{"id":44227,"date":"2025-10-03T14:48:21","date_gmt":"2025-10-03T14:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/03\/miftar-dauti-e-mbulon-me-1-3-miliard-leke-zani-zogen-qe-u-kap-nga-spak-ne-korrupsion\/"},"modified":"2025-10-03T14:48:21","modified_gmt":"2025-10-03T14:48:21","slug":"miftar-dauti-e-mbulon-me-1-3-miliard-leke-zani-zogen-qe-u-kap-nga-spak-ne-korrupsion","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/03\/miftar-dauti-e-mbulon-me-1-3-miliard-leke-zani-zogen-qe-u-kap-nga-spak-ne-korrupsion\/","title":{"rendered":"Miftar Dauti e mbulon me 1.3 miliard lek\u00eb Zani Zog\u00ebn, q\u00eb u kap nga SPAK n\u00eb korrupsion"},"content":{"rendered":"<p>Nx\u00ebn\u00ebsit e shkoll\u00ebs 9-vje\u00e7are \u201cSejdi Dida\u201d do t\u00eb sistemohen n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr 1 vit rresht, duke vuajtur pasojat e korrupsionit n\u00eb Bashkin\u00eb Has. Shkolla q\u00eb \u00ebsht\u00eb nga m\u00eb t\u00eb bukurat dhe n\u00eb gjendje t\u00eb mir\u00eb kalon n\u00eb rikonstruksion t\u00eb plot\u00eb me k\u00ebrkes\u00ebn e bashkis\u00eb. Projekti i rikonstruksionit kushton 1.3 miliard\u00eb lek\u00eb q\u00eb do t\u00eb xhirohen n\u00eb llogarin\u00eb e nj\u00eb biznesmeni t\u00eb sprovuar n\u00eb korrupsionin me tenderat.<\/p>\n<p>N\u00eb dokumentet e tenderit gjet\u00ebm disa rreshta mbi t\u00eb cilat justifikohet projekti 1.3 miliard\u00eb lek\u00eb. \u201cKonstatohet se objekti q\u00eb po trajtojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb raport teknik \u00ebsht\u00eb \u201cRikonstruksioni i shkoll\u00ebs 9-vjecare \u201cSejdi Dida\u201d, qyteti Krum\u00eb, Has\u201d, e cila ka shum\u00eb vite q\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar dhe duke filluar nga viti i nd\u00ebrtimit dhe deri m\u00eb sot \u00ebsht\u00eb rikonstruktuar shum\u00eb pak, k\u00ebshtu q\u00eb gjendja aktuale e k\u00ebtij objekti k\u00ebrkon rikonstruktim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm.<\/p>\n<p>Godina \u00ebsht\u00eb e ndar\u00eb n\u00eb kat\u00ebr kate. \u00c7do ambient n\u00eb secilin kat ka nevoj\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrhyrje t\u00eb cila do t\u00eb fillojn\u00eb q\u00eb nga rregullimet p\u00ebr fasad\u00ebn e brendshme, nevoja p\u00ebr rehabilitimin e element\u00ebve si tavani, pllaka, dyer, dritare e jo vet\u00ebm\u201d.<\/p>\n\n<p>Por fotot tradhtojn\u00eb iden\u00eb e bashkis\u00eb, sepse shkolla duket p\u00ebr mrekulli.<\/p>\n\n<p>K\u00ebto foto t\u00eb bukura jan\u00eb shkrepur nga vet\u00eb organizator\u00ebt e tenderit. Lexuesi ka mund\u00ebsin\u00eb ta gjykoj\u00eb vet\u00eb gjendjen aktuale t\u00eb shkoll\u00ebs. Sigurisht q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb pasur nevoj\u00eb p\u00ebr mir\u00ebmbajtje rutin\u00eb, por kjo shkoll\u00eb nuk meriton t\u00eb shqepet nga e para vet\u00ebm se jan\u00eb n\u00eb loj\u00eb k\u00ebto fonde.<\/p>\n<p>Kur u nd\u00ebrtua objekti? N\u00eb arkiv\u00eb gjet\u00ebm se shkolla \u00ebsht\u00eb inauguruar m\u00eb 25 shtator 2012. Ishte nj\u00eb investim 1,7 miliard\u00eb lek\u00eb dhe ka nj\u00eb kapacitet prej 1100 nx\u00ebn\u00ebsish, 24 klasa, laborator t\u00eb informatik\u00ebs, bibliotek\u00eb, sall\u00eb m\u00ebsuesish, mjedise sportive dhe t\u00eb gjitha mjediset ndihm\u00ebse.<\/p>\n\n<p>Para kat\u00ebr vjet\u00ebve shkolla \u00ebsht\u00eb rikonstruktuar. Kjo \u00ebsht\u00eb pamja e shkoll\u00ebs pas nd\u00ebrhyrjes, m\u00eb 21 shtator \u00a02021.<\/p>\n<p><strong>Tenderi me flamur korrupsioni<\/strong><\/p>\n<p>Tenderi i firmosur nga kryetari i Bashkis\u00eb Has, Miftar Dauti, ka si objekt \u201cRikonstruksionin e shkoll\u00ebs 9-vje\u00e7are \u201cSejdi Dida\u201d, Krum\u00eb\u201d. Punimet jan\u00eb p\u00ebrllogaritur t\u00eb kushtojn\u00eb nj\u00eb fond limit prej 125 968 569,00 lek\u00ebsh pa TVSH. Kur t\u00eb shtohet TVSH kontrata pritet t\u00eb ket\u00eb vler\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb lek\u00eb t\u00eb taksapaguesve shqiptar\u00eb t\u00eb cilat Bashkia Has i p\u00ebrfituar duke aplikuar me k\u00ebt\u00eb projekt n\u00eb Ministrin\u00eb e Arsimit.<\/p>\n<p>Ky tender \u00ebsht\u00eb anuluar nj\u00eb her\u00eb dhe m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb mbajtur me shpejt\u00ebsi rrufe. Konkretisht prokurimi u njoftua p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb m\u00eb 13 gusht 2025 dhe duhej t\u00eb mbahej m\u00eb 29 gusht. Pas anulimit \u00ebsht\u00eb mbajtur m\u00eb 3 shtator 2025. Nd\u00ebrsa m\u00eb 25 shtator 2025 \u00ebsht\u00eb shpallur fituesi.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb tender kan\u00eb aplikuar 4 operator\u00eb ekonomik\u00eb, por nuk ka pasur konkurrim p\u00ebr shkak t\u00eb skualifikimeve. Kryebashkiaku Dauti ka favorizuar kompanin\u00eb e Zani Zog\u00ebs dhe duket qart\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin e ofertave.<\/p>\n\n<p>\u201cSkualifikim i t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebve konkurrues p\u00ebrve\u00e7 fituesit\/ Skualifikim i ofert\u00ebs me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201d, k\u00ebshtu e klasifikuar tenderin Open Data Albania. P\u00ebr shkeljet e kryera, procedura \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d q\u00eb \u00ebsht\u00eb shenja e riskut t\u00eb korrupsionit.<\/p>\n<p>Operator Ekonomik Kontraktues \u201c2Z KONSTRUKSION\u201d sh.p.k \u00a0dhe \u201cASI \u2013 2A CO\u201d sh.p.k fitoi me ofert\u00ebn 119 780 675,00 lek\u00eb pa TVSH, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kishte propozime m\u00eb ekonomike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb bashkim kompanish pjes\u00ebn kryesore e mban firma e Zani Zog\u00ebs \u201c2Z Konstruksion\u201d shpk me 89.66% dhe pjes\u00ebt tjet\u00ebr subjekti me pronar Astrit Gjikondajn.<\/p>\n\n<p>Mes ofertave t\u00eb skualifikuara na t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen propozimi i \u201cXHAST\u201d SHPK &amp; \u201cBE \u2013 IS\u201d SH.P.K me vler\u00eb 115,865,692 Leke pa t.v.sh. Gjithsesi, q\u00ebllimi i k\u00ebtyre komisioneve nuk \u00ebsht\u00eb kursejn\u00eb buxhetin, por t\u00eb kryejn\u00eb sa m\u00eb mir\u00eb porosit\u00eb e kryebashkiak\u00ebve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, komisioni i ka hyr\u00eb me themel dokumenteve t\u00eb ofert\u00ebs m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt p\u00ebr t\u00eb gjetur sa m\u00eb shum\u00eb kle\u00e7ka p\u00ebr ta skualifikuar.<\/p>\n<p>Po sjellim si shembull nj\u00eb argument t\u00eb paraqitur p\u00ebr eliminimin e ofert\u00ebs s\u00eb kompanis\u00eb \u201cXhast\u201d, q\u00eb jo vet\u00ebm nuk t\u00eb bind, por t\u00eb habit:<\/p>\n<p>\u201cOperator\u00ebt ekonomike kane b\u00ebr\u00eb nd\u00ebrhyrje n\u00eb preventivin e prokuruar nga autoriteti kontraktor, duke ndryshuar sasit\u00eb e prokuruara, konkretisht, p\u00ebr z\u00ebrin e punimeve F.V Hidrante etj. nga 6 cop\u00eb t\u00eb prokuruara nga autoriteti kontraktor jan\u00eb deklaruar 140 cop\u00eb p\u00ebr tu realizuar nga shoq\u00ebria Xhast sh.p.k. Gjithashtu, p\u00ebr zerin e punimeve F.V Armafleks p\u00ebr tubo \u00e7eliku pategel \u00d8 1\u2033 x 9 mm, i veshur me flet\u00eb PVC, shoqeria Xhast sh.p.k. ka deklaruar se do t\u00eb realizoj\u00eb 130 cop\u00eb, kurse autoriteti kontraktor ka prokuruar 122 cop\u00eb. etj. Pra, oferta ekonomike e nuk plot\u00ebson kriteret p\u00ebr ligjshm\u00ebrin\u00eb dhe vlefshm\u00ebrin\u00eb e saj\u201d. Ku q\u00ebndron problemi? Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lapsus q\u00eb n\u00eb rillogaritje e ul akoma m\u00eb shum\u00eb vler\u00ebn e ofert\u00ebs!<\/p>\n<p><strong>Korrupsion dhe punime me cil\u00ebsi t\u00eb dob\u00ebt!<\/strong><\/p>\n<p>Kryebashkiaku Dauti ia ka dh\u00ebn\u00eb kontrat\u00ebn biznesmenit q\u00eb merr parat\u00eb dhe nuk kryen pun\u00eb me cil\u00ebsi. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se ka dh\u00ebn\u00eb ryshfet p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb tendera.<\/p>\n<p>Ja \u00e7far\u00eb ndodhu n\u00eb Kallarat t\u00eb Himar\u00ebs n\u00eb vitin 2021. Reshjet e shiut mor\u00ebn p\u00ebrpara ur\u00ebn e fshatit q\u00eb ishte e rikonstruktuar vet\u00ebm 3 vite m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Prurjet e lumit Shushic\u00eb kishin g\u00ebrryer nj\u00ebr\u00ebn k\u00ebmb\u00eb t\u00eb ur\u00ebs e p\u00ebr pasoj\u00eb ajo u mbulua nga uji, duke izoluar plot\u00ebsisht banor\u00ebt e k\u00ebsaj zone. Denoncimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe nga deputeti Arbi Agalliu, i cili thoshte se kjo ur\u00eb, ishte nd\u00ebrtuar para 3 vitesh dhe banor\u00ebt e saj kishin mbetur t\u00eb izoluar p\u00ebr shkak t\u00eb abuzimit q\u00eb b\u00ebhet me nd\u00ebrtimin e k\u00ebtyre veprave publike.<\/p>\n<p>Duke iu referuar edhe dokumenteve, tenderi me objekt\u00a0 \u2018Rikonstruksioni i ur\u00ebs s\u00eb varur t\u00eb fshatit Kallarat\u2019 i zhvilluar n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2018 rezulton n\u00eb list\u00ebn e procedurave me \u201cflamur t\u00eb kuq\u201d me sh\u00ebnimin munges\u00eb konkurrence.<\/p>\n<p>Kjo pasi n\u00eb tender ka marr\u00eb pjes\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb operator ekonomik, i cili \u00ebsht\u00eb shpallur automatikisht dhe fitues p\u00ebr rikonstruksionin e ur\u00ebs.<\/p>\n<p>Kontrata \u00ebsht\u00eb fituar nga operatori \u20182Z KONSTRUKSION SHPK\u2019 me administrator shtetasin Zani Zoga.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa para 2 vitesh, Gjykata ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb burg Joana Duron dhe Laura Sheton, sepse sipas SPAK, Joana Duro ka marr\u00eb 330 mij\u00eb lek\u00eb ryshfet nga operatori ekonomik p\u00ebr ta shpallur fitues t\u00eb tenderit. N\u00eb njoftim thuhet se lek\u00ebt u dhan\u00eb nga shtetasja Laura Sheto. Tenderi p\u00ebr t\u00eb cilin e akuzon SPAK-u ka patur nj\u00eb fond limit prej 51 146 571 lek\u00eb pa TVSH dhe n\u00eb gar\u00eb kan\u00eb qen\u00eb 11 operator\u00eb ekonomik.<\/p>\n<p>Fitues \u00ebsht\u00eb shpallur bashkimi i dy kompanive \u201c2Z KONSTRUKSION\u201d shpk me administrator Zani Zoga dhe \u201cI.C.C GROUP\u201d shpk me administrator Eduart Zoi, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb ofruar 40 444 769 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>Joana Duro dhe Laureta Sheto akuzohen p\u00ebr veprat penale \u201cKorrupsioni pasiv i funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb ose i t\u00eb zgjedhurve vendor\u00eb\u201d dhe \u201cKorrupsioni aktiv i funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb ose t\u00eb zgjedhurve vendor\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Nga k\u00ebto dy shembuj kuptohet pse kryebashkiaku Dauti ka preferuar t\u2019ia jap\u00eb kontrat\u00ebn kompanis\u00eb s\u00eb Zani Zog\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>\u00a9\ufe0fCopyright Gijotina.com<br \/>\nKy artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/miftar-dauti-e-mbulon-me-1-3-miliard-leke-zani-zogen-qe-u-kap-nga-spak-ne-korrupsion\/\">Miftar Dauti e mbulon me 1.3 miliard lek\u00eb Zani Zog\u00ebn, q\u00eb u kap nga SPAK n\u00eb korrupsion<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nx\u00ebn\u00ebsit e shkoll\u00ebs 9-vje\u00e7are \u201cSejdi Dida\u201d do t\u00eb sistemohen n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr 1 vit rresht, duke vuajtur pasojat e korrupsionit n\u00eb Bashkin\u00eb Has. Shkolla q\u00eb \u00ebsht\u00eb nga m\u00eb t\u00eb bukurat dhe n\u00eb gjendje t\u00eb mir\u00eb kalon n\u00eb rikonstruksion t\u00eb plot\u00eb me k\u00ebrkes\u00ebn e bashkis\u00eb. Projekti i rikonstruksionit kushton 1.3 miliard\u00eb lek\u00eb q\u00eb do [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-44227","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44227","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=44227"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44227\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=44227"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=44227"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=44227"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}