{"id":44217,"date":"2025-10-03T13:48:57","date_gmt":"2025-10-03T13:48:57","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/03\/ahmeti-u-pergjova-nga-maqedonasit-kur-flisja-per-specialen-provat-ne-hage-te-inskenuara-nga-serbet\/"},"modified":"2025-10-03T13:48:57","modified_gmt":"2025-10-03T13:48:57","slug":"ahmeti-u-pergjova-nga-maqedonasit-kur-flisja-per-specialen-provat-ne-hage-te-inskenuara-nga-serbet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/03\/ahmeti-u-pergjova-nga-maqedonasit-kur-flisja-per-specialen-provat-ne-hage-te-inskenuara-nga-serbet\/","title":{"rendered":"Ahmeti: U p\u00ebrgjova nga maqedonasit kur flisja p\u00ebr Specialen \u2013 provat n\u00eb Hag\u00eb, t\u00eb inskenuara nga serb\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p>Politikani shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Ali Ahmeti, deklaroi se ka qen\u00eb subjekt p\u00ebrgjimesh nga sh\u00ebrbimet e siguris\u00eb maqedonase.<\/p>\n<p>Ai u shpreh se k\u00ebto p\u00ebrgjime d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebrkushtimin e tij p\u00ebr t\u00eb votuar Gjykat\u00ebn Speciale me q\u00ebllimin e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb drit\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn mbi luft\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb jam i p\u00ebrgjuar nga Maqedonia dhe n\u00eb ato p\u00ebrgjime shihet qart\u00eb se si flas me deputet\u00eb p\u00ebr ta votuar Gjykat\u00ebn Speciale, jo q\u00eb ajo t\u00eb devijoj\u00eb apo t\u00eb krijoj\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb rrem\u00eb, por q\u00eb e v\u00ebrteta t\u00eb dal\u00eb n\u00eb pah, e v\u00ebrteta q\u00eb \u00ebsht\u00eb fshehur n\u00eb librin e verdh\u00eb\u201d, u shpreh Ahmeti p\u00ebr \u201cEuronews\u201d.<\/p>\n<p>Ai theksoi se nuk pranon q\u00eb Ushtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs t\u00eb gjykohet p\u00ebr ngjarje q\u00eb, sipas tij, jan\u00eb t\u00eb inskenuara nga vet\u00eb sh\u00ebrbimet serbe.<\/p>\n<p>\u201cSi mund ta gjykosh U\u00c7K-n\u00eb p\u00ebr rastin e Pej\u00ebs, ku u vran\u00eb 9 serb\u00eb? M\u00eb von\u00eb doli se ishte vet\u00eb organizim i sh\u00ebrbimeve serbe. Ashtu si rasti i Martinoviqit, q\u00eb dhunoi veten dhe akuzoi shqiptar\u00ebt\u201d, deklaroi ai.<\/p>\n<p>Ali Ahmeti ngriti shqet\u00ebsimin se shum\u00eb prej akuzave q\u00eb r\u00ebndojn\u00eb mbi shqiptar\u00ebt jan\u00eb pjes\u00eb e dezinformimit nga sh\u00ebrbimet e fshehta serbe.<\/p>\n<p>Ai shtoi se q\u00ebllimi i tyre nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb krime, por t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb nj\u00eb struktur\u00eb t\u00eb organizuar ushtarake p\u00ebr mbrojtje dhe \u00e7lirim, gj\u00eb q\u00eb nuk u arrit plot\u00ebsisht p\u00ebr shkak t\u00eb dinamikave t\u00eb koh\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cObjektivi yn\u00eb ka qen\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb struktur\u00ebn ushtarake, por nuk arrit\u00ebm te ky objektiv, sepse zhvillimet ishin aq t\u00eb forta sa gjithkush vepronte ku donte. Nuk u arrit t\u00eb krijohej nj\u00eb hierarki p\u00ebr nj\u00eb ushtri t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb\u201d, tha Ahmeti.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut ka filluar fushata p\u00ebr zgjedhjet lokale t\u00eb 19 tetorit, Ali Ahmeti, kreu i BDI-s\u00eb, i cil\u00ebsoi k\u00ebto zgjedhje si nj\u00eb referendum shqiptaro-maqedonas, nd\u00ebrsa shigjetoi kryeministrin Hristijan Mickoski duke th\u00ebn\u00eb se ai nuk mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb sukses n\u00eb politik\u00eb n\u00eb kurriz t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe pa respektuar legjitimitetin e tyre.<\/p>\n<p>Ai tha se i ka b\u00ebr\u00eb thirrje VLEN-it q\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqet nga koalicioni me Mickoskin p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund politikave t\u00eb degradimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes shqiptare dhe se ka propozuar q\u00eb gjith\u00eb faktori shqiptar t\u00eb b\u00ebhet bashk\u00eb rreth nj\u00eb platforme n\u00eb mbrojtje paq\u00ebsore t\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit.<\/p>\n<p>\u201cTetori \u00ebsht\u00eb referendum shqiptaro-maqedonas. Nuk mundet Hristjani t\u00eb jet\u00eb i suksessh\u00ebm n\u00eb politik\u00eb pa respektuar legjitimitetin e kombit shqiptar n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut. K\u00ebto politika t\u00eb degradimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes shqiptare nuk i b\u00ebjn\u00eb mir\u00eb as Hristjan Mickoskit as shqiptar\u00ebve q\u00eb ai ka aty t\u00eb paligjsh\u00ebm. Ne ju kemi b\u00ebr\u00eb thirrje disa her\u00eb partive t\u00eb VLEN-it q\u00eb ta braktisin koalicionin dhe t\u00eb b\u00ebhemi t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb rreth nj\u00eb platforme n\u00eb mbrojtje n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore t\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit. Politikat suksesshme b\u00ebhen me politika q\u00eb kan\u00eb legjitimitet, p\u00ebrfshirja e drejt\u00eb, demokracia konsensuale jan\u00eb baza e marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit. Ne nuk duam t\u00eb b\u00ebhemi shkaktar\u00eb t\u00eb krizave, duam t\u00eb kontribuojm\u00eb dhe kemi kapacitetin q\u00eb ta shtyjm\u00eb vendin p\u00ebrpara\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Ali Ahmeti tregoi nj\u00eb detaj t\u00eb takimeve me Mickoskin, ku tha se ky i fundit fillimisht n\u00eb nj\u00eb takim i kishte propozuar q\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb me zgjedhjet lokale t\u00eb tetorit t\u00eb zhvilloheshin dhe zgjedhje t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb parakohshme, nd\u00ebrsa m\u00eb pas kishte ndryshuar mendje.<\/p>\n<p>Ahmeti tha se para k\u00ebtyre zgjedhjeve Bashkimi Demokratik \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i fort\u00eb dhe mb\u00ebshteti opsionin q\u00eb bashk\u00eb me zgjedhjet lokale t\u00eb mbaheshin edhe zgjedhjet e parakohshme t\u00eb p\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>\u201cBashkimi Demokratik p\u00ebr Integrim \u00ebsht\u00eb dhe shum\u00eb m\u00eb i fort\u00eb. Sa u takon zgjedhjeve parlamentare, ato jan\u00eb nj\u00eb domosdoshm\u00ebri q\u00eb t\u00eb ndodhin. Kemi biseduar m\u00eb her\u00ebt me zotin Mickoski dhe kemi patur nj\u00eb vendim p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrcjell\u00eb mendimet n\u00eb partit\u00eb tona q\u00eb bashk\u00eb me zgjedhjet lokale t\u00eb zhvilloheshin edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare, mir\u00ebpo n\u00eb takimin e dyt\u00eb ai kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb t\u00ebrheqje dhe kishte opsione t\u00eb reja. Un\u00eb mbeta n\u00eb opsionin e par\u00eb q\u00eb ai m\u00eb kishte propozuar mua, q\u00eb t\u00eb shkojm\u00eb edhe n\u00eb zgjedhje lokale edhe t\u00eb p\u00ebrgjithshme nj\u00ebkoh\u00ebsisht\u201d, tha Ali Ahmeti.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/10\/ahmeti-u-pergjova-nga-maqedonasit-kur-flisja-per-specialen-provat-ne-hage-te-inskenuara-nga-serbet\/\">Ahmeti: U p\u00ebrgjova nga maqedonasit kur flisja p\u00ebr Specialen \u2013 provat n\u00eb Hag\u00eb, t\u00eb inskenuara nga serb\u00ebt<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Politikani shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Ali Ahmeti, deklaroi se ka qen\u00eb subjekt p\u00ebrgjimesh nga sh\u00ebrbimet e siguris\u00eb maqedonase. Ai u shpreh se k\u00ebto p\u00ebrgjime d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebrkushtimin e tij p\u00ebr t\u00eb votuar Gjykat\u00ebn Speciale me q\u00ebllimin e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb drit\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn mbi luft\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb. \u201cUn\u00eb jam i p\u00ebrgjuar nga Maqedonia [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-44217","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44217","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=44217"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44217\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=44217"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=44217"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=44217"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}