{"id":44392,"date":"2025-10-04T11:48:46","date_gmt":"2025-10-04T11:48:46","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/04\/holokausti-i-gazes\/"},"modified":"2025-10-04T11:48:46","modified_gmt":"2025-10-04T11:48:46","slug":"holokausti-i-gazes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/04\/holokausti-i-gazes\/","title":{"rendered":"Holokausti i Gaz\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><span>Kur mendojm\u00eb p\u00ebr holokaustin e para gj\u00eb q\u00eb na vjen nd\u00ebr mend jan\u00eb kampet e p\u00ebrq\u00ebndrimit, dhomat e gazit dhe oxhak\u00ebt q\u00eb nxirrnin tymin e zi t\u00eb furrave ku nazist\u00ebt digjnin hebrenjt\u00eb. Ndaj shpesh holokastin e identifikojm\u00eb pik\u00ebrisht me k\u00ebto element\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>K\u00ebshtu shpesh harrojm\u00eb q\u00eb tymi q\u00eb nxirrnin oxhaqet e zeza t\u00eb nazismit ishte produkti final i nj\u00eb procesi t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb dehumanizimit, demonizimit dhe diskriminimit t\u00eb hebrenjve brenda shoq\u00ebris\u00eb gjermane dhe asaj evropiane n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span><span>Kampet naziste t\u00eb p\u00ebrqendrimit, dhomat e gazit dhe vrasja e djegia masive e hebrenjve ishte fundi i nj\u00eb procesi q\u00eb kish filluar koh\u00eb m\u00eb par\u00eb me propagand\u00ebn anti-semite, me reduktimin e hebrenjve n\u00eb qyetar\u00eb t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb, me nat\u00ebn e kristalt\u00eb (<\/span><span>Kristallnacht<\/span><span>) ku vandal\u00ebt nazist dhunuan dyqanet dhe pronat e hebrenjve, dhe me getot ku nazist\u00ebt mblodh\u00ebn hebrenjt\u00eb p\u00ebr ti vdekur urie.<\/span><\/span><\/p>\n<p><span> <span>E nj\u00ebjta gj\u00eb po ndodh sot me palestinez\u00ebt n\u00eb Gaza. Genocidi i popullsis\u00eb palestineze, vrasja n\u00eb mas\u00eb e grave, f\u00ebmij\u00ebve, t\u00eb moshuarve dhe t\u00eb rinjve \u00ebsht\u00eb akti final i nj\u00eb procesi t\u00eb gjat\u00eb diskriminimi, dehumanizmi dhe demonizimi t\u00eb popullsis\u00eb palestineze. N\u00eb k\u00ebt\u00eb proces paralelet me holokaustin e hebrenjve jan\u00eb rr\u00ebngjeth\u00ebse.<\/span><\/span><\/p>\n<p><span> <span>Q\u00eb para fillimit t\u00eb genocidit izraelit Gaza ishte kthyer n\u00eb nj\u00eb geto ose kamp t\u00eb madh p\u00ebrqendrimi e rrethuar nga ushtria izraelite, tejet e ngjashme me getot ku nazist\u00ebt grumbullonin dhe vdisnin urie hebrenjt\u00eb.<\/span><\/span><\/p>\n<p><span>\u00a0Kjo ngjashm\u00ebri \u00ebsht\u00eb akoma m\u00eb tragjike sot kur Netnjahu dhe qeveria e tij e ektremit t\u00eb djatht\u00eb ka vendosur ti vdes\u00eb urie palestinez\u00ebt. Trupat e thar\u00eb t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve palestinez sot na kujtojn\u00eb kufomat e gjalla t\u00eb hebrenjve dje n\u00eb kampet e p\u00ebrq\u00ebndrimit nazist.<\/span><\/p>\n<p><span> <span>Nd\u00ebrkoh\u00eb dhuna, vjedhja dhe vanadalizmi q\u00eb kolon\u00ebt izraelit prej dekadash ushtrojn\u00eb ndaj palestinez\u00ebve dhe pronave t\u00eb tyre jan\u00eb t\u00eb ngjashme me nat\u00ebn e kristalt\u00eb kur rrugec\u00ebrit nazist vodh\u00ebn dhe dhunuan pronat e hebrenjve n\u00eb Berlin. Sot n\u00eb Bregun Per\u00ebndimor kolon\u00ebt izraelit sulmojn\u00eb, rrahin, dhunojn\u00eb dhe vrasin palestinez\u00eb t\u00eb pafaj\u00ebsh\u00ebm t\u00eb cil\u00ebve m\u00eb pas u vjedhin pronat, ullishtet dhe tokat.<\/span><\/span><\/p>\n<p><span> <span>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb fenomen q\u00eb ndodh prej dekadash dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb produkt i propagand\u00ebs dhe politikave raciste t\u00eb qeveris\u00eb Izraelite q\u00eb prej dekadash i ka reduktuar palestinez\u00ebt dhe arab\u00ebt n\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb e t\u00eb\u00a0 tret\u00eb. Izraeli \u00ebsht\u00eb sot nj\u00eb shoq\u00ebri ku apartedi mes izraelit\u00ebve dhe palestinez\u00ebve \u00ebsht\u00eb m\u00eb i thell\u00eb dhe m\u00eb i eg\u00ebr se n\u00eb Afrik\u00ebn e Jugut dje.<\/span><\/span><\/p>\n<p><span>Ideja se arab\u00ebt dhe palestinez\u00ebt jan\u00eb kafsh\u00eb, jan\u00eb terrorist, jan\u00eb njer\u00ebz primitiv, barabar dhe t\u00eb pacivilizuar \u00ebsht\u00eb ngjizur prek koh\u00ebsh nga propaganda izraelite dhe u shpreh haptas nga vet\u00eb qeveria Netanjahu pas sulmeve terroriste t\u00eb Hamasit m\u00eb 7 tetor. \u00cbsht\u00eb kjo ide q\u00eb justifikon shfarosjen n\u00eb mas\u00eb t\u00eb palestinez\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt qeveria e Netanjahut i konsideron si nj\u00eb mortaj\u00eb q\u00eb duhet eleminuar p\u00ebrfundimisht.<\/span><\/p>\n<p><span>Dhe k\u00ebtu vijm\u00eb tek ngjashm\u00ebria m\u00eb themelore dhe trondit\u00ebse mes holokaustit t\u00eb hebrenjve dhe holokaustit palestinez; idea e zgjidhjes finale. \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb kujtojm\u00eb se Holokausti i hebrenjve p\u00ebrb\u00ebnte p\u00ebr nazist\u00ebt dhe Hitlerin zgjidhjen finale t\u00eb \u201cproblemit hebre\u201d. Pasi i reduktoi n\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb, pasi u hoqi t\u00eb gjitha pronat, pasi i p\u00ebrqendroi n\u00eb geto dhe n\u00eb kampe p\u00ebrq\u00ebndrimi Hitleri vendosi q\u00eb e vetmja zgjidhje finale ishte eleminimi fizik i hebrenjve, vrasje dhe djegia e tyre n\u00eb mas\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Ajo q\u00eb po zhvillon Netanjahu sot n\u00eb Gaza \u00ebsht\u00eb zgjidhja finale e problemit palestinez sipas idologjis\u00eb s\u00eb ekstremit t\u00eb djatht\u00eb izraelit. Pasi u mor\u00ebn tokat, sht\u00ebpit\u00eb dhe ullishtet, pasi i reduktuan n\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb tret\u00eb, pasi i p\u00ebrqendruan n\u00eb geto si Gaza, tashm\u00eb ideolog\u00ebt e fashizmit izraelit kan\u00eb vendosur ti eleminojn\u00eb fizikisht palestinez\u00ebt.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Rrafshimi dhe bombardimi pa karar dhe pa kriter i Gaz\u00ebs, nd\u00ebrprerja e furnizmit me uj\u00eb\u00a0 drita dhe ushqime, shkat\u00ebrrimi i spitaleve dhe shkollave, vrasja e gazetar\u00ebve, mos-lejimi i asnj\u00eb gazetari apo media t\u00eb pavarur n\u00eb Gaza jan\u00eb t\u00eb gjitha indicie t\u00eb qarta se qeveria e Netanjahut synon rrafshimin e Gaz\u00ebs bashk\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt e saj palestinez.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Sot qeveria izraelite ka vendosur ti vras\u00eb dhe ti vdes\u00eb urie palestinez\u00ebt n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kolektive, ndaj nuk lejon asnj\u00eb organizat\u00eb humanitare t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb ushqime atje. Madje edhe ata pak aktivist\u00eb q\u00eb guxojn\u00eb t\u00eb shprehin humanizmin dhe mb\u00ebshtetjen e tyre ndaj palestinez\u00ebve arrestohen dhe keqtrajtohen si t\u00eb ishin kriminel\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se lufta ndaj Hamasit nuk ishte vecse nj\u00eb justifikim p\u00ebr qeverin\u00eb e Netanjahut q\u00eb t\u00eb fillonte realizimin e Zgjidhjes Finale t\u00eb c\u00ebshtjes palestineze. Nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi q\u00eb Hamasi u forcua dhe u nd\u00ebrtua si organizat\u00eb me mb\u00ebshtetjen direkte t\u00eb vet\u00eb Netanjahut dhe t\u00eb djatht\u00ebs ekstreme izraelite.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Qeveria e Netanjahut e forcoi Hamasin duke i lejuar finacimin nga jasht\u00eb p\u00ebr t\u00eb hequr qafe dhe dob\u00ebsuar Autoritetin Palestinez, nj\u00eb oragnizat\u00eb m\u00eb e moderuar dhe e pranuar nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht. Netanjahu e kishte t\u00eb qart\u00eb se p\u00ebr sa koh\u00eb palestinez\u00ebt p\u00ebrfaq\u00ebsoheshin nga Hamasi, nj\u00eb organizat\u00eb e cil\u00ebsuar si terroriste nga shum\u00eb vende per\u00ebndimore, ata kurr\u00eb nuk do arrinin t\u00eb krijonin shtetin e tyre t\u00eb pavarur.<\/span><\/p>\n<p><span> <span>Ndaj identifikimi i palestinez\u00ebve me terrorizmin, kanalizimi i protestave t\u00eb tyre legjitime vet\u00ebm n\u00eb akte terroriste ishte politika kryesore e qeveris\u00eb Netanjahu, q\u00eb m\u00eb pas prodhoi sulmet barbare t\u00eb 7 tetorit kund\u00ebr Izraelit. E th\u00ebn\u00eb ndryshe, qeverit\u00eb izraelite nuk i kane l\u00ebn\u00eb asnj\u00eb mund\u00ebsi proteste paq\u00ebsore palestinez\u00ebve p\u00ebrve\u00e7 terrorizmit.\u00a0<\/span><\/span><\/p>\n<p><span>Sa her\u00eb palestinez\u00ebt kan\u00eb protestuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore, apo kan\u00eb intentuar t\u00eb krijojn\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb tipit gandist, ata jan\u00eb vrar\u00eb, burgosur dhe masakruar nga autoritetet izraelite. K\u00ebto t\u00eb fundit kurr\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb interesuara t\u00eb negociojn\u00eb me, apo t\u00eb mb\u00ebshtesin, krahun e moderuar t\u00eb l\u00ebvizjes palestineze.\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebrkundrazi ata kan\u00eb financuar dhe mb\u00ebshtetur organizata si Hamasi, sepse vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mund t\u00eb identifikonin palestinez\u00ebt me terrorizmin, me dhun\u00ebn, me primitivizmin dhe barbarizmin e k\u00ebshtu ti fshinin nga faqja e dheut si t\u00eb ishin nj\u00eb murtaj\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span> <span>T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb me zell denoncojn\u00eb terrorizmin palestinez duhet t\u00eb kuptojn\u00eb mir\u00eb q\u00eb ky terroriz\u00ebm \u00ebsht\u00eb produkt direkt i terrorizmit shtet\u00ebror Izraelit kund\u00ebr palestinez\u00ebve. Ky i fundit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb terroriz\u00ebm i mir\u00eb-financuar, me nj\u00eb makin\u00eb propagandistike impresionante, me nj\u00eb ideologji raciste q\u00eb fshihet pas ides\u00eb s\u00eb \u201cp\u00ebrplasjes s\u00eb qytet\u00ebrimeve\u201d, me nj\u00eb lob izraelit (AIPAC) q\u00eb kontrollon politik\u00ebn e jasht\u00ebme amerikane n\u00eb Lindjen e Mesme dhe me nj\u00eb ushtri tejet t\u00eb sofistikuar q\u00eb shfaros popull\u00ebsin\u00eb civile palestineze.\u00a0<\/span><\/span><\/p>\n<p><span> <span>Ndaj \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb kutpojm\u00eb sot se k\u00ebrc\u00ebnimi m\u00eb i madh p\u00ebr paqen n\u00eb Lindjen e Mesme nuk \u00ebsht\u00eb as Irani, as Siria, as Libani, as Jemeni dhe as Iraku, por Izraeli q\u00eb ka hapur luft\u00eb me t\u00eb gjitha k\u00ebto shtete. Izraeli sot i ngjan shum\u00eb Serbis\u00eb dje dhe Gjermanis\u00eb naziste pardje, shtete q\u00eb ishin n\u00eb luft\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb fqinj\u00ebt e tyre.<\/span><\/span><\/p>\n<p><span> <span>Dhe nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb luft\u00eb mbrojt\u00ebse, si\u00e7 pretendon Netanjahu, por nj\u00eb luft\u00eb ekspansioniste p\u00ebr t\u00eb zgjeruar kufinjt\u00eb e Izraelit dhe p\u00ebr t\u00eb dob\u00ebsuar dhe destabilizuar fqinj\u00ebt. Qoft\u00eb n\u00eb Gaza, qoft\u00eb n\u00eb Bregun Per\u00ebndimor, qoft\u00eb n\u00eb Siri (Lart\u00ebsit\u00eb e Golanit), qoft\u00eb n\u00eb Liban, Izraeli synon zgjerimin e kufinj\u00ebve t\u00eb tij territorial p\u00ebr t\u00eb krijuar Izraelin e Madh.<\/span><\/span><\/p>\n<p><span> <span>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr doktrin\u00ebn e <\/span><span>lebenstraum<\/span><span> (hap\u00ebsira jetike) q\u00eb \u00ebsht\u00eb artikuluar haptas n\u00eb nj\u00eb nga mediat e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb izraelit <\/span><span>The Times of Izrael<\/span><span> (<\/span><a href=\"https:\/\/www.newsweek.com\/israel-needs-lebensraum-says-blog-major-national-newspaper-1996635\"><span>https:\/\/www.newsweek.com\/israel-needs-lebensraum-says-blog-major-national-newspaper-1996635<\/span><\/a><span>). Sipas k\u00ebsaj doktrine Izraeli ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe gjeografike p\u00ebr t\u00eb akomoduar dhe shtuar popullat\u00ebn e tij.\u00a0 Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7udi q\u00eb Izraeli nuk ka kufinj t\u00eb p\u00ebrcaktuar as me Sirin\u00eb, as me Libanin dhe as me territoret palestineze ku synon t\u00eb zgjeroj\u00eb kufinjt\u00eb e tij.\u00a0<\/span><\/span><\/p>\n<p><span> <span>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb lexuesi nuk besoj se do habitet n\u00ebse i kujtoj se doktrina e <\/span><span>lebenstraum<\/span><span>, pra doktrina e hap\u00ebsir\u00ebs jetike, u formulua nga Gjermania Naziste n\u00ebn udh\u00ebheqjen e Hitlerit. Ishte doktrina q\u00eb justifikoi zgjerimin e Gjermanis\u00eb drejt lindjes ku jetonin \u201cracat inferiore\u201d sllave, polak\u00ebt, cek\u00ebt, ukrainasit dhe rus\u00ebt. K\u00ebto duheshin shfarosur ose skallav\u00ebruar p\u00ebr ti hapur rrug\u00ebn rac\u00ebs \u201csuperiore\u201d gjermane.\u00a0\u00a0<\/span><\/span><\/p>\n<p><span>\u00cbsht\u00eb trishtim i madh q\u00eb sot Izraeli \u00ebsht\u00eb flamurtar i k\u00ebsaj doktrine dhe i racizmit t\u00eb saj q\u00eb justifikon shfarosjen e palestinez\u00ebve \u201cinferior\u201d dhe \u201cbarbar\u201d p\u00ebr t\u00eb krijuar hap\u00ebsir\u00eb jetike p\u00ebr izraelit\u00ebt \u201csuperior\u201d dhe \u201ct\u00eb civilizuar\u201d, qeveria dhe ushtria e t\u00eb cil\u00ebve vret, p\u00ebrdhunon dhe vdes urie gra e f\u00ebmij\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><strong>Shkruar enkas per Lapsi.al nga Blendi Kajsiu<\/strong><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/10\/04\/blendi-kajsiu-holokausti-i-gazes\/\">Holokausti i Gaz\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kur mendojm\u00eb p\u00ebr holokaustin e para gj\u00eb q\u00eb na vjen nd\u00ebr mend jan\u00eb kampet e p\u00ebrq\u00ebndrimit, dhomat e gazit dhe oxhak\u00ebt q\u00eb nxirrnin tymin e zi t\u00eb furrave ku nazist\u00ebt digjnin hebrenjt\u00eb. Ndaj shpesh holokastin e identifikojm\u00eb pik\u00ebrisht me k\u00ebto element\u00eb. K\u00ebshtu shpesh harrojm\u00eb q\u00eb tymi q\u00eb nxirrnin oxhaqet e zeza t\u00eb nazismit ishte produkti [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-44392","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44392","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=44392"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44392\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=44392"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=44392"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=44392"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}