{"id":44191,"date":"2025-10-03T11:48:36","date_gmt":"2025-10-03T11:48:36","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/03\/pd-kerkon-debat-parlamentar-per-abuzimet-me-fondet-ipard-te-ngrihet-komision-i-posacem\/"},"modified":"2025-10-03T11:48:36","modified_gmt":"2025-10-03T11:48:36","slug":"pd-kerkon-debat-parlamentar-per-abuzimet-me-fondet-ipard-te-ngrihet-komision-i-posacem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/03\/pd-kerkon-debat-parlamentar-per-abuzimet-me-fondet-ipard-te-ngrihet-komision-i-posacem\/","title":{"rendered":"PD k\u00ebrkon debat parlamentar p\u00ebr abuzimet me fondet IPARD: T\u00eb ngrihet Komision i Posa\u00e7\u00ebm"},"content":{"rendered":"<p>Grupi Parlamentar i Partis\u00eb Demokratike depoziton n\u00eb Kuvend k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr mocion me debat dhe ngritjen e nj\u00eb Komisioni t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm Parlamentar.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa \u00ebsht\u00eb e lidhur me gjetjet e OLAF p\u00ebr vjedhjen e fondeve t\u00eb IPARD p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb dhe masat q\u00eb duhet t\u00eb marr\u00eb Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb t\u00eb sigurohen mekanizmat e nevojshme q\u00eb mbrojn\u00eb interesat financiare t\u00eb BE-s\u00eb nga aktivitetet ilegale dhe q\u00eb sjellin p\u00ebrfitimin e fondeve nga programi IPARD nga fermer\u00ebt shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe m\u00eb her\u00ebt opozita kishte denoncuar skandalin me fondet e bujq\u00ebsis\u00eb, duke akuzuar krer\u00ebt e Ministris\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb dhe qeverin\u00eb \u201cRama\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa zyrtare drejtuar Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb e n\u00ebnshkruar nga deputetet: Bledion Nallbati, Igli Cara, Saimir Korreshi, Xhelal Mziu, Jorida Tabaku, Elda Hoti dhe Gazment Bardhi.<\/p>\n<p><strong>K\u00ebrkesa e Partis\u00eb Demokratike:<\/strong><\/p>\n<p>\u201cK\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr zhvillimin e nj\u00eb mocioni me debat dhe p\u00ebr ngritjen e nj\u00eb Komisioni t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/p>\n<p>Baza Ligjore:\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Neni 24 dhe 98 i Rregullores s\u00eb Kuvendit<\/p>\n<p>Drejtuar:\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0 Kryetarit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/p>\n<p>Fondet e IPARD ndihmojn\u00eb bujq\u00ebsin\u00eb shqiptare p\u00ebrmes financimit t\u00eb projekteve t\u00eb fermer\u00ebve shqiptar n\u00eb sera t\u00eb reja, agroturiz\u00ebm, pika grumbullimit, traktor\u00eb e mjete t\u00eb tjera mekanike. K\u00ebto fonde mund\u00ebsojn\u00eb q\u00eb bujq\u00ebsia, blegtoria, peshkimi, akuakultura dhe zhvillimi rural t\u00eb mund t\u00eb zhvillohen n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme.<\/p>\n<p>Grupi Parlamentar i Partis\u00eb Demokratike ka ndjekur me shum\u00eb shqet\u00ebsim gjetjet e OLAF, t\u00eb cilat kan\u00eb sjell bllokimin e financimit t\u00eb Bashkimit Europian p\u00ebr fermer\u00ebt shqiptar\u00eb. Zyra e Bashkimit Evropian kund\u00ebr Mashtrimeve, OLAF, njoftoi zyrtarisht se ka identifikuar keqp\u00ebrdorimin e 33 milion\u00eb eurove fonde t\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb bujq\u00ebsis\u00eb shqiptare dhe rekomandoi bllokimin e paket\u00ebs s\u00eb radh\u00ebs prej 112 milion\u00eb euro, p\u00ebr sa koh\u00eb nuk ka masa p\u00ebr t\u00eb garantuar mbrojtjen e interesave financiare t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb pasqyr\u00ebn e pun\u00ebs p\u00ebr vitin 2023, OLAF ka zbuluar tre shkeljet kryesore q\u00eb b\u00ebheshin me fondet IPARD II, t\u00eb cilat q\u00eb nga korriku 2023 jan\u00eb pezulluar. Konkretisht, pas nj\u00eb s\u00ebr\u00eb hapash komplekse hetimore, p\u00ebrfshir\u00eb shqyrtimin digjital t\u00eb dokumenteve t\u00eb lidhura me marr\u00ebsit e IPARD II, AZHBR dhe operator\u00eb t\u00eb tjer\u00eb ekonomik\u00eb, OLAF zbuloi disa parregullsi serioze gjat\u00eb faz\u00ebs s\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb granteve dhe zbatimit t\u00eb disa projekteve. K\u00ebto parregullsi p\u00ebrfshinin:<\/p>\n<p>Aplikant\u00ebve u k\u00ebrkohet t\u2019i paguajn\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb grantit t\u00eb tyre nj\u00eb kompanie konsulence lokale;<\/p>\n<p>Kontratat q\u00eb jepen pa konkurrim, ose me konkurs t\u00eb manipuluar (me oferta false q\u00eb dor\u00ebzohen);<\/p>\n<p>\u00c7mime t\u00eb fryra dhe shkelje t\u00eb rregullave kontraktuale.<\/p>\n<p>Pas hetimit t\u00eb saj, OLAF i ka rekomanduar Komisionit Evropian q\u00eb t\u00eb konsideroj\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb financimit t\u00eb Thirrjes s\u00eb Par\u00eb dhe t\u00eb Dyt\u00eb p\u00ebr Aplikime IPARD II prej 33 milion\u00eb euro, si t\u00eb pap\u00ebrshtatshme. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka rekomanduar gjithashtu q\u00eb Bashkimi Europian t\u00eb ndaloj\u00eb programin IPARD III me vler\u00eb 112 milion\u00eb euro \u201cderi sa t\u00eb merren masa p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesat financiare t\u00eb BE-s\u00eb nga aktivitetet ilegale\u201d.<\/p>\n<p>OLAF raporton se hetoi akuza serioze q\u00eb p\u00ebrfshinin keqp\u00ebrdorimin e fondeve t\u00eb BE-s\u00eb nga Instrumenti p\u00ebr Asistenc\u00ebn e Para-Aderimit p\u00ebr Zhvillimin Rural (IPARD II) n\u00eb Shqip\u00ebri. Nj\u00eb praktik\u00eb abuzuese ishte se aplikant\u00ebt p\u00ebr IPARD II ishin t\u00eb detyruar t\u00eb paguanin nj\u00eb p\u00ebrqindje t\u00eb madhe t\u00eb grantit t\u00eb tyre p\u00ebr kompanit\u00eb e konsulenc\u00ebs t\u00eb \u2018p\u00ebrzgjedhura paraprakisht\u2019, t\u00eb cilat m\u00eb pas do t\u00eb leht\u00ebsonin kontratat me Agjencin\u00eb Shqiptare p\u00ebr Zhvillimin Rural dhe Bujq\u00ebsin\u00eb (AZHBR), e cila shp\u00ebrndante fondet.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, p\u00ebr shkak t\u00eb dyshimeve p\u00ebr korrupsion t\u00eb institucioneve p\u00ebrgjegj\u00ebse t\u00eb ekzekutivit, pasojat e k\u00ebtij veprimi, i vuajn\u00eb me pa t\u00eb drejt\u00eb fermer\u00ebt shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj, duke pasur parasysh sa m\u00eb lart, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb nenit 98, pika 1, t\u00eb Rregullores s\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, k\u00ebrkojm\u00eb zhvillimin e nj\u00eb mocioni me debat lidhur me gjetjet e OLAF dhe masat q\u00eb duhet t\u00eb marr\u00eb Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb t\u00eb sigurohen mekanizmat e nevojshme q\u00eb mbrojn\u00eb interesat financiare t\u00eb BE-s\u00eb nga aktivitetet ilegale dhe q\u00eb sjellin p\u00ebrfitimin e fondeve nga programi IPARD nga fermer\u00ebt shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, n\u00eb vler\u00ebsimin ton\u00eb \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb miratoj\u00eb nj\u00eb Rezolut\u00eb, ku apelon institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb t\u00eb kryejn\u00eb nj\u00eb hetim t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb shpejt\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb p\u00ebrpara p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale cilido q\u00eb ka shkelur ligjin, si dhe merr anagzhimin p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb t\u00eb gjitha masat e nevojshme ligjore q\u00eb t\u00eb shmangen situate t\u00eb k\u00ebsaj natyre n\u00eb t\u00eb ardhmen dhe q\u00eb mbrojn\u00eb interesat financiare t\u00eb BE-s\u00eb nga aktivitetet ilegale.<\/p>\n<p>Konkretisht, draft Rezoluta, propozojm\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb p\u00ebrcaktimet si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb:<\/p>\n<p>I shpreh mir\u00ebnjohjen Bashkimit Europian p\u00ebr ndihm\u00ebn e \u00e7muar q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb vazhdim\u00ebsi p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, p\u00ebrmes programit t\u00eb mb\u00ebshtetjes n\u00eb bujq\u00ebsi IPARD.<\/p>\n<p>D\u00ebnon ashp\u00ebr dhe distancohet nga abuzimet e pretenduara me fondet e taksapaguesve europian dhe k\u00ebrkon nga K\u00ebshilli i Ministrave q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb me urgjenc\u00eb masa t\u00eb brendsh\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb evidentuar mang\u00ebsit\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse administrative, si dhe p\u00ebr t\u00eb siguruar kthimin e plot\u00eb t\u00eb fondeve t\u00eb shp\u00ebrdoruara n\u00eb praktika abuzive dhe t\u00eb dyshuara si korruptive. Rezultatet e k\u00ebtyre masave t\u00eb brendsh\u00ebm administrative duhet ti njoftohen Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb brenda 1 muaji nga miratimi i k\u00ebsaj Rezolute.<\/p>\n<p>Apelon institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb t\u00eb kryejn\u00eb nj\u00eb hetim t\u00eb plot\u00eb, profesional dhe t\u00eb shpejt\u00eb, p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb p\u00ebrpara p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale cilido q\u00eb ka shkelur ligjin, duke mbajtur n\u00eb konsiderat\u00eb edhe gjetjet e hetimeve t\u00eb kryera nga Zyra e Bashkimit Evropian kund\u00ebr Mashtrimeve (OLAF), q\u00eb raportohet zyrtarisht q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb autoriteteve shqiptare.<\/p>\n<p>Merr anagzhimin p\u00ebr t\u00eb miratuar t\u00eb gjitha masat e nevojshme ligjore q\u00eb t\u00eb shmangen n\u00eb t\u00eb ardhmen situatat e evidentuar n\u00eb raportin e hetimeve t\u00eb Zyr\u00ebs s\u00eb Bashkimit Evropian kund\u00ebr Mashtrimeve (OLAF), dhe q\u00eb mbrojn\u00eb interesat financiare t\u00eb BE-s\u00eb nga aktivitetet ilegale. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, do t\u00eb ngrihet nj\u00eb Komision i Posa\u00e7\u00ebm Parlamentar, i cili pasi ka analizuar mang\u00ebsit\u00eb, propozon masat konkrete q\u00eb jan\u00eb t\u00eb nevojshme q\u00eb institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse t\u00eb Bashkimit Europian t\u00eb rekomandojn\u00eb zhbllokimin e fondeve p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Shpreh gadishm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb punuar nga af\u00ebr me institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse t\u00eb Bashkimit Europian p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar \u00e7do mekaniz\u00ebm mbrojt\u00ebs t\u00eb nevojsh\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrdorimin me eficenc\u00eb dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me Rregullat e Bashkimit Europian t\u00eb fondeve financiare t\u00eb ofruara, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mund\u00ebsohet vijimi i mb\u00ebshtetjes financiare t\u00eb projektit IPARD III p\u00ebr qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb nenit 24 t\u00eb Rregullores s\u00eb Kuvendit, propozojm\u00eb edhe ngritjen e nj\u00eb Komisioni t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm Parlamentar, i cili t\u00eb ket\u00eb si p\u00ebrgjegj\u00ebsi analizimin e mang\u00ebsive, dhe propozimin e masave konkrete ligjore q\u00eb jan\u00eb t\u00eb nevojshme q\u00eb institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse t\u00eb Bashkimit Europian t\u00eb rekomandojn\u00eb zhbllokimin e fondeve p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Duke ju fal\u00ebnderuar p\u00ebr mir\u00ebkuptimin\u201d.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/pd-kerkon-debat-parlamentar-per-abuzimet-me-fondet-ipard-te-ngrihet-komision-i-posacem\/\">PD k\u00ebrkon debat parlamentar p\u00ebr abuzimet me fondet IPARD: T\u00eb ngrihet Komision i Posa\u00e7\u00ebm<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Grupi Parlamentar i Partis\u00eb Demokratike depoziton n\u00eb Kuvend k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr mocion me debat dhe ngritjen e nj\u00eb Komisioni t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm Parlamentar. K\u00ebrkesa \u00ebsht\u00eb e lidhur me gjetjet e OLAF p\u00ebr vjedhjen e fondeve t\u00eb IPARD p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb dhe masat q\u00eb duhet t\u00eb marr\u00eb Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb t\u00eb sigurohen mekanizmat e nevojshme q\u00eb mbrojn\u00eb interesat [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-44191","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44191","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=44191"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44191\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=44191"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=44191"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=44191"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}