u00ebrbime administrative etj.<\/p>\n<p>Kompania rezulton q\u00eb ka marr\u00eb para publike. Agolli ka siguruar para publike p\u00ebrmes n\u00ebnkontraktimeve dhe kompanin\u00eb q\u00eb u ka dh\u00ebn\u00eb tendera publik.<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie q\u00eb kreu i FSHZH ka kryer me kompani private, me t\u00eb cil\u00ebt i ka lidhur interesi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vit pasi Agolli \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar n\u00eb krye t\u00eb FSHZH, i biri i tij deklaron se gjyshi i ka dhuruar nj\u00eb sht\u00ebpi me sip\u00ebrfaqe gati 1550 metra\/katror, nd\u00ebrsa Agolli ka deklaruar n\u00eb institucionin kund\u00ebr pastrimit t\u00eb parave se ka shitur nj\u00eb apartament 360 mij\u00eb euro, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vlera e tij ka qen\u00eb gjysm\u00eb p\u00ebr gjysm\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e blerjes.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje ka justifikuar blerjet e apartamenteve dhe garazheve ku ai jeton dhe i ka pron\u00eb t\u00eb tij. B\u00ebhet fjal\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb q\u00eb do t\u2019ia kalonte biznesit t\u00eb djalit t\u00eb tij, 400 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p><strong>\u00a9\ufe0fCopyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/paqsor-buzi-hap-bar-lulishte-per-dritan-agollin-ne-shiroke-3-8-miliarde-leke-derdhen-per-rregullimet\/\">Paqsor Buzi hap bar-lulishte p\u00ebr Dritan Agollin n\u00eb Shirok\u00eb, 3.8 miliard\u00eb lek\u00eb derdhen p\u00ebr rregullimet<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dritan Agolli e freskon mikun e vjet\u00ebr t\u00eb tenderave Paqsor Buzin me nj\u00eb projekt 3.8 miliard\u00eb lek\u00eb p\u00ebr rregullimin e segmentit nga Ura e Bun\u00ebs deri n\u00eb Shirok\u00eb, buz\u00eb liqenit t\u00eb Shkodr\u00ebs. \u201cSkualifikim i t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebve konkurrues p\u00ebrve\u00e7 fituesit. Kusht: fituesi nuk \u00ebsht\u00eb operatori me ofert\u00ebn m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201d, k\u00ebshtu e klasifikon tenderin Open [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-44401","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44401","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=44401"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44401\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=44401"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=44401"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=44401"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}