{"id":44389,"date":"2025-10-04T12:48:20","date_gmt":"2025-10-04T12:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/04\/zbardhen-dokumentet-qe-tregojne-se-rusia-po-ndihmon-kinen-te-pergatitet-per-ta-pushtuar-tajvanin\/"},"modified":"2025-10-04T12:48:20","modified_gmt":"2025-10-04T12:48:20","slug":"zbardhen-dokumentet-qe-tregojne-se-rusia-po-ndihmon-kinen-te-pergatitet-per-ta-pushtuar-tajvanin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/04\/zbardhen-dokumentet-qe-tregojne-se-rusia-po-ndihmon-kinen-te-pergatitet-per-ta-pushtuar-tajvanin\/","title":{"rendered":"Zbardhen dokumentet q\u00eb tregojn\u00eb se Rusia po ndihmon Kin\u00ebn t\u00eb p\u00ebrgatitet p\u00ebr ta pushtuar Tajvanin"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb dosje prej 800 faqesh me kontrata dhe korrespondenc\u00eb tregon se Rusia po e ndihmon Kin\u00ebn q\u00eb ta p\u00ebrgatis\u00eb ushtrin\u00eb e saj p\u00ebr nj\u00eb pushtim t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb Tajvanit. K\u00ebshtu tha nj\u00eb institut i pavarur q\u00eb i ka zbuluar dokumentet dhe i ka verifikuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur.<\/p>\n<p>Oleksandr V. Danylyuk, hulumtues i lart\u00eb n\u00eb Institutin p\u00ebr Sh\u00ebrbime t\u00eb Bashkuara Mbret\u00ebrore (RUSI), i cili i ka siguruar k\u00ebto dokumente q\u00eb kan\u00eb rrjedhur, s\u00eb bashku me bashk\u00ebautorin Jack Watling, foli p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb lidhur me at\u00eb se \u00e7far\u00eb dometh\u00ebnie kan\u00eb k\u00ebto gjetje p\u00ebr t\u00eb ardhmen e bashk\u00ebpunimit ushtarak Kin\u00eb-Rusi, si dhe p\u00ebr arsyet pse Rusia mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb favor t\u00eb nj\u00eb pushtimi kinez t\u00eb Tajvanit \u2013 ishullit vet\u00ebqeveris\u00ebs me 23 milion\u00eb banor\u00eb q\u00eb Pekini pretendon se \u00ebsht\u00eb territor i tij.<\/p>\n<p>Sipas RUSI-t, dokumentet l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet se Moska ishte pajtuar m\u00eb 2023 p\u00ebr t\u2019ia shitur Ushtris\u00eb Popullore \u00c7lirimtare t\u00eb Kin\u00ebs (PLA) nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pajisjesh ushtarake, p\u00ebrfshir\u00eb makina sulmuese, arm\u00eb kund\u00ebrtanke dhe nj\u00eb transportues t\u00eb blinduar ajror t\u00eb personelit. Autoblindat do t\u00eb pajiseshin sipas specifikave kineze dhe Rusia do ta trajnonte nj\u00eb batalion elitar t\u00eb parashutist\u00ebve kinez\u00eb p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrdorur k\u00ebto makina.<\/p>\n<p>N\u00eb kontrat\u00eb, po ashtu, thuhej se Rusia do t\u00eb transferonte teknologji n\u00eb Kin\u00eb dhe do t\u00eb lejonte q\u00eb Kina t\u00eb prodhonte arm\u00eb t\u00eb ngjashme.<br \/>\nNj\u00eb marr\u00ebveshje e till\u00eb do t\u2019i forconte aft\u00ebsit\u00eb manovruese ajrore t\u00eb Kin\u00ebs, nj\u00eb prej fushave t\u00eb pakta ku ushtria e Mosk\u00ebs ka p\u00ebrpar\u00ebsi ndaj PLA-s\u00eb, dhe do t\u2019i rriste shqet\u00ebsimet se Pekini mund t\u00eb marr\u00eb infrastruktur\u00ebn n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb territorit dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb kryej\u00eb sulme n\u00eb porte dhe plazhe p\u00ebrgjat\u00eb bregdetit, si pjes\u00eb e nj\u00eb pushtimi t\u00eb mundsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Rreth 800 faqe me kontrata dhe dokumente shoq\u00ebruese \u201cduken autentike\u201d dhe detajet nga dokumentet jan\u00eb verifikuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur, tha RUSI. Megjithat\u00eb, ky institut shtoi se ekziston mund\u00ebsia q\u00eb pjes\u00eb t\u00eb dokumenteve t\u00eb jen\u00eb ndryshuar apo hequr.<\/p>\n<p>Moska nuk ka komentuar p\u00ebr k\u00ebto dokumente t\u00eb zbuluara.<\/p>\n<p>Intervista m\u00eb posht\u00eb \u00ebsht\u00eb shkurtuar dhe redaktuar me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb qart\u00ebsi.<br \/>\nRadio Evropa e Lir\u00eb: A mund t\u00eb na shpjegoni shkurtimisht se cil\u00ebt jan\u00eb element\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre marr\u00ebveshjeve dhe pse ato jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr Pekinin, sa i p\u00ebrket nj\u00eb pushtimi t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb Tajvanit?<\/p>\n<p>Oleksandr V. Danylyuk: Pra, me pak fjal\u00eb, marr\u00ebveshja ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me marrjen e disa pajisjeve shum\u00eb specifike q\u00eb jan\u00eb t\u00eb nevojshme p\u00ebr operacione t\u00eb zbarkimit nga ajri.<br \/>\nB\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pajisjesh p\u00ebr zbarkimin e nj\u00eb batalioni ajror dhe gjithashtu pajisje specifike p\u00ebr forcat speciale. T\u00eb dyja k\u00ebto paketa pajisjesh jan\u00eb t\u00eb nevojshme p\u00ebr nj\u00eb pushtim ajror, i cili m\u00eb pas do t\u00eb p\u00ebrgatiste terrenin p\u00ebr nj\u00eb pushtim detar nga ushtria kineze.<\/p>\n<p>Ideja \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb ekip t\u00eb forcave speciale n\u00eb terren dhe, duke p\u00ebrdorur k\u00ebto pajisje ruse, ato do t\u00eb ishin n\u00eb gjendje t\u00eb hidheshin nga nj\u00eb avion civil transportues nga nj\u00eb lart\u00ebsi shum\u00eb e madhe dhe t\u00eb zbarkojn\u00eb n\u00eb territorin tajvanez pa u detektuar. Gjithashtu, ata do t\u2019i p\u00ebrdornin k\u00ebto sisteme automatike p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar pajisje \u2013 sikurse tanke ajrore ruse dhe autoblinda luftarake \u2013 atje, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb jo \u00e7do ushtar [i forcave speciale] domosdo do t\u00eb duhej t\u00eb hidhej me parashut\u00eb n\u00eb Tajvan \u2013 shum\u00eb prej tyre do t\u00eb mund t\u00eb hynin paraprakisht n\u00eb Tajvan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ligjore, si turist\u00eb.<br \/>\nNe besojm\u00eb se ky batalion i pajisur r\u00ebnd\u00eb do t\u00eb ishte vet\u00ebm pjes\u00eb e nj\u00eb numri m\u00eb t\u00eb madh batalionesh, pra ndoshta nj\u00eb batalion q\u00eb p\u00ebrdor pajisje ruse dhe dy ose tre q\u00eb p\u00ebrdorin pajisje kineze.<\/p>\n<p>Kjo mjafton p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb n\u00ebn kontroll s\u00eb paku portin e Tajpeit, q\u00eb, sipas mendimit ton\u00eb, \u00ebsht\u00eb caku ky\u00e7 p\u00ebr nj\u00eb operacion t\u00eb till\u00eb, pasi i jep Kin\u00ebs kontrollin e nj\u00eb porti jetik p\u00ebr nj\u00eb pushtim t\u00eb mundsh\u00ebm detar nga ushtria kineze.<br \/>\nRadio Evropa e Lir\u00eb: Mendimi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm ka qen\u00eb gjithmon\u00eb se Rusia ka qen\u00eb shum\u00eb e kujdesshme p\u00ebr t\u00eb mos eksportuar pajisje ushtarake n\u00eb zona m\u00eb t\u00eb avancuara drejt Kin\u00ebs, nga frika se ato do t\u00eb vidheshin dhe teknologjia e tyre do t\u00eb kopjohej. Pra, pse mendoni q\u00eb kjo po ndryshon tani dhe \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo p\u00ebr t\u00eb ardhmen?<\/p>\n<p>Oleksandr V. Danylyuk: Politikisht, ky lloj i bashk\u00ebpunimit ushtarak \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr rus\u00ebt, sepse ata nuk duan t\u00eb jen\u00eb n\u00eb at\u00eb klubin e shteteve q\u00eb jan\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb izoluara. Mund t\u00eb themi se ekziston nj\u00eb lloj boshti i shteteve me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn mend\u00ebsi [v.j. analist\u00ebt kan\u00eb nisur q\u00eb t\u2019i referohen koordinimit ushtarak dhe politik mes Kin\u00ebs, Rusis\u00eb, Iranit dhe Kores\u00eb Veriut si Boshti i Problematik\u00ebve] ekziston dhe p\u00ebr rus\u00ebt elementi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i k\u00ebtij boshti \u00ebsht\u00eb Kina.<\/p>\n<p>Rusia ka investuar aq shum\u00eb burime p\u00ebr luft\u00ebn dhe m\u00ebnyra e vetme p\u00ebr t\u2019i shnd\u00ebrruar k\u00ebto mjete n\u00eb nj\u00eb fuqi t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb gjeopolitike \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb lufte m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, nj\u00eb lufte globale. Dhe, territori m\u00eb i d\u00ebshiruesh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb till\u00eb \u00ebsht\u00eb Indo-Paq\u00ebsori.<br \/>\nPrandaj, rus\u00ebt duken t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb b\u00ebjn\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb ta shtyjn\u00eb Kin\u00ebn q\u00eb t\u00eb pushtoj\u00eb Tajvanin, sidomos n\u00ebse kjo do t\u00eb \u00e7onte drejt nj\u00eb konflikti midis SHBA-s\u00eb dhe Kin\u00ebs.<\/p>\n<p>Mendoj se rus\u00ebt nuk jan\u00eb t\u00eb interesuar p\u00ebr nj\u00eb skenar t\u00eb llojit t\u00eb Krimes\u00eb p\u00ebr pushtimin e Tajvanit, ku ka rezistenc\u00eb t\u00eb kufizuar dhe pak reagime negative nd\u00ebrkomb\u00ebtare. P\u00ebrkundrazi, rus\u00ebt do t\u00eb donin q\u00eb Kina ta pushtonte, sulmi t\u00eb mos i ishte i shpejt\u00eb, por t\u00eb zgjaste sepse kjo realisht do t\u00eb krijonte mund\u00ebsi p\u00ebr p\u00ebrshkall\u00ebzim.<\/p>\n<p>Kjo, m\u00eb pas, do t\u00eb mund t\u2019i p\u00ebrfshinte amerikan\u00ebt dhe shtete t\u00eb tjera, sikurse Japonia, n\u00eb luft\u00eb, gj\u00eb q\u00eb besoj se kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ata duan.<br \/>\nRadio Evropa e Lir\u00eb: Pra, mund ta p\u00ebrmbledhim pak, sepse mendoj se ka shum\u00eb gj\u00ebra q\u00eb duhet analizuar. Po thon\u00eb se k\u00ebto dokumente jo vet\u00ebm q\u00eb tregojn\u00eb se Moska do t\u00eb mb\u00ebshteste pushtimin e Tajvanit nga Kina, por po ashtu po k\u00ebrkon m\u00ebnyra p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb situat\u00ebn q\u00eb kjo t\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb?<\/p>\n<p>Oleksandr V. Danylyuk: Po, absolutisht, kjo \u00ebsht\u00eb e sakt\u00eb.<\/p>\n<p>Aktualisht, nuk mund t\u00eb ndikosh n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb kineze n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb si n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike, dhe do t\u00eb prisja q\u00eb Rusia t\u00eb ket\u00eb disa leva t\u00eb ndikimit mbi Qeverin\u00eb kineze, edhe pse k\u00ebt\u00eb nuk e di me siguri.<br \/>\nPor, m\u00ebnyra m\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr Rusin\u00eb q\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb k\u00ebto parakushte q\u00eb lufta dhe pushtimi i Tajvanit t\u00eb duket i pashmangsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb tajvaneze, dhe sinqerisht, n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb dhe politik\u00ebn amerikane.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket k\u00ebtyre parakushteve n\u00eb Tajvan, shikoni se \u00e7far\u00eb po ndodh n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb tajvaneze. Faza reale zero nuk \u00ebsht\u00eb infiltrimi nga forcat speciale, por destabilizimi politik.<br \/>\nSituata aktuale politike n\u00eb Tajvan, ku keni nj\u00eb Parlament q\u00eb kontrollohet nga KMT-ja [partia Kuomintang] dhe m\u00eb pas [presidentin Lai Ching-te] nga Partia Progresive Demokratike [DPP] q\u00eb \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb dhe ka kaluar pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb vitit duke bllokuar ligje dhe duke penguar em\u00ebrimet n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, gj\u00eb q\u00eb ka \u00e7uar n\u00eb p\u00ebrplasje n\u00eb Parlament dhe protesta masive.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parakusht ideal p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrpjekur p\u00ebr t\u00eb ndezur nj\u00eb kriz\u00eb politike e cila \u00ebsht\u00eb e nevojshme p\u00ebr destabilizimin e sistemit t\u00eb komand\u00ebs dhe kontrollit n\u00eb Tajvan, si politikisht, ashtu edhe ushtarakisht.<br \/>\nRadio Evropa e Lir\u00eb: Pra, p\u00ebrtej k\u00ebtij kapaciteti ajror, q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshkruar n\u00eb dokumentet q\u00eb i keni analizuar, cilat jan\u00eb fushat e tjera q\u00eb mendoni se ushtria kineze do t\u00eb duhej t\u2019i drejtohej Rusis\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrmir\u00ebsuar lidhur me nj\u00eb pushtim t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb Tajvanit?<br \/>\nOleksandr V. Danylyuk: Nj\u00eb fush\u00eb e qart\u00eb do t\u00eb ishte marrja e k\u00ebshillave p\u00ebr sulmet ruse me raketa dhe dron\u00eb.<br \/>\nPra, si t\u2019i shtypni mbrojtjet ajrore dhe gjithashtu si t\u2019i lini pa municione? Rusia ka shum\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb dhe e gjith\u00eb kjo njohuri mund t\u00eb transferohet n\u00eb nj\u00eb skenar t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb Tajvanit.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Me k\u00ebt\u00eb lloj t\u00eb bashk\u00ebpunimit ushtarak p\u00ebr t\u00eb cilin biseduam, \u00e7far\u00eb aspekti tjet\u00ebr po i kushtoni v\u00ebmendje n\u00eb nj\u00eb skenar p\u00ebr Tajvanin?<\/p>\n<p>Oleksandr V. Danylyuk: Mendoj se pyetja kryesore \u00ebsht\u00eb se n\u00eb \u00e7far\u00eb mase shoq\u00ebria tajvaneze mund t\u00eb shmang\u00eb konfrontimin dhe polarizimin, dhe n\u00ebse mund t\u00eb bashkohet rreth nevoj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mbrojtur ishullin, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detyr\u00eb edhe m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p>Reagimi i natyrsh\u00ebm nga Uashingtoni ndaj k\u00ebsaj \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u2019i jap\u00eb Tajvanit m\u00eb shum\u00eb aft\u00ebsi ushtarake, por sipas meje, ata kan\u00eb kapacitete t\u00eb mjaftueshme. \u00c7\u00ebshtja m\u00eb shum\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb n\u00ebse ata mund t\u00eb bashkohen dhe t\u00eb jen\u00eb t\u00eb vendosur p\u00ebr t\u00eb rezistuar dhe p\u00ebr t\u00eb luftuar kund\u00ebr nj\u00eb pushtimi.<br \/>\nNj\u00eb pushtim i Tajvanit do t\u00eb ishte jasht\u00ebzakonisht i kushtuesh\u00ebm p\u00ebr kinez\u00ebt, prandaj imunizimi i v\u00ebrtet\u00eb kund\u00ebr nj\u00eb pushtimi q\u00ebndron n\u00eb fush\u00ebn e moralit dhe unitetit, dhe po ashtu n\u00eb aft\u00ebsin\u00eb e Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr t\u00eb ofruar nj\u00eb mesazh t\u00eb qart\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetjes.<br \/>\nSepse, realiteti \u00ebsht\u00eb mjaft i thjesht\u00eb: Kina po forcohet dhe ende ka nj\u00eb kr<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/10\/zbardhen-dokumentet-qe-tregojne-se-rusia-po-ndihmon-kinen-te-pergatitet-per-ta-pushtuar-tajvanin\/\">Zbardhen dokumentet q\u00eb tregojn\u00eb se Rusia po ndihmon Kin\u00ebn t\u00eb p\u00ebrgatitet p\u00ebr ta pushtuar Tajvanin<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb dosje prej 800 faqesh me kontrata dhe korrespondenc\u00eb tregon se Rusia po e ndihmon Kin\u00ebn q\u00eb ta p\u00ebrgatis\u00eb ushtrin\u00eb e saj p\u00ebr nj\u00eb pushtim t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb Tajvanit. K\u00ebshtu tha nj\u00eb institut i pavarur q\u00eb i ka zbuluar dokumentet dhe i ka verifikuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur. Oleksandr V. Danylyuk, hulumtues i lart\u00eb n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-44389","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44389","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=44389"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44389\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=44389"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=44389"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=44389"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}