{"id":44173,"date":"2025-10-03T09:22:35","date_gmt":"2025-10-03T09:22:35","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/03\/birn-premtime-me-lugen-bosh-shkollat-e-reja-te-ndertuara-ne-tirane-nuk-kane-mensa\/"},"modified":"2025-10-03T09:22:35","modified_gmt":"2025-10-03T09:22:35","slug":"birn-premtime-me-lugen-bosh-shkollat-e-reja-te-ndertuara-ne-tirane-nuk-kane-mensa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/03\/birn-premtime-me-lugen-bosh-shkollat-e-reja-te-ndertuara-ne-tirane-nuk-kane-mensa\/","title":{"rendered":"BIRN: Premtime me lug\u00ebn bosh, shkollat e reja t\u00eb nd\u00ebrtuara n\u00eb Tiran\u00eb nuk kan\u00eb mensa"},"content":{"rendered":"<p>Zotimi p\u00ebr futjen e nj\u00eb vakti falas n\u00eb shkollat 9-vje\u00e7are t\u00eb Tiran\u00ebs rrezikon t\u00eb mbetet s\u00ebrish n\u00eb let\u00ebr, pasi asnj\u00eb nga 26 shkollat e reja t\u00eb nd\u00ebrtuara n\u00eb vitet e fundit nuk ka t\u00eb parashikuara ambiente p\u00ebr mensa.<\/p>\n<p>N\u00eb tetor 2024, ish-kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj deklaroi se nx\u00ebn\u00ebsit e shkollave t\u00eb Tiran\u00ebs do t\u00eb p\u00ebrfitonin nj\u00eb vakt falas me nisjen e vitit t\u00eb ri shkollor n\u00eb shtator t\u00eb k\u00ebtij viti, pavar\u00ebsisht t\u00eb ardhurave t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Premtimi u p\u00ebrforcua nga kryeministri Edi Rama n\u00eb prag t\u00eb fushat\u00ebs elektorale p\u00ebr zgjedhjet e 11 majit, ku nga nj\u00eb podium n\u00eb \u201cQytetin Studenti\u201d ai theksoi se ushqimi n\u00eb shkolla nuk do t\u00eb futej vet\u00ebm n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, por edhe n\u00eb bashki t\u00eb tjera q\u00eb funksionojn\u00eb si qendra qarqesh.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb v\u00ebm\u00eb n\u00eb jet\u00eb projektin m\u00eb t\u00eb ri t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt mes qeveris\u00eb dhe bashkis\u00eb, q\u00eb n\u00eb shkollat 9-vje\u00e7are t\u00eb fusim edhe ushqimin e drek\u00ebs,\u201d tha Rama, duke e vler\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb hap drejt transformimit t\u00eb shkollave n\u00eb qendra komunitare.<\/p>\n<p>P\u00ebrfshirja e vaktit t\u00eb drek\u00ebs n\u00eb shkolla \u00ebsht\u00eb nj\u00eb premtim i vjet\u00ebr i qeveris\u00eb dhe t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, nj\u00eb projekt pilot mbeti n\u00eb gjysm\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb infrastruktur\u00ebs.<\/p>\n<p>Por t\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga BIRN tregojn\u00eb se premtimi rrezikon t\u00eb mbetet n\u00eb let\u00ebr p\u00ebr shum\u00eb vite t\u00eb tjera, pasi shkollat ekzistuese nuk kan\u00eb infrastruktur\u00eb dhe shkollat e nd\u00ebrtuara rishtazi nuk kan\u00eb t\u00eb parashikuara ambiente p\u00ebr mensa.<\/p>\n<p>Bashkia e Tiran\u00ebs i tha BIRN se nga 26 shkollat e reja t\u00eb nd\u00ebrtuara n\u00eb kat\u00ebr vitet e fundit n\u00eb Tiran\u00eb, asnj\u00ebra prej tyre nuk parashikonte hap\u00ebsira p\u00ebr mensa.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb projektet e miratuara nuk parashikohet nd\u00ebrtimi i mensave si dhe nga ana e Drejtoris\u00eb s\u00eb Investimeve, nuk \u00ebsht\u00eb duke u menaxhuar ndonj\u00eb kontrat\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e mensave n\u00eb shkolla,\u201d deklaroi Bashkia n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim.<\/p>\n<p>Migen Qiraxhi nga organizata \u201cQ\u00ebndresa Qytetare\u201d i tha BIRN se ushqimi n\u00eb shkolla u p\u00ebrdor si nj\u00eb premtim kryesor n\u00eb fushat\u00eb, pa nd\u00ebrmarr\u00eb masa konkrete p\u00ebr t\u00eb realizimin e tij.<\/p>\n<p>\u201cMensat n\u00eb shkollat e arsimit parauniversitar u p\u00ebrdor\u00ebn si nj\u00eb nga premtimet kryesore n\u00eb fushat\u00ebn elektorale. Megjithat\u00eb, n\u00eb programin qeveris\u00ebs ky zotim u reduktua, duke u parashikuar t\u00eb zbatohet vet\u00ebm \u2018n\u00eb \u00e7do bashki qend\u00ebr qarku,\u201d tha Qiraxhi.<\/p>\n<p>Sfidat e infrastruktur\u00ebs<\/p>\n<p>Premtimet p\u00ebr futjen e ushqimit falas vijn\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur arsimi 9-vje\u00e7ar, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, p\u00ebrballet me shum\u00eb sfida. Nj\u00eb pjes\u00eb e shkollave funksionojn\u00eb ende me dy turne n\u00eb kryeqytet, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb zonat e reja t\u00eb banuara masivisht gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit vuajn\u00eb munges\u00ebn e institucioneve arsimore pran\u00eb tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb shkurt 2025, Bashkia e Tiran\u00ebs dhe Ministria e Arsimit deklaruan se po b\u00ebnin nj\u00eb studim fizibiliteti p\u00ebr aplikimin e programit t\u00eb ushqimit n\u00eb shkolla \u2013 por rezultatet nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb ende publike.<\/p>\n<p>Sipas ekspertit t\u00eb arsimit, Ndri\u00e7im Mehmeti, mbajtja e premtimit d\u00ebshtoi k\u00ebt\u00eb shtator, pasi nuk u shoq\u00ebrua me masat p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>\u201cHap\u00ebsirat e gatimit dhe konsumimit t\u00eb ushqimit duan mjedise t\u00eb ve\u00e7anta, higjenike, me drit\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim. Kjo nuk u b\u00eb dhe me shum\u00eb gjasa nuk ka mund\u00ebsi t\u00eb b\u00ebhet,\u201d tha Mehmeti p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb tjet\u00ebr mund\u00ebsi do t\u00eb ishte edhe nj\u00eb mjedis gatimi qendror, si n\u00eb rastin e Kosov\u00ebs, por as kjo nuk ndodhi,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Sipas Mehmetit, sistemi arsimor n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb jofunksional p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb vizionit dhe mb\u00ebshtetjes nga qeveria.<\/p>\n<p>\u201cStrukturat e arsimit jan\u00eb thuajse jofunksionale n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn sesi jan\u00eb nd\u00ebrtuar, detyrat q\u00eb kan\u00eb dhe pun\u00ebn q\u00eb ato b\u00ebjn\u00eb. Duhet nj\u00eb riorganizm i ri, mentalitet dhe pasion p\u00ebr t\u00eb ofruar nj\u00eb sh\u00ebrbim arsimor dhe edukativ t\u00eb niveleve bashk\u00ebkohore,\u201d theksoi ai.<\/p>\n<p>Qiraxhi nga \u201cQ\u00ebndresa Qytetare\u201d thekson se para se t\u00eb flitet p\u00ebr ushqim falas p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit n\u00eb shkolla, duhen adresuar sfida t\u00eb tjera infrastrukturore.<\/p>\n<p>\u201cPengesa e par\u00eb q\u00eb duhet adresuar \u00ebsht\u00eb m\u00ebsimi me dy turne. Vet\u00ebm n\u00eb Bashkin\u00eb Tiran\u00eb, sipas projeksioneve tona, p\u00ebr t\u00eb zgjidhur k\u00ebt\u00eb problem duhen nd\u00ebrtuar t\u00eb pakt\u00ebn 21 shkolla t\u00eb reja,\u201d tha Qiraxhiu.<\/p>\n<p>Bashk\u00eb me ushqimin falas, kreu i qeveris\u00eb premtoi edhe pilotimin e programit \u201cAfter School\u201d, por Ministria e Arsimit nuk jep afate konkrete.<\/p>\n<p>\u201cMinistria e Arsimit dhe Sportit, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Planit Komb\u00ebtar t\u00eb Veprimit p\u00ebr fuqizimin e mekanizmave t\u00eb parandalimit t\u00eb \u00e7do forme dhune dhe bullizmi p\u00ebr sigurin\u00eb n\u00eb shkolla, ka parashikuar si mas\u00eb pilotimin e programit \u2018after school\u2019, q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb edhe komponentin e ushqimit q\u00eb ofrohet nga nj\u00ebsit\u00eb e vet\u00ebqeverisjes vendore,\u201d tha n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme Ministria.\/ BIRN<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/10\/03\/birn-premtime-me-lugen-bosh-shkollat-e-reja-te-ndertuara-ne-tirane-nuk-kane-mensa\/\">BIRN: Premtime me lug\u00ebn bosh, shkollat e reja t\u00eb nd\u00ebrtuara n\u00eb Tiran\u00eb nuk kan\u00eb mensa<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zotimi p\u00ebr futjen e nj\u00eb vakti falas n\u00eb shkollat 9-vje\u00e7are t\u00eb Tiran\u00ebs rrezikon t\u00eb mbetet s\u00ebrish n\u00eb let\u00ebr, pasi asnj\u00eb nga 26 shkollat e reja t\u00eb nd\u00ebrtuara n\u00eb vitet e fundit nuk ka t\u00eb parashikuara ambiente p\u00ebr mensa. N\u00eb tetor 2024, ish-kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj deklaroi se nx\u00ebn\u00ebsit e shkollave t\u00eb Tiran\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-44173","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44173","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=44173"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44173\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=44173"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=44173"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=44173"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}